Një protestë është zhvilluar këtë të premte para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”, ku dhjetëra punonjës nafte janë mbledhur për të ngritur zërin kundër kushteve të punës dhe pagave të ulëta. Protestuesit, me pankarta në duar, kanë bërë thirrje për masa urgjente dhe kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të nisin një grevë urie.
Punëtorët theksuan se pagat e tyre janë “totalisht diskriminuese” dhe se diferenca mes pagës së tyre dhe asaj të drejtuesve është “dhjetëra e qindra fish”. Një nga protestuesit deklaroi se po përballen me “kushte çnjerëzore”, duke punuar 24 orë në ditë, me dy turne, në temperatura ekstreme dhe mes “erës mbytëse, pluhurit dhe naftës”.
Ata denoncuan gjithashtu përpjekjet për t’i frikësuar, duke thënë se ka pasur “intimdimim” për t’i detyruar të mos marrin pjesë në protestë. Gjatë protestës, u vunë re dy persona të panjohur që filmonin pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e medias, një veprim që protestuesit e interpretuan si një përpjekje për t’i kërcënuar.
“Nuk do të heshtim, do të jemi sot, do të jemi nesër dhe të gjitha ditët në vijim. Nuk do ta lëmë me kaq sepse pas studimeve do të nisim negociatat për të shkuar në grevë,” theksoi një nga protestuesit.
Lexo edhe:
Si po shuhet në heshtje korrupsioni disa miliarda euro i Bankers
Tag: petroleum
-

Punonjësit e naftës protestojnë para “Bankers Petroleum”, denoncojnë paga diskriminuese dhe kushte çnjerëzore
-

Avokati nxjerr detajet “bombë”: Si e mbrojti Berisha Bankers Petroleum, nga vendimi për heqjen e 20% të TVSH-së…
Avokati Leonard Karaj, në një intervistë për “NTV”, ka bërë një seri akuzash të rënda mbi marrëdhëniet e qeverive shqiptare me kompaninë Bankers Petroleum, duke përshkruar një skemë të gjatë manipulimesh financiare, lidhjesh të errëta pronësie dhe vendimesh të qeverive që, sipas tij, i kanë kushtuar qindra milionë euro shtetit. Karaj deklaroi se nga viti 2004 deri sot, kompania ka raportuar gjithmonë humbje në Shqipëri, megjithëse ka deklaruar fitime mbi 10 miliardë euro në dokumente të publikuara nga arbitrazhet ndërkombëtare.
Ai theksoi se pronësia e Bankers është e mbështjellë në një rrjet kompanish offshore në Hong Kong, Ishujt Kajman dhe Kinë, duke e bërë të pamundur identifikimin e përfituesit real. Sipas Karajt, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Bankers jo vetëm që u favorizua me vendime të Këshillit të Ministrave si heqja e TVSH-së, por edhe rezultoi ndër donatorët kryesorë të fondacionit të Liri Berishës, duke dhuruar shuma të mëdha ndërkohë që deklaronte humbje. Ai përmendi gjithashtu transaksione të dyshimta financiare të lidhura me ish-ministra dhe familjarë të tyre.
Karaj akuzoi edhe qeverinë e Edi Ramës për zbutje të qëndrimit ndaj kompanisë pas një raporti të AKBN dhe Tatimeve që zbulonte 247 milionë euro shpenzime fiktive në vitin 2011, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro vetëm atë vit. Në intervistë, avokati foli edhe për ndërhyrjen e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për të ndaluar hetimet mbi dëmtimet e shtëpive në Patos nga shpërthimet e Bankers, për arbitrazhe të humbura nga Shqipëria dhe për paga marramendëse të administratorëve të kompanisë.
Ja çfarë thotë avokati Leonard Karaj
“Çfarë vazhdoi me qeverisjen Berisha? Ka qenë një gjë e tillë që ta kuptojmë: kur erdhi këtu në qershor të 2004-s, 50% e koncesionit i mbetej qeverisë shqiptare dhe 50% i mbetej Bankers Petroleum. Çfarë rezultonte nga ky koncesion? Kompania do fillonte të ndante fitim në momentin kur do kishte fitim. Pra, në momentin kur ti del me humbje, supozohet që ti nuk ndan fitim. Tani pyetja është: si është e mundur që një kompani nga 2004 deri në 2025-ën del gjithmonë me humbje, kur ndërkohë ka deklaruar të paktën 10 miliardë euro fitime? 10 miliardë euro. Këto shifra kanë dalë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, për shkak se kompania ka shkuar të paktën dy herë në arbitrazh dhe prandaj kanë dalë këto shifra. Nuk është se u shpikën këto histori.
