Tag: petrovci

  • Ndarja nga jeta e regjisorit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci

    Ndarja nga jeta e regjisorit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci

    Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Enver Petrovci.

    Berisha shkruan se ‘Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.’
    “Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci.
    Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë.
    Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.
    Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin.“-shkruan Berisha.

    Top Channel

  • Qerim Vrioni: Qoftë i paharruar Enver Petrovci!

    Qerim Vrioni: Qoftë i paharruar Enver Petrovci!

    Nga Qerim Vrioni

    Dje, datë 22 shtator 2025, u nda nga jeta artisti i njohur nga Kosova, Enver Petrovci, lajm i trishtë për artin shqiptar. Vite më parë kur vinte në Shqipëri, ai kalonte edhe nga Bar ”Aleanca”, ku takonte kolegë e miq. Një takim të tijin me kolegët Albert Minga dhe Kiço Londo e fotografova në padijeni atë ditë shkurti 2012. Qoftë i paharruar Enver Petrovci!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, ENVER PETROVCI

  • Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Enver Petrovci, mjeshtër i artit skenik

    Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Enver Petrovci, mjeshtër i artit skenik

    Regjisori dhe aktori i njohur Enver Petrovci u nda nga jeta të hënën në moshën 71-vjeçare. Gjatë karrierës së tij të gjatë si aktor, Petrovci luajti një numër të madh rolesh në teatër, dhe luajti në dhjetëra filma . Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporti Blendi Gonxhja shprehet se la gjurmë tek breza të tërë aktorësh. “Lamtumirë Enver Petrovci! Artist i madh, mjeshtër i artit skenik që me madhështinë e tij la gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë aktorësh! U prehsh në paqe mjeshtër!”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale.
    Ndërsa ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit shprehu një ditë më parë edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). “Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe mbarë publikut, që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike”, thuhet nga QKK.  Enver Petrovi Lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Fillimisht Petrovci studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pas mbaroi studimet universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Enver Petrovci është njëri prej themeluesve dhe profesorëve të parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai pati karrierë të suksesshme në teatër në Kosovë, por që vijoi dhe në Shqipëri.
    Gjatë karrierës së tij të hershme, Petrovci u bë i njohur në gjithë ish-Jugosllavinë, sidomos për interpretimet e tij në Teatrin “Atelje 212” në Beograd, ku u vlerësua si një ndër aktorët më të shquar të kohës. Më 2023, Universiteti i Prishtinës i ndau Enver Petrovcit titullin “Profesor Emeritus”. Një vit më parë u botua libri i tij “Amanete zemre”.

  • “Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve

    “Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve

    Sot u nda nga jeta Enver Petrovci, një nga figurat më të njohura të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Aktori dhe pedagogu i shquar la pas një trashëgimi të pasur artistike që do të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.
    Para tre vitesh, në një intervistë në emisionin Libero, Petrovci rrëfeu hapur bindjet, reflektimet dhe pasionin e tij për artin, që e karakterizuan gjatë gjithë jetës. “Mendoj që pak kam punuar, pak kam bërë, nuk jam modest. Unë jam besimtar. Aty nuk kam dilemë, se e kam parë dritën e Zotit,” kishte thënë ai.
    Ai gjithashtu shprehu dhe frikën që ndjente për dhuratën e talentit që Zoti i kishte dhënë: “Kam frikë me shku te Zoti sepse më ka dhënë shumë mundësi, e unë nuk kam bërë asgjë. Në krahasim me atë se sa mundësi m’ka dhënë.” Petrovci theksoi veçoritë që e bënë një artist të veçantë: zërin, mendjen, talentin për skenë, për komponim, për këndim dhe instrument, si dhe shëndetin që ia mundësoi të ushtronte artin e tij.
    “E unë vetëm kam qenë shqiptar,” kishte thënë ndër të tjera aktori.
    Trashëgimia e Enver Petrovcit do të mbetet e gjallë jo vetëm në teatrin dhe kinematografinë shqiptare, por edhe në kujtimet dhe mesazhet që la pas, duke frymëzuar breza të rinj artistësh dhe duke lënë një model të paharrueshëm për reflektim mbi jetën dhe talentin.

