Tag: pësoi

  • Pikëlluese/ Pësoi hemorragji në tru, ndërron jetë legjenda e futbollit…

    Pikëlluese/ Pësoi hemorragji në tru, ndërron jetë legjenda e futbollit…

    Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. De Boeck, i cili luajti 36 ndeshje me Belgjikën gjatë karrierës së tij, pësoi një hemorragji të madhe në tru që e la në koma për tre ditë. Mediat e huaja shkruajnë se ikona e Anderlechtit u rrëzua në shtëpi të premten, përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar të Antwerpit.
    Fatkeqësisht, dëmtimi ishte shumë i rëndë që ai të shërohej. Familja e tij konfirmoi se ish-mbrojtësi vdiq mbrëmë i rrethuar nga të dashurit e tij. Ai ka lënë pas dy vajza, Bo dhe Caro. De Boeck e filloi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes FC Boom përpara se të nënshkruante për Mechelen. Gjigantët belgë Anderlecht e morën mbrojtësin në vitin 1995, ku ai ishte kapiten i skuadrës dhe luajti për 10 vjet deri në daljen e tij në pension në vitin 2005 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
    Pasi vari këpucët në gozhdë, 54-vjeçari u bë ndihmës trajner te Anderlecht përpara se të niste karrierën e tij si trajner. Puna e tij e parë ishte te Cercle Brugge, ku qëndroi për tre vjet përpara se të merrte drejtimin e Germinal Beerschot. Më vonë, De Boeck drejtoi ekipin në Holandë me VVV-Venlo përpara se të kthehej në Belgjikë, ku mori drejtimin e Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.

  • Pësoi dëmtim, mësohet nëse Hoxha do luajë në fundjavë

    Pësoi dëmtim, mësohet nëse Hoxha do luajë në fundjavë

    Lajm i mirë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i kombëtares, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Goricës, do të jetë gati për sfidën e fundjavës që Dinamo e Zagrebit do e luajë të shtunën ndaj Hajdukut të Splitit.
    Vlen të theksohet se Hoxha me gjasë nuk do e nisë si titullar, me trajnerin Mario Kovacevic që mund ta aktivizojë në pjesën e dytë. 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, sakaq ka dhuruar 2 asiste.

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, tre futbollistë do të mungojnë me Anglinë në ndeshjen e së dielës

    Lajm i mirë për Shqipërinë, tre futbollistë do të mungojnë me Anglinë në ndeshjen e së dielës

    Mark Guehi, Nik Pope dhe Antoni Gordon do të humbasin dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Anglisë për Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi.
    Guehi pësoi një dëmtim në këmbë në fitoren e Kristal Palas në mesjavë të Ligës së Konferencës, gjë që e la të paaftë të ecte. Anësori i Njukasëllit, Gordon, humbi humbjen e së dielës ndaj Brentford për shkak të një problemi në ije, ndërsa portieri Pope gjithashtu pësoi një tronditje në humbjen 3-1.
    “Nik Pope pësoi tronditje dhe kjo është arsyeja pse e nxorëm jashtë fushe. Sapo u njoftuam për këtë, ai u tërhoq. Ai nuk do të shkojë me Anglinë. Antoni ka një dëmtim të vogël, kështu që do të mungojë me Anglinë,” tha trajneri Edie Hau..
    Anglia, e cila tashmë është kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, do të përballet me Serbinë në “Ëembley” të enjten përpara se të luajë kundër Shqipërisë në Tiranë të dielën. Lojtarët e kombëtares angleze do të grumbullohen ditën e sotme.

