Tag: pesticide

  • Bido kërkon “traun” në doganë për importet sezonale: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100

    Bido kërkon “traun” në doganë për importet sezonale: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka denoncuar atë që e cilëson si një fushatë të padrejtë dhe të orkestruar mediatike ndaj prodhuesve të mandarinave në zonën e Konispolit.
    Në një deklaratë publike nga parlamenti, Bido hodhi poshtë me forcë zërat se prodhimi vendas është i kontaminuar me pesticide, duke e konsideruar këtë një manovër të pastër spekulative nga tregtarët e mëdhenj.
    Lufta e çmimeve dhe importi
    Sipas deputetit socialist, pas lajmeve për pesticide fshihen interesat e grosistëve që synojnë të favorizojnë importin në dëm të fermerit shqiptar. “Është një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide,” deklaroi Bido.
    Ai solli në vëmendje diferencën abuzive në çmimet e tregut: “Ky sulm ka prodhuar që ne të kemi mandarina më shumë sesa 100 lekë në tregje, ndërkohë që fermerëve u kërkohet që t’i shesin me më pak se 40 lekë.”
    Për të mbrojtur prodhimin vendas, Bido propozoi vendosjen e barrierave doganore gjatë sezonit të vjeljes për produktet e huaja që hyjnë me çmime të subvencionuara nga vendet e origjinës.
    Dëmshpërblimi për përmbytjet
    Krahas çështjes së bujqësisë, Bido u ndal edhe te pasojat e motit të keq. Ai garantoi banorët e zonave të prekura se qeveria do të mbulojë dëmet e shkaktuara.
    “Do të dëmshpërblehen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, të gjithë krerët e ngordhura si dhe bletaria e zonës,” tha ai, duke kërkuar vëmendje të shtuar edhe për dëmet në ullishte dhe biznese.
    Kritika për bojkotin e opozitës
    Në mbyllje të fjalës së tij, deputeti Bido nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës për mungesën në ceremonitë zyrtare të festave të Nëntorit.
    “Këtë herë opozita bojkotoi dhe flamurin. Ka shumë gjëra që mund të bojkotojmë, por është kulmi i anormalitetit që të bojkotohet flamuri shqiptar në ditën e tij,” përfundoi Bido.

  • Importet sezonale, deputeti Bido: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100

    Importet sezonale, deputeti Bido: Fermerëve u kërkohet mandarina me 40 lekë, në treg shitet 100

    Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka denoncuar sot atë që e cilëson si një fushatë të padrejtë dhe të orkestruar mediatike ndaj prodhuesve të mandarinave në zonën e Konispolit. Në një deklaratë publike nga parlamenti, Bido hodhi poshtë me forcë zërat se prodhimi vendas është i kontaminuar me pesticide, duke e konsideruar këtë një manovër të pastër spekulative nga tregtarët e mëdhenj.
    Sipas deputetit socialist, pas lajmeve për pesticide fshihen interesat e grosistëve që synojnë të favorizojnë importin në dëm të fermerit shqiptar. “Është një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide”,-deklaroi Bido.

    Ai solli në vëmendje diferencën abuzive në çmimet e tregut: ”Ky sulm ka prodhuar që ne të kemi mandarina më shumë sesa 100 lekë në tregje, ndërkohë që fermerëve u kërkohet që t’i shesin me më pak se 40 lekë”.

    Krahas çështjes së bujqësisë, Bido u ndal edhe te pasojat e motit të keq. Ai garantoi banorët e zonave të prekura se qeveria do të mbulojë dëmet e shkaktuara. ”Do të dëmshpërblehen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, të gjithë krerët e ngordhura si dhe bletaria e zonës”,- tha ai, duke kërkuar vëmendje të shtuar edhe për dëmet në ullishte dhe biznese.

    Në mbyllje të fjalës së tij, deputeti Bido nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës për mungesën në ceremonitë zyrtare të festave të Nëntorit. ”Këtë herë opozita bojkotoi dhe flamurin. Ka shumë gjëra që mund të bojkotojmë, por është kulmi i anormalitetit që të bojkotohet flamuri shqiptar në ditën e tij”.

