Tag: peshore

  • Arrestohen dy persona në Tiranë/ U sekuestrohet kokainë, peshore elektronike dhe automjet, policia…

    Arrestohen dy persona në Tiranë/ U sekuestrohet kokainë, peshore elektronike dhe automjet, policia…

    Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së drogave të forta në sasi të vogla.
    Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike dhe 1 automjet.Vihet në pranga 48-vjeçari që i posedonte.
    Në pranga edhe një 41-vjeçar për moskallëzim krimi.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe të mbështetura nga informacione se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e Vorës, vijuan kontrollet me fokus identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
    Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:– Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;– R. K., 41 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjer shtetasin R. K. Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të banesës së 48-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se Sh. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, por dy peshore drejtësie!

    Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, por dy peshore drejtësie!

    Në Shqipëri, drejtësia shpesh nuk vendos sipas ligjit, por sipas pushtetit. Kur pushteti vendos të mbrojë dikë, shpik si mburojë edhe gjininë.
    “Të mos arrestohet, është grua”, dëgjohet të thuhet sot për Belinda Ballukun.
    Por kur në vend të saj ishte Rovena Voda, askush nuk e tha këtë.
    Të dyja janë gra. Të dyja zyrtare. Të dyja të akuzuara nga drejtësia. Por njëra s’kishte mburojë politike, tjetra po.
    Njëra u dënua për një arkë me peshk, disa dhurata simbolike dhe një celular; tjetra akuzohet për një aferë që peshon 50 milionë euro dhe ende shkon çdo mëngjes në zyrë si të mos kishte ndodhur asgjë.
    Rovena Vodën e shënjestruan shpejt. Përgjime, prova, ndalim, dënim me burg. Belinda Ballukun, drejtësia e shikon nga poshtë, me frikë a me urdhër, ende nuk e dimë.
    SPAK e ka marrë të pandehur, por nuk e ka pezulluar. Dhe ky është dallimi mes një nëpunëseje të thjeshtë dhe një figure të pushtetit absolut.
    Balluku nuk është e akuzuar për një favor të vogël.
    Dosja e saj përfshin manipulime në tenderin e tunelit të Llogarasë, një projekt kolosal me fonde publike prej gati 19 miliardë lekësh, ku dyshohet se janë ndryshuar kriteret për t’u dhënë kompanive të preferuara. Hetimi flet për shtesë abuzive prej 50 milionë eurosh, për një garë të prishur dhe një fitues të paracaktuar.
    Megjithatë, ajo vijon të firmosë dokumente, të japë urdhra dhe të udhëheqë vartës që vetë janë pjesë e hetimit.
    Nëse këtu s’ka konflikt interesi, atëherë çfarë është?
    Nëse nuk është presion institucional mbi drejtësinë, atëherë çfarë tjetër mund të quhet?
    Në rastin e Vodës, drejtësia veproi si bisturi. E dyta Balluku, zonja që luan me miliona euro të buxhetit të shtetit, trajtohet me kujdes si “figurë politike e rëndësishme”.
    Ky është thelbi i problemit. Në Shqipëri drejtësia nuk mat me ligjin, por me pushtetin.
    Në çdo vend ku sundon ligji, një zyrtar nën akuzë për korrupsion pezullohet menjëherë.
    Këtu, një zëvendëskryeministre nën hetim për tendera miliarda euro vazhdon të udhëheqë ministrinë që është objekt i akuzës dhe ky është rrezik institucional.
    Sepse çdo ditë që Balluku qëndron në detyrë, rrezikohet hetimi, zhduken prova, ndikohen dëshmi.
    Çdo vonesë e SPAK-ut në këtë rast e zhbën besimin që u ndërtua me mund.
    Drejtësia që ndëshkon të voglin dhe fal të fortin nuk ngre shtet, rrënon besimin.
    Në një vend normal, një arkë me peshk nuk mund të peshojë sa 50 milionë euro, por këtu drejtësia duket se mat me dy peshore. / BalkanWeb

  • E vërteta që del në sipërfaqe!  Shenjat e Horoskopit më të prekura nga Hëna e re në Peshore

    E vërteta që del në sipërfaqe! Shenjat e Horoskopit më të prekura nga Hëna e re në Peshore

    Ndërsa sezoni i Peshores po mbaron më 22 tetor, një Hënë e Re e fuqishme në të njëjtën shenjë një ditë më parë shënon një pikë kthese. Nevoja për ekuilibër, harmoni dhe ndershmëri në marrëdhënie del në pah, ndërsa Hëna e Re bën thirrje për vetëanalizë, sqarim dhe lëvizje të guximshme që çojnë në ndryshime kuptimplote.
    Me energjitë e Diellit dhe Hënës në Peshore që përballen me sfidat nga Jupiteri në Gaforre, kjo periudhë ngjall emocione të forta dhe ngjall plagë të vjetra. Në të njëjtën kohë, prania e Plutonit në Ujor dhe bashkimi Merkur-Mars në Akrep japin një ndjesi “zbulese” dhe depërtimi të thellë, duke i shtyrë shenjat të shohin të vërtetën, pavarësisht se sa e vështirë është.
    Tre shenjat e mëposhtme të zodiakut preken më shumë nga Hëna e Re e 21 tetorit:

    DashiTensioni i brendshëm që sjell kjo Hënë e Re ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet. Periudha nxjerr në pah situata të ngarkuara emocionalisht dhe shkakton probleme të vjetra që ndikojnë në komunikimin me të tjerët. Dashi thirret të dalë nga introversioni dhe të bëjë vend për mbështetje nga mjedisi i tij. Ekuilibri në marrëdhënie kërkon ndershmëri dhe reciprocitet dhe kjo është koha e duhur për t’i rivendosur ato.
    GaforrjaDyshimet që mund të kenë lindur në sferën profesionale ose në çështjet e vetëvlerësimit tani dalin në pah për t’u adresuar. Hëna e Re sjell kujtesa për vlerën personale dhe qëndrueshmërinë e ndërtuar përmes përvojave të jetës. Gaforrja duhet të pranojë se është pikërisht aty ku duhet të jetë dhe se është e pajisur për të vazhduar, pa e zvogëluar ose dyshuar veten.
    PeshorjaMe Diellin dhe Hënën në Peshore, kjo Hënë e Re është një kohë vendimtare për fuqizimin personal. Nevoja për ekuilibër nuk do të thotë domosdoshmërisht shmangia e konfliktit. Përkundrazi, mund të kërkojë marrjen e pozicioneve të qarta dhe guximin. Periudha ofron një mundësi për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet më qartë, për të rritur vetëbesimin tuaj dhe për të theksuar autenticitetin, edhe nëse sjell reagime negative.
    /vizionplus.tv

  • 5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja! Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