  • Ndahet nga jeta aktori dhe regjisor i shquar Enver Petrovci

    Ndahet nga jeta aktori dhe regjisor i shquar Enver Petrovci

    U nda nga jeta në moshën 71-vjeçare Enver Petrovci, aktori i njohur i skenës dhe ekranit, i cili ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Ai u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe gjatë jetës së tij u dallua si aktor, regjisor, skenarist dhe pedagog i përkushtuar.Petrovci fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e aktrimit, më pas përfundoi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ai ishte njëri prej themeluesve dhe profesorëve të parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989, pas studimeve dhe karrierës në Beograd, Petrovci u kthye në Kosovë për të dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës, duke formuar brezin e ri të aktorëve shqiptarë.Karriera e tij artistike është e pasur dhe e larmishme. Ai ka arritur famë të madhe në teatër, sidomos në skenën e njohur “Ateljeja 212”, duke u bërë i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë. Pas vitit 1999, Petrovci vazhdoi aktivitetin e tij artistik kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka interpretuar rolet kryesore në vepra shekspiriane si Jul Çezari, Makbethi dhe Hamleti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në teatër.Përveç aktrimit, Petrovci ka punuar edhe si regjisor dhe skenarist. Një vit më parë ai botoi librin “Amanete zemre”, një liber që lindi pas lajmit se ishte i sëmurë me tumor. Libri përmban këshilla dhe amanete për miq dhe shokë, por Petrovci vendosi të heqë emrat dhe të linte të shkruara vetëm mendimet e tij, duke e kthyer në një reflektim personal mbi jetën dhe artin.Në kinematografi, Enver Petrovci ka qenë aktiv vazhdimisht. Filmi i tij i fundit, “Konsulli rus” (2024), i regjisorit Miroslav Lekic, trajton trazirat e vitit 1973 mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe shënon fillimet e krizës së Kosovës, duke dëshmuar rëndësinë historike të roli të tij artistik.Largimi i Enver Petrovcit është një humbje e madhe për kulturën shqiptare, ndërsa trashëgimia e tij artistike dhe pedagogjike do të mbetet një shembull frymëzimi për gjeneratat e ardhshme të aktorëve dhe regjisorëve.

  • Ndarja nga jeta e aktorit Enver Petrovci, Rama: Keqardhje e madhe

    Ndarja nga jeta e aktorit Enver Petrovci, Rama: Keqardhje e madhe

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Enver Petrofski.
    “Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe…Lexo edhe :Related Posts
    Prehu në paqe Enver Petrofski”,  shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

    I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Petrovci ishte një ndër figurat më të shquara të artit skenik në hapësirat shqiptare. Fillimisht kreu studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, për të vazhduar më tej në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
    Gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme, ai la gjurmë të pashlyeshme si në rolet klasike, ashtu edhe në interpretimet moderne, duke fituar vlerësimin e publikut, kritikëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
    Enver Petrovci ishte gjithashtu një prej themeluesve të Teatrit “Dodona” dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë, duke dhënë kontribut të çmuar në formimin e brezave të rinj të aktorëve.
    Humbja e tij lë një boshllëk të madh në kulturën dhe artin shqiptar.
    Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të madh është konfirmuar edhe nga Teatri Kombëtar i Kosovës, i cili në një njoftim zyrtar shpreh “pikëllim të thellë” dhe u dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.
    /vizionplus.tv 

  • Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Rama: Keqardhje e madhe

    Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Rama: Keqardhje e madhe

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të mirënjohur, Enver Petrovci. 
    “Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe… Prehu në paqe Enver Petrovci”,- shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale. 