  • “Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik”/ Bido: Të prekurit  nga përmbytjet do dëmshpërblehen

    “Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik”/ Bido: Të prekurit nga përmbytjet do dëmshpërblehen

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido është shprehur se lajmet që flasin për mandarinat e prodhuara në Konispol si të konaminuara nga pesticide, nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm i organizuar mediatik. Bido thotë se ky sulm është i orkestruar nga ata grosistë të cilët kanë për qëllim futjen në Shqipëri të mandarinave të importuara nga jashtë. 
    Bido foli gjithashtu dhe për përmbytjet duke thënë se çdo shtëpi e dëmtuar dhe çdo familje do të dëmshpërblehet edhe për bagëtitë e ngordhura. 
    “Dua ta nis nga një sulm i padrejtë tregtar për mandarinat veçanërisht për mandarinat e Konispolit. Një sulm i orkestruar mediatikisht, një sulm që ka prodhuar që ne të kemi mandarina më shumë sesa 100 lekë në tregje ndërkohë që fermerëve u kërkohet që t’i sheshin me më pak se 40 lekë. Një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara dhe organizojnë sulme mediatike me gjasë që këto mandarina kanë dalë me pesticide. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide. Duhet të veprojmë përmes organeve shtetërore dhe veçanërisht duke deklaruar të vërtetën  madhe që ky është një sulm që i bëhet këtyre fermerëve. Ka ardhur çasti që për të gjitha produktet që janë të subvencionuara nga vendet e tjera më vlera shumë herë më të mëdha me subvencionimet që vijnë tek ne, ne të vendosim traun në doganë në mënyrë që të mund të shitet produkti vendas në këtë kohë. 
    Do të dëmshpërblehen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, të gjithë krerët e ngordhura si dhe bletaria e zonës. Është e nevojshme të kemi më shumë vëmendjen në këtë drejtim për ullinjtë dhe bizneset e dëmtuara. Këtë herë opozita bojkotoi dhe flamurin. Në ditën e flamurit nuk kishte asnjë nga opozita që të merrnin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Ka shumë gjëra që mund të bojkotojmë por është kulmi i anormalitetit që të bojkotohet flamuri shqiptar”, tha Bido. 
     

  • “Po penalizohemi padrejtësisht”/ Frikë nga pesticidet, mbi 60 mijë ton mandarina mbeten stok, reagojnë ashpër fermerët

    “Po penalizohemi padrejtësisht”/ Frikë nga pesticidet, mbi 60 mijë ton mandarina mbeten stok, reagojnë ashpër fermerët

