Më në fund, Prokuroria e Fierit ka referuar për kompetencë në SPAK dosjen e organizatës kriminale Bankers, organizatë e cila përfaqëson vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar. Një kërkesë që gazeta “SOT” e ka ngritur disa herë me urgjencë. Gjatë këqyrjes së celularëve të sekuestruar nga grupi hetimor, janë evidentuar elementë të grupit të strukturuar kriminal, akuzë kjo që hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Për rrjedhojë, Prokuroria e Fierit e ka dërguar dosjen së fundmi në SPAK, për korrupsion, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.
Sipas burimeve, për të hetuar aferën Bankers, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani do të caktojë disa prokurorë, ku do të jetë edhe vetë pjesë e hetimit. Kjo lëvizje ka tronditur ‘peshqit e mëdhenj’ të naftës shqiptare, pjesë e vjedhjes, të cilët ishin lënë jashtë përgjegjësisë penale nga Prokuroria e Fierit, duke kapur vetëm zbatuesit e mashtrimit të madh. Deri më tani në media janë, identifikuar disa nga përfituesit e mëdhenj të skemës së mashtrimit, që janë politikanë dhe biznesmenë, të cilët ishin lënë jashtë hetimit nga Prokuroria Fier. Me kalimin e dosjes në duart e SPAK asnjëri prej tyre vështirë se do t’i shpëtojë përballjes me drejtësisë për vjedhjen e pasurisë publike dhe kthimin e plaçkës së vjedhur. Në gropën 6 miliardë euro të vjedhjes së pasurisë publike nga Bankers kanë dalë zbuluar oligarkë nafte, biznesmenë, ish ministra, ish deputetë, ish drejtorë, avokatë, noterë, ekonomistë etj., ku secili ka futur në xhep shuma parash përmes sistemit bankar me vlerë nga qindra mijëra euro deri në dhjetëra milionë euro.
Detajet
Besnik Çerekja, i njohur edhe si avokat i Shkëlzen Berishës, rezulton pjesë e dosjes së zhvatjes 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kompania Bankers, në bashkëpunim me politikanë dhe oligarkë. Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, gjatë periudhës 2020-2025, ka marrë rreth 4.4 milionë euro nga komapania Bankers, me faturime të dyshuara si fiktive dhe për shërbime vetëm në letër. Avokati i Shkëlzenit i ka përfituar paratë përmes studios së tij ligjore Studio Legale Cerekja shpk dhe Besnik Cerekja PF. Rreth 2.8 milion euro i ka përfituar përmes subjektit ‘Besnik Cerekja PF’ me dy punonjës. Bankers kishte të punësuar me kohë të plotë ekspertë ligjorë, madje me rroga marramendëse, dhe nuk kishte nevojë për shërbimet e Besnik Cerekjas. Atëherë pse Bankers i ka dhënë 4.4 milionë euro avokatit Besnik Cerekja, duke përfituar 20 % të shumës rimbursim me TVSH, fryrë shpenzimet dhe evituar taksat?
Përfitimet e Alket Hysenit
Po aq flagrant është implikimi i ish deputetit socialist (2017-2021), Alket Hyseni, i cili ka përfituar 6 milionë euro nga Bankers për shërbime të dyshuara si fiktive, përmes zyrës së tij ligjore H&A Laë Firm, në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Zyra ligjore, themeluar nga babai pensionist i Hysenit, Namik Hyseni, është lakuar edhe për implikim në zhvatje pronash në jug të vendit, kur Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore. Hysenit i përfundoi mandati i deputetit në 2021.
Në tetor të 2022 Hyseni mori 51 % të aksioneve të studios ligjore dhe në vitin 2024 100 % të aksioneve. Hyseni, i cili ka nisur karrierën 25 vite më parë si doganier në Kakavijë, në 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe një vit më vonë deputet. Ka dyshime të forta se Hyseni, në këtë detyrë, ka konstatuar pastrimin masiv të parave nga Bankers, i konfirmuar nga Prokuroria e Fierit. Në vend të denoncimit në Prokurori, Hyseni dyshohet se ka hyrë në pazar me Bankersin, duke ndarë bashkë një pjesë të parave. Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar se Bankers i ka dhënë 6 milionë euro Alket Hysenit përmes zyrës së tij ligjore nga viti 2014 deri në vitin 2025. Mbetet për t’u parë nëse Hyseni, edhe si deputet, ka favorizuar Bankers.