    Është shuar sot (22 shtator) në moshën 71-vjeçare ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci. 
    Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor. Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. 
    Gjatë karrierës së tij të hershme, Petrovci u bë i njohur në gjithë ish-Jugosllavinë, sidomos për interpretimet e tij në Teatrin “Atelje 212” në Beograd, ku u vlerësua si një ndër aktorët më të shquar të kohës. 
     

  • Enver Petrovci, emri i rradhës që fut artin në zi

    Enver Petrovci, emri i rradhës që fut artin në zi

    Enver Petrovci, një emër monumental i artit skenik shqiptar, është shuar në moshën 71-vjeçare. Janë familjarët dhe të afërmit e tij ata që kanë përcjellë për publikun lajmin e hidhur të ikjes nga kjo botë të aktorit të mirënjohur sa rë skenës e filmit kosovar po aq dhe shqiptar në një kuptim të gjerë kombëtar. Kjo pasi Petrovci ishte vitet e fundit dhe një i përzgjedhur i veçantë i regjisorëve në Shqipëri.
    Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe studimet e para i kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, për t’u diplomuar më pas për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
    Pra, i përket epokës jugosllave, ku me një rol në “Atelieja 212” asokohe do bëhej i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me kualitativ të asaj kohe.
    Kështu, me emrin tij dhe me famën e arritur shpejt, do vijonte të shkruante një histori suksesi në shumë role, në film e teatër.
    Ai ishte dhe një nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, pasi u kthye nga Beogradi në vitin 1989. Ai do jepte lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, duke nxjerrë breza të tërë aktorësh në Kosovë.
    Ikja e tij shënon ikjen e një embleme të artit aktoresk shqiptar.
    Vdekja e tij është e rradhës e një brezi artistësh që po shuhet, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, i cili u formua në komunizëm e që shkëlqeu dhe në kapitalizëm. /tesheshi.com/

  • Ndahet nga jeta aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Enver Petrovci

    Ndahet nga jeta aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Enver Petrovci

    Aktori i shquar dhe figura e njohur e skenës dhe ekranit, Enver Petrovci, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në artin dramatik.
    Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike.
    Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut
    Kush është Enver Petrovci?
    Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.
    Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare. Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Pra, në vitin 1989 ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë

  • Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori, Enver Petrovci

    Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori, Enver Petrovci

    Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci është ndarë nga jeta, në moshën 71-vjeçare.
    I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Petrovci ishte një ndër figurat më të shquara të artit skenik në hapësirat shqiptare. Fillimisht kreu studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, për të vazhduar më tej në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
    Gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme, ai la gjurmë të pashlyeshme si në rolet klasike, ashtu edhe në interpretimet moderne, duke fituar vlerësimin e publikut, kritikëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

    Enver Petrovci ishte gjithashtu një prej themeluesve të Teatrit “Dodona” dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë, duke dhënë kontribut të çmuar në formimin e brezave të rinj të aktorëve.
    Humbja e tij lë një boshllëk të madh në kulturën dhe artin shqiptar.
    Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të madh është konfirmuar edhe nga Teatri Kombëtar i Kosovës, i cili në një njoftim zyrtar shpreh “pikëllim të thellë” dhe u dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.
    Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në degën e aktrimit, më pas vazhdoi studimet universitare në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
    Gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme, ai u dallua për interpretimet e tij të fuqishme në dramat klasike dhe në rolet moderne, duke fituar respektin e publikut, kritikës dhe kolegëve. Petrovci ishte një nga figurat më me ndikim në skenën artistike të Kosovës dhe më gjerë.
    Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit në Prishtinë, ku dha një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj të aktorëve.
    Teatri Kombëtar i Kosovës bëri të ditur se informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen publike në ditët në vijim.
    Vdekja e Enver Petrovcit përbën një humbje të madhe për kulturën dhe artin shqiptar.