    Në Konispol eksporti i mandarinave është bllokuar. Gjithçka nisi pas një lajmi për agrumet me pesticide. Fermerët dhe grumbulluesit gjenden sot përballë një krize të paprecedentë.
    “Unë, për shembull, kam pesë vjet që nuk grumbulloj pa analiza. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me marketet Lidl në Europë. Ata vijnë, marrin mostrat në çdo parcelë, në çdo fermer, bëjnë analizën dhe në bazë të analizës bëjnë tërheqjen e produktit. Deri sot unë kam bërë mbi 100 analiza për sivjet dhe të gjitha janë të përkryera. Në analiza del tek-tuk ndonjë karencë e lartë, por jo pesticide të ndaluara. Janë preparate të lejuara, por që ndonjëherë nuk janë në afatin kohor të vjeljes. Ne, në bashkëpunim me fermerët, vendosim datën e saktë për vjelje. Atëherë nga lindi ky sulm ndaj nesh? Doli një lajm që manderina e Konispolit ishte me pesticide. Po mirë, në cilin treg u kap ajo manderinë? Ku u ble? Ku është marrë mostra? Duhet gjendur gjurmëshmëria përmes AKU-së. Ne kemi dokumente, jo fjalë”, tha Arjol Shero, fermer dhe grumbullues
    Fermerët thonë se lajmet e pabazuara kanë shkaktuar panik dhe kanë ‘ngrirë’ eksportet. Ndërkohë që analizat laboratorike, sipas tyre, dëshmojnë të kundërtën.
    “Kam të gjitha analizat e bëra në laborator të çertifikuar në Itali. Problemi është se nuk kemi treg. Për momentin tregu është zero. Pse? Për propagandën që është bërë se manderina e Konispolit është me pesticide. Urdhëroni analizat – të gjitha në rregull. Laboratori është italian, parametrat perfektë. Manderina jonë është super për vendin, për Kosovën, për Evropën. Prodhimi im është 50 deri 60 tonë, por s’kam shitur asnjë kokërr. Parcela është emergjente, frutat janë gati për t’u hequr nga dega sepse po tejpjekin. Ajo manderinë që hanë fëmijët e mi, atë manderinë do hanë edhe njerëzit në Shqipëri e në Evropë. Por nëse çmimi bie nën 500 lekë, ne jemi nën kosto. Punojmë kot. Presim nga Zoti, sepse për momentin jemi të bllokuar”, u shpreh fermeri Lulzim Zejno.
    Mungesa e tregut dhe pasiguria kanë futur në ankth qindra familje që jetojnë vetëm me kultivimin e agrumeve. Frutat, ndonëse të cilësisë së lartë, po kalben në degë, ndërsa në depot e grumbullimit askush nuk vjen të blejë.
    “Kemi bërë analiza në 200 fermerë deri tani dhe të gjitha kanë dalë të pastra. Pa asnjë problem. Nuk ka asnjë rast me pesticide të ndaluara. Produkti është i sigurt për konsum”, shprehet Andrea Pella – përfaqësues i laboratorit analitik.
    Ndërkohë që laboratorët flasin për standarde të larta dhe cilësi të padiskutueshme, përfaqësuesit e pushtetit vendor paralajmërojnë se dëmi është kolosal.
    “Situata e tregtimit të agrumeve nuk është e favorshme. Qarkulloi një lajm për mbetje pesticide dhe për kthim nga eksporti, por kjo nuk është e vërtetë. Unë vetë e kam verifikuar në sistemin e raportimit të BE-së dhe nga 1 deri në 30 tetor asnjë ngarkesë nga Shqipëria nuk është kthyer.
    Fermerët tanë kanë bërë analiza për çdo parcelë, diçka që s’është bërë kurrë më parë. Kjo tregon përkushtim dhe përgjegjësi. Por një lajm i pabazuar mund të dëmtojë një ekonomi të tërë bujqësore.
    Kjo mund të jetë edhe një lojë e grumbulluesve për të ulur çmimet. Ndaj bëj thirrje që të kontrollohen farmacitë bujqësore dhe importet e preparateve, jo të rëndohen fermerët me analiza që kushtojnë deri në 200 euro. Ata prodhojnë, paguajnë, dhe në fund mbeten pa treg”, thekson Ergest Dule, kryetar i bashkisë.
    Në Konispol janë kultivuar rreth 1 milion pemë mandarina dhe prodhimi i këtij viti arrin rreth 60 mijë tonë, me një vlerë që shkon deri në 30 milionë euro.
    Tregu u bllokua në fillim të nëntorit, kur në media qarkulloi lajmi se nje sasi mandarinash ne tregjet e e Tiranës kanë rezultuar me insekticidin e ndaluar periphos methyl por pa specifikuar vendin e origjines. AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kane reaguar për rastin, duke sjelle me teper paqartesi si per konsumatoret ashtu dhe per prodhuesit.

  • Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO

    Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO

    Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria
     
    Në Konispol, aty ku çdo vjeshtë aroma e mandarinave mbush ajrin, këtë vit mbretëron heshtja. Degët janë të mbushura plot, por tregu është bosh. Pas një lajmi të përhapur në disa portale, që akuzonte produktin për mbetje pesticide, fermerët janë gjendur përballë një krize të paprecedentë.
     

     
    ARJOL SHERO – FERMER DHE GRUMBULLUES
     
    “Unë, për shembull, kam pesë vjet që nuk grumbulloj pa analiza. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me marketet Lidl në Europë. Ata vijnë, marrin mostrat në çdo parcelë, në çdo fermer, bëjnë analizën dhe në bazë të analizës bëjnë tërheqjen e produktit. Deri sot unë kam bërë mbi 100 analiza për sivjet dhe të gjitha janë të përkryera.Në analiza del tek-tuk ndonjë karencë e lartë, por jo pesticide të ndaluara. Janë preparate të lejuara, por që ndonjëherë nuk janë në afatin kohor të vjeljes. Ne, në bashkëpunim me fermerët, vendosim datën e saktë për vjelje.Atëherë nga lindi ky sulm ndaj nesh? Nga mediat. Doli një lajm që manderina e Konispolit ishte me pesticide. Po mirë, në cilin treg u kap ajo manderinë? Ku u ble? Ku është marrë mostra? Duhet gjendur gjurmëshmëria përmes AKU-së. Ne kemi dokumente, jo fjalë.”
     

     
    Fermerët thonë se lajmet e pabazuara kanë shkaktuar panik te tregtarët dhe kanë ngrirë eksportet. Ndërkohë që analizat laboratorike, sipas tyre, dëshmojnë të kundërtën.
     