Çfarë është Bankers Petroleum në vetvete? Për të kuptuar dhe pastaj për të ardhur më tej: Bankers Petroleum në vetvete ka shkelur ligjin shqiptar minimalisht në regjistrimin e saj, sepse ne kemi një ligj ku të gjitha kompanitë, sado të vogla apo të mëdha qofshin, kanë detyrimin që ta regjistrojnë pronarin përfitues. Kush është ai që përfiton nga të ardhurat? Bankers Petroleum Albania, siç thashë, pjesë e BNK-së, e Kelgary Group të George Sorosit, ka si kompani mëmë Bankers Petroleum International, e cila ka një pikëlidhje në Kanada, ka dhe në Poloni, në Hungari zyra, madje dhe në Holandë, kam përshtypje. Ndërkohë që, po ta shikosh në ÇKB-në e kësaj kompanie, në ÇKR-në e kësaj kompanie nuk del asnjë pronar. Pronari i kësaj del Charter P. International LTD limited. Kjo kompani është e regjistruar në Hong Kong. Ndërkohë që Charter Poëer International është bija e kompanisë Geo Jade International e regjistruar në Kinë, kompani publike kineze, të cilëve nuk u njihet pronari.
Po ta hapësh dhe sot e kësaj dite – unë e kam hulumtuar dhe e kam parë aty – do të shikosh që përfituesit e kësaj kompanie janë: pronari numër një ka aq aksione kuota, po flasim për miliarda euro, pronari numër dy, pronari numër tre. Pra, nuk dihet në mënyrë absolute se kush është pronari. Të gjitha këto kompani janë të regjistruara pastaj në Ishujt Kajman, pra në offshore, ku, siç e dinë, për ata që nuk e dinë, nuk është e detyrueshme që ti të japësh pronarin fundor përfitues. Kjo e mbulon me një mister të jashtëzakonshëm, për të mos thënë super korruptiv. Ikim nga kjo pjesë, sepse shpjegova kush është pronari. Në dhjetor të 2007-ës, kjo kompani, me urdhër dhe vendim të Genc Rulit, asokohe ministër i Ekonomisë dhe Financave, ka dërguar në Këshillin e Ministrave një shkresë ku kërkonte që Bankers Petroleum Albania të hiqte dhe 20% të TVSH-së, pra TVSH zero. Pra, në qoftë se bënte 100 ALL fitim, 20 ALL i takonin shtetit dhe këtë 20 lekësh të mos e paguante fare. Ky është vendim i Këshillit të Ministrave, i marrë nga qeveria e zotit Berisha asokohe. Po ta jap dhe datën: ka qenë më duket 17 ose 18 dhjetor 2007.
Kërkesa ka qenë e ministrit të Financave, Genc Ruli. Le ta hulumtojnë kush të dojë. Unë mbaj përgjegjësi për fjalët që them. Nga kjo rezulton që pas 2009-s, kjo kompani, Bankers Petroleum, është ndër 82 kompanitë më prestigjioze në Shqipëri, e cila ishte donatore e Fondacionit të zonjës Liri Berisha, bashkëshortes së zotit Sali Berisha. Po të hulumtosh sot tek fondacioni, nuk i gjen më këto kompani, po kanë ngelur ca gjëra. Po t’i shikosh, unë e kam atë listën e atyre 82 kompanive shqiptare dhe të huaja. Bankers Petroleum ka qenë e katërta që jepte donacione. Pyetja është: një kompani që del me humbje, si ishte e mundur që jep donacione? Dhe po flas për donacione jo të vogla: 100.000€, 200.000€, 500.000€. Këtu po flas për zotin Sali Berisha. SPAK ka pasur në dorë, dhe Prokuroria e Fierit ka pasur në dorë, edhe një transaksion të çuditshëm të 1.5 milionë eurove të një personi që quhet Denis AlihMehmeti, i cili ia ka kaluar një personi, një Klajd Froga, dhe ky i fundit ia ka kaluar djalit të Ridvan Bodes, në kohën kur Ridvan Bode ishte ministër i Financave, 1.5 milionë euro. Transaksioni i dyshimtë i asaj që ka ndodhur.
