Tag: peshkut

  • Vaji i peshkut, ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

    Vaji i peshkut, ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

    Vlerat shëndetësore që vaji i peshkut i jep organizmit të njeriut janë të shumta. Me këtë artikull, do t’ju tregojmë rreth arsyeve përse këtë suplement duhet ta përdorni për të mirën e zemrës suaj.

    Përdorimi i vajit të peshkut ul rrezikun e atakut në zemër me 8%

    Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi.

    Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre. Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor.

    Roli dhe burimet ku mund ta gjeni

    Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale për shumë organe të trupit tonë. Ato janë hallkat kryesore të përbërjes së molekulave të yndyrave që formojnë muret e qelizave të trupit.

    Këto yndyra ndihmojnë në prodhimin e energjisë që qelizave i duhet për të kryer funksionet e përcaktuara, përfshi këtu dhe sistemin kardiovaskular.

    Për të mbrojtur shëndetin e zemrës, personat duhet që të përfshijnë në regjimin e tyre ushqime që përmbajnë këtë lloj yndyre.

    Farat e linit, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishme pasi ato përmbajnë elementin kryesor që nxit trupin të prodhojë përbërjen e omega-3. Peshku është një tjetër produkt i cili është i pasur me omega-3 përveç vlerave të tjera që ka për ushqimin.

    AgroWe.org ju sugjeron që gjithashtu të lexoni etiketat e produkteve që të dini nëse kanë në përmbajtjen e tyre këtë yndyrë.

    Doza dhe efektet

    Sipas studimit, mjekët vlerësuan se për të patur një rezultat sa më të mirë për shëndetin e zemrës, omega-3 duhet konsumuar çdo ditë.

    Mjekët këshillonin që vaji i peshkut mund të konsumohet edhe nga personat që nuk vuajnë nga problemet e zemrës.

    Ataku i zemrës në shumicën e rasteve nuk vjen si rezultat i sëmundjeve të mëparshme të zemrës, por shkaktohet nga stresi, kolesteroli i lartë, etj.

    Pra, duke marrë vaj peshku më shumë se 840 mg në ditë, atëherë do të arrini të ruani shëndetin e zemrës suaj./AgroWe.org

  • Vaji i peshkut, si ta përdorni kundër atakut në zemër

    Vaji i peshkut, si ta përdorni kundër atakut në zemër

    Vlerat shëndetësore që vaji i peshkut i jep organizmit të njeriut janë të shumta.  Përdorimi i vajit të peshkut ul rrezikun e atakut në zemër me 8%
    Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi.
    Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre. Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor.

    Roli dhe burimet ku mund ta gjeni
    Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale për shumë organe të trupit tonë. Ato janë hallkat kryesore të përbërjes së molekulave të yndyrave që formojnë muret e qelizave të trupit.
    Këto yndyra ndihmojnë në prodhimin e energjisë që qelizave i duhet për të kryer funksionet e përcaktuara, përfshi këtu dhe sistemin kardiovaskular.
    Për të mbrojtur shëndetin e zemrës, personat duhet që të përfshijnë në regjimin e tyre ushqime që përmbajnë këtë lloj yndyre.
    Farat e linit, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishme pasi ato përmbajnë elementin kryesor që nxit trupin të prodhojë përbërjen e omega-3. Peshku është një tjetër produkt i cili është i pasur me omega-3 përveç vlerave të tjera që ka për ushqimin.
    Doza dhe efektet
    Sipas studimit, mjekët vlerësuan se për të patur një rezultat sa më të mirë për shëndetin e zemrës, omega-3 duhet konsumuar çdo ditë.
    Mjekët këshillonin që vaji i peshkut mund të konsumohet edhe nga personat që nuk vuajnë nga problemet e zemrës.
    Ataku i zemrës në shumicën e rasteve nuk vjen si rezultat i sëmundjeve të mëparshme të zemrës, por shkaktohet nga stresi, kolesteroli i lartë, etj.
    Pra, duke marrë vaj peshku më shumë se 840 mg në ditë, atëherë do të arrini të ruani shëndetin e zemrës suaj.

