Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve të pesticideve dhe metaleve të rënda në bimë. Projekti, i cili do të financohet në buxheti i Ministrisë së Bujqësisë , ka një vlerë totale prej rreth 2.4 milionë eurosh.
Ky investim vlerësohet si i domosdoshëm, pas problematikave të shumta që kanë hasur prodhuesit shqiptare, ku një sërë ngarkesash janë kthyer në doganë për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.
Në këtë drejtim, investimi synon modernizimin e laboratorëve ekzistues, rritjen e pajisjeve analitike të standardeve të BE-së dhe zgjerimin e kapaciteteve teknike për monitorimin e sigurisë ushqimore dhe mjedisore. Me këtë projekt pritet të rritet saktësia, shpejtësia dhe transparenca e analizave të produkteve bimore, duke përmirësuar kontrollin e zinxhirit ushqimor dhe harmonizimin me praktikat ndërkombëtare.
Ky investim është thelbësor për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë. Për më tepër, investimi pritet të kontribuojë në mbrojtjen e konsumatorit dhe minimizimin e rreziqeve shëndetësore që lidhen me nivelin e substancave të dëmshme në produktet bimore.
Punimet për ngritjen dhe pajisjen e laboratorëve të rinj pritet të nisin në fillim të vitit 2026, ndërsa projekti do të zbatohet në faza, dhe pritet të përfundojë në viti në 2028-ën.
Nga ana tjetër, paralelisht do të nisë një projekt për pajisje laboratori të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, (ISUV) në vlerë 4.3 milionë euro i cili gjithashtu përfundon në 2028.
Ky investim do të jetë një hap i rëndësishëm drejt rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore dhe forcimit të konkurrueshmërisë së prodhimeve vendase në tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur janë hapur edhe grupkapitujt e sektorit bujqësor për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Tag: pesticideve
-

2.4 milionë euro për laboratorët e pesticideve, ja projekti që do të shpëtojë eksportet shqiptare nga kthimi në doganë
-

Ministri Salla takim me fermerët në Konispol: S’ka përdorim të pesticideve të palejuara në mandarina
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim në Konispol së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ergest Dule, me fermerët dhe grumbulluesit. Në fokus të takimit ishte adresimi i shqetësimeve të ngritura në fillim të këtij sezoni, mbi përdorimin e pesticideve në mandarinë.
Analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë Made in Albania.
”Gjatë bisedës theksova se kjo situatë lidhet edhe me dinamika më të gjera të tregut ndërkombëtar, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të BE-së, ndërsa në fillim të vitit nis digjitalizimi i monitorimit të farmacive bujqësore, një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë dhe kontroll. Paralelisht po punojmë për ngritjen e Urdhrit të Agronomit, që do të forcojë gjithë zinxhirin bujqësor deri te tregu dhe grumbulluesit”,-shkruan ministri. -

Shqipëria ‘plot’ me pesticide kontrabandë, AKU: Pikat e grumbullimit të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve
Pas një aksioni gati 3 javor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tregtimin e pesticideve në vendin tonë, janë vënë 9 gjoba, janë dhënë 33 paralajmërime, 5 subjekte u bllokuan, 2 licenca farmacish bujqësore u revokuan si dhe janë bllokuar gati 4 tonë pesticide, kontrabandë dhe të skaduara. Të paktën këto janë shifrat e publikuara prej datës 16 tetor e deri më tani nga AKU, në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Pas këtij ‘aksioni’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mblodhi në një takim grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë, për të diskutuar mbi problematikat e punës së tyre.