Raporti
Në vitin 2013, në qeveri vjen Edi Rama. Edi Rama, në 2014-ën, kërkon ndoshta me dashamirësi për të bërë një punë, apo ndoshta për t’i bërë presion, sepse tani ishe i atij dhe duhet të bëhesh i imi. Pra, tani ishe i Berishës, tani duhet të kolliteshe te Berisha, tani duhet të kollitesh tek unë. Nuk e di këtë. Ose ndoshta edhe nga fakti që vërtetë Edi Rama në 2013-ën duhet të bënte shtet, ta bëjmë të qartë si ide, ka futur AKBN-në, Alpetrolin, tatimet, për të bërë një raport të hollësishëm financiar të Bankers Petroleum. Raportin e ka bërë Brisida Shehaj me vartësit e vet. Është një nga raportet më të mirë që mund të ketë pasur në raport me Bankers Petroleum. Këtë e them me bindje të plotë. Merreni Brisida Shehaj, aty e keni, flisni dhe shikoni. Dhe jo pa qëllim Brisida Shehaj në 2015-ën, po ta mbani mend, u dekorua në një farë mënyre nga Edi Rama si “bleta punëtore”.
Mori atë pikërisht edhe për këtë shkak, sepse u bënë orë të tëra punë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Çfarë kishte ndodhur? Kishte ndodhur që në vitin 2011 Bankers Petroleum kishte fshehur 247 milionë euro shpenzime, të cilat i kishte kamufluar midis kompanive të tjera: Sinai, Alp Star apo edhe Bolvoil, të cilët kishin bërë fatura fiktive sipas prokurorisë, jo sipas meje, dhe kishin marrë transaksione nga këto. Pse ndodhte kjo? Me qëllim që të mos paguhej një tatim në shtet prej 60 milionë euro. Pra, kjo e kishte ngritur shpenzimet me qëllim që fitimi të dilte sa më i pakët, ose zero, ose minus, me qëllim që ti mos paguash tatim fare.
Të dhënat
Dhe nga raporti doli që 247 milionë euro ishin shpenzime fiktive. Dhe dëmi i shtetit vetëm në vitin 2011 është 60 milionë euro, vetëm 2011. Mos vazhdo 2012, 2013 me radhë. Asokohe në 2014, kur erdhi ky raport Edi Ramës, ai ka dalë në media asokohe, e ka denoncuar, ka kërkuar në një farë mënyre që Bankers të vinte në tutelën ligjore tatimore në Shqipëri. Çfarë ndodhi me Bankers Petroleum? Ata bënë të njëjtën gjë, bënë kundërsulm, presion. “Në qoftë se ti na kërkon këtë gjë, ne do ndërpresim naftën, do ndërpresim këtë histori, do të ndërpresim atë.” Dhe Edi Rama u zbyth, madje tentuan që të shkojnë në arbitrazh, shkuan në arbitrazh pak më vonë për 236 milionë euro. E humbën arbitrazhin.
Edi Rama, të themi, tërhiqet, zbutet nga kjo histori, dhe arsyeja që më bën pastaj të kuptoj se pse ka ndodhur kjo histori, qëndron edhe me takimin e famshëm të Donald Lut në zyrën e Adriatik Lallës. Vetë Adriatik Lalla ka thënë: “Më ka ardhur Donald Lu dhe më ka kërkuar që unë të ndaloj në mënyrë eksplicite çdo lloj hetimi në lidhje me Bankers Petroleum.” Çfarë ndodhte? Ndodhte që Bankers Petroleum po bënte shpërthime në masë në Patos, dhe asokohe një pjesë e madhe e shtëpive të zonës aty po çaheshin, u prishën, u rrënuan. Dhe Prokuroria Shqiptare nisi një hetim asokohe në lidhje me këtë çështje, pikërisht se Bankers Petroleum përdorte një mënyrë teknologjike me gazin natyror – “shi i argjëror” quhet – për të nxjerrë naftë, ti impulson naftë, fut naftë për të nxjerrë një vakum tjetër nafte më të madh, dhe ato shpërthimet ishin për të krijuar liqene të vogla naftëmbajtëse brenda, për të bërë çarje brenda nën tokës shqiptare, me qëllim që të krijoheshin sa më shumë. Mirëpo, çarjet çfarë ndodhën?
