Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovelanë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Shkaku aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Tag: Peshkopi
-

VIDEO/ Aksident i trefishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, ja pamjet nga vendngjarja
-

Në garë për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.
Xholi rrëfeu çështjen e hetuar për rrëmbimin e dy biznesmenëve nga një grup kriminal, si dhe rastin e dy deputetëve, ku ka kërkuar heqjen e mandatit.
“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshëm’. Kam hetuar një nga personat më të rrezikshëm, dhe janë dënuar këtë autorë ishte hera e parë që arrestoheshin dhe dënoheshin për sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Kam përfaqësuar dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur në ’97, siç njihen si masakra e Cërrikut dhe masakra e Qafë-Gjashtës. Këto ngjarje sërish pa vendngjarje nuk mund të zbardheshin pa pasur kontributin e kolegëve të drejtësisë.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami.“, u shpreh Adnan Xholi.Top Channel
-

Adnan Xholi kujton çështjet e nxehta që ka hetuar: Dy biznesmenë u detyruan të hapnin varet e tyre
adnan xholi ne kpk
TIRANË- Prokurori Adnan Xholi, teksa prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK, u ndal në një sërë çështjes të rëndësishme që ka hetuar gjatë karrierës së tij 27 vjeçare në sistemin e drejtësisë. Xholi, i cili e ka nisur karrierën e tij si prokuror në Gjirokastër, u ndal te disa prej ngjarjeve më të bujshme që ka hetuar, që lidhen kryesisht me krimin e organizuar, dhe vrasje që kanë tronditur vendin. Ai u ndal te rrëmbimi i dy biznesmenëve në Gjrokastër, si dhe masakrat e vitit 1997.
“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami, por mundën të marrin 25 milionë. Hetimi ishte i pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”, u shpreh Adnand Xholi.
Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”. -

Misteri i Mont Saint-Michel Ishulli që zhduket dhe rishfaqet papritur
Në Normandi të Francës, ndodhet një vend thuajse surreal. Jo vetëm një nga kryeveprat e botës, por edhe një kuriozitet që provokon mendjen të zbërthej përtej të dukshmes. Abacia Mont Saint-Michel është ngritur mes dallgëve dhe mjegullës, si përfaqësues i një miti të vjetër.
Misteri qëndron jo vetëm tek madhështia e asaj çfarë i përngjan një kështjelle më tepër se një abacie apo ishulli të vogël, por edhe tek ritmi i dallgëve që përcakton shfaqjen apo zhdukjen e saj. Brenda disa orësh tërheqja dhe rishfaqja e ujit mund të ndryshojnë pamjen e ishullit brenda disa orësh. Në baticë, Mont Saint-Michel duket si një kështjellë që “noton”, ndërsa në zbaticë lidhet me tokën, duke e bërë për pak të aksesueshme.
Sipas legjendës në vitin 708, Kryeengjëlli Mikael i kërkoi peshkopit Aubert të ndërtoj një vend të shenjtë. Këtu nis struktura e parë fetare, e cila më vonë rreth viteve 960-1000, u kthye në bazë për abacinë e parë të vërtetë. Ajo ka shërbyer si vend pelegrinazhi, fortesë mbrojtëse dhe më vonë burg shtetëror.
Ishulli ka rreth 30-40 banorë të përhershëm, ndërsa pjesa tjetër ndahen në murgj/murgesha, punonjës lokalë dhe vizitorë. Monumenti mbrohet nga UNESCO prej vitit 1979 dhe vizitohet nga rreth 3 milion turistë në vit. Mont Saint-Michel është porta midis botës tokësore dhe asaj shpirtërore dhe njëkohësisht një nga veprat ikonike të Francës.
-

Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci
Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e gazetarit duke njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.
Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.
Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.
Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë.
Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Daci u nderua me tituj të shumtë, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
JIM MORRISON: SIKUR TË MUND TË NDIEJA…
-