    Këtë javë, qielli premton më shumë se sa mendonim! Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, zbuloi parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit, duke theksuar ndikimin e fortë të takimit mes Mërkurit dhe Marsit në shenjën e Akrepit, si dhe Hënës së re në Peshore. 
    Sipas saj, klima astrologjike e ditëve në vijim do të jetë e mbushur me prapaskena të rëndësishme, rifillime në jetën personale dhe profesionale, si dhe energji të reja sidomos për shenjat e ajrit. 
     Me rikthimin e Neptunit në shenjën e Peshqve, ëndrrat e vjetra mund të rizgjohen dhe të marrin formë reale. Por, cilat janë shenjat që marrin pesë yje këtë javë dhe kush duhet të bëjë durim? 
    “Kjo javë ka nisur me një takim mes Mërkurit dhe Marsit në Akrep. Kjo do të thotë se do të kemi takimet e fshehta, por thelbësore, deri diku edhe prapaskenat, të ciklat nuk janë me qëllim të keq. Nesër kemi Hënën e re në Peshore, e cila do të ndryshojë gjithë situatën dhe vjeshta do të marrë shumë ngjyrime nga kjo Hënë e re në Peshore. Shenjat e ajrit do të marrin shumë energji në këtë periudhë, nuk do të ngelen pas edhe shenjat e tjera. Neptuni që ka qenë gjithë verën në shenjën e Dashit rikthehet në shenjën e Peshqve dhe kështu që Peshqit do e marrin edhe një herë Neptunin në shenjën e tyre siç e kanë pasur për shumë vite”, tha astrologia Meri Shehu. 
    Dashi, 4 yje: Fillon një javë e re me shumë marrëdhënie e bashkëpunime në përgjithësi, por edhe sa u takon marrëdhënieve në çift. Mbyllën një etapë të vështirë dhe do të hapin një etapë tëre, kështu që shumë Dashë do të futen në një jetë tëre bashkëshortore, ose në një bashkëpunim të ri. Ata që nuk e kanë gjetur deri tani do të gjejnë partnerin/en, por edhe një punë. Sot bëhen biseda të fshehta ekonomike. 
    Demi, 1 yll: Hëna e re në Peshore i kap në shtëpinë e gjashtë që ka të bëjë me shëndetin dhe punën. Derisa të ketë ngjyrimin Hëna e re që të fillojë të një punë të re, ose të çlirohen nga pasiguritë shëndetësore ose psikologjike, Demët do të jenë pak si të humbur në veten e tyre. Do të çlirohen nga mesi i javës, por për momentin shikojmë një mbyllje pune dhe një mbyllje në marrëdhëniet në çift. 
    Binjakët, 3 yje: Binjakët kanë një formë të madhe krijuese në këtë periudhë kështu që të gjitha ato që kanë menduar apo rezervuar do fillojnë të marrin jetë pas ditës së nesërme. Kërkojnë të bëjnë një rifillim në marrëdhëniet personale, por dhe ato profesionale. Shumë Binjakë do të ndryshojnë jetën e tyre erotike me partnerë të rinj në këtë periudhë. 
    Gaforrja, 4 yje: Do të kenë një ndritje të fuqishme në familje, që mund të jetë një ndryshim vendi ose shtëpie. Mund të kenë dhe një bashkëjetesë tëre. Mund të përfundojë diçka që do i verë në këtë iniciativë të re. Jupiteri në shenjën e tyre bën një lidhje të bukur me Marsin në Gaforre. 
    Luani, 3 yje: Do të ndryshojnë komplet mënyrën e komunikimit, nuk do të kenë afër vetes më njerëz të stresuar dhe që nuk i donin. Do të kenë afër vetes njerëz që do i kenë krah vetes dhe u japin shumë iniciativa. Kanë për të zgjidhur dhe një çështje familjare. 
    Virgjëresha, 4 yje: Do të merren me çështjen ekonomike, do të mbyllin një etapë për të hapur një tjetër. Shumë virgjëreshë do të fillojnë që të ndjehen mirë. Kanë për t’u ndjerë shumë të çliruar ekonomikisht.  Do të kenë dhe mundësi të shpenzojnë. 
    Peshorja, 5 yje: Afërdita është në shenjën e tyre, Hëna e re është në shenjën e tyre dhe diçka e madhe po ndryshon tek Peshoret, qoftë në jetën personale, por dhe në rifillimet e reja. Afërdita iu jep një ëmbëlsi dhe aureolë. Shumë Peshore mjafton të kërkojnë dhe do të marrin shumë pozitivitet në këtë periudhë. 
    Akrepi, 4 yje: E kanë filluar fuqishëm, sepse Marsi dhe Mërkuri në shenjën e tyre janë takuar bashkë, kështu që do të kenë takime shumë të rëndësishme për jetën punën dhe shumë gjëra të tjera. Futen pak në skepticizëm, por Hëna e re është gjithmonë e gëzueshme. 
    Shigjetari, 1 yll: Kanë në shtëpinë e 12 Mërkurin dhe Marsin në Akrep kështu që kanë problematika me punën, prapaskenat ose me njerëz që i kanë kundërshtarë, plane që nuk po i çojnë atje ku duhet. Janë futur në një dhomë të vetën dhe po mendohen shumë fort. Megjithatë duhet të presin deri nga fundi i javës, që të ecin përpara. 
    Bricjapi, 4 yje: Do të favorizohen në karrierë dhe në jetën personale, pasi Afërdita në Peshore është në shtëpinë e dhjetë të tyre dhe Hëna e re është më pozitive. Marrin një revansh shumë të mirë në ekonomi dhe në jetën personale. Nuk do të mungojnë as ofertat e punës. 
    Ujori, 5 yje: Janë një nga shenjat më të favorizuara sepse udhëtojnë, kanë takime me jashtë, ndryshojnë stilin e jetesës, kanë ide të reja dhe do të njohin shumë njerëz. Do u hapet rruga për një arsimin të gjithë anshëm, për një projekt shumë të rëndësishëm. Do të ndjehen shumë të kënaqur dhe të plotësuar. 
    Peshqit, 3 yje: Do u kthehet Neptuni në shenjën e tyre. Me Neptunin do u kthehen ëndrrat, dëshirat, pasionet dhe romanca. Shumë Peshq do të futen në ujërat e vitit të kaluar që i kanë shijuar bukur. Ndërkohë duhet të merreni shumë me ekonominë. Hëna e re nuk do ju sjellë vetëm lekë, por do ju kujtojë edhe detyrimet. 
     

  • 5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja/ Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

    5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja/ Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