Bënin tërmete të vogla deri në katër ballë. Prokuroria nisi hetimin atje, dhe zoti Donald Lu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi: “Ose ti do ikësh nga pozicioni që ke, ose do ndalosh këtë gjë.” Kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka deklaruar Adriatik Lalla. Problemi është që ky është fakt që ndodhi ama. Që u pezullua, u mbyll hetimi. Se unë jam dakort që kam vetëm Adriatik Lallën dhe s’kam Donald Lu, por ama kam faktin tjetër që na ekziston këtu, që është mbyllja e hetimit. Edhe pastaj në 2017-ën Bankers shkon në arbitrazh. Qëlloi të përkojë me zëvendësimin e administratorëve. Pse ndodhi? Bankers ka pasur katër administratorë kinezë dhe një shqiptar. Çdo administrator kinez, dhe ky shqiptari madje që është larguar nga Bankers, nuk është larguar me të mirë. Secili prej tyre, kur ka ikur, ka filluar të tregojë çfarë ka ndodhur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Leonida Çobo, administratori shqiptar. Edhe ky në 2020-ën ka lënë gjë pa thënë për Bankers Petroleum. Pse? Sepse këta marrin 1 milion euro rrogë, vetëm rrogë në vit.”
-

Dosja BANKERS/ Si nis hetimi pas ‘alertit’ nga MF, autoritetet pikasën kazakistanezët që merrnin miliona lekë hua
Drejtori i Bankers
TIRANE- 20 vite pas ardhjes në Shqipëri, kompania Bankers Petroleum nisi të verifikohej. Aktiviteti financiar i kësaj kompanie kishte rënë në sy në autoritetet shqiptare edhe pse drejtuesit kishin marrë masat që skema e mashtrimit për TVSh-në dhe fshehja e të ardhurave të vazhdonte për vite me radhë. “Gabimi” nuk lidhej direkt me Bankers. ZËRI zbuloi se në fakt hetimi për Bankers nisi pas disa verifikimeve që Ministria e Financave kërkoi në tetor të vitit 2023, për dy kompani, të cilat kishin aktivitet financiar të dyshimtë.
Dyshimet lidheshin me transaksione, tërheqje cash, veprime me karta dhe dhënie e herë pashershme e huave. Dy shoqëritë që ngritën në këmbë sistemet e sigurisë financiare në vend ishin “Petrosolution shpk” dhe “Alb Talent Solution”.
Të dyja këto shoqëri u themeluan në vitin 2021 nga dy shtetasë nga Kazakistani, Dauren Zbumabayeve dhe Ramil Kimurov.
Sipas përgjimeve, punonjëset e Bankers kalonin para në vlera qindra miliona lekë si pagesë faturash dhe huadhënieje. Më konkretisht mes Majlinda Thana dhe “Sherit” diskutohet në prill të 2025 për kalimin e mbi 60 mijë eurove për llogari të Petrosolution.
Përgjimi i datës 10.04.2025 mes punonjëseve të Bankers:
Biseda e orës 10:08:23 AM;
Personi A: Je te llogaria e Vienës? Përshëndetje Sheri! Më dëgjon?
Personi B: Po, okej.
Personi A: Je te llogaria e Vienës, po, mirë. Transferimi i parē është nga Vjena në Shqipëri, 2milione, dhe ke harruar të përfshish një pagesë tjetër për Sherëood. Ishte pranë pagesës prej40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe një transferim prej 60,000. Këto dy janë nga Vjena.76Vajzat po kontrollojnë nëse ka mbërritur nga Beijing në Thesar. Po, a mund të kalosh tellogaria në dollarë amerikanë (USD)?