“Shqipëria në periudhën bizantine” mbledh përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme…
Nga Julia Vrapi
“Shqipëria në periudhën bizantine” mblodhi në Tiranë përfaqësues nga bota akademike, një konferencë shkencore, që u zhvillua përgjatë dy ditëve me synimin për të hedhur dritë mbi një ndër periudhat më të rëndësishme, por më pak të studiuara të historisë sonë. Konferenca mblodhi bashkë në Tiranë mbi 40 përfaqësues nga bota akademike brenda dhe jashtë vendit, historianë dhe profesorë të njohur me kumtesat e tyre hodhën dritë mbi këtë periudhë, ndër më pak të studiuarat dhe theksuan rolin e trojeve shqiptare si një urë lidhëse mes Lindjes e Perëndimit, por gjatë saj u prezantuan dhe kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore. Ceremonia e hapjes u moderua nga prof. dr. Paskal Milo, i cili në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një qendër e kulturës identitare kombëtare, rajonale dhe europiane. Ndërsa akad. Skënder Gjinushi kryetar i ASH, i cili e vlerësoi konferencën ndër të tjera tha se trashëgimia bizantine në Shqipëri nga monumentet, ikonat, kodikët, deri te tradita muzikore dëshmon një vazhdimësi të fortë qytetërimi.
“Kjo konferencë për nga natyra është një qasje shumëdimensionale shkencore ku ndërthuren disiplina të ndryshme si: historia, arkeologjia, arti, arkitektura, paleografia dhe epigrafia, kultura shpirtërore dhe jurisprudenca bizantine. Në këtë mjedis shkencor multidisiplinar studiues nga më të mirët, vendës dhe të huaj, do të bëjnë përpjekje që të rindërtojnë tablonë e përgjithshme të botës shqiptare në universin bizantin përmes analizave, prurjeve e përfundimeve origjinale dhe qasjeve të reja metodologjike”, u shpreh ai. Konferenca u përshëndet edhe nga Imzot Joani, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe dr. Antonio Riggio, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine.
Konferenca mblodhi përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme, ku punimet shkencore të prezantuara trajtuan tema që nga roli strategjik i Durrësit, përhapja e hershme e Krishtërimit, zhvillimi i peshkopatave, tradita e pasur e shkrimit të kodikëve në Berat, etj. Sipas ASH, seanca e parë, “Shqipëria ndërmjet Bizantit dhe Perëndimit”, u drejtua nga dr. Peter Schreiner (Universiteti i Këlnit, Gjermani) dhe akad. Pëllumb Xhufi (ASH). Në kumtesën e tij historiani Pëllumb Xhufi foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë bizantine në shekujt VI-XI. Në këtë seancë të parë vijon njoftimi nga ASH folën dhe prof. emeritus Taxiarchis Kolias, prof. dr. Ardian Muhaj, prof. dr. Ermal Baze, prof. dr. Ilira Caushi, dr. Peter Schreiner, etj. Veprimtaria shkencore më 5 dhe 6 dhjetor u organizua nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës; Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine.
Ekspozita “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë të Shqipërisë”
Konferenca e parë ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine” solli dhe ekspozitën “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë të Shqipërisë” në Arkivin Qendror Shtetëror. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi ekspozitën e veçantë, duke shpalosur dorëshkrime të çmuara të trashëgimisë sonë dokumentare. Kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore; Dorëshkrime unike që dëshmojnë tradita liturgjike, artistike dhe intelektuale ndër shekuj; Miniatura, shkrime të lashta dhe teknika ikonografike, që pasqyrojnë mjeshtërinë e skriptoriumeve të hershme ishin pjesë e kësaj ekspozite. Të pranishëm në hapje të ekspozitës ishin dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Arkivave Endrit Musaj, zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Arkivave Marinela Ndria, studiuesi Agamemnonas Tselikas, njohësi i gjuhëve të rralla, moderuesi dhe kuratori i ekspozitës Sokol Çunga, si edhe bizantinologë dhe studentë. -

Ndahet nga jeta Fatos Daci! Pesë dekada gazetar, historian dhe shkrimtar
Ka ndërruar jetë gazetari, historiani dhe “Mjeshtri i Madh” Fatos Mehdi Daci. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit të cilët njoftojnë se homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Njësinë Administrative Sllovë, Lagjja Dacallarë, Dibër.
Pritja para varrimit do të bëhen tek Shtëpia Furnerale “Ija”, Rruga “Kujtim Laro”, sipër Spitalit 5, tek Oxhaku, Tiranë, nga ora 14:00 e në vijim, datë 7.12.2025.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare, Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë. Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.
Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë. Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti. -

