Tag: peshku

  • Ushqimet e konservuara më të shëndetshme që shumë i nënvlerësojnë

    Ushqimet e konservuara më të shëndetshme që shumë i nënvlerësojnë

    Sardelet e konservuara po konsiderohen nga nutricionistët si një nga zgjedhjet më të shëndetshme të ushqimeve të detit, sidomos kur peshku i freskët nuk është lehtësisht i disponueshëm.

    Sipas ekspertëve, konservimi jo vetëm që e mban ushqimin të freskët dhe të ngrënshëm për një kohë të gjatë, por e mbron edhe nga patogjenët e rrezikshëm. Edhe pse procesi çon në humbje të disa lëndëve ushqyese, produkti mbetet i sigurt dhe i qëndrueshëm për vite.

    Nutricionistja Dr. Jess Cording shpjegon se sardelat e konservuara janë veçanërisht të dobishme:

    • Përmbajnë më pak merkur se shumë lloje të tjera peshqish të konservuar.

    • Janë burim i pasur me proteina, vitaminë D dhe acide yndyrore omega-3 me efekt anti-inflamator.

    • Shpesh konservohen në vaj ulliri, i cili siguron yndyrna të shëndetshme për zemrën.

    “Sardelet e konservuara janë një zgjedhje e shkëlqyer, e përballueshme dhe pa shumë përgatitje, që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore,” tha Cording.

    Si t’i konsumoni sardelet?

    Udhëzimet shëndetësore rekomandojnë 2–3 porcione peshku me përmbajtje të ulët merkurit në javë. Sardelat mund të shoqërohen me makarona, djathë, biskota ose të përdoren si meze e lehtë.

    “Unë personalisht i shtyp me pirun dhe i shtoj në një sallatë,” tha Cording për Mind Body Green, duke theksuar se ka mënyra të panumërta për t’i përfshirë në dietë.

    Një zgjedhje praktike, e shëndetshme dhe e qëndrueshme – sardelet e konservuara po fitojnë gjithnjë e më shumë vend në tryezat e atyre që kujdesen për shëndetin.
     

  • Parazitët në peshk: një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin publik

    Parazitët në peshk: një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin publik

    Pamjet e publikuara kohët e fundit, ku shihet një parazit i gjallë brenda mishit të peshkut, kanë rikthyer vëmendjen te një problem i njohur, por shpesh i lënë në hije: siguria ushqimore e produkteve të detit. Peshku konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun, falë përmbajtjes së lartë të proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, por nga ana tjetër, mbart edhe një rrezik real kur nuk trajtohet siç duhet.

    Parazitët janë organizma që jetojnë dhe ushqehen në kurriz të një organizmi tjetër. Në peshk, parazitët më të zakonshëm janë të grupit Anisakis, të cilët janë larva të vogla, shpesh të padukshme me sy të lirë. Këta parazitë mund të kalojnë te njeriu përmes konsumimit të peshkut të pagatuar ose të papërpunuar.

    Rreziqet shëndetësore

    Kur këto larva hyjnë në organizmin e njeriut, ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh:
    • Dhimbje barku dhe çrregullime gastrointestinale
    • Reaksione alergjike, të cilat në raste ekstreme mund të jenë të rënda
    • Inflamacion dhe dëmtime të mukozës së stomakut apo zorrëve

    Sëmundja e shkaktuar nga këta parazitë njihet si Anisakioza dhe është dokumentuar në shumë vende, sidomos aty ku konsumi i peshkut të papërpunuar është i zakonshëm.

    Si mund të shmanget infeksioni?

    Ekspertët këshillojnë masa të thjeshta, por thelbësore:
    • Peshku duhet të gatuhet në temperatura mbi 63°C, që garanton shkatërrimin e parazitëve.
    • Në rastet kur konsumohet i papërpunuar (si sushi, sashimi, ceviche), duhet të sigurohet që peshku ka kaluar procesin e ngrirjes industriale në -20°C për të paktën 24 orë.
    • Konsumatorët duhet të zgjedhin gjithmonë furnizues të certifikuar dhe të shmangin blerjet nga tregje të pasigurta.

