Tag: pëson

  • VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

    VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

    Egnatia po pëson disfatë 4-0 në Islandë ndaj Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League.
    Vendasit u hodhën në sulm menjëherë dhe e panë veten në avantazh pas çerek ore lojë, falë golit të Thorsteinsson.

    Einarsson dyfishoi shifrat pak më vonë, duke ndëshkuar kështu skuadrën e Edlir Tetovës.
    Thorsteinsson dhe Einarsson kompletuan dopietat personale, brenda pjesës së parë.
     

  • Kërcënoi me armë të riun,  e pëson keq autori në Shkodër

    Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër

    Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër.

    Gazetari  Bepin Kolvata mëson se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

  • Vllaznia e pëson keq në miqësore, Shkëndija mund Dinamon në Tetovë

    Vllaznia e pëson keq në miqësore, Shkëndija mund Dinamon në Tetovë

    Vllaznia në përgatitoret sllovene teksa bën gati ndeshjen e vajtjes në Conference League me Daugavpils luajti sot miqësoren e radhës. Takimi me Olimpija Ljubjanën përfundoi 4-0 për vendasit.

    Ndërkohë po këtë të hënë u zhvillua edhe miqësorja Shkëndija Tetovë- Dinamo Siti. Kjo ndeshje nxori fitues tetovarët e Jeton Beqirit me shifrat 2-1.

    Krasnii në të 31′ Jakupi në të 66′ autorët e golave për tetovarët ndërsa për blutë e Tiranës goli u shënua nga Itodo mandela në të 41′. Ky takim u luajt në Tetovë në orën 18:00.

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria e pëson në fund, mbyllet 1-1 pjesa e parë e sfidës me Letoninë

    Shqipëria e pëson në fund, mbyllet 1-1 pjesa e parë e sfidës me Letoninë

    Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë mës Letonisë dhe Shqipërisë. Ishin kuqezinjtë që kaluan të parët në avantazh nëminutën e 21 me anë të Rei Manajt.

    Por në fund të pjesë së parë letonezët barazuan pas një goditje këndi me anë Cernomordijs.
    Kujtojmë që në minutën e 21 Strakosha priti një 11 metërsh të shkaktuar nga Kumbulla.

  • I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

    I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

    Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot gjatë një interviste televizive me Dr. Vasil Llajon, kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.
    Vetëm pak metra larg vendit ku po zhvillohej intervista, një i ri nga Saranda është përfshirë nga kriza epilepsie.
    Pa humbur kohë, Dr. Llajo ka lënë intervistën dhe është nisur për t’i dhënë ndihmën e parë të riut, duke u treguar edhe një herë se mjeku mbetet gjithmonë në shërbim të jetës, pavarësisht rrethanave. Sipas burimeve të para, gjendja e djalit ka qenë e stabilizuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur rrezik për jetën.
    Dr. Llajo, së bashku me disa mbështetës të pranishëm, ka pritur ambulancën dhe është siguruar personalisht që djali të merrte trajtimin e nevojshëm.
    Ky gjest human ka tërhequr vëmendjen dhe ka fituar vlerësimin e të pranishmëve, duke konfirmuar edhe një herë profilin human dhe profesional të Dr. Vasil Llajos.