Ne Shqipëri, gjetëm tre paketa. Njëra ështe për Europa, ajo që e grupoi z. Xiao në mëngjes. Okej. Pjesa tjetër është me pagesat në USD për PetroSolution Dhe dua të theksoj se për Out There, në total do të jetë shuma që ke miratuar, por kam përfshirë një faturë të vjetër, sepse duhet të paguajmë faturën më të vjetër më parë. Okej? Okej. Kështu që hoga një pagesë të pjesshme nga një prej faturave të tua dhe përfshiva atë më të vjetrën.Për momentin, do të paguaj vetēm një faturë. Pjesa tjetër do të paguhet më vone. Gerta po kontrollon faturat e tjera. Okej?
Autoritetet dyshuan kur panë se aktiviteti më i madh i këtyre dy shoqërive të krijuara si ‘grackë’ njëra pas tjetrën lidhej me Bankers dhe se në pronësi të tyre hyn edhe një kompani ‘offshore’ e regjistruar në Singapore me dy pronarë kinezë.
Pjesë nga dosja e Prokurorisë:
Shoqëria “Petrosolution” sh.p.k, me NIPT M12003039K, është regjistruar në tatime më datë3.08.2021, me aksioner shtetasin kazakistanas Ramil Kimurov, i cili njëkohesisht ka regjistruaredhe subjektin “Black Gold Investment Company Limited”, me NIPT M11817011B”, më datë17.06.2021, me objekt të aktivitetit:”Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e karburantit.mineraleve, metaleve dhe kimikateve industrial”. Por, që nuk ka ushtruar aktivitet me kete tefundit dhe e ka kaluar Pasiv më datë 05.08.2024.
Bazuar ne ekstraktin e QKB rezulton se në datë 07.04.2023 është ndryshuar ortaku nga RamilKimurov dhe është shtuar ortaku “EXA PETROLEUM PTE. LTD” me zoterim kapitali 100% tëshoqërise me aksioner shtetasit kinez Hou Joun dhe Chen Xinming. Shoqeria e huaj “EXAPETROLEUM PTE LTD”, është një kompani private e regjistruar në Singapor, e themeluar më 6105
Dhjetor 2018. Ajo është regjistruar me numrin unik të entitetit (UEN) 201841018C dhe kaadresën zyrtare në: 10 Anson Road, #11-07, International Plaza, Singapore 079903, një adresë qëzakonisht përdoret për kompani që mund të kenë zyra virtuale ose përfaqësime formale, por joaktivitet fizik real në territor. Kjo lloj adrese përdoret shpesh nga kompani që nuk kanë një pranifizike të plotë në vend, por që kërkojnë të regjistrohen për qëllime administrative dhe ligjore.Kompania mund të mos ketë një prani fizike të drejtpërdrejtë në vend. Kompania është aktive(“Live Company”), që do të thotë se nuk është e pezulluar, e mbyllur apo në likuidim. Kapitali ipaguar është zero (USD 0.00) – si për aksionet ordinare, ashtu edhe për ato preferenciale. Kjoështë jo e zakonshme për një kompani që pretendohet të operojë në një industri kapitale si ajo enaftës ose makinerive industriale. Kjo strukturë e kapitalit mund të sinjalizojë:Kompani formale “shell” (pa veprim real ekonomik);Përdorim të mundshëm për qëllime ndërmjetësimi financiar, kontraktor ose fiskal, dhe jopër prodhim të drejtpërdrejtë;
Shoqëria “EXA PETROLEUM PTE. LTD”, paraqet karakteristika të një subjekti formal tëregjistruar në Singapor me aktivitet të kufizuar dhe kapital zero, pa shenja të qarta për operacionetë mëdha reale. Lidhja e saj me sektorin e makinerive industriale mund të jetë vetëm në letër dhedyshohet se përdoret për qarkullim fondesh ndërkombëtare në skema të ndërlidhura të industrisësë hidrokarbureve.
Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë “EXАPetroleum Pte. Ltd.”, pasi kjo e fundit, është aksionere e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Kjolidhje tregon se shoqëria “EXA Petroleum Pte. Ltd.”, një kompani me seli në Singapor dhe menjë adresë që duket se është virtuale, ka ndikim të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe pronësinë eshoqërisë “Petro Solution” sh.p.k në Shqipëri. Kjo situate, krijon dyshime për transparencën dheqëndrueshmërinë e operacioneve të shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k, duke qenë se EXA nuk kaaktivitet të dukshëm real ekonomik dhe i mungon prezenca fizike konkrete. Për më tepër,shoqëria “Petro Solution” sh.p.k rezulton të ketë marrë hua edhe nga shoqeria e huaj “Alb TalentSolution” dhe “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pavarësisht se ka pasur rezultate me humbjefinanciare nga viti 2021-2023, gjë që tregon se ka një rjet të nderlikuar financimesh mes këtyrekompanive të lidhura. Kjo strukturë financiare dhe aksioncrësh krijon dyshime për përdorim tëskemave të ndërlikuara financiare që mund të synojnë shmangien e taksave, pastrim parash dhemanipulimin e raporteve financiare në sektorin e naftës në Shqipëri. Shoqëria “Petro Solution”sh.p.k ka përfituar transferta të konsiderueshme gjatë periudhës 2021-2023, nga Kina i janëtransferuar 1,739,424 USD nga kompania “Hong Kong Loong Saphire Energy; 900,000 USD,hua, nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Në Tetor të vitit 2022 ka marrë hua ngashoqëria “Alb Talent Solution” në vlerën 1,000,000 USD. Gjithë këto hua, i jepen një shoqërieqë rezulton me humbje dhe pa aktivitet.
Pas sinjalizimit që ministria e Financave dha në vitin 2023 për këto subjekte, që merrnin miliona lekë hua nga Bankers, Prokuroria e Fierit nisi hetimin në vitin 2024, ku sipas Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se Bankers Petroleum vodhi shtetin shqiptar duke iu shmangur taksave për aktivitetin e nxjerrjes së naftës përmes manovra ekstraligjore.
Nga viti 2005 deri në vitin 2025, Bankers ka eksportuar mbi 600 milionë dollar naftë nga nëntoka shqiptare dhe për to nuk ka paguar asnjë qindarkë në shtetin shqiptarë. Protagonistët dhe truri i skemës do të njiheni në artikujtë në vijim./ZËRI -

Abuzimi me 781 milionë lekë! Faktet nga dosja e Prokurorisë së Fierit për “Bankers Petroleum” për vitet 2016–2018
Në gjyqin për masën e arrestit të administratorit të “Bankers Petroleum”, disa ish administratorëve dhe zyrtarëve aktuale të kësaj kompanie koncesionare prokuroria ka renditur shumë fakte për dyshime për mashtrim, evazion në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim në dëm të shtetit shqiptar.
“Bankers Petroleum” shfrytëzon nëntokën shqiptare prej vitit 2004 dhe që nga ajo kohë ka deklaruar vetëm humbje edhe pse ka nxjerrë dhe shitur shumë miliardë dollarë pasuri të nëntokës së Shqipërisë.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se Sipas kontrollit, në hartimin e bilancit material dhe përcaktimin e diferencave është patur parasysh rregulli i përgjithshëm, gjendje në fillim plus hyrje minus dalje.
Të dhënat e inventarit në Marinzë për çdo muaj në sasi metër kub gas-oil dhe solar si për gjendjen në hapje, transferimet, përdorimin dhe gjendjen në fund janë marrë nga tabelat e përgatitura nga vetë shoqëria, një kopje e të cilave i është vënë në dispozicion grupit të kontrollit.
Edhe pretendimi i ngritur në observacion se nga grupi i kontrollit nuk është marrë parasysh ndryshimi në inventar nuk qëndron. mbasi në të dhënat e tabelave për holluesin përzierja diesel plus solar nuk ka gjendje as në hapje e as në mbyllje.
Në këto kushte, sasia e transportuar nga shoqëria transportit “Renci” sh.p.k duhet të ishte e barabartë me sasinë e përdorur në prodhimin e naftës bruto.
Diferencat e konstatuara përsa i përket bilancin material janë pikërisht nga krahasimi midis sasisë së transportuar me sasinë e përdorur.
Nga verifikimi dhe shqyrtimi i raportit të kontrollit tatimor të hartuar nga inspektorët e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj për shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”.
“Për periudhat tatimore, janë konstatuar një sërë shkeljesh të natyrës tatimore, të cilat kanë sjellë pasoja të konsiderueshme financiare dhe ligjore. Këto shkelje janë të karakterit të përsëritur dhe shfaqin elementë të dyshimit të arsyeshëm për veprime të qëllimshme të mashtrimit tatimor, pasi: Shoqëria ka përfituar padrejtësisht rimbursime TVSH-je në vlerë mbi 578 milionë leke.