    Peshku mbetet një burim i rëndësishëm ushqimor për shëndetin tonë, por kërkon kujdes të veçantë. Rasti i publikuar së fundmi është një kujtesë e qartë se siguria ushqimore nuk duhet marrë e mirëqenë. Informimi dhe praktikat e duhura në përgatitjen e ushqimit janë mbrojtja më e mirë kundër rreziqeve të padukshme.

  • Efektet anësore më të zakonshme të konsumit të tepërt të peshkut

    Efektet anësore më të zakonshme të konsumit të tepërt të peshkut

    Peshku shpesh konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i pasur me acide yndyrore omega-3, proteina me cilësi të lartë dhe vitamina të rëndësishme që kanë një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe trurit.

    Megjithatë, edhe pse është shumë ushqyes, është e rëndësishme të mos e teproni. Në disa raste, marrja e tepërt e peshkut mund të shkaktojë probleme të tilla si akumulimi i merkurit në trup, çrregullime të tretjes ose reaksione alergjike, raporton Index.hr.

    Merkuri në peshq
    Një nga rreziqet kryesore të konsumit të shpeshtë të peshkut është ekspozimi ndaj merkurit. Disa peshq të mëdhenj detarë, si toni, peshku shpatë, peshkaqeni dhe skumbri mbretëror, përmbajnë më shumë merkur sepse është i pranishëm në zinxhirin ushqimor në oqeane.Nëse një peshk i tillë hahet shpesh, merkuri mund të grumbullohet gradualisht në trup dhe të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

    Sipas një studimi, një porcion ton i konservuar në javë (rreth 80 gramë për të rriturit dhe 40 gramë për fëmijët) nuk përbën një rrezik më të madh, por rreziku rritet nëse peshku konsumohet më shpesh.Shumë merkur mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje koke, humbje të kujtesës, dridhje dhe luhatje të humorit.

    Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm, dhe tek gratë shtatzëna, ekspozimi i lartë ndaj merkurit mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

    Helmim nga ushqimi për shkak të përgatitjes së pahijshme
    Nëse peshku nuk ruhet ose nuk gatuhet siç duhet, ai mund të bëhet burim bakteresh, parazitësh ose toksinash. Ngrënia e peshkut të prishur ose të gjallë mund të shkaktojë probleme me stomakun, të tilla si të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.Disa lloje peshqish mund të përmbajnë parazitë, siç janë krimbat e shiritit, të cilët mund të shkatërrohen vetëm me gatim.

    Pjatat me peshk të gjallë, siç është sushi, rrisin rrezikun e infeksionit, veçanërisht tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

    Alergjitë ndaj peshkut
    Peshku është një nga shkaqet më të zakonshme të reaksioneve alergjike ndaj ushqimit. Simptomat mund të variojnë nga një skuqje e lehtë dhe kruarje deri te reaksione serioze siç është vështirësia në frymëmarrje.

    Në raste të rralla, mund të ndodhë anafilaksi – një gjendje që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore. Njerëzit që e dinë se janë alergjikë duhet ta shmangin plotësisht peshkun.

    Dhe omega-3 mund të jetë e tepërt.
    Acidet yndyrore Omega-3 kanë shumë përfitime shëndetësore, por duhet të konsumohen me masë. Dozat e larta mund të hollojnë gjakun dhe të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht tek njerëzit që tashmë marrin hollues gjaku.

    Në disa raste, presioni i gjakut mund të ulet shumë, gjë që mund të shkaktojë lodhje ose marramendje.

    Mënyra se si i përgatitni ato bën gjithë ndryshimin
    Peshku i pjekur në skarë, i zier ose i pjekur në furrë pa shumë yndyrë është ideal. Megjithatë, peshku i skuqur ose peshku në salca të forta mund të ketë shumë kalori dhe yndyrna të pashëndetshme.

    Konsumi i rregullt i ushqimeve të tilla mund të çojë në shtim në peshë dhe kolesterol të lartë. Pra, problemi nuk është vetë peshku, por mënyra se si përgatitet.

