Tag: pëson

  • Ambasadori ukrainas pëson infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë, niset me urgjencë drejt Tiranës

    Ambasadori ukrainas pëson infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë, niset me urgjencë drejt Tiranës

    Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës.

    Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël, por për mjekim më të specializuar do të niset drejt Tiranës.
    Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.
    Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë.

    Top Channel

  • Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, në gjendje të rëndë

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, në gjendje të rëndë

    Ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov, pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës.
    Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël por për mjekim më të specializuar do të niset drejt Tiranës.
    Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.

  • Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

    Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

    1 Shtator 2025

    16:40

    Telesport

    Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme parash. Arsyeja është se Newcastle nuk do t’i akordojë fondin e parashikuar për “besnikërinë” ndaj klubit, duke qenë se ai pati kërkuar me ngulm largimin.
    Liverpool ka arritur ta blejë suedezin për rreth 130 mln paundë, rekord në historinë e Premier League.
    Për fatin e tij të keq, Isak do të humbasë disa milionë euro të parashikuara në kontratën e tij të vjetër (me Newcastle), nëse do të vijonte kontratën me disa sezone të tjera.

  • Nuk i kishte deklaruar 11 mijë euro, e pëson 57-vjeçari në Kakavijë

    Nuk i kishte deklaruar 11 mijë euro, e pëson 57-vjeçari në Kakavijë

    Një 57-vjecar ka përfuar në telashe me policinë, pasi iu kapën në pikën kufitare të Kakavijës 11 mijë euro të padeklaruara. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.N., ndaj të cilit ka nisur procedimi penal.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 57 vjeç, banues në Greqi, pasi në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.”, sqaron policia.

  • Rrahu kunatin, e pëson 48-vjeçarja në Fier

    Rrahu kunatin, e pëson 48-vjeçarja në Fier

    Një rast dhune në familje është raportuar në fshatin Portëz të Fierit, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj.

    Policia njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 48 vjeçe, pas verifikimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Fierit.

    Sipas burimeve zyrtare, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • Neymar pëson dëmtimin e radhës, Ancelotti nuk e grumbullon dot

    Neymar pëson dëmtimin e radhës, Ancelotti nuk e grumbullon dot

    24 Gusht 2025

    13:58

    Telesport

    Lajm i keq për kombëtaren e Brazilit. Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit se Neymar ka pësuar një dëmtim serioz në kofshë.
    Ai nuk mund të grumbullohet me Seleçaon në ndeshjet e shtatorit.
    Sulmuesi raportohet se ka ndier dhimbje gjatë një aktiviteti sportiv dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, ka kuptuar se jo vetëm nuk mund të luajë, por as të kryejë seancat stërvitore.
    Neymar ka nisur trajtimin mjekësor dhe nuk pritet të marrë pjesë në stërvitjet e para të javës së ardhshme.

  • Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest në timon (Emri)

    Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest në timon (Emri)

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël.
    Viktimë ka mbetur 63-vjeçari Baftjar Buzi.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe duke përfunduar në një kanal pranë rrugës.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

  • Premier League, Broja sërish në tribunë, Xhaka pëson humbjen e parë

    Premier League, Broja sërish në tribunë, Xhaka pëson humbjen e parë

    Janë mbyllur tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e dytë. Burnley regjistroi fitoren e parë sezonale, pasi mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Sunderland.
    Edhe në këtë takim, ashtu si javën e kaluar, Broja nuk ishte i grumbulluar te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares duket se ende nuk ka kapur formën, pasi afrimit nga Chelsea.
    Sa i përket Sunderland, Granit Xhaka pëson humbjen e parë, si kapiten i skuadrës angleze.
    Humbje surprizuese ishte edhe ajo e Aston Villa-s në transfertë, ku u mposht minimalisht nga Brentford.
    Në përballjen tjetër, Bournemouth triumfoi 1-0 ndaj skuadrës së Wolves në shtëpi.
     

  • Publikoi video në TikTok nga zyra, e pëson keq zyrtari i lartë italian

    Publikoi video në TikTok nga zyra, e pëson keq zyrtari i lartë italian

    Calenda e quajti veprimin e këshilltarit një “budallallëk” dhe shprehu keqardhje. Ai shkroi në mediat sociale: “Ky budalla që përdor zyrat e Këshillit Rajonal për pantomima të pahijshme me personazhe të papritura dhe rrëmuja të ndryshme, përjashtohet nga Azione me efekt të menjëhershëm. U kërkoj falje votuesve.”

  • Berisha mbron sërish Veliajn: Ndaj tij janë sjellë në mënyrë të papranueshme

    Berisha mbron sërish Veliajn: Ndaj tij janë sjellë në mënyrë të papranueshme

    Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku  u paraqit në zbatim te masës së sigurisë detyrim paraqitje, bëri disa deklarata të forta para mediave.
    Ai akuzoi autoritetet se po mbajnë Metën të izoluar pa asnjë provë ligjore dhe në kushte çnjerëzore. Berisha pretendon se edhe Veliaj është keqtrajtuar dhe kërcënuar në burg nga një biznesmen, në prani të ministrit Ulsi Manja.

    “Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Ka dhe raste të tjera.

    Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo duhet provuar, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.
    Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët duhet të respektohen.
    Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës.
    Ai është si është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë.
    E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Ulsi Manja e vizitoi në burg, i shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto e pëson gruaja, e fëmija, e pëson gjyshja, e pëson gjyshi dhe me radhë”, tha Berisha.