Gazetari Fatos Daci ndërron jetë, një figurë e shquar e kulturës dibrane
Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.
Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim. Po ashtu, pritje do të ketë edhe më 9 dhjetor 2025, nga ora 08:00. Familja ka vendosur në dispozicion edhe një automjet për të mundësuar udhëtimin drejt Peshkopisë.
I lindur në Dacallarë të Sllovës, Fatos Daci ia kushtoi jetën dijes, shkrimit dhe dokumentimit historik të trojeve shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme. Ai ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.
Në një krijimtari mbi pesëdekadëshe, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike me mbi 15 mijë faqe, duke dokumentuar figura, ngjarje, tradita dhe dëshmi historike të Dibrës dhe mbarë shqiptarisë. Veprat e tij shoqërohen me mijëra fotografi të rralla, portrete e dokumente, që sot përbëjnë një pasuri të rrallë kombëtare. -

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani
Rajoni i Ilirikut të lashtë, i cili korrespondon me Shqipërinë e sotme dhe territoret fqinje, përbën një pikë kyçe në historinë e Krishtërimit që nga koha apostolike. Via Egnatia, rruga e madhe perandorake që lidhte Romën me Konstandinopojën përmes Durrësit dhe Selanikut, përcaktoi rëndësinë strategjike të rajonit. Durrësi, si “porta drejt rrugës së madhe tokësore”, funksionoi si pika thelbësore e kontaktit midis Lindjes dhe Perëndimit. Krishtërimi i ka fillimet e tij në këto territore qysh në mesin e shekullit të parë.
Në letrën drejtuar Romanëve Shën Pavli shkruan: Me fuqi shenjash e çudish, me fuqi të Frymës së Perëndisë, kaq sa që nga Jerusalemi e përqark e deri në Ilirik e kam mbushur me ungjillin e Krishtit (Rom.15:19). Prania e një peshkopi të Durrësit (Epidamnus), Qesari, një nga shtatëdhjetë apostujt, i vendosur sipas Traditës së Kishës nga Shën Pavli në vitin 58 mbas Krishtit dhe e një peshkopi tjetër martir, Shën Asti, në vitin 98, dëshmon për praninë e hershme të krishterë në rajonin tonë. Gjithashtu, pjesëmarrja e peshkopit të Pulkeriopolis (Berati) në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikesë (325) tregon që tashmë krishtërimi ishte mjaft i organizuar.
Kjo pozitë gjeografike i dha Ilirikut një rol unik: të funksiononte si një hapësirë sinteze dhe transmetimi të qytetërimit bizantin, duke ruajtur njëkohësisht karakteristikat e veçanta lokale. Rajoni i dha Bizantit perandorë të rëndësishëm si Konstandinin e Madh nga Nishi, Anastasin I nga Durrësi dhe Justininianin nga Dardania, të cilët formësuan identitetin e perandorisë së krishterë. Kjo kumtesë shqyrton se si Kisha në hapësirën shqiptare funksionoi si një urë e gjallë që lidhi periudhën paleokristiane me atë bizantine dhe e ruajti këtë vazhdimësi deri më sot, pavarësisht përmbysjeve dramatike historike.
Kalimi nga Iliriku romak në atë bizantin u krye gradualisht midis shekujve IV dhe VI. Justiniani, me origjinë nga Tauresium i Dardanisë, ndërmori një përpjekje gjigante për rindërtimin e rajonit, siç dëshmon Prokopi në veprën e tij “Mbi Ndërtimet”. Antipatrea u riemërtua Pulkeriopolis për nder të motrës së Teodosit II, duke pasqyruar praktikën bizantine të kristianizimit të toponimeve. Dëshmitë arkeologjike nga kjo periudhë përfshijnë një kishë trikonkëshe të shekullit të 8-të në Tivar dhe bazilika paleokristiane në Butrint e Durrës. “Kodiku i