    Si ta shijoni peshkun në mënyrë të sigurt?
    Nëse hani peshk me masë dhe zgjidhni me kujdes llojet dhe metodat e përgatitjes, mund të shijoni përfitimet e tij pa frikë. Ja disa këshilla të dobishme:

    Hani peshk dy deri në tre herë në javë.
    Zgjidhni peshq me nivele të ulëta të merkurit, siç janë salmoni, sardelet ose trofta.
    Gjithmonë gatuajeni peshkun plotësisht, veçanërisht nëse është i ngrirë ose i gjallë.
    Gratë shtatzëna, nënat që ushqejnë me gji dhe fëmijët e vegjël duhet të shmangin peshqit me nivele të larta të merkurit.
    Përgatiteni peshkun në mënyra më të shëndetshme – duke e avulluar, pjekur në pjekje ose pjekur në skarë në vend që ta skuqni.

  • Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 persona

    Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 persona

    Një ton gjigant blu, i aftë të sigurojë ushqim për rreth 1000 njerëz, është kapur aksidentalisht në brigjet jugore të Anglisë, raportojnë mediet vendase.

    Jonathan Simper, 59 vjeç, ndodhej rreth 6,5 kilometra larg bregut të Dartmouth-it, Devon, kur i biri, Harry, 29 vjeç, dhe një anëtar i ekuipazhit, Wayne Adams, vunë re peshkun gjigant prej 2,4 metrash të ngecur në rrjetë.

    Ata kishin ndërmend ta lironin përsëri në det, pasi tonët blu janë specie e mbrojtur, por peshku kishte ngordhur tashmë. Për këtë arsye, ekuipazhi e solli në portin e Brixham-it, ku u përdor një vinç për ta ngritur nga varka.

    Peshku, i cili peshonte rreth 201 kilogramë, u shit më pas një tregtari me shumicë për rreth 2100 euro. “Jemi shumë të kënaqur me çmimin e shitjes, por ishte një bonus i papritur. Ishte një rastësi e plotë, një ngjarje që ndodh vetëm një herë në jetë”, tha Jonathan.

    Familja Simper merret me peshkim prej 15 vitesh. Tonët blu mund të arrijnë deri në 3 metra gjatësi dhe deri në 400 kilogramë peshë. Ata janë ndër grabitqarët më të fuqishëm të detit, duke arritur shpejtësi deri në 70 km/h gjatë ndjekjes së presë, ndërsa të rriturit nuk kanë grabitqarë natyralë përveç njeriut.

    Kjo specie ishte zhdukur nga ujërat britanike që nga vitet 1960 për shkak të mbipeshkimit, por popullsia e tyre është rritur sërish vitet e fundit. Në vitin 2021, tonët blu u hoqën nga lista e specieve të rrezikuara.

  • Peshku luan shfaqet në ujërat e Mesdheut, ekspertët paralajmërojnë për…

    Peshku luan shfaqet në ujërat e Mesdheut, ekspertët paralajmërojnë për…

    Një peshk luan, i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe ngjyrat e ndritshme, është vërejtur së fundmi në ujërat e Mesdheut, duke treguar përhapjen e kësaj specieje helmues në rajonin tonë.

    Edhe pse duket mbresëlënës, peshku luan është një kërcënim serioz për ekosistemin detar. Ai mbart gjemba helmues që mund të shkaktojnë dhimbje të forta, ënjtje dhe deri në reagime alergjike nëse dikush prek peshkun aksidentalisht.

    Për më tepër, kjo specie grabitqare ushqehet me peshq të vegjël dhe, në Mesdhe, nuk ka grabitqarë natyrorë që e kontrollojnë, duke rrezikuar kështu biodiversitetin dhe ekuilibrin e ekosistemit detar.

    Peshku luan i përket gjinisë Pterois, që karakterizohet nga ngjyra të ndezura dhe gjemba helmues. Origjina e tij është nga oqeanet Indian dhe Paqësor, por ai ka pushtuar tashmë edhe Atlantikun Perëndimor, Karaibet dhe Mesdheun.

    Ky peshk mund të jetojë deri në 15 vjet dhe, megjithëse mish i tij konsiderohet i shijshëm nga peshkatarët, konsumi duhet të bëhet me shumë kujdes për shkak të helmave të rrezikshëm që mbart.

