Tag: pestë

  • Fitorja e pestë rresht, “hirushja” Lens vazhdon të surprizojë në Ligue 1 (video)

    Fitorja e pestë rresht, “hirushja” Lens vazhdon të surprizojë në Ligue 1 (video)

    6 Dhjetor 2025

    19:14

    Telesport

    Lens vazhdon të surprizojë Francën këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Pierre Sage ka marrë fitoren e pestë rresht, soti duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Nantes. I zaonshmi Florian Thauvin shënoi me kokë në minutën e 33-të, pas krosimit perfekt të Aguilar.
    Në minutën e 38-te vjen barazimi nga vendasit, të cilët gjetën golin pas një penalltie të fituar për faull brenda zonës. Youssef El Arabi gabon nga penalltia, por tregohet i vëmendshëm dhe shtyn në rrjetë topin e kthyer mbrapsh nga pritja e portierit të Lens, Risser. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1.
    Goli i fitores së madhe për Lens do të vinte në minutën e 80-të, ku Wesley Said do të shënonte pas krosimit që mori nga Udol. Lens fiton 1-2 dhe kryeson me 34 pikë pas 15 javësh.
    Vendi i dytë mbahet nga PSG me 30 pikë, parizienët ndeshen në darkë me Rennes në “Parc des Princes. Ndërkohë, Marsille u mund dje 1-0 nga Lille dhe të dyja ekipet ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 29 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Sezoni i ri i “Stranger Things” po thyen rekorde, arriti 59.6 milionë shikime në pesë ditë

    Sezoni i ri i “Stranger Things” po thyen rekorde, arriti 59.6 milionë shikime në pesë ditë

    Sezoni i pestë i serialit shumë të njohur “Stranger Things” ka nisur me një sukses të jashtëzakonshëm, duke shënuar një prej debutimeve më të fuqishme në historinë e platformës Netflix. Vetëm gjatë pesë ditëve të para nga publikimi, sezoni grumbulloi 59.6 milionë shikime, duke u renditur si java më e madhe e premierës për një serial në gjuhën angleze në këtë platformë.
    Ky rezultat e pozicionon “Stranger Things 5” si debutimin e tretë më të suksesshëm të të gjitha kohërave në Netflix, duke u vendosur menjëherë pas rekordmbajtësve globalë “Squid Game” sezonet 2 dhe 3. Suksesi i sezonit të ri jo vetëm që konfirmon popullaritetin e pandalur të serialit, por edhe tregon pritshmëritë e larta të fansave për kapitullin e tij përmbyllës.
    Performanca e sezonit të pestë paraqet një rritje të dukshme krahasuar me sezonin e katërt, i cili në vitin 2022 kishte akumuluar rreth 287 milionë orë shikimi, që sipas metodologjisë së vjetër të Netflix përkthehej në rreth 22 milionë shikime. Me sistemin e ri të matjes, debutimi i sezonit të pestë rezulton me një rritje mbresëlënëse prej 171%, duke theksuar interesin e jashtëzakonshëm të audiencës.
    Duhet theksuar se sezoni i pestë pati një periudhë pesëditore për të gjeneruar të dhënat e shikimit, ndërsa sezoni i katërt u mat vetëm për tre ditë. Megjithatë, diferenca mbetet e madhe dhe konfirmon se “Stranger Things” vazhdon të jetë një ndër produktet më të forta të Netflix, ndërsa fansat presin me emocion zhvillimet e fundit të sagës së famshme.

  • “Vrapojmë për Pavarësinë”/ Në Vlorë zhvillohet edicioni i pestë i gjysmëmaratonës

    “Vrapojmë për Pavarësinë”/ Në Vlorë zhvillohet edicioni i pestë i gjysmëmaratonës

    Vrapojmë për Pavarësinë. Në Vlorë u zhvillua ediconi i pestë i gjysmë maratonës, një garë ku morën pjesë 400 vrapues shqiptar dhe të huaj.
    Gara zhvillohet u zhvillua ne tre etapa, 5, 10 dhe 21 km dhe u shtri në të gjitha rrugët e qytetit.
    Fitues i 21 km është shpallur ukrainasi Bogdan Simonoviç.
    Të tjerë vrapues shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen.
    Në fund të nëntorit zhvillimi i gjysmë maratonës është kthyer në traditë në Vlorë, pjesë e kalendarit festiv.

  • Champions League luan raundin e pestë, Çelsi-Barça sfida e mbrëmjes

    Champions League luan raundin e pestë, Çelsi-Barça sfida e mbrëmjes

    Raundi i pestë i Ligës së Kampionëve fton sot 18 skuadra për të luajtur mes tyre. Çelsi- Barcelona në Londër sfida e madhe e ditës. Në fushë edhe ekipe si Siti, Dortmund, Juventus, Napoli etj.