Përfitimet e ish-ministrit Eduard Halimi
Ish-deputeti i PD Myslym Murrizi ka nxjerrë edhe emrin e një ish ministri dhe deputeti të PD që ka marrë 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri ne prill 2025 dhe ka vetëm 2-3 punonjës te punësuar. Mësohet se ajo është Halimi Tax and Laë e ish ministrit të drejtësisë Eduart Halimi. Nga ana tjetër, Murrizi ka nxjerr gjobën 100 milionë euro që Dogana Shqiptare i vendosi kompanisë kineze Bankers Petroleum Albania, vite më parë, por që në vend që paratë të shkonin në arkën e shtetit, ministrja e kohës Anila Denaj e fali. “Kjo është gjoba 100 milion euro ndaj kompanisë BANKERS PETROL qe ne menyre te kundraligjshme haptazi arbitrare dhe korruptive nuk është paguar kurrë nga kjo kompani se ja ka “falur” ish ministrja e financave Anila Denaj. 100 milion euro gjobe e “ falur” nga një ministër qe nuk ka asnjë të drejtë të fali gjoba është vjedhje hapur e taksave qe duhet te ishin derdhur në arkën e Shtetit”, shkruan Myslim Murrizi.
Emrat e tjerë të përfshirë
Kujtojmë gjithashtu se avokati Leonard Karaj, theksoi se gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Bankers jo vetëm që u favorizua me vendime të Këshillit të Ministrave si heqja e TVSH-së, por edhe rezultoi ndër donatorët kryesorë të fondacionit të Liri Berishës, duke dhuruar shuma të mëdha ndërkohë që deklaronte humbje. Ai përmendi gjithashtu transaksione të dyshimta financiare të lidhura me ish-ministra dhe familjarë të tyre. Karaj akuzoi edhe qeverinë e Edi Ramës për zbutje të qëndrimit ndaj kompanisë pas një raporti të AKBN dhe Tatimeve që zbulonte 247 milionë euro shpenzime fiktive në vitin 2011, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro vetëm atë vit. “Po ta hapësh dhe sot e kësaj dite – unë e kam hulumtuar dhe e kam parë aty – do të shikosh që përfituesit e kësaj kompanie janë: pronari numër një ka aq aksione kuota, po flasim për miliarda euro, pronari numër dy, pronari numër tre.
Pra, nuk dihet në mënyrë absolute se kush është pronari. Të gjitha këto kompani janë të regjistruara pastaj në Ishujt Kajman, pra në offshore, ku, siç e dinë, për ata që nuk e dinë, nuk është e detyrueshme që ti të japësh pronarin fundor përfitues. Kjo e mbulon me një mister të jashtëzakonshëm, për të mos thënë super korruptiv. Ikim nga kjo pjesë, sepse shpjegova kush është pronari. Në dhjetor të 2007-ës, kjo kompani, me urdhër dhe vendim të Genc Rulit, asokohe ministër i Ekonomisë dhe Financave, ka dërguar në Këshillin e Ministrave një shkresë ku kërkonte që Bankers Petroleum Albania të hiqte dhe 20% të TVSH-së, pra TVSH zero. Pra, në qoftë se bënte 100 ALL fitim, 20 ALL i takonin shtetit dhe këtë 20 lekësh të mos e paguante fare.
Ky është vendim i Këshillit të Ministrave, i marrë nga qeveria e zotit Berisha asokohe. Ka qenë më duket 17 ose 18 dhjetor 2007. Kërkesa ka qenë e ministrit të Financave, Genc Ruli. Le ta hulumtojnë kush të dojë. Nga kjo rezulton që pas 2009-s, kjo kompani, Bankers Petroleum, është ndër 82 kompanitë më prestigjioze në Shqipëri, e cila ishte donatore e Fondacionit të zonjës Liri Berisha, bashkëshortes së zotit Sali Berisha. Po të hulumtosh sot tek fondacioni, nuk i gjen më këto kompani, po kanë ngelur ca gjëra. Po t’i shikosh, unë e kam atë listën e atyre 82 kompanive shqiptare dhe të huaja. Bankers Petroleum ka qenë e katërta që jepte donacione. Pyetja është: një kompani që del me humbje, si ishte e mundur që jep donacione?