“Fokusi i takimit ishte përdorimi i pesticideve të regjistruara dhe udhëzimi mbi praktikat e përdorimit të rregullt të tyre. Problematika kryesore mbetet përdorimi i pesticideve të palejuara nga fermerët dhe ku i sigurojnë ato. U theksua domosdoshmëria që pikat e grumbullimit të forcojnë kriteret dhe të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve, si edhe raport analizat përkatëse. Fokus i veçantë iu dha rolit të Farmacive Bujqësore dhe shpërndarësve të mëdhenj, të cilët duhet të tregtojnë vetëm pesticidet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe të udhëzojnë fermerët mbi përdorimin korrekt të tyre, sasitë dhe afatet e karencës, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore”, thotë AKU në njoftim.
Tregu problematik i farmacive bujqësore, ku pesticidet që futeshin kontrabandë u shiteshin fermerëve u denoncua nga Report TV disa ditë përpara se AKU të vihej në lëvizje. Nga një hulumtim i Report TV i publikuar më 12 tetor 2025 rezultonte se ishin gjobitur 25 farmaci bujqësore për tregtim të paligjshëm pesticidesh, shitje produktesh të futura kontrabandë apo të skaduara.
Vetëm gjatë këtij viti 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara me pesticide mbi normë janë identifikuar në doganat e Bashkimit Evropian. Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare përtej përdorimit të pesticideve të palejuara është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit. Respektimi i ‘karencës’ ose i kohës që të mbarojë efekti i dëmshëm i pesticideve pasi është hedhur në produkt, është një nga kontrollet kryesore që bëhet, thotë AKU pasi produkti del jo i pastër. -

Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara! AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore
Dhjetëra fermerë janë gjobitur dhe dërguar për ndjekje penale për përdorim mbi normë të pesticideve në produktet bujqësore. Mësohet se përtej abuzimit nga vetë bujqit, në Shqipëri 25 farmaci bujqësore kanë kryer shkelje duke shitur pesticide të futura kontrabande, si dhe kanë ushtruar aktivitet pa pasur licencë.
***
23 ngarkesa me pesticide mbi normë janë identifikuar në kufijtë e Evropës me produkte shqiptare vetëm përgjatë 9 muajve të këtij viti, shumica me të njëjtat produkte; speca, domate apo fruta.
Ky fenomen i përsëritur nuk po ndalet as nga paralajmërimet, gjobat apo ndjekjet penale.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Report TV se vetëm gjatë këtij viti janë marrë 109 sinjalizime nga Ministria e Bujqësisë apo AKU për pesticide mbi nivelin e lejuar.Pas kontrolleve janë 28 raste ose gati 26% e fermerëve të inspektuar janë dërguar për hetim penal për përdorim i pesticideve të palejuara apo import i paligjshëm i PMB-ve.
Në raport me vjet kjo shifër është 7-fishuar, pasi gjatë 2024-ës u referuan 4 raste për hetim penal të fermerëve të dyshuar për përdorim të pesticideve të palejuara në Republikën e Shqipërisë.Por si përfundojnë pesticidet e palejuara në duart e fermerëve?
Report TV ju drejtua me një kërkesë zyrtare Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbi monitorimin e tregut të farmacive bujqësore, nga ku mësohet se nga janari 2024- deri në fund të shtatorit 2025 janë kryer gjithsej 1261 inspektime dhe janë vënë në total 25 gjoba për tregtimin e pesticideve.Bëhet fjalë për 6 farmaci bujqësore që tregtonin pesticide edhe pse vetë nuk ishin të licencuara (5 pakicë /1 shumicë).Po ashtu janë identifikuar 3 raste për tregtim të pesticideve të pa regjistruara në Shqipëri.
Po ashtu janë 16 raste të tjera ku është konstatuar se në farmacitë bujqësore tregtoheshin produkte të skaduara por me ‘riambalazhim’, nuk respektonin kushtet higjieno-sanitare të tregtimit si dhe shkelje të tjera, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëpunimit.
Për të gjitha këto shkelje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është mjaftuar vetëm me masën ndëshkuese ‘gjobë’.
Përtej kontrabandës, pse edhe pesticidet e lejuara po dëmtojnë fermerët?
Vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ‘zhvishet’ nga përgjegjësia për çfarë ndodh me bujqit në ‘fermat’ e tyre, teksa thekson se “Kontrollet në fermë i kryen AKVMB-ja”.Ndërsa Autoriteti i Veterinarisë për përgjigjen e dhënë, thotë se nga Janari deri në Gusht të këtij viti, thotë AKVMB, janë identifikuar dhe paralajmëruar 24 fermerë pasi prodhimet e tyre kanë rezultuar me mbetje të pesticideve mbi normë.
Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit.
Respektimi i ‘karencës’ së përdorimit në produkt të pesticidit është një nga kontrollet kryesore që bëhet thotë AKU pasi produkti del jo i pastër.
“Me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë nga DRAKU respektive me anë të shkresave përkatëse me lëndë “Kërkesë për bashkëpunim” i drejtohen AKVMB përkatës me qellim ndjekjen dhe mbikëqyrjen e fermerëve për përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit në produkt”, thotë AKU.Praktikisht fermerët po kryejnë ‘vetëvrasje’, duke velur produktin para se ai të jetë pastruar nga përdorimi i pesticideve.
Por si dalin produktet me pesticide mbi normë nga Shqipëria?
AKU sqaron se për rastet e njoftuara nga Sistemi RASFF është bërë verifikimi i dokumentacionit, nga ku ka rezultuar se kanë pasur certifikatën fitosanitare si dhe dispononin faturat tatimore të blerjes së produktit nga fermerët përkatës.
Mbi produktin që është bërë gati për eksport, marrë shembull speci për Slloveni, eksportuesi duhet të njoftojë AKVMB.
Agronomi i këtij autoriteti, bën kontrollon e fundit; lëshon certifikatën fitosanitare, ku shkruan se produkti është i kontrolluar e i pastër, apo jo.
AKVMB e pyetur se si është e mundur që produktet shqiptare edhe pse marrin certifikatën fitosanitare dalin jo të ‘pastra’ në doganat e ndryshme të Evropës, përgjigjet kështu: “Lëshimi i Certifikatës fitosanitare është për të vërtetuar se bimët, produktet bimore ose artikujt të tjerë të rregulluar të përshkruar këtu janë inspektuar dhe /ose testuar sipas procedurave të duhura zyrtare dhe konsiderohen të jenë të pastra nga dëmtuesit karantinorë të specifikuar nga pala kontraktuese importuese dhe se janë në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të palës kontraktuse importuese, duke përfshirë ato për dëmtuesit e regulluar jo-karantinorë. Ata konsiderohen të jenë praktikisht të lirë nga dëmtuesit e tjerë”.Pra kontrolli nga agronomët e AKVMB-së bëhet vetëm për insektet e rrezikshme, të cilat kërkohen nga importuesi, por jo për prezencën e pesticideve.
Çfarë ndodh me produktet pasi kthehen nga shtetet e huaja?
Në pjesën dërrmuese të rasteve produktet asgjësohen në vendin pritës, ndërsa në Shqipëri janë kthyer në 2 vitet e fundit vetëm 42 tonë mandarina, raste të dhjetorit 2024.
Pasi kthehen në vend, ato asgjësohen sipas procedurave të caktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, thotë AKU.
Produktet që kanë rezultuar me pesticide, a shiten në Shqipëri?
Mbetet ende e paqartë nëse produktet që shkojnë për eksport dhe rezultojnë me pesticide tregohen edhe për konsumatorët shqiptar.
Në përgjigje AKU thotë se “bazuar në verifikimet e sistemit të gjurmueshmërisë në OBU të cilat kanë kryer eksporte ku kanë rezultuar problematika në lidhje me mbetjet e pesticideve mbi norme, rezulton se këto Operator i Biznesit Ushqimor nuk tregtojnë në tregun vendas, pasi punojnë vetëm për eksport”.
Po AKU dhe kallëzimet penale?