    LULZIM ZEJNO – FERMER, KONISPOL
     
    “Kam të gjitha analizat e bëra në laborator të çertifikuar në Itali. Problemi është se nuk kemi treg. Për momentin tregu është zero.Pse? Për propagandën që është bërë se manderina e Konispolit është me pesticide. Urdhëroni analizat – të gjitha në rregull. Laboratori është italian, parametrat perfektë.Manderina jonë është super për vendin, për Kosovën, për Evropën. Prodhimi im është 50 deri 60 tonë, por s’kam shitur asnjë kokërr. Parcela është emergjente, frutat janë gati për t’u hequr nga dega sepse po tejpjekin.Ajo manderinë që hanë fëmijët e mi, atë manderinë do hanë edhe njerëzit në Shqipëri e në Evropë. Por nëse çmimi bie nën 500 lekë, ne jemi nën kosto. Punojmë kot. Presim nga Zoti, sepse për momentin jemi të bllokuar.”
     

     
    Mungesa e tregut dhe pasiguria kanë futur në ankth qindra familje që jetojnë vetëm nga agrumet. Frutat, ndonëse të cilësisë së lartë, po kalben në degë, ndërsa në depot e grumbullimit askush nuk vjen të blejë.
     
    ANDREA PELLA – PËRFAQËSUES I LABORATORIT
     
    “Kemi bërë analiza në 200 fermerë deri tani dhe të gjitha kanë dalë të pastra. Pa asnjë problem. Nuk ka asnjë rast me pesticide të ndaluara. Produkti është i sigurt për konsum.”
     
    Ndërkohë që laboratorët flasin për standarde të larta dhe cilësi të padiskutueshme, përfaqësuesit e pushtetit vendor paralajmërojnë se dëmi i krijuar nga paniku mediatik mund të jetë afatgjatë.
     
    ERGEST DULE – KRYETAR I BASHKISË KONISPOL
     
    “Situata e tregtimit të agrumeve nuk është e favorshme. Qarkulloi një lajm për mbetje pesticide dhe për kthim nga eksporti, por kjo nuk është e vërtetë. Unë vetë e kam verifikuar në sistemin e raportimit të BE-së dhe nga 1 deri në 30 tetor asnjë ngarkesë nga Shqipëria nuk është kthyer.Fermerët tanë kanë bërë analiza për çdo parcelë, diçka që s’është bërë kurrë më parë. Kjo tregon përkushtim dhe përgjegjësi. Por një lajm i pabazuar mund të dëmtojë një ekonomi të tërë bujqësore.Kjo mund të jetë edhe një lojë e grumbulluesve për të ulur çmimet. Ndaj bëj thirrje që të kontrollohen farmacitë bujqësore dhe importet e preparateve, jo të rëndohen fermerët me analiza që kushtojnë deri në 200 euro. Ata prodhojnë, paguajnë, dhe në fund mbeten pa treg.”
     

     
    Në Konispol, mandarina është simbol i jetesës. Por këtë vjeshtë, ky simbol po rrezikon të kthehet në falimentim për fermerët. Në degë qëndrojnë frutat e pjekura, si dëshmi e një pune të ndershme dhe e një sistemi që ende nuk ka mësuar si të mbrojë prodhuesin e vet. Në Konispol janë rreth 1 milion pemë mandarina dhe prodhimi i këtij viti arrin rreth 60 mijë tonë, me një vlerë që shkon deri në 30 milionë euro.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Shqipëria ‘plot’ me pesticide kontrabandë, AKU: Pikat e grumbullimit të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve

    Shqipëria ‘plot’ me pesticide kontrabandë, AKU: Pikat e grumbullimit të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve

    Pas një aksioni gati 3 javor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tregtimin e pesticideve në vendin tonë, janë vënë 9 gjoba, janë dhënë 33 paralajmërime, 5 subjekte u bllokuan, 2 licenca farmacish bujqësore u revokuan si dhe janë bllokuar gati 4 tonë pesticide, kontrabandë dhe të skaduara. Të paktën këto janë shifrat e publikuara prej datës 16 tetor e deri më tani nga AKU, në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
    Pas këtij ‘aksioni’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mblodhi në një takim grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë, për të diskutuar mbi problematikat e punës së tyre.
    “Fokusi i takimit ishte përdorimi i pesticideve të regjistruara dhe udhëzimi mbi praktikat e përdorimit të rregullt të tyre. Problematika kryesore mbetet përdorimi i pesticideve të palejuara nga fermerët dhe ku i sigurojnë ato. U theksua domosdoshmëria që pikat e grumbullimit të forcojnë kriteret dhe të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve, si edhe raport analizat përkatëse. Fokus i veçantë iu dha rolit të Farmacive Bujqësore dhe shpërndarësve të mëdhenj, të cilët duhet të tregtojnë vetëm pesticidet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe të udhëzojnë fermerët mbi përdorimin korrekt të tyre, sasitë dhe afatet e karencës, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore”, thotë AKU në njoftim.
    Tregu problematik i farmacive bujqësore, ku pesticidet që futeshin kontrabandë u shiteshin fermerëve u denoncua nga Report TV disa ditë përpara se AKU të vihej në lëvizje. Nga një hulumtim i Report TV i publikuar më 12 tetor 2025 rezultonte se ishin gjobitur 25 farmaci bujqësore për tregtim të paligjshëm pesticidesh, shitje produktesh të futura kontrabandë apo të skaduara.
    Vetëm gjatë këtij viti 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara me pesticide mbi normë janë identifikuar në doganat e Bashkimit Evropian. Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare përtej përdorimit të pesticideve të palejuara është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit. Respektimi i ‘karencës’ ose i kohës që të mbarojë efekti i dëmshëm i pesticideve pasi është hedhur në produkt, është një nga kontrollet kryesore që bëhet, thotë AKU pasi produkti del jo i pastër.

  • Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara/ AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore

    Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara/ AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore

    23 ngarkesa me pesticide mbi normë janë identifikuar në kufijtë e Evropës me produkte shqiptare vetëm përgjatë 9 muajve të këtij viti, shumica me të njëjtat produkte; speca, domate apo fruta.

    Ky fenomen i përsëritur nuk po ndalet as nga paralajmërimet, gjobat apo ndjekjet penale.
    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Report TV se vetëm gjatë këtij viti janë marrë 109 sinjalizime nga Ministria e Bujqësisë apo AKU për pesticide mbi nivelin e lejuar.

    Pas kontrolleve, 28 raste ose gati 26% e fermerëve të inspektuar u dërguan për hetim penal për përdorim mbi normë i pesticideveose përdorim të PMB-ve të palejuara.

    Në raport me vjet kjo shifër është 7-fishuar, pasi gjatë 2024-ës u referuan 4 raste për hetim penal të fermerëve të dyshuar për përdorim të pesticideve të palejuara në Republikën e Shqipërisë.

    Por si përfundojnë pesticidet e palejuara në duart e fermerëve?
    Report TV ju drejtua me një kërkesë zyrtare Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbi monitorimin e tregut të farmacive bujqësore, nga ku mësohet se nga janari 2024- deri në fund të shtatorit 2025 janë kryer gjithsej 1261 inspektime dhe janë vënë në total 25 gjoba për tregtimin e pesticideve.

    Bëhet fjalë për 6 farmaci bujqësore që tregtonin pesticide edhe pse vetë nuk ishin të licencuara (5 pakicë /1 shumicë).Po ashtu janë identifikuar 3 raste për tregtim të pesticideve të pa regjistruara në Shqipëri.

    Ndërsa në 16 raste është konstatuar se në farmacitë bujqësore tregtoheshin produkte të skaduara por me ‘riambalazhim’, nuk respektonin kushtet higjieno-sanitare të tregtimit si dhe shkelje të tjera, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëpunimit.

    Për të gjitha këto shkelje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është mjaftuar vetëm me masën ndëshkuese ‘gjobë’.

    Përtej kontrabandës, pse edhe pesticidet e lejuara po dëmtojnë fermerët?
    Vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ‘zhvishet’ nga përgjegjësia për çfarë ndodh me bujqit në ‘fermat’ e tyre, teksa thekson se “Kontrollet në fermë i kryen AKVMB-ja”.

    Ndërsa Autoriteti i Veterinarisë për përgjigjen e dhënë, thotë se nga Janari deri në Gusht të këtij viti, thotë AKVMB, janë identifikuar dhe paralajmëruar 24 fermerë pasi prodhimet e tyre kanë rezultuar me mbetje të pesticideve mbi normë.
    Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit.

    Respektimi i ‘karencës’ ose i kohës që të mbarojë efekti i dëmshëm i pesticideve pasi është hedhur në produkt, është një nga kontrollet kryesore që bëhet, thotë AKU pasi produkti del jo i pastër.
    “Me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë nga DRAKU respektive me anë të shkresave përkatëse me lëndë “Kërkesë për bashkëpunim” i drejtohen AKVMB përkatës me qellim ndjekjen dhe mbikëqyrjen e fermerëve për përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit në produkt”, thotë AKU.

    Praktikisht fermerët po kryejnë ‘vetëvrasje’, duke velur produktin para se ai të jetë pastruar nga përdorimi i pesticideve.

