Tag: petroleum

  • Evazion fiskal e pastrim parash, Policia e Tatimet aksion te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo! Lëshohen 14 urdhër-arreste

    Evazion fiskal e pastrim parash, Policia e Tatimet aksion te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo! Lëshohen 14 urdhër-arreste

    Forca policie, të shoqëruara nga një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u panë të hyjnë mesditën e sotme, 2 korrik, në ambientet e zyrave qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës.
    Gjithashtu mësohet se janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste. Burime për Report TV thanë se 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, kurse operacioni është në vijim, pasi të tjerat janë në proces.
    Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO Leonidha Çobo, teksa veprimet hetimore janë ende aktive. Të njëjtat burime thanë se forcave të policisë iu është dashur të ndërhyjnë më forcë, pasi nuk u janë hapur dyert e kompanisë. Arrestimet erdhën pas aksion në kuadër të një dosjeje penale për pastrim parash dhe evazion fiskal. Mësohet se Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie edhe për persona tjerë dhe aksioni është në proces.
    Disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja u panë të parkuara jashtë godinës, ndërsa nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e këtij kontrolli. Burime konfidenciale përmendin si shkak të mundshëm një borxh të konsiderueshëm që “Bankers” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara, si edhe pastrim parash.
    Kompania është përballur dhe më parë me akuza nga autoritetet tatimore dhe doganore për mospërmbushje të detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të shtetit. Në të kaluarën, “Bankers Petroleum” është kritikuar gjithashtu për ndikimin negativ që aktiviteti i saj naftënxjerrës ka sjellë në mjedisin e zonës së Marinzës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme dhe shqetësim për komunitetin lokal.
    Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania apo institucionet shtetërore, ndërsa pritet që orët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni. “Bankers Petroleum” është aktor kryesor në industrinë e naftës në Shqipëri. Prej vitesh ajo administrohet nga sipërmarrës kinezë, të cilët e blenë kompaninë nga investitorët kanadezë që e kishin themeluar atë.

  • Dyshohet borxh ndaj shtetit, 2 drejtuesit u arrestuan! SKEMA- “Bankers Petroleum” ka paguar zero taksa

    Dyshohet borxh ndaj shtetit, 2 drejtuesit u arrestuan! SKEMA- “Bankers Petroleum” ka paguar zero taksa

    Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao

    FIER-Një aksion i papritur u zhvillua në zyrat e “Bankers Petroleum” në Fier, me praninë e policisë dhe Tatimeve, ku mësohet se janë arrestuar dy drejtues të kompanisë. Në pranga u vendos ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao. Kompani dyshohet se i ka një borxh shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara. Por si i ‘shpëtonte’ taksave kompania e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës, Fier?
    Sipas raportimeve mediatike, të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2023, kompania “Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.
    Për të njëjtën periudhë, kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.

    SHIFRAT

    Bankers Petroleum vijon të deklarojë se ende nuk ka rekuperuar plotësisht kostot për shfrytëzimin e vendburimit, edhe pse kompania ka arkëtuar lumenj parash nga shitja e naftës.

  • Në pranga drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

    Në pranga drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

    Këtë të mërkurë Policia e Fierit ka ndërmarrë një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz.
    Në pranga ka rënë drejtori aktual i kompanisë, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

    Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme.
    Veprimet hetimore vijojnë të jenë aktive, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve.

  • Forca policie dhe tatimorë zbarkojnë te “Bankers Petroleum”, arrestohen dy drejtuesit (Emrat)

    Forca policie dhe tatimorë zbarkojnë te “Bankers Petroleum”, arrestohen dy drejtuesit (Emrat)

    Një aksion i befasishëm po ndodh mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier, e cila operon prej vitesh në fushën naftënxjerrëse të Marinzës.
    Disa automjete luksoze me targa shqiptare e të huaja ndodhen jashtë godinës së kompanisë, ndërsa brenda murit rrethues ndodhet një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të tatim – taksave.

    Gjatë këtij aksioni janë arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao.
    Burime kofidenciale bëjnë me dije se ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit. Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore.
    Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.