Dhe po flas për donacione jo të vogla: 100.000€, 200.000€, 500.000€. Këtu po flas për zotin Sali Berisha. SPAK ka pasur në dorë, dhe Prokuroria e Fierit ka pasur në dorë, edhe një transaksion të çuditshëm të 1.5 milionë eurove të një personi që quhet Denis AlihMehmeti, i cili ia ka kaluar një personi, një Klajd Froga, dhe ky i fundit ia ka kaluar djalit të Ridvan Bodes, në kohën kur Ridvan Bode ishte ministër i Financave, 1.5 milionë euro. Transaksioni i dyshimtë i asaj që ka ndodhur”, tha ai.
Raporti
“Në vitin 2013, në qeveri vjen Edi Rama. Edi Rama, në 2014-ën, kërkon ndoshta me dashamirësi për të bërë një punë, apo ndoshta për t’i bërë presion, sepse tani ishe i atij dhe duhet të bëhesh i imi. Pra, tani ishe i Berishës, tani duhet të kolliteshe te Berisha, tani duhet të kollitesh tek unë. Nuk e di këtë. Ose ndoshta edhe nga fakti që vërtetë Edi Rama në 2013-ën duhet të bënte shtet, ta bëjmë të qartë si ide, ka futur AKBN-në, Alpetrolin, tatimet, për të bërë një raport të hollësishëm financiar të Bankers Petroleum. Raportin e ka bërë Brisida Shehaj me vartësit e vet. Është një nga raportet më të mirë që mund të ketë pasur në raport me Bankers Petroleum. Këtë e them me bindje të plotë. Merreni Brisida Shehaj, aty e keni, flisni dhe shikoni.
Dhe jo pa qëllim Brisida Shehaj në 2015-ën, po ta mbani mend, u dekorua në një farë mënyre nga Edi Rama si “bleta punëtore”. Mori atë pikërisht edhe për këtë shkak, sepse u bënë orë të tëra punë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Çfarë kishte ndodhur? Kishte ndodhur që në vitin 2011 Bankers Petroleum kishte fshehur 247 milionë euro shpenzime, të cilat i kishte kamufluar midis kompanive të tjera: Sinai, Alp Star apo edhe Bolvoil, të cilët kishin bërë fatura fiktive sipas prokurorisë, jo sipas meje, dhe kishin marrë transaksione nga këto. Pse ndodhte kjo? Me qëllim që të mos paguhej një tatim në shtet prej 60 milionë euro. Pra, kjo e kishte ngritur shpenzimet me qëllim që fitimi të dilte sa më i pakët, ose zero, ose minus, me qëllim që ti mos paguash tatim fare.
Të dhënat
Dhe nga raporti doli që 247 milionë euro ishin shpenzime fiktive. Dhe dëmi i shtetit vetëm në vitin 2011 është 60 milionë euro, vetëm 2011. Mos vazhdo 2012, 2013 me radhë. Asokohe në 2014, kur erdhi ky raport Edi Ramës, ai ka dalë në media asokohe, e ka denoncuar, ka kërkuar në një farë mënyre që Bankers të vinte në tutelën ligjore tatimore në Shqipëri. Çfarë ndodhi me Bankers Petroleum? Ata bënë të njëjtën gjë, bënë kundërsulm, presion. “Në qoftë se ti na kërkon këtë gjë, ne do ndërpresim naftën, do ndërpresim këtë histori, do të ndërpresim atë.” Dhe Edi Rama u zbyth, madje tentuan që të shkojnë në arbitrazh, shkuan në arbitrazh pak më vonë për 236 milionë euro. E humbën arbitrazhin. Edi Rama, të themi, tërhiqet, zbutet nga kjo histori, dhe arsyeja që më bën pastaj të kuptoj se pse ka ndodhur kjo histori, qëndron edhe me takimin e famshëm të Donald Lut në zyrën e Adriatik Llallës. Vetë Adriatik Llalla ka thënë: “Më ka ardhur Donald Lu dhe më ka kërkuar që unë të ndaloj në mënyrë eksplicite çdo lloj hetimi në lidhje me Bankers Petroleum.