    Programi për sot:

    18:45

    Ajaks- Benfika

    Gallatasaraji- Union Zhilozë

    21:00

    Bodo/ Glimt-Juventus

    Çelsi- Barcelona

    Dortmund- Vijareal

    Siti-Leverkusen

    Marsejë- Njukasëll

    Napoli- Karabak

    Sllavia Pragë-Bilbao/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht, falë një autogoli në frymën e fundit (video)

    Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht, falë një autogoli në frymën e fundit (video)

    23 Nëntor 2025

    20:22

    Telesport

    Atletico Madrid ka marrë fitoren e pestë rresht, duke mposhtur Getafen 0-1 në transfertë, falë një autogoli në minutat e fundit. Ishte Giacomo Raspadori që futi një top në zonë dhe aty i pafat, Domingos Duarte, e dërgon topin në portën e tij, në minutën e 82-të.
    Një fitore shumë e vuajtur për “Colchoneros”, edhe pse dominuan takimin nga fillimi në fund, shpërblimi erdhi falë një autogoli.
    Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, 3 pikë më pak se Barcelona dhe Real Madrid. Ndërkohë, Getafe mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Nata e pestë e spektaklit të shqiptarëve! LIVE Albania’s Got Talent në Vizion PLUS

    Nata e pestë e spektaklit të shqiptarëve! LIVE Albania’s Got Talent në Vizion PLUS

    Ka nisur nata e pestë e spektaklit të shqiptarisë në televizionin kombëtar Vizion Plus. Albania’s Got Talent, spektakli i rekordeve, do të dhurojë të tjera emocione mbrëmjen e sotme.
    13 talente do të performojnë në skenën gjigante të AGT, të moderuar nga Isli Islami, përballë një jurie prestigjoze si Agron Llakaj, Elsa Lila, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo.
    A do të ketë sot një tjetër Golden Buzzer? E gjitha mbetet për t’u parë e shijuar në të vetmin televizion ku talenti, familja, spektakli, dashuria dhe kënaqësia janë vetëm për ju.

    Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni përmes ekranit, mund ta shihni LIVE në livestream të VizionPlus.al dhe në linkun e YouTube.

  • Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatorja e re prishtinase, Shpresa Qeriqi. Ajo është një nga zë i veçantë në mesin e gjeneratës së shkrimtareve të reja në letërsinë e tashme shqipe.

    Shpresa Qeriqi (1991) ka lindur në Prishtinë, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën Letërsi Shqipe. Gjatë studimeve ka iniciuar rikthimin e revistës studentore “Fryma”, ku ka qenë redaktore e prozës dhe ka botuar recensione e poezi. Si shkrimtare e prozës së shkurtër është prezantuar për herë të parë në Festivalin “Fiction Fest” në Prishtinë, me tregimin “Bishti” (2020). Shpresa ka botuar tregime në revista si Ex-Libis, Pen Kosova dhe Hejza. Dorëshkrimi i saj “Mjegull” u përzgjodh në pesëshen finale të çmimit letrar ”Kadare” 2022.

    Ajo do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do ta nderojë festivalin me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së saj artistike në natën e parë të këtij festivali (04.11.2025, ora 18:00).

    Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MARK PASHKU, PJESË E EDICIONIT TË PESTË TË “FICTION FEST”

  • Mark Pashku, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Mark Pashku, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatori Mark Pashku.

    Mark Lucgjonaj, i njohur me emrin e pendës si Mark Pashku, studimet themelore universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë-Universitetin e Prishtinës, drejtimi Letërsi shqipe, ndërsa ato post-diplomike, master, i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, për etnologji dhe letërsi. 

    Ai është autor i këtyre veprave të vlerësuara artistike:

    “Zhurma e mendimeve”, poezi, (2014), i përkthyer në gjuhën malazeze,

    “Fshati i heshtjes”, roman, (2016), i përkthyer në gjuhën gjermane,

    “Ligji i maskave”, roman, (2017),

    “Humbja”, roman, (2022),  fitues i çmimit prestigjioz “Rexhai Surroi”, i përkthyer në gjuhën angleze, franceze dhe malazeze,

    “Livia”, roman, (2024).

    Mark Pashku është një nga zërat e çmueshëm të gjeneratës së re të krijuesve shqiptarë që do ta nderojë festivalin me praninë e tij, bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e parë të festivalit (04.11.2025, ora 18:00).

    Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BESNIK MUSTAFAJ, PJESË E “FICTION FEST”

  • Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”

    Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”

    Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj. Ai është një nga zërat më të vlershëm të krijimit dhe mendimit të tashëm kulturor shqiptar.

    Besnik Mustafaj është autor i veprave të çmueshme artistike dhe eseistike, një pjesë e të cilave janë të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si franceze, angleze, gjermane, italiane, greke etj. Ai është fitues i Shpërblimit Mesdhetar për Letërsi për librin “Daullja prej letre” në vitin 1997.

    Veprat kryesore të tij janë “Një sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Boshi”, “Autoportret në teleskop”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve”, “Bishti i kometës”, “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin” etj.

    Besnik Mustafaj do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do të nderojë me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e dytë të këtij festivali (05.11.2025, ora 18:00).

    Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MË 4 DHE 5 NËNTOR NË PRISHTINË MBAHET EDICIONI I PESTË I “FICTION FEST”

  • Më 4 dhe 5 nëntor në Prishtinë mbahet edicioni i pestë i “FICTION FEST”

    Më 4 dhe 5 nëntor në Prishtinë mbahet edicioni i pestë i “FICTION FEST”

    Fillimi i nëntorit i sjell Prishtinës edicionin e pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”.Në këtë edicion jubilar do të jenë të pranishëm me diskutimet dhe leximin e tyre, shkrimtarët Besnik Mustafaj, Sali Bashota, Rita Filipi, Bardh Frangu, Shpetim Selmani, Mark Pashku – Lucgjonaj, Bardhyl Zaimi, Dhurata Hoti, Suad Arilla, dhe Shpresa Qeriqi.Ky festival është një nga aktivitetet më të rëndësishme të QKE “Sheshi”. Ndihmëtare e këtij edicioni është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Ky edicion do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor, 2025, në restorant “Amaro”, Prishtinë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FJALIMI EMOCIONAL I JOSÉ SARAMAGOS KUSHTUAR GJYSHËRVE: ATA MË MËSUAN SI TË JETOJË…