  • “Nga shiu në breshër”, trajneri Luis Enrique humbet për disa javë 3 lojtarë kryesorë

    “Nga shiu në breshër”, trajneri Luis Enrique humbet për disa javë 3 lojtarë kryesorë

    6 Nëntor 2025

    8:54

    Telesport

    Gjërat po shkojnë keq e më keq te PSG për sa i përket dëmtimeve. Në humbjen 1-2 ndaj Bayern Munich në Champions League erdhën tri dëmtime. Achraf Hakimi pësoi një ndrydhje të rëndë të kyçit të këmbës së majtë, por për fat pa frakturë.
    Lëndimi ishte më pak serioz sesa dukej nga pamjet e kapura nga kamerat, por do ta mbajë mesfushorin jashtë fushave për të paktën gjashtë javë. Ousmane Dembélé pësoi një këputje të pulpës së majtë.
    Ky është një dëmtim i ri për fituesin e Topit të Artë 2025, i cili do të qëndrojë jashtë për javët e ardhshme, siç e ka sqaruar vetë klubi francez. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Nuno Mendes është gjithashtu në telashe.
    Mbrojtësi i majtë portugez ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë dhe po vuan nga një ndrydhje, megjithëse arriti të luajë 90 minutat e plota ndaj bavarezëve. Të tre lojtarët e Luis Enrique pritet të humbasin ndeshjet ndërkombëtare me ekipet e tyre kombëtare fundjavën e ardhshme.
    Ashtu si Dembele, edhe Nuno Mendes vlerësohet të jetë rikuperuar plotësisht rreth fundit të nëntorit. Përveç sfidës së kësaj fundjave ndaj Lyon, ata do të humbasin takimet ndaj Le Havre, Tottenham, Monaco dhe Rennes.

  • U nis nga Korça me urgjencë, mbërrin në QSUT 6-vjeçarja që pësoi djegie nga flakët në banesën e saj

    U nis nga Korça me urgjencë, mbërrin në QSUT 6-vjeçarja që pësoi djegie nga flakët në banesën e saj

    foto ilustruese

    TIRANË- Ka mbërritur pak minuta më parë në QSUT vajza 6- vjeçare e cila pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq ditën e sotme. Ajo u nis nga Spitali Rajonal i Korçës drejt Tiranës për trajtim të specializuar për shkak se gjendja e saj është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit.
    Zjarri shpërtheu mesditën e sotme në banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Merjeme Azizllari humbi jetën nga asfiksia brenda banesës, ndërsa djali Luka ndërroi jetë në spitalin e Korçës pak orë më vonë. Ndërsa vajza e vogël ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma./ZËRI

  • “Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm”/ Pasi i ati i pësoi infarkt, Jori Delli zbulon fatkeqësinë tjetër në familje

    “Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm”/ Pasi i ati i pësoi infarkt, Jori Delli zbulon fatkeqësinë tjetër në familje

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës së saj gjatë një interviste në programin “E Diell”. Modelja tregoi se babai i saj pësoi një infarkt teksa ndodhej në Vlorë, ndërsa ajo vetë ishte në Itali. E përfshirë nga ankthi dhe frika, Jori kujtoi rrugëtimin e vështirë për të mbërritur tek i ati.
    “Ka qenë një ditë e tmerrshme. U përballa me probleme në aeroport, nuk më linin të udhëtoja pasi kisha vetëm kartën e identitetit italiane, e cila ishte e grisur. Për fat, vëllai im ishte pranë babait në ato momente,” rrëfeu ajo me emocion.
    Në dëshminë e saj, Jori nuk la pa përmendur gjendjen e spitaleve në Shqipëri, duke e cilësuar përvojën në spitalin e Vlorës si traumatike.
    “Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë që përjetoi babai im. Vetëm kur ai u transferua në Tiranë, arrita të ndihesha më e qetë,” tha ajo.
    Edhe pse babai i saj tashmë është në përmirësim, vetëm dhjetë ditë pas kësaj ngjarjeje, familja u përball me një tjetër fatkeqësi.
    “Fatkeqësisht, pas pak ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali,” zbuloi ajo.

  • Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth/ Trupi transportohet me helikopter

    Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth/ Trupi transportohet me helikopter

    Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”.
    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor. 
    Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore. 
    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. 

  • Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

    Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

    Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
    Ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.
    Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.
    Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës.

  • Pësoi infarkt në Voskopojë, ambasadori ukrainas i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

    Pësoi infarkt në Voskopojë, ambasadori ukrainas i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në fshatin Voskopojë.
    Pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, diplomati 67-vjeçar u transportua drejt Tiranës nga një helikopter i Urgjencës Mjekësore, shkruan A2.
    Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër në një spital privat në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Volodymyr Shukrov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri që prej vitit 2020.