    Por si dalin produktet me pesticide mbi normë nga Shqipëria?
    AKU sqaron se për rastet e njoftuara nga Sistemi RASFF është bërë verifikimi i dokumentacionit, nga ku ka rezultuar se kanë pasur certifikatën fitosanitare si dhe dispononin faturat tatimore të blerjes së produktit nga fermerët përkatës.
    Mbi produktin që është bërë gati për eksport, marrë shembull speci për Slloveni, eksportuesi duhet të njoftojë AKVMB.
    Agronomi i këtij autoriteti, bën kontrollon e fundit; lëshon certifikatën fitosanitare, ku shkruan se produkti është i kontrolluar e i pastër, apo jo.

    AKVMB e pyetur se si është e mundur që produktet shqiptare edhe pse marrin certifikatën fitosanitare dalin jo të ‘pastra’ në doganat e ndryshme të Evropës, përgjigjet kështu: “Lëshimi i Certifikatës fitosanitare është për të vërtetuar se bimët, produktet bimore ose artikujt të tjerë të rregulluar të përshkruar këtu janë inspektuar dhe /ose testuar sipas procedurave të duhura zyrtare dhe konsiderohen të jenë të pastra nga dëmtuesit karantinorë të specifikuar nga pala kontraktuese importuese dhe se janë në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të palës kontraktuse importuese, duke përfshirë ato për dëmtuesit e regulluar jo-karantinorë. Ata konsiderohen të jenë praktikisht të lirë nga dëmtuesit e tjerë”.

    Pra kontrolli nga agronomët e AKVMB-së bëhet vetëm për insektet e rrezikshme, të cilat kërkohen nga importuesi, por jo për prezencën e pesticideve.

    Çfarë ndodh me produktet pasi kthehen nga shtetet e huaja?
    Në pjesën dërrmuese të rasteve produktet asgjësohen në vendin pritës, ndërsa në Shqipëri janë kthyer në 2 vitet e fundit vetëm 42 tonë mandarina, raste të dhjetorit 2024.
    Pasi kthehen në vend, ato asgjësohen sipas procedurave të caktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, thotë AKU.

    Produktet që kanë rezultuar me pesticide, a shiten në Shqipëri?
    Mbetet ende e paqartë nëse produktet që shkojnë për eksport dhe rezultojnë me pesticide tregohen edhe për konsumatorët shqiptar.
    Në përgjigje AKU thotë se “bazuar në verifikimet e sistemit të gjurmueshmërisë në OBU të cilat kanë kryer eksporte ku kanë rezultuar problematika në lidhje me mbetjet e pesticideve mbi norme, rezulton se këto Operator i Biznesit Ushqimor nuk tregtojnë në tregun vendas, pasi punojnë vetëm për eksport”.

    Po AKU dhe kallëzimet penale?
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk jep asnjë shifër, nëse ka bërë ose jo kallëzim penal për rastet e tregtimit të produkteve me prezencë të lartë pesticidesh, madje nuk sqaron nëse ka paditur ndonjërën prej farmacive bujqësore të paligjshme, ose që tregtonin produkte të futura kontrabandë. /shqiptarja.com

  • Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara! AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore

    Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara! AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore

    Dhjetëra fermerë janë gjobitur dhe dërguar për ndjekje penale për përdorim mbi normë të pesticideve në produktet bujqësore. Mësohet se përtej abuzimit nga vetë bujqit, në Shqipëri 25 farmaci bujqësore kanë kryer shkelje duke shitur pesticide të futura kontrabande, si dhe kanë ushtruar aktivitet pa pasur licencë.
    ***
    23 ngarkesa me pesticide mbi normë janë identifikuar në kufijtë e Evropës me produkte shqiptare vetëm përgjatë 9 muajve të këtij viti, shumica me të njëjtat produkte; speca, domate apo fruta.
    Ky fenomen i përsëritur nuk po ndalet as nga paralajmërimet, gjobat apo ndjekjet penale.
    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Report TV se vetëm gjatë këtij viti janë marrë 109 sinjalizime nga Ministria e Bujqësisë apo AKU për pesticide mbi nivelin e lejuar.

    Pas kontrolleve janë 28 raste ose gati 26% e fermerëve të inspektuar janë dërguar për hetim penal për përdorim i pesticideve të palejuara apo import i paligjshëm i PMB-ve.
    Në raport me vjet kjo shifër është 7-fishuar, pasi gjatë 2024-ës u referuan 4 raste për hetim penal të fermerëve të dyshuar për përdorim të pesticideve të palejuara në Republikën e Shqipërisë.

