Tag: pëson

  • Portieri i Tottenham kërkon të kopjojë Neuer, por e pëson shumë keq (video)

    Portieri i Tottenham kërkon të kopjojë Neuer, por e pëson shumë keq (video)

    29 Nëntor 2025

    21:31

    Telesport

    Tottenham është zënë në befasi nga Fulham, në derbin londinez, ku mysafirët shënuan dy gola të shpejtë brenda 6 minutave të para. Në minutën e 4-të pas asistit fantastik të Samuel Chukwueze, Kenny Tete gjen rrjetën me një goditje të bukur në kufijte e zonës së rreptësisë, i ndihmiuar edhe nga devijimi i Destiny Udogie.
    Ndërkohë që në minutën e 6-të, pas një dalje të gabuar të Guglielmo Vicario dhe topit të humbur prej tij, Harry Wilson tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Portieri italian kërkon të “imitojë” Manuel Neuer, i cili bën shpesh dalje të tilla, por në fund e pëson keq.
    Fulham vazhdon të kryesojë 0-2, por ka ende minuta lojë dhe në një derbi të tillë, asgjë nuk ka mbaruar dhe rezultati do të vendoset në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
    SHIKOGOLAT

  • Vllaznia e pëson sërish, FIFA evidenton dy gjyqe të humbura

    Vllaznia e pëson sërish, FIFA evidenton dy gjyqe të humbura

    Zhvillime të tjera te Vllaznia. Ato janë negative pasi nga dje, FIFA ka publikuar edhe dy dënime të tjera, për dy lojtarë të tjerë që nuk janë paguar nga klubi kuqeblu. Ata kanë humbur gjyqin e përsëri nuk kanë respektuar afatin për pagesën që i ka caktuar FIFA.

    Mbetet për t’u parë nëse FIFA, i përmbledh sanksionet në tre sesone apo për çdo ndëshkim ka penalizim në vete. Çdo vonesë pritet të paguhet një kamatë ndaj personit të dëmtuar, ashtu si edhe një gjobë ekstra nga FIFA bashkë me shpenzimet e gjyqit në secilin rast.

    Vazhdo leximin

  • “Andorra nuk pëson më shumë se dy gola”, Silvinjo i shqetësuar para finales: Nuk rritet vetëm Shqipëria, por edhe të tjerët

    “Andorra nuk pëson më shumë se dy gola”, Silvinjo i shqetësuar para finales: Nuk rritet vetëm Shqipëria, por edhe të tjerët

    Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës. Trajneri i Kombëtares ka bërë thirrje për kujdes nga ana e lojtarëve të tij në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, duke përmendur faktin se Andorra pëson shumë pak gola.
    “Andorra ka një trajner që po bën shumë kohë me ekipin, di t’i nxjerrë maksimumin. Lojtarët luajnë për cdo top, për cdo centimetër të fushës. është një ekip që nuk pëson më shumë se dy gola, mbrohen shumë mirë. Anglia fitoi vetëm 1-0 këtu, ndërsa edhe Serbia për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte 1-1.
    E dimë që nuk do të jetë e lehtë. Edhe në ndeshjen e parë ishte e tillë, pasi shënuam golin e dytë u qetësuam. Shqipëria është rritur shumë, Federata, rezultatet, puna flet vet. Por ndërkohë që rritemi ne, rriten edhe të tjerët. Kur luan jashtë është më e vështirë se në shtëpi, vecanërisht ne kemi më shumë rezultate të mira brenda sesa jashtë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

  • Drita fiton në Irlandë, Shkëndija e pëson në shtesë, Shaqiri hero te Bazel

    Drita fiton në Irlandë, Shkëndija e pëson në shtesë, Shaqiri hero te Bazel

    Drita fiton në Irlandë, Shkëndija e pëson në shtesë, Shaqiri hero te Bazel – Sporti im

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Frenkie de Jong: Nëse pëson tre gola, është e vështirë ta fitosh ndeshjen