Purpurt i Beratit” (Codex Purpureus Beratinus Φ 043), i datuar në shekullin e 6-të, përbën një nga tre arketipet më të vjetër të Dhiatës së Re në mbarë botën dhe lidhet me shkollën siro-palestineze. Prania e tij në Berat tregon përfshirjen e rajonit në rrymat e mëdha shpirtërore të kohës. Zbulimi i neumave (shenjave muzikore) në kodik, të cilat ndoshta janë bashkëkohore me tekstin, mund të rishikojë datimin e shenjave muzikore bizantine. Kjo periudhë e hershme hodhi themelet për lulëzimin e mëvonshëm të qytetërimit bizantin në rajon, duke krijuar një rrjet qendrash kishtare që do të ruanin traditën e krishterë për shekuj me radhë.
Transferimi i Ilirikut nga juridiksioni i Romës në Patriarkanën e Konstandinopojës në vitet 732-733 nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri përbën një moment vendimtar për historinë kishtare të rajonit. Ky ndryshim administrativ përkoi me periudhën e pushtimeve sllave që kishin vërshuar Ballkanin që në fillim të shekullit të 7-të. Siç vëren Ostrogorsky, “fluksi i kolonizimit sllav ishte derdhur si një rrëke e papërmbajtshme në të gjithë gadishullin ballkanik”, me pasojë që qytetet e lashta të brendësisë u shkatërruan dhe vetëm pak qytete bregdetare mbijetuan. Durrësi mbeti një nga fortesat e pakta bizantine që i rezistoi “përmbytjes sllave”, duke ruajtur vazhdimësinë e jetës së organizuar kishtare. Transferimi në Konstandinopojë siguroi mbijetesën e tipit liturgjik grek dhe të traditës bizantine në rajon. Sipas Theofanit, përfaqësuesit e Kishës Romake zhduken nga listat për një shekull e gjysmë, duke u rishfaqur vetëm në periudhën ikonoklaste. Ky ndryshim jo vetëm që riorientoi rajonin nga Perëndimi latin drejt Lindjes greke, por krijoi gjithashtu kushtet për integrimin e tij të thellë në ciklin kulturor bizantin, i cili do të zgjaste deri në pushtimin osman dhe përtej tij.
Organizimi kishtar i Shqipërisë mesjetare pasqyron historinë komplekse politike të rajonit. Mitropolia e Durrësit, pavarësisht rënies së saj të përkohshme në vendin e 42-të në listën e përparësisë në fillim të shekullit të 10-të, rimerr rëndësinë e saj në fillim të shekullit të 11-të kur në varësi të saj kalojnë pesëmbëdhjetë peshkopata. Midis tyre përfshihen Stefaniana (pranë Vlorës), Kunavia, Kruja, Lezha, Dioklea, Shkodra, Drishti, Vlora, Tivari, Cerniku dhe Pulkeriopolis (Berati). Kjo ngritje në detyrë lidhet me nevojën e krijimit të një qendre të fortë kishtare në perëndim të shtetit të Samuelit. Themelimi i Kryepeshkopatës autoqefale të Ohrit nga Vasili II rreth vitit 1020 krijoi tensione juridiksionale, pasi shumë peshkopata të territorit shqiptar, si Gllavenica, Cerniku dhe Himara, u transferuan në Ohër. Sigjili i dytë i Vasilit urdhëron në mënyrë eksplicite mitropolitin e Durrësit të respektojë vendimin dhe të mos cenojë peshkopatat që i përkasin kryepeshkopit të Bullgarisë. Berati, i njohur si Beligrad në burimet sllave, ruajti rëndësinë e tij si qendër kishtare. Sipas studimeve më të reja, Ohri e mori ndriçimin jo nga Beogradi serb, por nga Beligradi shqiptar – Berati. Ky rrjet peshkopatash përbën shtyllën kurrizore të organizimit kishtar bizantin që do të mbijetonte dhe do t’u përshtatej kushteve të ndryshueshme politike.