  • Vaji i peshkut/ Ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

    Vaji i peshkut/ Ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

    Vlerat shëndetësore që vaji i peshkut i jep organizmit të njeriut janë të shumta. Me këtë artikull, do t’ju tregojmë rreth arsyeve përse këtë suplement duhet ta përdorni për të mirën e zemrës suaj.
    Përdorimi i vajit të peshkut ul rrezikun e atakut në zemër me 8%Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi.
    Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre. Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor.
    Roli dhe burimet ku mund ta gjeni
    Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale për shumë organe të trupit tonë. Ato janë hallkat kryesore të përbërjes së molekulave të yndyrave që formojnë muret e qelizave të trupit.
    Këto yndyra ndihmojnë në prodhimin e energjisë që qelizave i duhet për të kryer funksionet e përcaktuara, përfshi këtu dhe sistemin kardiovaskular.
    Për të mbrojtur shëndetin e zemrës, personat duhet që të përfshijnë në regjimin e tyre ushqime që përmbajnë këtë lloj yndyre.
    Farat e linit, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishme pasi ato përmbajnë elementin kryesor që nxit trupin të prodhojë përbërjen e omega-3. Peshku është një tjetër produkt i cili është i pasur me omega-3 përveç vlerave të tjera që ka për ushqimin.
    AgroWe.org ju sugjeron që gjithashtu të lexoni etiketat e produkteve që të dini nëse kanë në përmbajtjen e tyre këtë yndyrë.
    Doza dhe efektet
    Sipas studimit, mjekët vlerësuan se për të patur një rezultat sa më të mirë për shëndetin e zemrës, omega-3 duhet konsumuar çdo ditë.
    Mjekët këshillonin që vaji i peshkut mund të konsumohet edhe nga personat që nuk vuajnë nga problemet e zemrës.
    Ataku i zemrës në shumicën e rasteve nuk vjen si rezultat i sëmundjeve të mëparshme të zemrës, por shkaktohet nga stresi, kolesteroli i lartë, etj.
    Pra, duke marrë vaj peshku më shumë se 840 mg në ditë, atëherë do të arrini të ruani shëndetin e zemrës suaj.

  • Rritet numri i ‘peshkut luan’ në Gjirin e Vlorës, rrezik për pushuesit dhe faunën detare

    Rritet numri i ‘peshkut luan’ në Gjirin e Vlorës, rrezik për pushuesit dhe faunën detare

    Prej disa vitesh, në ujërat e Gjirit të Vlorës është vënë re një rritje e ndjeshme e peshkut luan, një specie invazive dhe mjaft e rrezikshme, si për faunën detare, ashtu edhe për pushuesit që frekuentojnë detin.

    Peshkatarët e zonës raportojnë se ky peshk po bie gjithnjë e më shpesh në rrjetat e tyre, ndërsa kontakti me të mund të shkaktojë dëmtime serioze për shkak të gjembave helmuese.
    Peshkatari nga Radhima, Sherif Dyrmishi, thotë se kjo specie duhet eliminuar menjëherë, ashtu siç veprohet edhe në Greqi e Itali, ku peshkatarët sapo e hasin, e neutralizojnë për të mos rrezikuar ekosistemin dhe sigurinë e njerëzve.
    Sipas tij, numri i peshkut luan po rritet nga viti në vit, duke përbërë një kërcënim të dyfishtë: rrezik për jetën e pushuesve, të cilët mund të shpojnë nga gjembat helmuese, dhe dëmtim të rëndë të faunës detare vendase.