    Por si përfundojnë pesticidet e palejuara në duart e fermerëve?
    Report TV ju drejtua me një kërkesë zyrtare Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbi monitorimin e tregut të farmacive bujqësore, nga ku mësohet se nga janari 2024- deri në fund të shtatorit 2025 janë kryer gjithsej 1261 inspektime dhe janë vënë në total 25 gjoba për tregtimin e pesticideve.

    Bëhet fjalë për 6 farmaci bujqësore që tregtonin pesticide edhe pse vetë nuk ishin të licencuara (5 pakicë /1 shumicë).Po ashtu janë identifikuar 3 raste për tregtim të pesticideve të pa regjistruara në Shqipëri.

    Po ashtu janë 16 raste të tjera ku është konstatuar se në farmacitë bujqësore tregtoheshin produkte të skaduara por me ‘riambalazhim’, nuk respektonin kushtet higjieno-sanitare të tregtimit si dhe shkelje të tjera, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëpunimit.
    Për të gjitha këto shkelje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është mjaftuar vetëm me masën ndëshkuese ‘gjobë’.
    Përtej kontrabandës, pse edhe pesticidet e lejuara po dëmtojnë fermerët?
    Vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ‘zhvishet’ nga përgjegjësia për çfarë ndodh me bujqit në ‘fermat’ e tyre, teksa thekson se “Kontrollet në fermë i kryen AKVMB-ja”.

    Ndërsa Autoriteti i Veterinarisë për përgjigjen e dhënë, thotë se nga Janari deri në Gusht të këtij viti, thotë AKVMB, janë identifikuar dhe paralajmëruar 24 fermerë pasi prodhimet e tyre kanë rezultuar me mbetje të pesticideve mbi normë.
    Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit.
    Respektimi i ‘karencës’ së përdorimit në produkt të pesticidit është një nga kontrollet kryesore që bëhet thotë AKU pasi produkti del jo i pastër.
    “Me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë nga DRAKU respektive me anë të shkresave përkatëse me lëndë “Kërkesë për bashkëpunim” i drejtohen AKVMB përkatës me qellim ndjekjen dhe mbikëqyrjen e fermerëve për përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit në produkt”, thotë AKU.

    Praktikisht fermerët po kryejnë ‘vetëvrasje’, duke velur produktin para se ai të jetë pastruar nga përdorimi i pesticideve.
    Por si dalin produktet me pesticide mbi normë nga Shqipëria?
    AKU sqaron se për rastet e njoftuara nga Sistemi RASFF është bërë verifikimi i dokumentacionit, nga ku ka rezultuar se kanë pasur certifikatën fitosanitare si dhe dispononin faturat tatimore të blerjes së produktit nga fermerët përkatës.
    Mbi produktin që është bërë gati për eksport, marrë shembull speci për Slloveni, eksportuesi duhet të njoftojë AKVMB.
    Agronomi i këtij autoriteti, bën kontrollon e fundit; lëshon certifikatën fitosanitare, ku shkruan se produkti është i kontrolluar e i pastër, apo jo.
    AKVMB e pyetur se si është e mundur që produktet shqiptare edhe pse marrin certifikatën fitosanitare dalin jo të ‘pastra’ në doganat e ndryshme të Evropës, përgjigjet kështu: “Lëshimi i Certifikatës fitosanitare është për të vërtetuar se bimët, produktet bimore ose artikujt të tjerë të rregulluar të përshkruar këtu janë inspektuar dhe /ose testuar sipas procedurave të duhura zyrtare dhe konsiderohen të jenë të pastra nga dëmtuesit karantinorë të specifikuar nga pala kontraktuese importuese dhe se janë në përputhje me kërkesat aktuale fitosanitare të palës kontraktuse importuese, duke përfshirë ato për dëmtuesit e regulluar jo-karantinorë. Ata konsiderohen të jenë praktikisht të lirë nga dëmtuesit e tjerë”.