Përmes deklarimit të shpenzimeve fiktive ose të pajustifikuara me dokumentacion ligjor; Shoqëria ka shmangur detyrimet për tatimin në burim në vlerë mbi 202 milionë lekë, për një periudhë të gjatë kohore nga viti 2016 deri në vitin 2018″.
Prokuroria ka dalë në konkluzionin se shkeljet e mësipërme rezultojnë me ulje fiktive të humbjeve për këto vite: Veprimet janë të përsëritura, sistematike, që përfshijnë periudha të ndryshme kohore. çka tregon për vazhdimësi në qëllimin e paligjshëm.Top Channel
-

Dosja “Bankers”, Apeli zbut disa masa sigurie, në burg mbeten CEO kinez dhe ish-drejtori
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot më 6 gusht për masat e sigurisë për personat e akuzuar në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me arrest në burg për CEO-n aktual të kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo. Katër punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa tre në detyrim paraqitjejeë.
Në lidhje me çështjen janë në kërkim katër persona.
Kujtojmë se seanca e djeshme u shty për sot për shkak të kompleksitetit të dosjes.
Të pranishëm në gjykatë ishin përfaqësues të kompanisë, por edhe të ambasadës kineze, por nuk morën pjesë brenda në seancë, për shkak se ajo u zhvillua me dyer të mbyllura.
Hetimet për “Bankers” nisën më 30 dhjetor të vitit 2024.
Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.
Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.
Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”. -

“Bankers”, Apeli vendos për masat e sigurisë: Burg për CEO-n dhe ish-drejtorin
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot për masat e sigurisë, për personat e akuzuar në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
Togat e zeza kanë lënë në arrest me burg, CEO-n aktual të kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo.
Katër punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa tre në detyrim paraqitjeje me vendim të Shkallës së Parë.
Në lidhje me çështjen janë në kërkim katër persona.
Kujtojmë se seanca e djeshme u shty për sot për shkak të kompleksitetit të dosjes.
Të pranishëm në gjykatë ishin përfaqësues të kompanisë, por edhe të ambasadës kineze, por nuk morën pjesë brenda në seancë, për shkak se ajo u zhvillua me dyer të mbyllura.
Hetimet për “Bankers” nisën më 30 dhjetor të vitit 2024.
Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.
Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.
Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”. -

Mln euro dëm shtetit! CEO, ish-drejtori dhe 8 zyrtarët kërkojnë lirinë, Apeli vendos sot për të akuzuarit e “Bankers”
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sot Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë për masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së evazionit fiskal të “Bankers Petroleum”, teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Dhjetë personat e akuzuar, përfshirë CEO-n kinez dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo kërkuan në Gjykatën e Apelit, një ditë më parë ndryshimin e masës së sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit u lëshuan 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga u vends numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania u vendosu në arrest shtëpie.
Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./ZËRI -

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në gjykatën e Apelit seanca për “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze
Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca për çështjen e shumëpërfolur “Bankers Petroleum”, ku dhjetë persona janë të dyshuar në një proces që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe trupit diplomatik.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Raportohet se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa në ambientet jashtë gjykatës janë parë përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe përfaqësues të ambasadës së Kinës në Tiranë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Akuzat e Prokurorisë ndaj Bankers: Miliona euro dëm buxhetit të shtetitReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Në 2 korrik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.
Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.
-

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”
Është shtyrë për ditën e nesërme, 6 gusht në orën 10:00 seanca për çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
Dhjetë personat e dyshuar kërkuan në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas Klan News mësohet se çështja është shtyrë për shkak të kompleksitetit të dosjes.
Seanca e kësaj të marte, 5 gusht, u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtojmë se janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo.
Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Kujtojmë se hetimet për “Bankers Petroleum Albania LTD” kanë nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.
Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”.
-

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”
Është shtyrë për ditën e nesërme, 6 gusht në orën 10:00 seanca për çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
Dhjetë personat e dyshuar kërkuan në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë. Cështja është shtyrë për shkak të kompleksitetit të dosjes.
Seanca e kësaj të marte, 5 gusht, u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtojmë se janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo.
Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Kujtojmë se hetimet për “Bankers Petroleum Albania LTD” kanë nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.
Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.
Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”