  • Çfarë po ndodh? Forca policie dhe tatimorë zbarkojnë te “Bankers Petroleum”

    Çfarë po ndodh? Forca policie dhe tatimorë zbarkojnë te “Bankers Petroleum”

    Një aksion i befasishëm po ndodh mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier, e cila operon prej vitesh në fushën naftënxjerrëse të Marinzës.
    Disa automjete luksoze me targa shqiptare e të huaja ndodhen jashtë godinës së kompanisë, ndërsa brenda murit rrethues ndodhet një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të tatim – taksave.
    Burime kofidenciale bëjnë me dije se ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit. Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore.
    Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.
    Detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.

  • Policia mësyn në zyrat e kompanisë naftënxjerrëse ‘Bankers Petroleum”

    Policia mësyn në zyrat e kompanisë naftënxjerrëse ‘Bankers Petroleum”

    FOTO ILUSTRUESE

    FIER- Forca të shumta Policie dhe njerëz me dokumente në duar janë parë në zyrat e Bankers Petroleum në Marinëz të Fierit. Nuk dihet ende arsyeja e prezencës së uniformave blu te ambientet e kompanisë naftënxjerrëse, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania dhe autoritetet.
    lajmi në përditësim….

  • Andrija Kojaković emërohet në Bordin e Drejtorëve në Bankers Petroleum Albania

    Andrija Kojaković emërohet në Bordin e Drejtorëve në Bankers Petroleum Albania

    Bankers Petroleum Albania ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Z. Andrija Kojaković si Drejtor i Bordit, duke sjellë me vete një karrierë të shquar që përfshin lidershipin në industrinë e naftës dhe gazit, diplomacinë ndërkombëtare dhe investimet në sektorin privat.Z. Kojaković shërbeu në role të larta ekzekutive brenda Grupit INA, duke përfshirë edhe rolin e Drejtorit Ekzekutiv të INA d.d. nga viti 1995 deri në vitin 1997, ku ai udhëhoqi ristrukturimin financiar dhe ligjor të kompanisë dhe siguroi kredinë e parë ndërkombëtare të INA-s pa garanci shtetërore, duke e pozicionuar atë për privatizim.Më vonë ai themeloi dhe udhëhoqi “Central European Oil Company” (2009–2018), një iniciativë e mbështetur nga Barclays Bank dhe BERZH, duke demonstruar angazhimin e tij afatgjatë për zhvillimin e sektorit të energjisë në rajon.Paralelisht me udhëheqjen e tij korporative, Z. Kojaković shërbeu si Ambasador i Kroacisë në Kinë, duke mbikqyrur gjithashtu marrëdhëniet me Tajlandën, Filipinet dhe Mongolinë, dhe më vonë si Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ambasador jorezident në Irlandë dhe Ganë, duke forcuar partneritetet ndërkombëtare dhe duke promovuar diplomacinë ekonomike.Nga viti 2002 deri në vitin 2006, ai mbajti gjithashtu një pozicion në Bordin e Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke këshilluar për çështje ekonomike në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore.I diplomuar në Ekonomi nga Universiteti i Zagrebit, me përvojë akademike në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar, Z. Kojaković është i njohur për mendimin e tij strategjik, udhëheqjen pragmatike dhe besimin në rritjen afatgjatë dhe të qëndrueshme.Emërimi i tij pasqyron angazhimin e Bankers Petroleum Albania për qeverisje të fortë, inovacion dhe vizion strategjik për të ardhmen.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 1 Maji/ Punonjësit e Bankers Petroleum protestojnë para zyrave të kompanisë në Marinzë

    1 Maji/ Punonjësit e Bankers Petroleum protestojnë para zyrave të kompanisë në Marinzë

    Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.
    Me pankarta në duar ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë.
    Në fjalën e tij Kryetari i Sindikatës Dritan Shahu i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë shoqërisë Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore si: ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, ndalimin e nepotizmit dhe emërimeve klienteliste, aplikimin  e statusit  të  naftëtarit, të dietës ushqimore etj.
    “Ne nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi sociale, pasi në kaq vite jemi grabitur“- ka thënë në fjalën e tij sekretari i Sindikatës të sektorit hidrokarbur, dega Fier, Dritan Rrapushi.
    “Punojmë prej vitesh në këtë kompani dhe vetëm nëpërkëmbemi“- u shprehën punëtorët.
    Organizatorët kanë pohuar gjithashtu se nëse zëri i punonjësve nuk do të dëgjohet atëherë protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një rruge të re drejt protestave që do të përshkallëzohen.