  • VIDEO/ Saranda në alarm: Rigoni i malit dhe peshku i detit në lupën e inspektor Muçit

    VIDEO/ Saranda në alarm: Rigoni i malit dhe peshku i detit në lupën e inspektor Muçit

    Në përputhje me misionin madhor për të shpëtuar popullin nga rigoni i paçertifikuar dhe peshku kontrabandë, qeveria ka hedhur në sulm një armë të fortë: inspektorin Muçin që ditët e fundit është shndërruar në personazhin qesharak të qeverisjes me aksione.
    Në Sarandë, inspektori Muçi – hero i certifikatave – ka lëvizur nga tezga në tezga me misionin e shenjtë: “Ku e ke certifikatën për rigonin?”
    Një grua që kishte mbledhur erëza në mal ndryshe nga Muçi u përpoq të vinte në punë logjikën dhe iu përgjigj:n“Vajta i mblodha vetë në mal, çfarë flet mo Muçi im… Mali është prodhuesi.”
    Por Muci, i armatosur me protokolle dhe fletëkontrolli, s’e kishte ndërmend të vinte logjikën në punë. Edhe pse mali nuk është subjekt juridik dhe nuk mund të lëshojë fatura.
    Drama e Muçit vazhdoi në portin e Sarandës, ku peshkatarët – këta rebelë të ligjit – guxuan të kthenin në tokë peshq pa certifikatë origjine dhe pa kupon tatimor. Njëri prej tyre, pa pikë ndrojtjeje, tha se peshkun e kishte zënë “në det”. Në det!
    Dhe Muçi, në kulmin e profesionalizmit të tij, e kërkoi me ngulm vendin e saktë të kapjes, faturën, certifikatën dhe ndoshta dhe një selfie me peshkun në momentin që u kap. Sepse në shtetin e së drejtës, edhe sardelja duhet të ketë targën e vet.
    Tregtarët e vegjël në Sarandë e gjetkë tashmë nuk po kuptojnë nëse kjo që u kërkojnë Muçot e qeverisë është dicka serioze apo thjesht po tallen. Por çfarë janë pakënaqësitë e qytetarëve përballë luftës së madhe kundër evazionit të rigonit?
    Sepse Muçi dhe kolegët e tij nuk ndalen. Aksioni qeverisë dhe porositë e shefit duhen zbatuar. Dhe pse jo, së shpejti mund të shohim e dëgjojmë dhe dialogje se ku ndohet barkodi i gjethes së dafinës apo certifakata e midhjes që shesin peshkararët në Sarandë.

    /vna/

  • Nëse konsumoni këtë lloj peshku do të keni halucinacione deri në tri ditë

    Nëse konsumoni këtë lloj peshku do të keni halucinacione deri në tri ditë

    Salpa, një peshk që banon në Detin Mesdhe, është një specie e veçantë që tërheq vëmendjen për pamjen e saj të jashtëzakonshme. Me trupin e saj argjendtë dhe vijat e arta që shtrihen përgjatë trupit, si dhe sytë e verdhë, kjo specie është e njohur për bukurinë që i shton deteve mesdhetarë.

    Megjithatë, nëse mendojmë se kjo është një specie e pafajshme, gabojmë.

    Një lloj specifik i salpës, Sarpa Salpa, është përgjegjës për një fenomen të jashtëzakonshëm. Pas konsumimit, ky peshk mund të shkaktojë halucinacione të fuqishme vizuale dhe dëgjimore. Kjo ndodh për shkak të toksinave të pranishme në trupin e saj, të cilat janë pasojë e dietës së veçantë që ky peshk ndjek.

    Sipas Akuariumit të Barcelonës, Sarpa Salpa është e vetmja specie që ushqehet me një algë të veçantë të quajtur Caulerpa taxifolia, ose më njohur si ‘alga vrasëse’. Kjo algë përmban një toksinë të quajtur kaulerpinë, të cilën shumica e kafshëve detare e shmangin. Peshqit, përfshirë salpën, e konsumojnë këtë algë dhe përpunojnë toksinën, duke e shndërruar atë në neurotoksina që grumbullohen në trupin e tyre.

    Konsumimi i këtij peshku i ekspozon njerëzit ndaj këtyre toksinave, dhe pasojat mund të variojnë nga simptoma të lehta, si shqetësimet e tretjes, deri te halucinacione më të rënda. Në disa raste, ato mund të zgjasin deri në 36 orë, dhe përfshijnë vizione dhe tinguj joreale që mund të jenë të pashembullt.