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk jep asnjë shifër, nëse ka bërë ose jo kallëzim penal për rastet e tregtimit të produkteve me prezencë të lartë pesticidesh, madje nuk sqaron nëse ka paditur ndonjërën prej farmacive bujqësore të paligjshme, ose që tregtonin produkte të futura kontrabandë. -

Gjoba për specat me pesticide/ Bllokimi i ngarkesës në Kroaci, në kërkim të fermerit që abuzoi
Kontejneri me speca djegës që u nis për eksport drejt shteti Kroat, u tregtua nga pika e grumbullimit e Florian Ismailit që ndodhet në Divjakë, i cili u furnizua nga katër fermer të Elbasanit.
Top Channel mëson se hetimit për gjurmueshmërinë ende nuk kanë përfunduar sepse më parë duhet të flasin analizat e laborator ISUV, se kush prej fermerëve rriti speca me kimikate të ndaluara. Kampionet e specave do të merën në fshatrat Mollsa, Lumas dhe Selvias. Më tu gjetur përgjegjësit, AVMB do të procedoje me marrjen e masave.
“Për të saktësuar gjurmueshmërinë do të merren masat në këto sera për të bërë analizat pranë laboratorit ISUV. Më pas procedura është të merren masa administrative që kësaj here është me gjobë për përdorim të PMB-ve të ndaluara, 10 mijë lekë të reja për fermerin”, shprehet Agim Agolli, Specialist Bimësh, AKVMB.
Gazetarja Rudina Muça: Profesor, Shqipëria për çdo muaj po bëhet pjesë e lajmeve jo të mira përsa i përket sigurisë ushqimore. Kroacia bllokoi 8000 kg spec djegës, pasi rezultuan të ngarkuar mbi norme me pesticide. Kush është burimi i këtyre pesticideve?
“Dy janë rrugët kryesore që kemi mbetje të pesticideve. Një vjen nga përdorimi direkt i tyre ku fermeri nuk respekton karencën dhe dozën. Dhe rruga tjetër është që mund të vijë si pasojë e përdorimit të herëpashershme dhe mbetjeve e mbetjeve që mund të jenë në tokë dhe ujëra”, përgjigjet Ferdi Brahushaj, Pedagog, UBT.
Gazetarja: Si mund të marri fund e gjitha kjo historia e përdorimit të pesticideve në bujqësinë shqiptare?
“Një kontroll horizontal mbi përdorimin e pesticideve në të gjitha fermat bujqësore. E para lidha me qendrat e eksesionit duke rekomanduar fermerët ku lidhja e fermerit duhet të jetë vetëm me agronomin dhe jo tregtarin që shet produktin”, shprehet Ferdi Brahushaj, Pedagog i UBT-së.
Ministria e Bujqësisë edhe kësaj here dështoi duke lejuar prodhimin dhe tregtimin e specit djegës me pesticide. Ndaj me të drejtë dhe qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar nëse ushqimet që ata po konusmojnë janë të sigurta apo jo.
Top Channel
-

INSTAT: Importet e pesticideve, rritje në krahasim me një dekadë më parë
Me gjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023, importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8%.
Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë.
Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë të importuara në vitin 2023, dhe ekspozimi ndaj tyre vijon të jetë një kërcënim serioz.
Në vitin 2023 u importuan 298 tonë fungicide, me rritje vjetore 3.5%. Importi i tyre arriti kulmin në vitin 2021 me mbi 690 tonë. Edhe pse përdoren për të frenuar sëmundjet mykotike të bimëve, shumë prej tyre lidhen me rreziqe për shëndetin e njeriut, përfshirë çrregullime hormonale dhe efekt kancerogjen në rast ekspozimi të vazhdueshëm.
Në vitin 2023, përdorimi i tyre ra në 299 mijë njësi, por mbetet më i lartë se një dekadë më parë. Herbicidet, të përdorura kundër barërave të këqija, kanë shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 35 tonë në vitin 2010 në mbi 408 tonë në vitin 2023.