    Këtë javë, qielli premton më shumë se sa mendonim! Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” zbuloi parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit, duke theksuar ndikimin e fortë të takimit mes Mërkurit dhe Marsit në shenjën e Akrepit, si dhe Hënës së re në Peshore.
    Sipas saj, klima astrologjike e ditëve në vijim do të jetë e mbushur me prapaskena të rëndësishme, rifillime në jetën personale dhe profesionale, si dhe energji të reja sidomos për shenjat e ajrit.
    Me rikthimin e Neptunit në shenjën e Peshqve, ëndrrat e vjetra mund të rizgjohen dhe të marrin formë reale. Por, cilat janë shenjat që marrin pesë yje këtë javë dhe kush duhet të bëjë durim?
    “Kjo javë ka nisur me një takim mes Mërkurit dhe Marsit në Akrep. Kjo do të thotë se do të kemi takimet e fshehta, por thelbësore, deri diku edhe prapaskenat, të ciklat nuk janë me qëllim të keq. Nesër kemi Hënën e re në Peshore, e cila do të ndryshojë gjithë situatën dhe vjeshta do të marrë shumë ngjyrime nga kjo Hënë e re në Peshore. Shenjat e ajrit do të marrin shumë energji në këtë periudhë, nuk do të ngelen pas edhe shenjat e tjera. Neptuni që ka qenë gjithë verën në shenjën e Dashit rikthehet në shenjën e Peshqve dhe kështu që Peshqit do e marrin edhe një herë Neptunin në shenjën e tyre siç e kanë pasur për shumë vite”, tha astrologia Meri Shehu.
    Dashi, 4 yje: Fillon një javë e re me shumë marrëdhënie e bashkëpunime në përgjithësi, por edhe sa u takon marrëdhënieve në çift. Mbyllën një etapë të vështirë dhe do të hapin një etapë tëre, kështu që shumë Dashë do të futen në një jetë tëre bashkëshortore, ose në një bashkëpunim të ri. Ata që nuk e kanë gjetur deri tani do të gjejnë partnerin/en, por edhe një punë. Sot bëhen biseda të fshehta ekonomike.
    Tre shenjat që do të kenë më shumë fat këtë fundjavë!Demi, 1 yll: Hëna e re në Peshore i kap në shtëpinë e gjashtë që ka të bëjë me shëndetin dhe punën. Derisa të ketë ngjyrimin Hëna e re që të fillojë të një punë të re, ose të çlirohen nga pasiguritë shëndetësore ose psikologjike, Demët do të jenë pak si të humbur në veten e tyre. Do të çlirohen nga mesi i javës, por për momentin shikojmë një mbyllje pune dhe një mbyllje në marrëdhëniet në çift.
    Binjakët, 3 yje: Binjakët kanë një formë të madhe krijuese në këtë periudhë kështu që të gjitha ato që kanë menduar apo rezervuar do fillojnë të marrin jetë pas ditës së nesërme. Kërkojnë të bëjnë një rifillim në marrëdhëniet personale, por dhe ato profesionale. Shumë Binjakë do të ndryshojnë jetën e tyre erotike me partnerë të rinj në këtë periudhë.
    Gaforrja, 4 yje: Do të kenë një ndritje të fuqishme në familje, që mund të jetë një ndryshim vendi ose shtëpie. Mund të kenë dhe një bashkëjetesë tëre. Mund të përfundojë diçka që do i verë në këtë iniciativë të re. Jupiteri në shenjën e tyre bën një lidhje të bukur me Marsin në Gaforre.
    Luani, 3 yje: Do të ndryshojnë komplet mënyrën e komunikimit, nuk do të kenë afër vetes më njerëz të stresuar dhe që nuk i donin. Do të kenë afër vetes njerëz që do i kenë krah vetes dhe u japin shumë iniciativa. Kanë për të zgjidhur dhe një çështje familjare.
    Virgjëresha, 4 yje: Do të merren me çështjen ekonomike, do të mbyllin një etapë për të hapur një tjetër. Shumë virgjëreshë do të fillojnë që të ndjehen mirë. Kanë për t’u ndjerë shumë të çliruar ekonomikisht. Do të kenë dhe mundësi të shpenzojnë.
    Peshorja, 5 yje: Afërdita është në shenjën e tyre, Hëna e re është në shenjën e tyre dhe diçka e madhe po ndryshon tek Peshoret, qoftë në jetën personale, por dhe në rifillimet e reja. Afërdita iu jep një ëmbëlsi dhe aureolë. Shumë Peshore mjafton të kërkojnë dhe do të marrin shumë pozitivitet në këtë periudhë.
    Akrepi, 4 yje: E kanë filluar fuqishëm, sepse Marsi dhe Mërkuri në shenjën e tyre janë takuar bashkë, kështu që do të kenë takime shumë të rëndësishme për jetën punën dhe shumë gjëra të tjera. Futen pak në skepticizëm, por Hëna e re është gjithmonë e gëzueshme.
    Shigjetari, 1 yll: Kanë në shtëpinë e 12 Mërkurin dhe Marsin në Akrep kështu që kanë problematika me punën, prapaskenat ose me njerëz që i kanë kundërshtarë, plane që nuk po i çojnë atje ku duhet. Janë futur në një dhomë të vetën dhe po mendohen shumë fort. Megjithatë duhet të presin deri nga fundi i javës, që të ecin përpara.
    Bricjapi, 4 yje: Do të favorizohen në karrierë dhe në jetën personale, pasi Afërdita në Peshore është në shtëpinë e dhjetë të tyre dhe Hëna e re është më pozitive. Marrin një revansh shumë të mirë në ekonomi dhe në jetën personale. Nuk do të mungojnë as ofertat e punës.
    Ujori, 5 yje: Janë një nga shenjat më të favorizuara sepse udhëtojnë, kanë takime me jashtë, ndryshojnë stilin e jetesës, kanë ide të reja dhe do të njohin shumë njerëz. Do u hapet rruga për një arsimin të gjithë anshëm, për një projekt shumë të rëndësishëm. Do të ndjehen shumë të kënaqur dhe të plotësuar.
    Peshqit, 3 yje: Do u kthehet Neptuni në shenjën e tyre. Me Neptunin do u kthehen ëndrrat, dëshirat, pasionet dhe romanca. Shumë Peshq do të futen në ujërat e vitit të kaluar që i kanë shijuar bukur. Ndërkohë duhet të merreni shumë me ekonominë. Hëna e re nuk do ju sjellë vetëm lekë, por do ju kujtojë edhe detyrimet.

  • Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron shenjat e Horoskopit

    Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron shenjat e Horoskopit

    Afërdita në Peshore sjell shumë romancë dhe dashuri, por prek edhe financat. Kjo javë nis me pak vështirësi, thotë Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan duke paralajmëruar lajme të rëndësishme që do të na vijnë në vesh. Veç ditës së nesërme, edhe data 17 kërkon kujdes për të shmangur të papritura në marrëdhënie ose në çështjet e lidhura me paratë.
    Meri Shehu: Afërdita në Peshore futet nesër dhe na jep ngjyrime të bukura. Gjërat që duam i kemi për të na bërë të ndihemi mirë. Kemi të bëjmë shumë me çështjet e bashkëpunimeve dhe me të tjerët, do të dëgjojmë lajme të rëndësishme për lidhje, ndarje, bashkime, kthime të situatave në çift. Fillimi është pak zhgënjyes sepse përballet me Neptunin në Dash, pastaj rregullohet ditët e tjera. Në datën 17 duhet të kemi kujdes nga Jupiteri që bën një lidhje të vështirë me Diellin në Peshore.
    Dashi – 4 yje
    Dashi do të merret shumë me Afërditën sepse do ta ketë përballë. Ka edhe Neptunin kështu që do zhgënjejë, do të zhgënjehet, por do të marrë edhe famën e meritën e lidhjeve të këndshme. Nuk do të jetë rutinë, do të ndryshojë shumë jeta emocionale e ekonomike. Ditët e para është e vështirë, pastaj qetësohet. Kujdes në datën 17 në çështje familjare e biznesi.
    Demi – 2 yje
    Do t’u rregullohet përditshmëria shumë në punë, në rrugëtime pune, me njohje erotike në ambientin e punës ose shëndet, datën 17 duhet ta kenë shumë kujdes sepse mund të kenë një shkëputje pune ose detyrimin e një gjendjeje psikologjike jo shumë të mirë. Mos të marrin vendime shumë të rëndësishme.
    Binjakët – 3 yje
    Afërditën e kanë në shenjën e dashurisë, do të ndihen shumë të dashuruar, por do të kenë një problem ekonomik në datën 17 ose do të marrin një super eufori, do të japin shumë nga vetja, nuk do t’i kontrollojnë situatat, kështu që mund të humbësh disa gjëra që vërtet nuk i mendon. Do të jetë një epokë erotike.
    Gaforrja – 4 yje
    Do të shkëlqejnë në lidhje me karrierën, artin, publicitetin. Nesër është pak ditë zhgënjyese, por do të bëhen pak idealistë dhe t’i shohin gjërat bukur. Do të shikojnë një ngritje në jetën e tyre profesionale, erotike, ekonomike. Në datën 17 të kenë kujdes Gaforret e lindura në 10-ditëshin e tretë se mund të ketë një humbje, shkëputje, shkarje të situatave që mendojnë se i kanë nën kontroll, sidomos në çështje familjare e karriere.
    Luani – 3 yje
    Do të kenë takime të këndshme, lajme të mira, do të jenë në humor të mirë. Nesër mund t’u prishet humori nga një çështje ligjore, studimore, udhëtim që nuk shkon siç duhet apo shpenzojnë shumë para, por gjërat më vonë do të rregullohen e stabilizohen. Kujdes nga një prapaskenë pune në datën 17 ose një çështje shëndetësore
    Virgjëresha – 2 yje
    Kanë një pasiguri në këtë periudhë në mënyrën sesi do të menaxhojnë energjitë, paratë, dita e nesërme nuk është shumë e favorshme. Ka një pasiguri nga miqtë, në mbështetje prej tyre apo në punë që del nga kontrolli rreth datës 17. Në vija të përgjithshme do të ecë shumë mirë me anën ekonomike. Nesër u rrëshqet diçka, nuk janë të kujdesshëm dhe në datën 17 dikush nuk u del aty ku duhet apo nuk u jep mbështetjen që kanë nevojë.
    Peshorja – 3 yje
    Kanë Afërditën në shenjën e tyre, do të kenë sharm, mirënjohje, shanse, do të lidhen e bashkohen. Nesër kujdes në dashuri. Në datën 17 kujdes në një çështje të rëndësishme familjare e karriere.
    Akrepi – 4 yje
    Kanë Marsin në shenjën e tyre, Peshorja u mundëson mirëqenie psikologjike dhe asgjë nuk i mposht. Marsi luftarak, Afërdita në Peshore i bën të mbrohen mirë dhe nesër të kenë kujdes në një çështje pune ose diplomacie që u del pak nga kontrolli.
    Shigjetari – 3 yje
    Do të ecin shumë mirë, por do të kenë një problem ekonomik në datën 17 që po iu rrëshqiti, nuk e marrin veten për muajt në vijim ose një çështje personale, kështu që duhet të shikojnë mirë çfarë humbin e fitojnë dhe mos të bëhen euforikë. Afërdita në Peshore u garanton emër, festa, argëtim, njohje, shoqëri të reja, promovim të punëve të tyre.
    Bricjapi – 3 yje
    Është një moment shumë i rëndësishëm në çështjet familjare, rregullojnë marrëdhëniet që s’i kanë pasur të mira apo shitblerje, por fillojnë edhe një bashkëjetesë. Fillimi i javës do të jetë i vështirë, do të kenë një përplasje ose pasiguri dhe në vijim do të rregullohet kjo bashkëjetesë.
    Ujori – 4 yje
    Afërdita në Peshore është një nga simbolikat e bukura për ta, nuk mërziten edhe sikur të ndahen nga dikush se do të njohin shumë të tjera. Do të kenë periudhë me shumë fat, shanse e mundësi. Nesër dikush mund t’u thotë disa fjalë më shumë. Me këtë eufori që kanë marrë, mund t’u japin fund një marrëdhënieje që i ka zhgënjyer. Kujdes në çështjet e punëve në datën 17.
    Peshqit – 4 yje
    Idealistët më të mëdhenj të kësaj kohe, sidomos në çështjet ekonomike. Çdo gjë rrotullohet rreth dashurisë dhe ekonomisë, i duan të dyja. Nesër s’është dita për të dyja, vetëm për njërën kështu që duhet të zgjedhin. E mërkura është për të dyja, por kujdes në datën 17 sepse një person i tretë mund t’u prishë punë edhe te njëra, edhe te tjetra.

  • Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

    Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

    Afërdita në Peshore sjell shumë romancë dhe dashuri, por prek edhe financat. Kjo javë nis me pak vështirësi, thotë Meri Shehu në programin “Rudina” duke paralajmëruar lajme të rëndësishme që do të na vijnë në vesh. Veç ditës së nesërme, edhe data 17 kërkon kujdes për të shmangur të papritura në marrëdhënie ose në çështjet e lidhura me paratë.
    Meri Shehu: Afërdita në Peshore futet nesër dhe na jep ngjyrime të bukura. Gjërat që duam i kemi për të na bërë të ndihemi mirë. Kemi të bëjmë shumë me çështjet e bashkëpunimeve dhe me të tjerët, do të dëgjojmë lajme të rëndësishme për lidhje, ndarje, bashkime, kthime të situatave në çift. Fillimi është pak zhgënjyes sepse përballet me Neptunin në Dash, pastaj rregullohet ditët e tjera. Në datën 17 duhet të kemi kujdes nga Jupiteri që bën një lidhje të vështirë me Diellin në Peshore.
    Dashi – 4 yje
    Dashi do të merret shumë me Afërditën sepse do ta ketë përballë. Ka edhe Neptunin kështu që do zhgënjejë, do të zhgënjehet, por do të marrë edhe famën e meritën e lidhjeve të këndshme. Nuk do të jetë rutinë, do të ndryshojë shumë jeta emocionale e ekonomike. Ditët e para është e vështirë, pastaj qetësohet. Kujdes në datën 17 në çështje familjare e biznesi.
    Demi – 2 yje
    Lexo edhe:E nisin javën mbarë, këtyre 3 shenjave të horoskopit u buzëqesh fatiVështirësi dhe sfida për këto dy shenja horoskopi deri në fund të 2025-ësDo t’u rregullohet përditshmëria shumë në punë, në rrugëtime pune, me njohje erotike në ambientin e punës ose shëndet, datën 17 duhet ta kenë shumë kujdes sepse mund të kenë një shkëputje pune ose detyrimin e një gjendjeje psikologjike jo shumë të mirë. Mos të marrin vendime shumë të rëndësishme.
    Binjakët – 3 yje
    Afërditën e kanë në shenjën e dashurisë, do të ndihen shumë të dashuruar, por do të kenë një problem ekonomik në datën 17 ose do të marrin një super eufori, do të japin shumë nga vetja, nuk do t’i kontrollojnë situatat, kështu që mund të humbësh disa gjëra që vërtet nuk i mendon. Do të jetë një epokë erotike.
    Gaforrja – 4 yje
    Do të shkëlqejnë në lidhje me karrierën, artin, publicitetin. Nesër është pak ditë zhgënjyese, por do të bëhen pak idealistë dhe t’i shohin gjërat bukur. Do të shikojnë një ngritje në jetën e tyre profesionale, erotike, ekonomike. Në datën 17 të kenë kujdes Gaforret e lindura në 10-ditëshin e tretë se mund të ketë një humbje, shkëputje, shkarje të situatave që mendojnë se i kanë nën kontroll, sidomos në çështje familjare e karriere.
    Luani – 3 yje
    Do të kenë takime të këndshme, lajme të mira, do të jenë në humor të mirë. Nesër mund t’u prishet humori nga një çështje ligjore, studimore, udhëtim që nuk shkon siç duhet apo shpenzojnë shumë para, por gjërat më vonë do të rregullohen e stabilizohen. Kujdes nga një prapaskenë pune në datën 17 ose një çështje shëndetësore
    Virgjëresha – 2 yje
    Kanë një pasiguri në këtë periudhë në mënyrën sesi do të menaxhojnë energjitë, paratë, dita e nesërme nuk është shumë e favorshme. Ka një pasiguri nga miqtë, në mbështetje prej tyre apo në punë që del nga kontrolli rreth datës 17. Në vija të përgjithshme do të ecë shumë mirë me anën ekonomike. Nesër u rrëshqet diçka, nuk janë të kujdesshëm dhe në datën 17 dikush nuk u del aty ku duhet apo nuk u jep mbështetjen që kanë nevojë.
    Peshorja – 3 yje
    Kanë Afërditën në shenjën e tyre, do të kenë sharm, mirënjohje, shanse, do të lidhen e bashkohen. Nesër kujdes në dashuri. Në datën 17 kujdes në një çështje të rëndësishme familjare e karriere.
    Akrepi – 4 yje
    Kanë Marsin në shenjën e tyre, Peshorja u mundëson mirëqenie psikologjike dhe asgjë nuk i mposht. Marsi luftarak, Afërdita në Peshore i bën të mbrohen mirë dhe nesër të kenë kujdes në një çështje pune ose diplomacie që u del pak nga kontrolli.
    Shigjetari – 3 yje
    Do të ecin shumë mirë, por do të kenë një problem ekonomik në datën 17 që po iu rrëshqiti, nuk e marrin veten për muajt në vijim ose një çështje personale, kështu që duhet të shikojnë mirë çfarë humbin e fitojnë dhe mos të bëhen euforikë. Afërdita në Peshore u garanton emër, festa, argëtim, njohje, shoqëri të reja, promovim të punëve të tyre.
    Bricjapi – 3 yje
    Është një moment shumë i rëndësishëm në çështjet familjare, rregullojnë marrëdhëniet që s’i kanë pasur të mira apo shitblerje, por fillojnë edhe një bashkëjetesë. Fillimi i javës do të jetë i vështirë, do të kenë një përplasje ose pasiguri dhe në vijim do të rregullohet kjo bashkëjetesë.
    Ujori – 4 yje
    Afërdita në Peshore është një nga simbolikat e bukura për ta, nuk mërziten edhe sikur të ndahen nga dikush se do të njohin shumë të tjera. Do të kenë periudhë me shumë fat, shanse e mundësi. Nesër dikush mund t’u thotë disa fjalë më shumë. Me këtë eufori që kanë marrë, mund t’u japin fund një marrëdhënieje që i ka zhgënjyer. Kujdes në çështjet e punëve në datën 17.
    Peshqit – 4 yje
    Idealistët më të mëdhenj të kësaj kohe, sidomos në çështjet ekonomike. Çdo gjë rrotullohet rreth dashurisë dhe ekonomisë, i duan të dyja. Nesër s’është dita për të dyja, vetëm për njërën kështu që duhet të zgjedhin. E mërkura është për të dyja, por kujdes në datën 17 sepse një person i tretë mund t’u prishë punë edhe te njëra, edhe te tjetra.

  • Horoskopi i dashurisë për muajin tetor, datat më speciale për 12 shenjat

    Horoskopi i dashurisë për muajin tetor, datat më speciale për 12 shenjat

    Dashi
    Më 6 tetor, Hëna e Plotë sjell fokusin tek ti dhe tek ajo që dëshiron në kapitullin tjetër të jetës tënde romantike. Ditët e para do të jenë optimiste dhe komode dhe data 8 është e shkëlqyer për dashurinë. Kujdes me datën 11 tetor, kur Afërdita vendoset kundër Saturnit dhe më 13 tetor kur Afërdita bashkohet me Neptunin. Por më pas, pjesa tjetër e muajit do të jetë e ëmbël: Afërdita kalon në Peshore, duke tërhequr njerëzit drejt teje. Hëna e Re më 21 tetor bie gjithashtu në shtëpinë tënde të partnerëve, një shenjë e mirë për ripërtëritje në marrëdhënie. Në total, pritet të jetë një muaj i bukur për Dashin në dashuri.

    Demi

    Marsi kalon në shtëpinë tënde të partnerëve këtë muaj dhe kjo mund të sjellë shumë lëvizje në marrëdhënie, por disa prej tyre mund të jenë të tensionuara. Më 6 tetor, Mërkuri hyn në Akrep në shtëpinë tënde të partnerëve, çka do të sjellë biseda të thella dhe mendime që dalin në sipërfaqe. Më 13 tetor, Afërdita hyn në Peshore. Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë në punë dhe Hëna e Re më 21 tetor në Peshore mund të jetë një natë e bukur për një takim romantik. Më 22 tetor, Dielli hyn në shtëpinë tënde të partnerëve, duke kthyer fokusin te marrëdhëniet për pjesën tjetër të muajit.