” Çfarë ndodhte? Ndodhte që Bankers Petroleum po bënte shpërthime në masë në Patos, dhe asokohe një pjesë e madhe e shtëpive të zonës aty po çaheshin, u prishën, u rrënuan. Dhe Prokuroria Shqiptare nisi një hetim asokohe në lidhje me këtë çështje, pikërisht se Bankers Petroleum përdorte një mënyrë teknologjike me gazin natyror – “shi i argjëror” quhet – për të nxjerrë naftë, ti impulson naftë, fut naftë për të nxjerrë një vakum tjetër nafte më të madh, dhe ato shpërthimet ishin për të krijuar liqene të vogla naftëmbajtëse brenda, për të bërë çarje brenda nën tokës shqiptare, me qëllim që të krijoheshin sa më shumë. Mirëpo, çarjet çfarë ndodhën? Bënin tërmete të vogla deri në katër ballë. Prokuroria nisi hetimin atje, dhe zoti Donald Lu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi: “Ose ti do ikësh nga pozicioni që ke, ose do ndalosh këtë gjë.
” Kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka deklaruar Adriatik Llalla. Problemi është që ky është fakt që ndodhi ama. Që u pezullua, u mbyll hetimi. Se unë jam dakord që kam vetëm Adriatik Lallën dhe s’kam Donald Lu, por ama kam faktin tjetër që na ekziston këtu, që është mbyllja e hetimit. Edhe pastaj në 2017-ën Bankers shkon në arbitrazh. Qëlloi të përkojë me zëvendësimin e administratorëve. Pse ndodhi? Bankers ka pasur katër administratorë kinezë dhe një shqiptar. Çdo administrator kinez, dhe ky shqiptari madje që është larguar nga Bankers, nuk është larguar me të mirë. Secili prej tyre, kur ka ikur, ka filluar të tregojë çfarë ka ndodhur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Leonida Çobo, administratori shqiptar. Edhe ky në 2020-ën ka lënë gjë pa thënë për Bankers Petroleum. Pse? Sepse këta marrin 1 milion euro rrogë, vetëm rrogë në vit”, tha avokati.
Tag: petroleum
-

Dosja e “Bankers” në duart e SPAK, kush janë deputetët, ish-ministrat, ministrat dhe emrat pranë Shkëlzenit të…
-

Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe i ka kaluar SPAK-ut dosjen e kompanisë Bankers Petroleum, ku hetimet e deritanishme kanë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëme.
Nga hetimet janë firmosur 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest me burg, për drejtues e ish-drejtues të kompanisë, përfshirë CEO-n aktual Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.
Bankers Petroleum i detyrohet shtetit 240 milionë euro, ndërsa dosja ka zbuluar edhe një rrjet bashkëpunimi të fshehtë dhe kapje institucionesh që kanë lejuar kompaninë të operojë pa ndëshkim për vite me radhë.
Vendimi për kalimin e çështjes te SPAK shihet si një hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe si një shembull që duhet ndjekur edhe për skandalin e ngjashëm të mbetjeve toksike të kompanisë Kurum International.
Prej 11 muajsh, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme me burim furrat e Kurum qëndrojnë të bllokuara në Porto Romano. Ngarkesa, e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, u kthye në Shqipëri pasi autoritetet e Singaporit dhe Tajlandës konstatuan shkelje të rënda të Konventës së Bazelit mbi transportin ndërkufitar të mbetjeve të rrezikshme. Megjithatë, dosja e Prokurorisë së Durrësit ka mbetur pa lëvizje: nuk janë marrë ende mostrat, nuk është bërë analiza shkencore dhe nuk është siguruar zinxhiri i provave.
Në këtë çështje aktorët janë të qartë: Kurum International si prodhues i mbetjeve industriale, kompania Sokolaj shpk si eksportuese nga Durrësi, GS Minerals në Kroaci si marrës, si dhe agjencitë shtetërore doganore e mjedisore që duhej të verifikonin dokumentacionin dhe ngarkesën.
