Tag: pësoi

  • Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

    Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

    Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët: “Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta.
    Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës.
    Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.”
    Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.

    Top Channel

  • Hyri në det dhe pësoi arrest kardiak, ndërron jetë 66-vjeçari

    Hyri në det dhe pësoi arrest kardiak, ndërron jetë 66-vjeçari

    Një 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.

    I moshuari  sapo hyri në det rreth orës 19:00, pësoi arrest kardiak dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
    “Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

    Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

    Një turist nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shkëmbin e Kavajës.
    Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën pas një arresti kardiak që pësoi pas hyrjes në det.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.
     

  • Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

    Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

    Gjiri i Gramës Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës.
    Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.
    Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses:
    Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës
     

  • Pësoi prerje tek këmbët/ Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

    Pësoi prerje tek këmbët/ Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

    Foto ilustruese

    VLORË- Një turist gjerman u godit dje ga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë. Në lidhje me këtë incident, Policia e Shtetit ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones. Velaj akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

    Ngjarja u regjistrua një ditë më parë ndërsa, turisti gjerman pësoi prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore.
    Fillimisht ishte drejtuesi i gomones ai që e nxori turistin në breg dhe më pas policia e transportoi në spitalin e Himarës. Më pas, turisti u soll me helikopter në spitalin e Traumës, ku edhe vazhdon dhe merr trajtim mjekësor.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
    Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
    Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Vdekja e tmerrshme! 24-vjeçarja bie në xhakuzi dhe digjet, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital

    Vdekja e tmerrshme! 24-vjeçarja bie në xhakuzi dhe digjet, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital

    Gabriela Christine Barreto de Freitas

    BRAZIL- Një 24-vjeçare nga Brazili vdiq në një aksident të tmerrshëm pasi i ra të fikët dhe përfundoi në një xhakuzi. Kështu ajo pësoi duke pësuar djegie të shkallës së tretë në të gjithë trupin. Gabriela Christine Barreto de Freitas qëndroi në spital për gjashtë ditë, me trupin e mbuluar me fasha, por vdiq pasi pësoi një atak në zemër.
    Tragjedia ndodhi në një hotel në qytetin e Curitibas, ku Gabriela shkoi me një mikeshën e saj.
    Sipas motrës së Gabrielës, shoqja e saj ndezi xhakuzin dhe shkoi në shtrat. Në një moment, ajo dëgjoi Gabrielën të rrëshqiste dhe të binte në ujë. Derisa ajo shkoi pranë xhakuzit, lëkura e vajzës kishte filluar të zhvishej.
    “Nuk e dimë se si vdiq Gabriela. Askush nuk na dha përgjigje. Na thanë vetëm se ajo pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë,”- tha motra e viktimës.
    Policia po heton rrethanat e vdekjes së vajzës dhe avokati i familjes së saj po kërkon një inspektim të ambienteve të hotelit për të përcaktuar nëse termostati kishte defekt./ZËRI

  • Tjetër tërmet tund Turqinë! Vdes një e mitur, pësoi atak paniku! 69 të plagosur, u hodhën nga godinat

    Tjetër tërmet tund Turqinë! Vdes një e mitur, pësoi atak paniku! 69 të plagosur, u hodhën nga godinat

    Pamje nga lëkundjet

    TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua herët këtë mëngjes pranë Marmaris në Turqi dhe pranë ishullit grek të Rodosit. Rreth orës 00:30, lëkundjet u ndjenë në pjesë të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Greqisë, por edhe në disa vendeve të tjera në rajon.
    PAMJET E LËKUNDJEVE:

    Nga lëkundjet, ndërroi jetë një vajzë 14-vjeçare, ndërsa u plagosën të paktën 69 persona. Sipas të dhënave të para që janë mësuar nga mediat vendase, e mitura pësoi një atak paniku nga lëkundjet. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Afranur Ginli humbi jetën; ndërsa të plagosurit u hodhën nga lartësia për të dalë nga godinat ku ndodheshin në momentin që ndjenë lëkundjet.
    Dr. Ceyhun Uzcelik, drejtor i Qendrës për Sistemet e Informacionit Gjeografik në Universitetin Mugla, tha: Për momentin, nuk presim një cunami në brigjet e Marmaris. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm pas tërmeteve më të forta. Këshillat e autoriteteve duhet të merren seriozisht.

  • Hapet hamami turk në Durrës, shtohen atraksionet turistike në qytetin bregdetar

    Hapet hamami turk në Durrës, shtohen atraksionet turistike në qytetin bregdetar

    Durrësi ka tashmë një atraksion të ri turistik. Hamami turk, monument kulture i kategorisë së parë, i cili ka rihapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë lekësh nga programi EU4Culture i BE-së.
    Godina e shekullit XVIII është një nga dhjetë hamamet e mbijetuar në Shqipëri dhe hapet për herë të parë për publikun.
    Gjatë tërmetit të vitit 2019, Hamami pësoi dëmtime serioze dhe u përfshi në listën e monumenteve që do të restauroheshin me fondet e BE-së. I dëmtuar nga i njëjti tërmet mbeti edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Durrësit, ku prej tre vitesh vazhdojnë punimet për restaurimin.