    Binjakët
    Ky muaj pritet të sjellë energji më të qëndrueshme dhe më shumë romancë në marrëdhëniet e tua, veçanërisht nga momenti që Afërdita hyn në Peshore më 13 tetor. Kujdes me datën 13 tetor, Afërdita hyn në shenjë dhe ka një pozicion të vështirë kundër Neptunit. Pas kësaj, gjërat lëvizin më qetë. Hëna e Re më 21 tetor bie në shenjën tënde të dashurisë, natë që do ta mbash mend gjatë. Marsi në Akrep do të thellojë dëshirën, prandaj pritet një muaj që nuk ke për ta harruar.
    Gaforrja
    Marsi është në Akrep, në shtëpinë tënde të dashurisë gjatë gjithë muajit, duke e rritur dëshirën dhe jetën shoqërore, veçanërisht nëse je beqar/e. Data 8 është e veçantë për dashurinë, Afërdita lidhet me Jupiterin në shenjën tënde dhe krijon një ditë romantike që duhet ta shfrytëzosh për dashurinë. Kujdes me datën 11 për planet që mund të “ndizen”. Më 13 tetor, Afërdita hyn në Peshore duke sjellë netë të këndshme të vjeshtës në ambiente intime. Më 21 tetor, Hëna e Re në Peshore do të sjellë mundësi romantike.
    Luani
    Dielli në fillim të muajit në Peshore të sjell vëmendje në nevojën për balancë në marrëdhënie. Hëna e Plotë në Dash përputhet me energjinë tënde, mund të bësh një lëvizje guximtare drejt dikujt. Afërdita qëndron në Virgjëreshë për 12 ditët e para të muajit, duke të forcuar vetëbesimin. Por kur hyn në Peshore, gjithçka bëhet më e përqendruar te marrëdhëniet. Në fund të muajit, kur Mërkuri hyn në Shigjetar, do të ndihesh gati të luash pak me dashurinë më me lehtësi.
    Virgjëresha
    Muaji nis me Afërditën në shtëpinë tënde të parë, kjo të ndihmon të ndihesh mirë dhe tërheqës/e. Neptuni rikthehet më pas në Peshore dhe kjo mund të sjellë konfuzion në marrëdhënie. Kur Dielli hyn në Peshore më 13 tetor, energjia bëhet më romantike dhe kjo do të të ndihmojë edhe besimin te vetja. Kujdes në datat 11–13 për biseda ose momente që mund të jenë delikate. Hëna e Re më 21 tetor do të bjerë në shtëpinë tënde të vetëbesimit dhe pasurisë, por energjia romantike do të dominojë mendimet. Marsi në Akrep do të forcojë dëshirën për romancë; në përgjithësi, tetori mund të sjellë plot ëndrra romantike që bëhen realitet.
    Peshorja
    Fillojmë muajin me Diellin në shtëpinë tënde të partnerëve, që ndez vëmendjen te marrëdhëniet me të tjerët. Kur Dielli hyn në Akrep më 22 tetor, fokusi zhvendoset tek takimet romantike dhe se si ndihesh me partnerin/en. Më 13 tetor, Afërdita largohet nga shtëpia e vetmisë dhe hyn në shenjën tënde; ky është moment kur ndihesh më mirë jashtë dhe brenda vetes dhe tërheq njerëzit drejt teje. Hëna e Plotë dhe Hëna e Re do të bien në shtëpinë tënde të partnerëve; Hëna e Plotë në Dash dhe Hëna e Re më datën 21 në Peshore, duke shënuar pikë kyçe për marrëdhënie. Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë të rëndësishëm këtë muaj.
    Akrepi
    Gëzuar ditëlindjen! Dielli hyn në shenjën tënde më 22 tetor dhe hap një cikël të ri personal 12-mujor. Në fillim të muajit, Dielli është në shtëpinë tënde të tërheqjes, që sjell mendime të thella dhe pastrim emocional. Kjo është koha që të çlirohesh prej bagazheve që të pengojnë. Marsi tashmë është në shenjën tënde dhe përgatit një cikël të ri 2-vjeçar; do të ndiesh energji tërheqëse dhe shoqërore. Afërdita hyn në shenjën tënde më 22 tetor dhe ky mund të jetë moment kyç për dashuri, për të tërhequr shumë persona drejt teje. Neptuni në Peshore hyn në shtëpinë tënde të dashurisë, duke sjellë romancë dhe ëndërrim. Hëna e Plotë dhe Hëna e Re gjatë muajit mund të aktivizojnë zona të ndryshme të shëndetit dhe intimitetit, kujdes që të mos harrosh dhe të pushosh.
    Shigjetari
    Ky muaj pritet të jetë i shkëlqyer për dashurinë. Hëna e Plotë më datë 6 në Dash bie në shtëpinë tënd të dashurisë, një ditë magjike për t’u kaluar me dikë special. Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë të mirë këtë muaj. Hëna e Re më 21 tetor bashkohet me Afërditën në shtëpinë e shpresave dhe dëshirave, që do të të nxjerrë në takime. Afërdita hyn në Peshore më 22 tetor dhe do të ecë përmes shtëpisë tënde të miqve dhe ëndrrave, duke të shtyrë të lidhesh me njerëz të rinj ose për të shtuar intimitet me personin që ke për zemër. Më 29 tetor, Mërkuri hyn në shenjën tënde dhe inkurajon biseda të thella dhe lidhje që mund të bëhen më të rëndësishme.
    Bricjapi
    Jupiteri në shtëpinë tënde të partnerëve sugjeron fat në dashuri, mund të forcosh një marrëdhënie ekzistuese ose të fillosh një të re. Kujdes me Hënën e Plotë në Dash më 6 tetor, mund të ketë tension. Lëri emocionet të qetësohen. Afërdita qëndron në Virgjëreshë deri më 13 tetor, dhe pastaj hyn në Peshore; nga ai moment energjia bëhet më romantike. Kur Dielli hyn në Akrep më 22 tetor, ai do të kalojë në shtëpinë tënde të miqve, dëshirave dhe shpresave. Hëna e Re më 22 tetor (që bie në Peshore) është shumë romantike dhe mund të sjellë një natë speciale për ty.
    Ujori
    Dielli në Peshore të ndihmon të bashkohesh më thellë me partnerin/en dhe të shohësh se ku po shkon marrëdhënia. Hëna e Plotë më 6 tetor bie në shtëpinë tënde të komunikimit; inkurajon biseda, mesazhe dhe momente të vogla që përforcojnë lidhjen. Kur Afërdita hyn në Peshore më 22 tetor, ai kalon në shtëpinë tënde të vizioneve dhe botëve të jashtme. Mund të ndizet një dëshirë për udhëtime, për t’u lidhur përmes kulturës ose praktikave shpirtërore. Hëna e Re në Peshore do të të ndihmojë që të shohësh me qartësi se çfarë do nga një marrëdhënie.
    Peshqit
    Jupiteri në shtëpinë tënde të dashurisë tregon se fati do të jetë në anën tënde romantike këtë muaj. Në fillim të muajit, Afërdita kalon në shtëpinë e partnerëve, kjo afron më tej zemrat me dikë që ke në mendje. Kur Afërdita hyn në Peshore më 13 tetor, ai kalon në shtëpinë e intimitetit: marrëdhëniet mund të shkojnë në një nivel më të thellë. Neptuni hyn prapë në shenjën tënde më 22 tetor; kjo sjell një energji ëndërrimtare dhe prirje për romancë. Hëna e Plotë në fillim aktivizon shtëpinë tënde të vetëvlerësimit dhe financave dhe Hëna e Re më 21 tetor bie në shtëpinë tënde të intimitetit. Duket se diçka emocionuese po piqet…

  • Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

    Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

    Stina e vjeshtës ka nisur me një energji kozmike të jashtëzakonshme dhe këtë javë yjet nuk premtojnë qetësi! Në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit, duke e quajtur këtë periudhë një “pikë kthese” në shumë aspekte të jetës. Me Diellin që ka hyrë në shenjën e Peshores dhe Marsin që po futet në Akrep, universi na fton të kërkojmë ekuilibër, të rigjejmë veten dhe të marrim vendime që do të na ndikojnë për muaj me radhë. 
    “Është ekuinoksi i vjeshtës, dita barazohet me natën dhe na fton në reflektim”, tha Shehu, duke nënvizuar se kjo javë do të shënohet nga tensione, lëvizje të papritura, dinamizëm në marrëdhënie dhe sfida ekonomike. Për disa shenja, kjo është një javë premtuese që hap dyer të reja, për të tjera, një moment i ndjeshëm ku fati kërkon maturi dhe vetëpërmbajtje. 
    Çdo shenjë do ta ndjejë këtë energji ndryshe nga përplasjet emocionale të Dashit dhe pasiguritë e Shigjetarit, te balancimi personal i Peshores dhe fuqia komunikuese e Ujorit. Por një gjë është e sigurt: qielli është në lëvizje dhe kush është i gatshëm të dëgjojë mesazhet e tij, mund të dalë më i fortë. 
    “Kemi një ditë të bukur. Është ekuinoksi i vjeshtës. Dita barazohet me natën, dielli është futur tashmë në Peshore. Dhe duke u futur Dielli në Peshore kërkojmë një ekuilibrim sepse na pret një dimër i gjatë përpara. E rëndësishme është do të gjejmë një ekuilibër, por nesër futet Marsi në Akrep, është futur edhe Mërkuri në Peshore, ku takohet sot me hënën dhe do të kemi shumë ndryshime, diskutime, kontakte dhe gjëra të reja që na presin”, tha astrologia Meri Shehu. 
    Dashi, 2 yje: Përballet Dielli me Neputinin në shenjën e tyre dhe Dashët do të kenë humbur besimin tek miqtë dhe shokët, se ku ata i kanë qëllimet e tyre. Duket sikur sistemi ka dalë jashtë rrugës së duhur. Por, një gjë e mirë do të ndodhë, sepse Marsi në Akrep do u japë një tendencë ekonomie në rritje. Nuk themi që kjo javë do japë avantazhe, por ditët pas kësaj jave tentojnë për një lëvizje dhe iniciativë të mirë në rrafshin ekonomik. Në aspektin personal nuk do të jenë të qartë këto ditë. 
     Demi, 2 yje: Do të kenë shumë të papritura në lidhje me punën, sidomos sot edhe nesër Dielli përballet shumë fuqishëm me Neptunin në Dash. Do të kenë një zhgënjim në lidhje me punën, një fjalë jo e mbajtur dhe një shkarje nga detyra e vet. Kështu që përditshmëria duket sikur i nxjerr nga natyraliteti ku janë mësuar dhe nga gjërat që janë mësuar të bëjnë. Megjithatë futja e Marsit në Akrep është edhe një fazë antagoniste për Demët sepse është në shtëpinë e tyre të shtatë, të martesave dhe të bashkëpunimeve, kështu që do të kenë luftë edhe aty. 
    Binjakët, 4 yje: Pavarësisht ditës së sotme që ka zhgënjime në jetën personale dhe duhet të nxjerrë çdo gjë toksike nga jeta e tyre, sepse janë helmuar edhe ata vetë. Pavarësisht kësaj Marsi në Akrep do u japë një dinamizëm të fuqishëm në përditshmëri, sidomos në lidhje me punën. Instinktivisht do të gjejnë punën e vet dhe do i fokusohen mjaft mirë. Do të ecin goxha mirë në këtë aspekt. 
    Gaforrja, 3 yje: Çorientohen kësaj jave në lidhje me karrierën dhe familjen, sidomos kësaj jave që do të kemi një çorientim total. Do të dalin nga programi. Shumë Gaforre të lindura në 10 ditëshin e parë nuk e gjejnë situatën në rregull do të kenë edhe shumë debate të ndryshme, qoftë në shoqëri, por edhe në aspekte të lidhjeve të ngushta personale. Marsi në Akrep fillon dhe u rigjeneron instinktet e tyre në jetën erotike dhe shumë Gaforre atë që nuk kanë në karrierë do të fillojnë që ta plotësojnë në jetën personale. 
    Luani, 4 yje: Duke përjashtuar ditën e sotme që kanë një prapaskenë ligjore, sot edhe nesër, sidomos në çështjet ekonomike ose nga një rreth shoqëror, të cilët i kanë premtuar një ndihmesë në lidhje me punën, do të ndjehen të zhgënjyer. Ditët e tjera do të ecin mirë sidomos në çështjet familjare, ku do të fitojnë terrenin e humbur në familje ose në njerëzit e familjarizuar. 
    Virgjëresha, 5 yje: Kishin eklipsin Diellor në shenjën e tyre, por diçka filluar të ndryshojnë. Me pak vështirësi do të futen në një terren të vështirë, kurse Marsi në Akrep është një aleancë shumë e vështirë për Virgjëreshët, për planet dhe projektet e tyre. 
    Peshorja, 5 yje: Në planin personal do të vendoset një ekuilibër që do i mbajë në lojë për gjashtë muaj dhe në mes të situatave të rëndësishme, përndryshe do i humbin. Në anën ekonomike do të fillojnë që të kenë shumë përmirësime nga fundi i javës. 
    Akrepi, 3 yje: Kanë Peshoret në shtëpinë e 12-të, kështu që merren më shumë me anën psikologjike, punën dhe fobitë e tyre. Sot edhe nesër disa plane nuk do u realizohen. Por, futet Marsi në shenjën e tyre dhe është njësoj sikur të thuash “tashmë i ke të gjitha”. 
    Shigjetari, 2 yje: Kanë një pasiguri dhe një pasiguri në këto dy ditët e parë. Ka një pabesi në rrethet shoqërore, një premtim të pambajtur, ose do të jenë më të ndikueshëm. Nuk do të bëjnë gjërat që duan vetë, por ato që duan të tjerët. Megjithatë lajmi i mirë është që do i vënë vetes një qëllim dhe do ia arrijnë. Do të luftojnë shumë për gjërat që duan ata vetë, sidomos për një punë, ose për një Do të luftojnë shumë për gjërat që duan ata vetë, sidomos për një punë, ose për një çështje. 
    Bricjapi, 3 yje: Me Diellin ën Peshore do të kenë një lloj rrezatimi, do duan të ekuilibrohen të ndjehen në formë dhe të nxjerrin potencën e tyre. Nga mesi i javës mendoj që edhe Marsi në Akrep do të bëhet një aleat shumë i fuqishëm dhe shumë i mirë për të mbrojtur interesat e Bricjapëve. 
    Ujori, 4 yje: Erotikë, shumë stimulantë dhe shumë të mirë në këtë fazë. Me fjalët e tyre mund të bëjnë për vete njerëz që nuk mendonin kurrë se do ia arrinin. Do të dalin nga goja e tyre fjalët aq shumë të bukura saqë një Ujor nuk do mendonte se do i thoshte ndonjëherë. Do të përdorin shumë artin e të folurit për të bindur dhe për të marrë në kontroll situatat. Do të arrijnë shumë lart me Marsin në Akrep dhe do të zënë një pozicion shumë kyç. 
    Peshqit, 3 yje: Neptuni i tyre përballet me Diellin në Peshore kështu një çështje ekonomike, personale ose erotike u del jashtë nga kontrolli. Me Marsin në Akrep do të marrin një vrull kështu që do të mendojnë një plan më afatgjatë, ose  për të komunikuar më shumë. 
     