    Frenkie de Jong: Nëse pëson tre gola, është e vështirë ta fitosh ndeshjen

    Barcelona doli nga Bruzhi me barazimin 3-3, që la më shumë dyshime sesa përgjigje. Frenkie de Jong, një nga liderët blaugrana, nuk i fshehu kritikat pas një ndeshjeje ku dolën në pah problemet e zakonshme mbrojtëse të skuadrës: “Ishte një ndeshje që duhej ta kishim fituar, prandaj duhet t’i bëjmë gjërat shumë më mirë”.
    Barça vuajti sërish në kundërsulme dhe në duelet e hapësirave të mëdha, një aspekt që sezonin e kaluar e kishte zgjidhur me organizim dhe linjë të lartë mbrojtjeje. De Jong nuk e anashkaloi analizën: “Jemi pak të dobët në kundërsulme, në mbulimet, në presionin e lartë, në mënyrën si pozicionohemi prapa… Ka pak nga gjithçka që nuk shkon”.
    Mesfushori theksoi se skuadra është e vetëdijshme për këto probleme: “Ka gjëra që duhet t’i rregullojmë. E dimë dhe po punojmë për to”. Megjithatë, ai theksoi se nuk mund të jetojnë me kujtimet e sezonit të kaluar: “Ajo që ndodhi sezonin e kaluar duhet të mbetet pas. As atëherë nuk ishim skuadra më e mirë në Europë. Duhet të përmirësohemi, sepse as atëherë nuk e fituam Championsin dhe pësonim shumë gola”.
    Kur u pyet nëse gjithçka lidhet me mbrojtjen, De Jong u tregua i drejtpërdrejtë: “Nuk është vetëm ajo, por nëse pëson tre gola… bëhet e vështirë fitorja”. Ndër të paktat lajme pozitive të mbrëmjes ishte rikthimi në formë i Yamal, protagonist dhe vendimtar. “Po, ai ishte shumë mirë. Është një lojtar special dhe gjithmonë bën diferencën, – tha De Jong. – Mund të ketë ndonjë ndeshje më të mirë ose më të dobët, por nëse vazhdon të punojë kështu, s’duhet të shqetësohemi për nivelin e tij”.

  • Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

    Tension te kryesuesit e Skënderbeut në javën e nëntë, ndërsa Besa siguroi fitoren e parë të sezonit. Laçi u ndal në Gjirokastër.
    Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e nëntë. Këtë të mërkurë duke nisur nga ora 14:00 u zhvilluan pesë takime, ku nuk munguan surprizat.
    Në Fushë-Krujë, vendasit e Kastriotit ia dolën të fitonin 3-2 kundër kryesuesve të Skënderbeut. Tension dhe protesta nga krutanët, që braktisën për disa çaste fushën pas golit me penallti nga Skënderbeu. Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën golin me Abubakar në minutën e 27-të. Pas golit pati protesta nga Kastrioti në drejtim të kryesorit Laver Alla për një pozicion jashtë loje, ndërsa krutantë u tërhoqën për disa minuta nga fusha dhe u rikthyen në lojë. Vijimi i lojës solli edhe përmbysjen e rezultatit me dopietën e Kapllanit. Në fraksionin e dytë korçarët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Shaqes, ndërsa dy futbollistë të miqve u grindën mes tyre për të vijuar lojën sa më shpejt. Në fund 3-2 dhe Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale, paçka se kryeson renditjen.
    Në stadiumin e Luzit, Besa mori fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur 3-1 Kukësin në 100 vjetorin e klubit verdhezi. Në stadiumin e Gjirokastrës vendasit e Luftëtarit ndalën 0-0 Laçin. Tri pikë edhe për Pogradecin në Peshkopi, ndërsa Burreli dhe Lushnja barazuan pa gola.

  • Chelsea e pëson keq, Sunderland fiton me përmbysje në Londër

    Chelsea e pëson keq, Sunderland fiton me përmbysje në Londër

    Chelsea pëson disfatë të hidhur 1-2 në shtëpi nga Sunderland. Blutë e Londrës kaluan në epërsi që në minutën e katërt me Garnacho. Isidor vendosi ekuilibrat, brenda pjesës së parë.
    Përmbysja e madhe erdhi nga Talbi në fundin e ndeshjes, duke i dhuruar 3 pikë të papritura skuadrës së Le Bris. Në takimin tjetër, Newcastle mundi 2-1 Fulham.

    BalkanWeb

  • Euro prek fundin, pëson një tjetër rënie drastike në raport me Lekun

    Euro prek fundin, pëson një tjetër rënie drastike në raport me Lekun

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • E futi me forcë në makinë, e pëson 58-vjeçari në Korçë

    E futi me forcë në makinë, e pëson 58-vjeçari në Korçë

    Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka abuzuar me një shtetase.

    Sipas burimeve paraprake, mësohet se i dyshuari, me inicialet L.G., kishte një lidhje intime me gruan, por në një moment ka ushtruar dhunë duke e future me forcë në makinën e tij.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të çështjes, ndërsa pritet një vendim përfundimtar nga organet kompetente në lidhje me 58-vjeçarin.

  • Broja merr minutat e parë, Bërnli e pëson në shtesë nga Liverpul

    Broja merr minutat e parë, Bërnli e pëson në shtesë nga Liverpul

    U desh të vinte java e katërt në Premier League që Armando Broja të firmoste minutat e tij të parë me skuadrën e re në Angli, Bërnlin. Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë në minutën e 89′ duke marrë vendin e Antoni teksa shifrat ishin 0-0.

    Më pas Liverpul fitoi një penallti të cilën Salah e kthehu në gol. Minutat e para për Brojën ndërsa Bërnli nuk mori pikë përballë kampionëve të edicionit të kaluar që udhëheqin me 12 pikë të plota.

    Vazhdo leximin