    Një rast i njohur është ai i një burri 40-vjeçar, i cili përjetoi vizione të zgjatura dëgjimore dhe psikedelike pas konsumimit të këtij lloji peshku, një histori e dokumentuar në revistën ‘Clinical Toxicology’. Po ashtu, një incident tjetër ndodhi në vitin 1982, kur një familje hëngri peshk të pjekur në skarë pa hequr organet e brendshme, dhe rezultati ishte ëndrra të trazuara dhe vizione agresive që shqetësuan seriozisht anëtarët e familjes.

    Një tjetër rast i dokumentuar ndodhi në vitin 2002, kur një burrë 90-vjeçar në Saint-Tropez raportoi se ishte torturuar nga ‘kafshë me krahë që bërtisnin’, pas konsumimit të këtij lloji peshku.

    Edhe pse fenomeni është i rrallë, efekti halucinogjen i peshkut Sarpa Salpa tregon se duhet të kujdeseni se çfarë konsumoni, veçanërisht kur ato vijnë nga mjedise natyrore që mund të jenë të ndikuara nga toksina. Syri.net-iefimerida

  • Një gjyshe peshkatare në Sarandë

    Një gjyshe peshkatare në Sarandë

    Nga Thoma Nika
    Të peshkuarit me grep buzë detit në Sarandë, është gjëja më e zakonshme që mund të shikosh gjatë një shetitjeje në pedonale. Ata që e bëjnë këtë, ose janë njerëz të detit, që tani zanatin e kthyer në pasion, e zhvillojnë në breg, ose mesoburra, që e ushtrojnë peshkimin me grep si hobi, gjatë orëve të tyre të lira.Ndërsa fillua në duart e një gruaje, që me orë të tëra pret të vijë peshku në grepin e saj, është një befasi dhe sfidë ndaj burrave.
    Po ja ku është Suzana, që nuk e ka fare për gajle, që, ashtu “burrash”, të zerë një kënd të qetë, buzë detit, të nxjerrë nga çanta rrotën e fillos e ushqimin e menduar se i pëlqen gjahut të saj dhe të provojë shansin e ditës.
    – Është eksperiencë e bukur dhe gjëja më antistres, që të çlodh trurin- thotë Suzana.
    I thotë këto, pa e hequr fillon nga dora dhe pa e hequr vëmendjen nga loja, që mund të bëjë peshku poshtë ujit, me grepin e saj.
    Me një sy nga fillispanja e zhytur në det, Suzana flet si një eksperte e peshkimit. Ajo di mirë trashësitë e fillove, numrat e grepave dhe se me çfarë ushqimi ndillet në grep peshku e çfarë preferon oktapodi. Ka më shumë se 10 vjet që detit i merr jodin, po i merr edhe peshkun.
    Më e veçanta e Suzana Terollit, është se ajo është dy herë gjyshe. Të katër fëmijët i ka të martuar e të rregulluar me familjet e tyre. Kujton se kur ishin fillimet e saj në gjuetinë e peshkimit, e kishin ca të zorshme. Por tani e shohin me simpati e ndodh që i vihen në krah, me vajza e me nipër.
    Duke pritur me durim që peshku t’i vijë në grep, biseda me gjyshen peshkatare, shkon edhe te votimet dhe te premtimet, tek mosbesimi në politikën që bëhet, te pensionet që nuk dalin dhe tek vota personale, që nuk do ta lerë të digjet më 11 maj.
    Megjithëtë, 64-vjeçarja Suzana Terolli e shikon jetën me optimizëm dhe e shijon atë. E shijon edhe përmes adrenalinës që i jep peshkimi me grep për disa orë në ditë. Edhe përmes shijes së peshkut të freskët, të zënë nga vetë ajo. Detit të Sarandës e të Ksamilit, gjyshja peshkatare i merr jo vetëm jodin e nevojshëm për shëndet të mirë, por edhe peshkun e oktapodin. Pa u mërzitur edhe kur ka raste që largohet duarbosh.
    Sepse atë, bashkë me Agronin, burrin e saj pranë, do t’i gjesh sërish duke hedhur e mbledhur fillot e tyre, si një sport që u jep kënaqësi e pastaj ekonomi.

  • Sa kohë jetojnë peshqit në akuarium?

    Sa kohë jetojnë peshqit në akuarium?