  • Java e parë e shtatorit nis me shpenzime! Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat

    Java e parë e shtatorit nis me shpenzime! Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat

    Edhe këtë sezon të ri në programin “Rudina” në Tv Klan, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve. Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
    Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë! Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave. Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre. Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë. Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.
    12. Dashi
    Javën e parë të shtatorit duhet të kenë shumë kujdes sepse Marsi është përballë shenjës së tyre në Peshore, goditet me Jupiterin në Gaforre. Çështje familjare, bashkëpunimesh, në çift, javën e parë të muajit shtator janë pak të tensionuara. Dy eklipse shumë të mëdha në Virgjëreshë kështu që do të ndryshojë patjetër rutina e përditshme, do të gjejnë ose mbyllin një punë, do t’i hapin punë vetes  apo të tjerëve. Do të bëhet një ngarkesë e madhe ose një furtunë në jetën e përditshme. Dielli mund të dalë pak me vonesë pas 22 shtatorit kur të futet Marsi në Akrep kur të gjejnë seksualitetin dhe energjinë e tyre të brendshme që i shtyn të forocojnë pozitat ekonomike sepse në datën 19 ekonomia nuk do të jetë shumë mirë.
    11. Bricjapi
    Janë shenjë kardinale ku përballet Marsi me Jupiterin në Gaforre. Gaforren e kanë përballë, bashkëpunime, kundërshtarë, opozitë nga të gjitha anët në javën e parë të shtatorit. Marsi në Peshore i bën që ta humbin disi kontrollin dhe të jenë nervozë në çështjet familjare në përgjithësi. Eklipset në Virgjëreshë kërkojnë t’i stabilizojnë në udhëtime, kontakte me jashtë, shanse të dyta në një marrëdhënie erotike ose nëse duan të gjejnë diçka të re. Duhet t’i japin fund një marrëdhënieje, një ndjenje rreth datës 7 dhe pastaj të fillojnë me hënën e re në datën 21 për diçka të re.
    10. Binjakët
    Në datën 19, Urani që është në shenjën e tyre dhe do të kthehet i kundërt, i komplikon disi marrëdhëniet dhe planet e tyre. Në datën 19 humbin sigurinë në çështjet ekonomike dhe sentimentale. Pa rregulluar këtë sigurinë bazë, nuk mund të jetë mirë data 19. Fillon dhe hapet pas datës 21 me hënën e re dhe duke i sqaruar mirë pikat e dobëta e të forta, mund të hapin një biznes të ri, veprimtari, të blejnë ose ndërrojnë shtëpi.
    9. Gaforrja
    Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, por Marsi në Peshore i çukit në kokë, në çështje karriere do të ndiejnë pasiguri ose antagonizëm më të shtuara nga sa është në të vërtetë. Shumë Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë ta kenë kujdes këtë periudhë. Eklipset tregojnë që do të ndryshojnë mendësi, plane, projekte ose si do t’i shohin gjërat. Pas datës 21 shikojmë Gaforret në rrugën e re. Mund të ketë pasiguri në përditshmëri dhe debate me njerëzit e afërt.
    8. Demi
    Kanë humbur sigurinë për sa i përket punës dhe mbështetjes së të afërmve ose jetës personale erotike. Do të kenë një mbyllje rreth datës 7, i vënë pikat mbi “i, sikur i japin një vendim kësaj gjëje. Në datën 19 shikojnë ku kanë siguritë ekonomike, shpenzimet, pasiguritë, mbështetjet dhe pas datës 21 fillojnë një etapë të re dhe ndoshta më të sigurt në jetën personale dhe situata të tjera.
    7. Luani
    Kanë shpenzuar shumët ë gusht, morën një lajm të mirë ekonomik më 23 gusht, u qetësuan, por fillon edhe një fushatë e fuqishme ekonomike. Data 7 është eklips hënor, mund të kemi të papritura jo shumë të këndshme kështu që shumë Luanë që duan të investojnë duhet të kenë kujdes se do të kenë një takim jo shumë të mirë që do t’i ndikojë me energji jo pozitive dhe bëjnë gabim. Të presin edhe datën 19 dhe pas datës 23 fillon një hapje e mirë ekonomike.
    6. Ujori
    Do të ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme, nuk kapen dot, shkojnë sa andej-këtej, udhëtime, kontakte, palestra, punë. Tashmë me Virgjëreshën do të duan diçka më konkrete ose më të saktë në lidhje me punën dhe ekonominë që pas datës 23 fillojnë të marrin një fuqizim dhe të qartësohen në planet e tyre. Do të kenë disa debate të vogla në jetën personale ose ndonjë projekt personal derisa të stabilizohen gjërat që më pas fillojnë dhe marrin tendenca shumë pozitive.
    5. Akrepi
    Duhet të presin datën 22 që futet Marsi në shenjën e tyre, u jep energji, bëhen protagonistë e sharmantë. Kanë ca prapaskena në lidhje me punën, ngatërresa me planet, por eklipset në Virgjëreshë i kanë në favor sepse shkojnë mirë me to. Mund të mbyllin një punë dhe të hapin një akoma më të madhe më 21 shtator. Vjeshta fillon të marrë hov pozitiv për ta.
    4. Shigjetari
    Eklipset janë shumë të rëndësishëm dhe Marsi në Peshore i ndihmon. Sado që Marsi goditet shumë me Jupiterin dhe kanë shumë shpenzime javën e parë, ana ekonomike fluturon, e mbledhin veten dhe gjithmonë gjejnë një burim dhe mbështetje. Do të vendosin për jetën personale, vendime të mëdha për një ndarje ose një fillim të ri rreth datës 21 por rreth datës 7 duhet folur për një marrëdhënie që duhet sqaruar deri në fund.
    3. Peshorja
    Kanë Marsin në shenjën e tyre, u ka dhënë energji e tonalitet. Do të bëjnë disa beteja deri në datën 7 që do t’i fitojnë. Nuk shpresoj të luftojnë me mullinjtë me erë sepse kanë në kundërshtim Jupiterin, por një Peshore e kualifikuar do ta shfrytëzojë Marsin për një luftë antagoniste, të bukur, të drejtë dhe që të arrijë një fitore. Eklipset në Virgjëreshë tregojnë ndikim psikologjik. Është shenjë e favorizuar dhe do të ecë shumë përpara që me Marsin në Akrep që do t’u japë tonalitet ekonomik pas datës 22.
    2. Virgjëresha
    Kemi dy eklipse, do të ndodhin shumë ngjarje dhe ndonjëherë lodhen, nuk kanë komoditetin. Eklipsi i plotë hënor dhe i pjesshëm diellor do të bëjë të përballen me ndryshime, vendime, situata të cilat do t’u japin përgjigje ata, bashkëpunëtorët e tyre, marrëdhënie në çift etj. Ka shpenzime javën e parë të shtatorit, pastaj më qetësi. Në datën 19 mos merrni vendime të mëdha, të kalojë dhe pas datës 22 jeni në formë.
    1.Peshqit
    Do të kenë disa shpenzime deri në datën 7, por do ta marrin veten, do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, oferta, ndarje, guxim për t’u ndarë nga diçka e vështirë, kurajë për të filluar diçka të rëndësishme. Në datën 22 futet Marsi në Akrep dhe Akrepi është shenja më seksuale për Peshkun që do të gjejë fuqinë e vet, marrëdhëniet personale, projektet do të ecin shumë mirë.