Megjithatë, mungesa e veprimeve procedurale ka bërë që dosja të mbetet e bllokuar, duke ngritur dyshime për ndikim politik dhe mungesë vullneti institucional.
Skandali nuk është një çështje lokale për t’u harruar në Porto Romano, por një rast tipik që përmbush kriteret e një skeme ndërkufitare me pasoja penale e mjedisore.
Për këtë arsye, ashtu siç ndodhi me Bankers Petroleum, edhe dosja Kurum duhet të kalojë menjëherë në duart e SPAK për të garantuar hetime të plota dhe ndëshkim për përgjegjësit. /skyweb.al -

Prokuroria e Fierit “heq dorë”, shpall moskompetencë, dosja e Bankers i kalon SPAK-ut!
Bankers Petroleum
TIRANË- Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes që lidhet me kompaninë “Bankers Petroleum” dhe ka vendosur t’ia përcjellë dosjen SPAK. Vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se në këtë çështje mund të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët hyjnë nën juridiksionin e SPAK për hetim.
Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet.
Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro. Në lidhje me hetimin Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo janë lënë në burg. Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç./ZËRI -

“Bankers Petroleum”/ Prokuroria e Fierit shpall mos kompetencë, dosja i kalon SPAK-ut!
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë për dosjen e Bankers Petroleum, duke ia kaluar hetimet SPAK-ut.
Hetimet kanë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë në këtë çështje dhe për rrjedhojë dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Fierit e akuzoi Bankers se ka shmangur tatimet për 20 vite duke i shkaktuar shtetir miliona euro dëm, ndërsa lëshoi 14 urdhër arreste. -

Miliona euro dëm shtetit/ Dosja ‘Bankers Petroleum’ në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë
Dosja e hetimit financiar për rastin e “Bankers Petroleum” i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK. Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe ka kaluar çështjen në SPAK, pasi ka konstatuar se disa persona të arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, me qëllim vjedhjen e shumave financiare nga “Bankers Petroleum”.
Vendimi për shpalljen e moskompetencës është mësuar nga gazetari Elton Qyno, pasi burime pranë Prokurorisë së Fierit kanë konfirmuar se CEO i “Bankers Petroleum”, kinezi Hongping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo, si dhe persona të tjerë të ndaluar, kanë vepruar si grup kriminal.
Të dy personat e sipërpërmendur akuzohen për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa për Leonidha Çobon dyshohet edhe për pastrim parash.
Pak kohë më parë, Gjykata e Apelit ndryshoi vetëm një nga 5 masat “arrest në shtëpi”. Doina Goga ndodhet aktualisht në “detyrim paraqitje”, për shkak se është nënë e një fëmije 2-vjeçar.
Këta persona vijojnë të mbeten në “arrest shtëpie”:
Shtetasi Kinez Lianyi Wang
Shqiptarët Ardit Kero, Flavia Capo dhe Kledi Xhani
Ndërsa për këta të tre:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj
Apeli ka konfirmuar masën “detyrim paraqitje”, dhe ka revokuar masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.
Aksioni në “Bankers Petroleum Albania” është kryer nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ka ekzekutuar 10 masa sigurie, ndërkohë që në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj.
Hetimet janë zhvilluar për 6 muaj nga organi i akuzës, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të madhe.
Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 2004–2024, kompania “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet, duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit shqiptar.
Sipas të njëjtit burim, kompania ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj, ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh humbje.
Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë, dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit.
Vetë kompania ka mohuar akuzat përmes një deklarate, duke u angazhuar të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare për çështjen.
Masat e marra nga gjykata
Masa “arrest me burg” për:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Masa “arrest në shtëpi” për:
Lianyi Wang
Ardit Kero
Flavia Capo
Kledi Xhani
Ndryshim mase në “detyrim paraqitje” për:
Doina Goga
Masa “detyrim paraqitje”, revokohet ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj -

20 vjet humbje, Bankers Petroleum renditet mes 11 kompanive më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2024 me xhiro…
Kompania naftënxjerrëse e zotëruar nga kinezët rezulton të jetë mes 11 kompanive më të mëdha në Shqipëri për nga xhiro vjetore e deklaruar. Të dhënat janë të vitit 2024 dhe tregojnë qartësisht mashtrimin e kinezëve ndaj Tatimeve dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar. Ndërkohë, edhe përse kinezët xhirojnë miliarda lekë çdo vit, duke gjeneruar fitim dhe të ardhura shumë të larta për llogaritë e tyre, 20 vjet me radhë “Bankers Petroleum Albania” deklaron vetëm humbje.
Nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024, shoqëria ka deklaruar se ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Gjithashtu, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Mirëpo, për të mos i paguar asnjë qindarkë shtetit edhe përse vetë fitonte miliarda, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.
Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së është në miliona euro. Pra, thënë më thjeshtë, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
Siç e shpjeguam edhe më lart, ndryshe nga këto deklarime për dy dekada me radhë që tashmë janë dhe në duart e Prokurorisë së Fierit, kompania “Bankers Petroleum Albania Ltd” e drejtuar nga kinezët dhe CEO i arrestuar këtë verë, Hongping Xiao, renditet e 11-ta mes 200 kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor. Revista ekonomike “Monitor” ka përpunuar të dhënat e deklaruara nga vetë kompanitë dhe ka rezultuar se xhiroja e 200 kompanive më të mëdha në vend, për vitin 2024, në renditjen e përvitshme të “Monitor 200”, ishte 1.48 trilionë lekë (rreth 15 miliardë euro), me një rritje prej 5.9% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Pse nuk ndërhyn SPAK?
Deri më tani mungon indikacioni se zyrtarë qendrorë (ish-ministra apo ministra, deputetë apo ish-deputetë, funksionarë të lartë, të sotëm dhe të djeshëm) janë përfshirë, mirëpo, duke qenë se dëmi i shkaktuar shtetit është shumë i madh, SPAK duhet të nisë një hetim ndaj politikanëve që kanë pasur përgjegjësi dhe kanë mbyllur sytë përballë kësaj afere të madhe.
Deri më sot, hetimi është mbajtur në nivel lokal pa dyshime se janë përfshirë zyrtarë të lartë, mirëpo shifra e lartë e dëmit ekonomik së bashku me pasojat sistematike mbi buxhetin, i jep rastit një rëndësi të veçantë dhe kërkohet patjetër një hetim nga Prokuroria e Posaçme, e cila, nga ana e saj, mund ta nis pa pasur nevojën e një referimi formal. Në kushte normale, SPAK duhet ta marrë drejtimin e Hetimit të Bankers, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004 dhe vetëm pas kaq shumë vitesh është kujtuar prokuroria për ta hetuar si çështje. Kujtojmë se Myslim Murrizi denoncoi me emra disa nga politikanët e përfshirë në aferën e Bankers. “Prej 21 vitesh nga viti 2004 treni ngarkohet 3 herë në ditë me nafte nga nëntoka shqiptare dhe udhëton nga Ballshi për në Vlorë duke grabitur rreth 15 miliardë euro pasuri shqiptarësh pa paguar kokërr leku tatim fitimi në arkën e shtetit. Prej 21 vitesh qentë, halet, zagarët dhe fëlliqësirat politike që ju shqiptar votoni çdo 4 vjet vjedhin së bashku qindra miliona euro pasuri tuajën dhe ju e bleni naftën e benzinën më shtrenjtë se të gjithë vendet e tjera të rajonit e Europës.
Vetëm këto mender studio ligjore kanë marrë si “peshqesh” për 5-6 vite 13,4 milion euro nga viti 2019 kur PD shiti, jo dogji mandatet. Alket Hyseni, ish-deputet i PS dhe ish-drejtor i pastrimit të parave në vitet 2016-2017 në qeverinë Rama ka marë 6 milionë euro nga viti 2018-2025. Studio e avokat Besnik Çerekja, me gjithë bashkëshorten, që përdoret si nga PS dhe nga PD si sekser ligjor për pazare të pista kanë marrë 4.4 milion euro nga viti 2020 deri në qershor 2025. Për çudi në 21 vjet asnjë hale-deputet nuk ka folur dhe nuk flet asnjë fjalë për këtë super vjedhje, por 4-5 ditë në gusht i shoh që qajnë me lot e me qurre, herë për hotelet e herë për TV e Irfan Hysenbelliu edhe pse vetë pronari nuk del në protestë se ka lënë tufën e pështirë të lehësve me pagesë si qentë për kocka.