Ndërkohë që konsiderohen më pak toksike aktualisht sesa insekticidet, përbërës si glifosati janë përfshirë në debate shkencore për lidhjet e mundshme me kancerin dhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut.
Ndërsa dezinfektantët, të përdorur në sipërfaqe dhe ambiente, mbeten në nivele më të ulëta, me përdorim të paqëndrueshëm gjatë viteve. Edhe pse më pak të rrezikshëm në dozime të kontrolluara, ata mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme respiratore.
Të dhënat tregojnë se bujqësia vendase po zhvendoset drejt një përdorimi më të madh të herbicideve dhe fungicideve, ndërkohë që insekticidet, edhe pse me rënie të importeve, ende përdoren në masë që krijon pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.
Nga grupet e publikuara nga INSTAT (insekticide, fungicide, herbicide, dezinfektantë), insekticidet konsiderohen përgjithësisht më të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi mund të shkaktojnë helmime akute edhe me doza të vogla.
Fungicidet zakonisht kanë toksicitet më të ulët akut, por disa kanë efekte kancerogjene ose endokrine në përdorim afatgjatë. Herbicidet, në përgjithësi, janë më pak toksike sesa insekticidet./ Monitor -

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë
Me gjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023, importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8%.Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë.Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë të importuara në vitin 2023, dhe ekspozimi ndaj tyre vijon të jetë një kërcënim serioz.Në vitin 2023 u importuan 298 tonë fungicide, me rritje vjetore 3.5%. Importi i tyre arriti kulmin në vitin 2021 me mbi 690 tonë. Edhe pse përdoren për të frenuar sëmundjet mykotike të bimëve, shumë prej tyre lidhen me rreziqe për shëndetin e njeriut, përfshirë çrregullime hormonale dhe efekt kancerogjen në rast ekspozimi të vazhdueshëm.Në vitin 2023, përdorimi i tyre ra në 299 mijë njësi, por mbetet më i lartë se një dekadë më parë. Herbicidet, të përdorura kundër barërave të këqija, kanë shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 35 tonë në vitin 2010 në mbi 408 tonë në vitin 2023.Ndërkohë që konsiderohen më pak toksike aktualisht sesa insekticidet, përbërës si glifosati janë përfshirë në debate shkencore për lidhjet e mundshme me kancerin dhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut.Ndërsa dezinfektantët, të përdorur në sipërfaqe dhe ambiente, mbeten në nivele më të ulëta, me përdorim të paqëndrueshëm gjatë viteve. Edhe pse më pak të rrezikshëm në dozime të kontrolluara, ata mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme respiratore.Të dhënat tregojnë se bujqësia vendase po zhvendoset drejt një përdorimi më të madh të herbicideve dhe fungicideve, ndërkohë që insekticidet, edhe pse me rënie të importeve, ende përdoren në masë që krijon pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.Nga grupet e publikuara nga INSTAT (insekticide, fungicide, herbicide, dezinfektantë), insekticidet konsiderohen përgjithësisht më të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi mund të shkaktojnë helmime akute edhe me doza të vogla.Fungicidet zakonisht kanë toksicitet më të ulët akut, por disa kanë efekte kancerogjene ose endokrine në përdorim afatgjatë. Herbicidet, në përgjithësi, janë më pak toksike sesa insekticidet./ B.HoxhaBurimi INSTAT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Prodhimi në ulje, importi i pesticideve në rritje, çfarë po ndodh me produktet bujqësore
Foto ilustruese
TIRANË- Megjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023 importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8 për qind.
Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë.
Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm përgjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë të importuara në vitin 2023, dhe ekspozimi ndaj tyre vijon të jetë një kërcënim serioz.
Në vitin 2023 u importuan 298 tonë fungicide, me rritje vjetore 3.5%. Importi i tyre arriti kulmin në vitin 2021 me mbi 690 tonë. Edhe pse përdoren për të frenuar sëmundjet mykotike të bimëve, shumë prej tyre lidhen me rreziqe për shëndetin e njeriut, përfshirë çrregullime hormonale dhe efekt kancerogjen në rast ekspozimi të vazhdueshëm.