    Top Channel

  • Demalia akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

    Demalia akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

    Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia, kanë debatuar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për oligarkët.
    Gjergj Luca, i njohur për aktivitetin e tij në industrinë e peshkut dhe turizmit, duke folur për Manen, mohoi të jetë oligark, duke e cilësuar si “burrë i mençur që bën lekë”.
    “Unë kam qenë oligark, kontrolloja jetën e natës, kazinotë, diskotekat. Më ranë, ma vodhën biznesin. Tani bëj çdo punë me thonj dhe më thonë oligark,” tha Luca, duke shtuar se “oligark është ndërmarrja shtetërore e naftës, jo Samir Mane”. – tha ai.
    Nga ana tjetër, Ilir Demalia e akuzoi Manen si përfitues të pushtetit politik, duke e cilësuar si “oligark që ka marrë Shqipërinë në dorë”.
    Ndërkohë ai ka lëshuar edhe një akuzë të fortë ndaj Gjergj Lucës duke deklaruar që eksporton drogë me anë të peshkut dhe e çon në Amerikë.
    “Samir Mane nuk prodhon por ka bërë trafik influence me politikën. Të gjithë qeveritë kanë prodhuar këto. Samir Mane ka shkatërruar natyrën, ajo që ka bërë në Palasë është katastrofë. Tani edhe pyllin e Korcës… Ti e merr peshkun që i fut dhe drogë brenda dhe e çon në Amerikë. Ky çfarë ka prodhuar? Më thuaj një prodhim të këtij”, tha Demalia.

  • Demaliaj akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

    Demaliaj akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

    Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia, kanë debatuar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për oligarkët.
    Gjergj Luca, i njohur për aktivitetin e tij në industrinë e peshkut dhe turizmit, duke folur për Manen, mohoi të jetë oligark, duke e cilësuar si “burrë i mençur që bën lekë”.
    “Unë kam qenë oligark, kontrolloja jetën e natës, kazinotë, diskotekat. Më ranë, ma vodhën biznesin. Tani bëj çdo punë me thonj dhe më thonë oligark,” tha Luca, duke shtuar se “oligark është ndërmarrja shtetërore e naftës, jo Samir Mane”. – tha ai.
    Nga ana tjetër, Ilir Demalia e akuzoi Manen si përfitues të pushtetit politik, duke e cilësuar si “oligark që ka marrë Shqipërinë në dorë”.
    Ndërkohë ai ka lëshuar edhe një akuzë të fortë ndaj Gjergj Lucës duke deklaruar që eksporton drogë me anë të peshkut dhe e çon në Amerikë.
    “Samir Mane nuk prodhon por ka bërë trafik influence me politikën. Të gjithë qeveritë kanë prodhuar këto. Samir Mane ka shkatërruar natyrën, ajo që ka bërë në Palasë është katastrofë. Tani edhe pyllin e Korcës… Ti e merr peshkun që i fut dhe drogë brenda dhe e çon në Amerikë. Ky çfarë ka prodhuar? Më thuaj një prodhim të këtij”, tha Demalia.

  • Parazitët në peshk: një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin publik

    Parazitët në peshk: një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin publik

    Pamjet e publikuara kohët e fundit, ku shihet një parazit i gjallë brenda mishit të peshkut, kanë rikthyer vëmendjen te një problem i njohur, por shpesh i lënë në hije: siguria ushqimore e produkteve të detit. Peshku konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun, falë përmbajtjes së lartë të proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, por nga ana tjetër, mbart edhe një rrezik real kur nuk trajtohet siç duhet.

    Parazitët janë organizma që jetojnë dhe ushqehen në kurriz të një organizmi tjetër. Në peshk, parazitët më të zakonshëm janë të grupit Anisakis, të cilët janë larva të vogla, shpesh të padukshme me sy të lirë. Këta parazitë mund të kalojnë te njeriu përmes konsumimit të peshkut të pagatuar ose të papërpunuar.

    Rreziqet shëndetësore

    Kur këto larva hyjnë në organizmin e njeriut, ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh:
    • Dhimbje barku dhe çrregullime gastrointestinale
    • Reaksione alergjike, të cilat në raste ekstreme mund të jenë të rënda
    • Inflamacion dhe dëmtime të mukozës së stomakut apo zorrëve

    Sëmundja e shkaktuar nga këta parazitë njihet si Anisakioza dhe është dokumentuar në shumë vende, sidomos aty ku konsumi i peshkut të papërpunuar është i zakonshëm.