Kanadezë, amerikan dhe kinez si Çuf Xhuf Xing Pingu kanë marrë rroga nga 1-2-3 milionë euro në vit dhe sipas përgjimeve telefonike Xhuf Xing Ping Qingu kishte edhe kërkesa për “zonjat dhe zonjushat” që punonin tek Bankers Petrol-hajdut që të visheshin, sipas gustovo të tij herë me fund, herë me fustane e herë me pantallona, por të gjitha herët pa brekë, sepse kështu i pëlqente kinezit Xing Xing Mut Ping Xhung. Oooo deputet të PD-së dhe funksionar politik të PD! A keni këllqe të belbëzoni një fjalë për vjedhjen më të madhe të shekullit? Se deputetët dhe funksionarët e PS-së, edhe po të duan nuk ua mban, se ju dhjet në gojë Rama. Por edhe juve nëse do ta hapni gojën si laraska në oborr të ish-kombinatit të autotraktorëve apo tek Mali i Robit në Golem do ju dhjesin në gojë shqiptarët, siç ju kane dhjerë me votë në kuti prej vitit 2013, por juve ju duket era e të dhjerit si erë parfumi”, tha ai disa javë më parë. -

Mln euro dëm shtetit dhe dretjorët në burg! ‘Bankers’ drejt shitjes tek familja mbretërore e Katarit
FOTO ILUSTRUESE
FIER- Një kompani e drejtuar nga ish- zv/kryeministri i Katarit është në negociata për të marrë paketën maxhoritare të aksioneve të Bankers Petroleum. Thirty Five Grop zotërohet dhe drejtohet nga Khalid bin Mohammad Al Attiyah, anëtar i familjes mbretërore të Katarit, i cili ka mbajtur postin e ish zv/kryeministrit si dhe ka qenë ish ministër i Jashtëm dhe Mbrojtjes së Katarit.
Sipas bisedimeve paraprake Al Attiyah do të marrë paketën maxhoritare të aksioneve të Bankers dhe bashkë me të edhe vendimarrjen e kompanisë, ndërkohë që kinezët do të mbajnë pjesën teknike, por edhe mund të largohen përfundimisht nga kompania.
Kapitali ka mësuar se palët janë në negociata të avancuara. Por nënshkrimi i marrëveshjes finale nuk është finalizuar ende për shkak se kinezët duhet të bien dakord të shlyejnë detyrimet që u rrjedhin nga arbitrazhi. Bisedimet për shitjen e Bankers Petroleum vijnë pas arrestimeve në nivelet më të larta drejtuese të kompanisë kineze.
Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet.Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro. Në lidhje me hetimin Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo janë lënë në burg. Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç./ZËRI
-

Naftëtarët e Bankers Petroleum paralajmërojnë: Do ta ndalim punën nëse s’ka marrëveshje të re
Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë vijuar edhe sot protestën në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë.
Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.
“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.
Sipas tyre, deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese dhe asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme, duke i shtyrë drejt grevës totale në rast se kërkesat nuk merren parasysh.
Protestuesit kërcënuan se do të ndërpresin punën deri në firmosjen e marrëveshjes mes deri më tani nuk ka një reagim nga drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum ndërsa sindikata ka paralajmëruar se greva do të ashpërsohet në ditët në vijim.
Dy muaj më parë, Prokuroria e Fierit nisi hetime për skandalin financiar të kompanisë Bankers, ku disa drejtues dhe ish-drejtues u arrestuan për abuzime me miliarda euro të ardhura nga nafta e Patos-Marinzës.
Hetimet kanë zbuluar skema të dyshimta transferimi parash dhe bilance me fitime minimale, pavarësisht xhirimeve kolosale. Megjithatë, dosja ka mbetur në vendnumëro, ndërsa ende nuk janë hetuar bashkëpunëtorët, institucionet shtetërore dhe kompanitë nënkontraktore të përfshira në aferë.