    Muzeu pritet të rihapet për vizitorët në vjeshtën e këtij viti.
    Hamami ndodhet në krah të bulevardit “Epidamn”. I vendosur vetëm disa qindra metra larg paraardhësit të tij antik, banjave romake, hamami funksionoi për herë të parë deri në fund të shekullit XIX.
    Në fillim të viteve 2000, ai pësoi disa ndryshime për t’u kthyer në një kafene, e cila funksionoi për disa vite.
    /vizionplus.tv

  • 54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku i klinikës “Villa Alba”: Pësoi atak kardiak

    54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku i klinikës “Villa Alba”: Pësoi atak kardiak

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku Valbona Xhazejno humbi jetën pas operacionit në stomak një ditë më parë në spitalin privat “Villa Alba”.
    Kirurgu Ilir Shani, i cili është pronar i klinikës private “Villa Alba”, ka reaguar lidhur me vdekjen e pacientes 54-vjeçare.
    Kirurgu Shani, i cili është nën hetim lidhur me vdekjen e 54-vjeçares, shkruan në Facebook se “operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim. Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21, pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash.“, shkruan mjeku.
    Reagimi i plotë i kirurgut Ilir Shani:
    Në vijim të ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në ambientet e spitalit tonë, ndjej për detyrë morale dhe profesionale të paraqes një sqarim mbi pozicionin tonë si institucion shëndetësor dhe timin personalisht si mjek përgjegjës.
    Së pari, në emër të stafit mjekësor dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet familjarisht më të sinqerta familjes së të ndjerës V.XH. Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne, pasi e ndjera ishte jo vetëm paciente, por edhe një e njohur e afërt e jona për të cilën ushqenim respekt të veçantë. Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjarëve në këtë moment të vështirë.
    Si mjek përgjegjës, ndjej detyrimin të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtë, duke u udhëhequr nga parimi i transparencës ndaj familjarëve dhe qytetarëve.
    Pacientja V.XH iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të ngushtimit te stomakut më datë 20.05.2025. Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim .
    Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21 , pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë , goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses.
    Në emër të vetes dhe të të gjithë stafit që ka qenë i përfshirë në trajtimin e pacientes, shpreh keqardhjen më të thellë për këtë humbje. E kuptojmë dhe ndjejmë dhimbjen e familjes dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse, të cilat do të hedhin dritë mbi çdo aspekt të kësaj ngjarjeje.
    Me respekt dhe përulësi para dhimbjes së familjes,
    Ilir Shani

  • Pacientja i vdiq në duar, mjeku Shani: Ishte mirë pas operacionit, pësoi arrest kardiak ditën tjetër

    Pacientja i vdiq në duar, mjeku Shani: Ishte mirë pas operacionit, pësoi arrest kardiak ditën tjetër

    Pacientja

    DURRËS- Mjeku Ilir Shani ka reaguar pasi një paciente 54-vjeçare ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale të bërë prej tij. Në një postim në Facebook, mjeku shkruan se pacientja ka dalë në gjendje të stabilizuar pas operacionit dhe me parametra jetësorë brenda normave. Por, ai shton se në të gdhirë të datës 21, pacientja pësoi një arrest kardiak dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Mjeku shton shpreh keqardhjen më të thellë për këtë humbje.
    Ngjarja e rëndë u raportua sot, pas denoncimi të bërë nga familjarët e 54-vjeçares. Gruaja donte të kryente ndërhyrjen për ngushtimin e stomakut për të humbur peshë. 

    Reagimi i plotë i kirurgut Ilir Shani: 
    Në vijim të ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në ambientet e spitalit tonë, ndjej për detyrë morale dhe profesionale të paraqes një sqarim mbi pozicionin tonë si institucion shëndetësor dhe timin personalisht si mjek përgjegjës.
    Së pari, në emër të stafit mjekësor dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet familjarisht më të sinqerta familjes së të ndjerës V.XH. Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne, pasi e ndjera ishte jo vetëm paciente, por edhe një e njohur e afërt e jona për të cilën ushqenim respekt të veçantë. Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjarëve në këtë moment të vështirë.
    Si mjek përgjegjës, ndjej detyrimin të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtë, duke u udhëhequr nga parimi i transparencës ndaj familjarëve dhe qytetarëve.
    Pacientja V.XH iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të ngushtimit te stomakut më datë 20.05.2025. Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim .
    Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21 , pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë , goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses.
    Në emër të vetes dhe të të gjithë stafit që ka qenë i përfshirë në trajtimin e pacientes, shpreh keqardhjen më të thellë për këtë humbje. E kuptojmë dhe ndjejmë dhimbjen e familjes dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse, të cilat do të hedhin dritë mbi çdo aspekt të kësaj ngjarjeje.
    Me respekt dhe përulësi para dhimbjes së familjes,
    Ilir Shani