    Pra kontrolli nga agronomët e AKVMB-së bëhet vetëm për insektet e rrezikshme, të cilat kërkohen nga importuesi, por jo për prezencën e pesticideve.
    Çfarë ndodh me produktet pasi kthehen nga shtetet e huaja?
    Në pjesën dërrmuese të rasteve produktet asgjësohen në vendin pritës, ndërsa në Shqipëri janë kthyer në 2 vitet e fundit vetëm 42 tonë mandarina, raste të dhjetorit 2024.
    Pasi kthehen në vend, ato asgjësohen sipas procedurave të caktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, thotë AKU.
    Produktet që kanë rezultuar me pesticide, a shiten në Shqipëri?
    Mbetet ende e paqartë nëse produktet që shkojnë për eksport dhe rezultojnë me pesticide tregohen edhe për konsumatorët shqiptar.
    Në përgjigje AKU thotë se “bazuar në verifikimet e sistemit të gjurmueshmërisë në OBU të cilat kanë kryer eksporte ku kanë rezultuar problematika në lidhje me mbetjet e pesticideve mbi norme, rezulton se këto Operator i Biznesit Ushqimor nuk tregtojnë në tregun vendas, pasi punojnë vetëm për eksport”.
    Po AKU dhe kallëzimet penale?
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk jep asnjë shifër, nëse ka bërë ose jo kallëzim penal për rastet e tregtimit të produkteve me prezencë të lartë pesticidesh, madje nuk sqaron nëse ka paditur ndonjërën prej farmacive bujqësore të paligjshme, ose që tregtonin produkte të futura kontrabandë.

  • Gjoba për specat me pesticide/ Bllokimi i ngarkesës në Kroaci, në kërkim të fermerit që abuzoi

    Gjoba për specat me pesticide/ Bllokimi i ngarkesës në Kroaci, në kërkim të fermerit që abuzoi

    Kontejneri me speca djegës që u nis për eksport drejt shteti Kroat, u tregtua nga pika e grumbullimit e Florian Ismailit që ndodhet në Divjakë, i cili u furnizua nga katër fermer të Elbasanit.

    Top Channel mëson se hetimit për gjurmueshmërinë ende nuk kanë përfunduar sepse më parë  duhet të flasin analizat e laborator ISUV, se kush prej fermerëve rriti speca me kimikate të ndaluara. Kampionet e specave do të merën në fshatrat Mollsa, Lumas dhe Selvias.  Më tu gjetur përgjegjësit, AVMB do të procedoje me marrjen e masave.
    “Për të saktësuar gjurmueshmërinë do të merren masat në këto sera për të bërë analizat pranë laboratorit ISUV. Më pas procedura është të merren masa administrative që kësaj here është me gjobë për përdorim të PMB-ve të ndaluara, 10 mijë lekë të reja për fermerin”, shprehet  Agim Agolli, Specialist Bimësh, AKVMB.
    Gazetarja Rudina Muça: Profesor, Shqipëria për çdo muaj po bëhet pjesë e lajmeve jo të mira përsa i përket sigurisë ushqimore. Kroacia bllokoi 8000 kg spec djegës, pasi rezultuan të ngarkuar mbi norme me pesticide. Kush është burimi i këtyre pesticideve?
    “Dy janë rrugët  kryesore që kemi mbetje të pesticideve. Një vjen nga përdorimi direkt i tyre ku fermeri nuk respekton karencën dhe dozën. Dhe rruga tjetër është që mund të vijë si pasojë e përdorimit të herëpashershme dhe mbetjeve e mbetjeve që mund të jenë në tokë dhe ujëra”, përgjigjet Ferdi Brahushaj, Pedagog, UBT.
    Gazetarja: Si mund të marri fund e gjitha kjo historia e përdorimit të pesticideve në bujqësinë shqiptare?
    “Një kontroll horizontal mbi përdorimin e pesticideve në të gjitha fermat bujqësore. E para lidha me qendrat e eksesionit duke rekomanduar fermerët ku lidhja e fermerit duhet të jetë vetëm me agronomin dhe jo tregtarin që shet produktin”, shprehet Ferdi Brahushaj, Pedagog i UBT-së.
    Ministria e Bujqësisë edhe kësaj here dështoi duke lejuar prodhimin dhe tregtimin e specit djegës me pesticide. Ndaj me të drejtë dhe qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar nëse ushqimet që ata po konusmojnë janë të sigurta apo jo.
     

    Top Channel

  • Bllokimi i specave me pesticide të ndaluara nga Kroacia, AKU kujtohet për kontrolle

    Bllokimi i specave me pesticide të ndaluara nga Kroacia, AKU kujtohet për kontrolle

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Krimi Ekonomik, kanë kryer kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë, pasi Kroacia bllokoi një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, pasi rezultoi se kishin pesticide të ndaluara. Bëhet me dije se ngarkesa prej 8216 kilogramë spec djegës është marrë nga zona e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit.
    Ngarkesa me perime nga Shqipëria është bllokuar ditën e djeshme nga autoritetet e Kroacisë. Mësohet se mbi 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës janë bllokuar për shkak të përmbajtjes së pesticideve. Siç raportohet sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.
    Gjithashtu kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.