Në vitin 2023 përdorimi i tyre ra në 299 mijë njësi, por mbetet më i lartë se një dekadë më parë. Herbicidet, të përdorura kundër barërave të këqija, kanë shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 35 tonë në vitin 2010 në mbi 408 tonë në vitin 2023. Ndërkohë që konsiderohen më pak toksike aktualisht sesa insekticidet, përbërës si glifosati janë përfshirë në debate shkencore për lidhjet e mundshme me kancerin dhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut.
Ndërsa dezinfektantët, të përdorur në sipërfaqe dhe ambiente, mbeten në nivele më të ulëta, me përdorim të paqëndrueshëm gjatë viteve. Edhe pse më pak të rrezikshëm në dozime të kontrolluara, ata mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme respiratore.
Të dhënat tregojnë se bujqësia vendase po zhvendoset drejt një përdorimi më të madh të herbicideve dhe fungicideve, ndërkohë që insekticidet, edhe pse me rënie të importeve, ende përdoren në masë që krijon pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.
Nga grupet e publikuara nga INSTAT (insekticide, fungicide, herbicide, dezinfektantë), insekticidet konsiderohen përgjithësisht më të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi mund të shkaktojnë helmime akute edhe me doza të vogla. Fungicidet zakonisht kanë toksicitet më të ulët akut, por disa kanë efekte kancerogjene ose endokrine në përdorim afatgjatë. Herbicidet, në përgjithësi, janë më pak toksike sesa insekticidet./Monitor -

Importet e pesticideve me rritje në krahasim me një dekadë më parë
Megjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023 importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8 për qind.Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë.Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm përgjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë të importuara në vitin 2023, dhe ekspozimi ndaj tyre vijon të jetë një kërcënim serioz.Në vitin 2023 u importuan 298 tonë fungicide, me rritje vjetore 3.5%. Importi i tyre arriti kulmin në vitin 2021 me mbi 690 tonë. Edhe pse përdoren për të frenuar sëmundjet mykotike të bimëve, shumë prej tyre lidhen me rreziqe për shëndetin e njeriut, përfshirë çrregullime hormonale dhe efekt kancerogjen në rast ekspozimi të vazhdueshëm.Në vitin 2023 përdorimi i tyre ra në 299 mijë njësi, por mbetet më i lartë se një dekadë më parë. Herbicidet, të përdorura kundër barërave të këqija, kanë shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 35 tonë në vitin 2010 në mbi 408 tonë në vitin 2023. Ndërkohë që konsiderohen më pak toksike aktualisht sesa insekticidet, përbërës si glifosati janë përfshirë në debate shkencore për lidhjet e mundshme me kancerin dhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut.Ndërsa dezinfektantët, të përdorur në sipërfaqe dhe ambiente, mbeten në nivele më të ulëta, me përdorim të paqëndrueshëm gjatë viteve. Edhe pse më pak të rrezikshëm në dozime të kontrolluara, ata mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme respiratore.Të dhënat tregojnë se bujqësia vendase po zhvendoset drejt një përdorimi më të madh të herbicideve dhe fungicideve, ndërkohë që insekticidet, edhe pse me rënie të importeve, ende përdoren në masë që krijon pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.Nga grupet e publikuara nga INSTAT (insekticide, fungicide, herbicide, dezinfektantë), insekticidet konsiderohen përgjithësisht më të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi mund të shkaktojnë helmime akute edhe me doza të vogla. Fungicidet zakonisht kanë toksicitet më të ulët akut, por disa kanë efekte kancerogjene ose endokrine në përdorim afatgjatë. Herbicidet, në përgjithësi, janë më pak toksike sesa insekticidet./ B.HoxhaBurimi INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