    Të gjithë i kemi parë ato skena në filma ku hedhin një peshk në tualet dhe nxitojnë të marrin një të ri, në mënyrë që fëmija i vogël të mos e kuptojë se peshku ka ngordhur. Natyrisht, është thjesht një film.
    Nga ana tjetër, na intereson sa kohë jetojnë peshqit në një akuarium, cilët ia vlen t’i mbajmë dhe sa mund të presim të jetojmë me notarin tonë të preferuar.
    Nga çfarë varet, sa kohë jetojnë peshqit në një akuarium?
    Ka disa faktorë, por lloji i peshkut është ndoshta më i rëndësishmi. Ne e dimë se peshqit më të vegjël jetojnë më pak se peshqit më të mëdhenj dhe se peshqit që bëjnë vezë zakonisht jetojnë më gjatë.
    Peshqit më të njohur në botë janë betta dhe peshku i kuq. Të parët jetojnë shumë shkurt, deri në dy vjet. Peshku i kuq mund të jetojë për dekada.
    Nëse kushtet në akuarium janë të favorshme, peshqit do të jetojnë shumë më gjatë. Peshqit që jetojnë në habitate të pafavorshme kanë jetëgjatësi më të shkurtër.
    Peshqit me jetë më të shkurtër
    Lloji popullor i peshkut vrasës jeton vetëm deri në dy vjet. Betta, të cilën e kemi përmendur tashmë, jeton afro dy vjet. Ka raste që kanë jetuar më gjatë, por ky është më shumë përjashtim sesa rregull. Shikoni si duken bettat më të bukura në botë:
    Peshqit (platy, guppy, molly) zakonisht jetojnë më pak se 5 vjet.
    Peshqit me jetë më të gjatë
    Peshqit e artë janë kampionët këtu, ata mund të jetojnë deri në 25 vjet. Sigurisht, nëse trajtohen mirë. Peshqit Misgurnus fossilis L. jetojnë për të njëjtën kohëzgjatje, rreth 15 vjet, ndërsa Maylandia zebra – deri në 20 vjet.

  • Sa kohë jetojnë peshqit në një akuarium?

    Sa kohë jetojnë peshqit në një akuarium?

    Të gjithë i kemi parë ato skena në filma ku hedhin një peshk në tualet dhe nxitojnë të marrin një të ri, në mënyrë që fëmija i vogël të mos e kuptojë se peshku ka ngordhur. Natyrisht, është thjesht një film.

    Nga ana tjetër, na intereson sa kohë jetojnë peshqit në një akuarium, cilët ia vlen t’i mbajmë dhe sa mund të presim të jetojmë me notarin tonë të preferuar.

    Nga çfarë varet, sa kohë jetojnë peshqit në një akuarium?

    Ka disa faktorë, por lloji i peshkut është ndoshta më i rëndësishmi. Ne e dimë se peshqit më të vegjël jetojnë më pak se peshqit më të mëdhenj dhe se peshqit që bëjnë vezë zakonisht jetojnë më gjatë.

    Peshqit më të njohur në botë janë betta dhe peshku i kuq. Të parët jetojnë shumë shkurt, deri në dy vjet. Peshku i kuq mund të jetojë për dekada.

    Nëse kushtet në akuarium janë të favorshme, peshqit do të jetojnë shumë më gjatë. Peshqit që jetojnë në habitate të pafavorshme kanë jetëgjatësi më të shkurtër.

    Peshqit me jetë më të shkurtër

    Lloji popullor i peshkut vrasës jeton vetëm deri në dy vjet. Betta, të cilën e kemi përmendur tashmë, jeton afro dy vjet. Ka raste që kanë jetuar më gjatë, por ky është më shumë përjashtim sesa rregull. Shikoni si duken bettat më të bukura në botë:

    Peshqit (platy, guppy, molly) zakonisht jetojnë më pak se 5 vjet.

    Peshqit me jetë më të gjatë

    Peshqit e artë janë kampionët këtu, ata mund të jetojnë deri në 25 vjet. Sigurisht, nëse trajtohen mirë. Peshqit Misgurnus fossilis L. jetojnë për të njëjtën kohëzgjatje, rreth 15 vjet, ndërsa Maylandia zebra – deri në 20 vjet.