    Si mund të shmanget infeksioni?

    Ekspertët këshillojnë masa të thjeshta, por thelbësore:
    • Peshku duhet të gatuhet në temperatura mbi 63°C, që garanton shkatërrimin e parazitëve.
    • Në rastet kur konsumohet i papërpunuar (si sushi, sashimi, ceviche), duhet të sigurohet që peshku ka kaluar procesin e ngrirjes industriale në -20°C për të paktën 24 orë.
    • Konsumatorët duhet të zgjedhin gjithmonë furnizues të certifikuar dhe të shmangin blerjet nga tregje të pasigurta.

    Peshku mbetet një burim i rëndësishëm ushqimor për shëndetin tonë, por kërkon kujdes të veçantë. Rasti i publikuar së fundmi është një kujtesë e qartë se siguria ushqimore nuk duhet marrë e mirëqenë. Informimi dhe praktikat e duhura në përgatitjen e ushqimit janë mbrojtja më e mirë kundër rreziqeve të padukshme.

  • Efektet anësore më të zakonshme të konsumit të tepërt të peshkut

    Efektet anësore më të zakonshme të konsumit të tepërt të peshkut

    Peshku shpesh konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i pasur me acide yndyrore omega-3, proteina me cilësi të lartë dhe vitamina të rëndësishme që kanë një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe trurit.

    Megjithatë, edhe pse është shumë ushqyes, është e rëndësishme të mos e teproni. Në disa raste, marrja e tepërt e peshkut mund të shkaktojë probleme të tilla si akumulimi i merkurit në trup, çrregullime të tretjes ose reaksione alergjike, raporton Index.hr.

    Merkuri në peshq
    Një nga rreziqet kryesore të konsumit të shpeshtë të peshkut është ekspozimi ndaj merkurit. Disa peshq të mëdhenj detarë, si toni, peshku shpatë, peshkaqeni dhe skumbri mbretëror, përmbajnë më shumë merkur sepse është i pranishëm në zinxhirin ushqimor në oqeane.Nëse një peshk i tillë hahet shpesh, merkuri mund të grumbullohet gradualisht në trup dhe të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

    Sipas një studimi, një porcion ton i konservuar në javë (rreth 80 gramë për të rriturit dhe 40 gramë për fëmijët) nuk përbën një rrezik më të madh, por rreziku rritet nëse peshku konsumohet më shpesh.Shumë merkur mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje koke, humbje të kujtesës, dridhje dhe luhatje të humorit.

    Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm, dhe tek gratë shtatzëna, ekspozimi i lartë ndaj merkurit mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

    Helmim nga ushqimi për shkak të përgatitjes së pahijshme
    Nëse peshku nuk ruhet ose nuk gatuhet siç duhet, ai mund të bëhet burim bakteresh, parazitësh ose toksinash. Ngrënia e peshkut të prishur ose të gjallë mund të shkaktojë probleme me stomakun, të tilla si të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.Disa lloje peshqish mund të përmbajnë parazitë, siç janë krimbat e shiritit, të cilët mund të shkatërrohen vetëm me gatim.

    Pjatat me peshk të gjallë, siç është sushi, rrisin rrezikun e infeksionit, veçanërisht tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

    Alergjitë ndaj peshkut
    Peshku është një nga shkaqet më të zakonshme të reaksioneve alergjike ndaj ushqimit. Simptomat mund të variojnë nga një skuqje e lehtë dhe kruarje deri te reaksione serioze siç është vështirësia në frymëmarrje.

    Në raste të rralla, mund të ndodhë anafilaksi – një gjendje që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore. Njerëzit që e dinë se janë alergjikë duhet ta shmangin plotësisht peshkun.

    Dhe omega-3 mund të jetë e tepërt.
    Acidet yndyrore Omega-3 kanë shumë përfitime shëndetësore, por duhet të konsumohen me masë. Dozat e larta mund të hollojnë gjakun dhe të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht tek njerëzit që tashmë marrin hollues gjaku.

    Në disa raste, presioni i gjakut mund të ulet shumë, gjë që mund të shkaktojë lodhje ose marramendje.

    Mënyra se si i përgatitni ato bën gjithë ndryshimin
    Peshku i pjekur në skarë, i zier ose i pjekur në furrë pa shumë yndyrë është ideal. Megjithatë, peshku i skuqur ose peshku në salca të forta mund të ketë shumë kalori dhe yndyrna të pashëndetshme.

    Konsumi i rregullt i ushqimeve të tilla mund të çojë në shtim në peshë dhe kolesterol të lartë. Pra, problemi nuk është vetë peshku, por mënyra se si përgatitet.

    Si ta shijoni peshkun në mënyrë të sigurt?
    Nëse hani peshk me masë dhe zgjidhni me kujdes llojet dhe metodat e përgatitjes, mund të shijoni përfitimet e tij pa frikë. Ja disa këshilla të dobishme:

    Hani peshk dy deri në tre herë në javë.
    Zgjidhni peshq me nivele të ulëta të merkurit, siç janë salmoni, sardelet ose trofta.
    Gjithmonë gatuajeni peshkun plotësisht, veçanërisht nëse është i ngrirë ose i gjallë.
    Gratë shtatzëna, nënat që ushqejnë me gji dhe fëmijët e vegjël duhet të shmangin peshqit me nivele të larta të merkurit.
    Përgatiteni peshkun në mënyra më të shëndetshme – duke e avulluar, pjekur në pjekje ose pjekur në skarë në vend që ta skuqni.

  • Denaj: Rritje me 23% e eksporteve të peshkut, 5 615 tonë në gjashtë muaj

    Denaj: Rritje me 23% e eksporteve të peshkut, 5 615 tonë në gjashtë muaj

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet e peshkut të freskët shënuan një rritje prej 23% gjatë periudhës janar–qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë të këtij viti u eksportuan 5 615 tonë peshk i freskët, kundrejt  4 558 tonëve peshk që u eksportuan në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
    Ministrja tha se, “kjo rritje reflekton përkushtimin e peshkatarëve shqiptarë për të sjellë në treg produkte cilësore MadeinAlbania, si dhe ndikimin pozitiv të politikave mbështetëse të ndërmarra nga qeveria”. Sipas saj, masat përfshijnë naftën pa taksa, rinovimin e flotës së peshkimit, si dhe investimet në motorë dhe pajisje frigoriferike, të cilat garantojnë freskinë dhe cilësinë e produkteve peshkore dhe rrisin konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
    Ministrja Denaj theksoi gjithashtu objektivin për të arritur 30 mijë tonë produkte peshkore deri në vitin 2030. “Për të mbështetur këtë zhvillim, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ka aplikimet e hapura deri më 30 shtator, ofrohet: 50% grant për akuakulturën, rrjetat dhe koshat e rritjes së peshkut; Kredi e butë me interes 2%; Garanci sovrane deri në 70% të kolateralit”, u shpreh Denaj. Këto masa synojnë modernizimin dhe zgjerimin e sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në Shqipëri.

  • Lushnjë/ Ndoti ujërat në kanalin e fshatit, nën hetim pronari italian i fabrikës së përpunimit të peshkut

    Lushnjë/ Ndoti ujërat në kanalin e fshatit, nën hetim pronari italian i fabrikës së përpunimit të peshkut

    Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj në Lushnjë, procedohet penalisht pronari italian i fabrikës së përpunimit të peshkut.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë njoftuan sot (5 korrik) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për Salvatore Orlato, 35 vjeç.

    “Gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia vendore.

    Uniformat blu e shoqëruan njoftimin e tyre edhe me një fotografi nga ndotja e shkaktuar në kanalin kullues të fshatit.