Tradita murgjërore në Shqipëri luajti një rol vendimtar në ruajtjen dhe transmetimin e qytetërimit bizantin. Në vitin 1399, igumeni Daniel i manastirit të Shën Nikollës në Perondi të Beratit, “nga frika e turqve”, braktisi manastirin duke marrë me vete të gjithë kodikët e vjetër dhe objektet e çmuara kishtare. Kodikët që ai shpëtoi datojnë nga shekulli i 10-të deri në të 14-tin, duke dëshmuar ekzistencën e një skriptoriumi aktiv. Shqipëria disponon sot më shumë se 100 kodikë në Arkivin Qendror Shtetëror, të cilët mbulojnë 13 shekuj (shek. 6-18). Midis tyre dallohen Kodiku i Beratit 23 (1292), i shkruar nga Mihail Slavopuli, i cili është një Irmologjion i bazuar në sistemin oktoik, dhe Kodiku i Përmetit 81 (fundi i shek. 13 – fillimi i shek. 14), një Stihirarion i shkruar në pergamenë. Berati u shfaq si një qendër e artit të shkrimit me shkolla të vërteta kaligrafie ku nxënësit mësonin artin e kopjimit të teksteve të shenjta. Shkolla të ngjashme funksionuan në Vlorë (shek. 10), Drinopojë (Gjirokastër), Korçë, Shkodër dhe Durrës. Kjo traditë e pasur dorëshkrimesh jo vetëm shpëtoi tekste me rëndësi botërore, por gjithashtu ruajti kujtesën kolektive të dinastive lokale të Muzakajve, Topiajve, Arianitëve dhe të tjerëve që financuan prodhimin e tyre.
Arti bizantin në Shqipëri shpreh vizionin teologjik të Bizantit, ku “arti pushoi së qeni vetëm kënaqësi estetike dhe u bë një mjet i fuqishëm fetar që e ngrinte besimtarin nga bota reale në atë qiellore”. Stili që karakterizon artin bizantin, ka të bëj kryesisht me shprehjen fetare, ose e thënë ndryshe, me përkthimin e teologjisë së kishës në mjete artistike, qofshin ato muzikore, arkitekturore, ikonografike etj. Qëllimi i këtij arti ishte të shprehte misterin e besimit, prandaj ky art është i mbushur me një simbolizëm shpirtëror kaq të pasur dhe të thellë.
Monumentet më të hershme epigrafike përfshijnë kishën e Lindjes së Hyjlindëses në Labovën e Kryqit me mbishkrime të viteve 525 dhe 551, kishën në Peshkëpinë e Sipërme me mbishkrim të vitit 619, dhe kishën e Shenjtorëve Sergji e Baku në Himarë me datim 786. Shekulli i 11-të dëshmohet nga kisha e Fjetjes në Lubonjë të Kolonjës, ndërsa shekulli i 12-të nga Shën Dhimitri në Potkozhan të Mokrës. I një rëndësie të veçantë është epitafi i Gllavenicës (1373), i qëndisur me fije ari nga despoti Gjergj Arianiti. Kisha e Shën Thanasit në Kostur, e ndërtuar me “mundim dhe dhimbje” nga ktitorët Stoja dhe Theodhori III Muzaka (1383/4), përfshin një afresk të Shën Gjergjit me veshje perandorake të zbukuruara me shqiponja dykrenore. Estetika bizantine, me sfondin e artë që zëvendëson hapësirën reale tredimensionale dhe perspektivën e përmbysur që e tërheq besimtarin drejt hyjnores, krijoi vepra që funksiononin si “dritare drejt përjetësisë”. Kjo traditë artistike vazhdoi edhe në periudhën pas-bizantine me piktorë të rëndësishëm si Onufri i Beratit, i cili kombinoi stilin bizantin me ndikime nga shkolla kretano-veneciane.
Shën Joan Kukuzeli, i lindur në Durrës rreth vitit 1270, përbën figurën kulmore të muzikës bizantine dhe simbolin e kontributit kulturor të Shqipërisë në botën bizantine. Jetim nga i ati, ai u dërgua në shkollën perandorake të Konstandinopojës ku shkëlqeu, duke fituar favorin e perandorit. Pavarësisht perspektivës për një karrierë të shkëlqyer laike dhe martesës me një vajzë të oborrit, ai zgjodhi monakizmin në Lavrën e Madhe të Malit të Shenjtë. Melurgu i madh Manuel Hrisafi e karakterizon atë si “të bekuarin, më të mrekullueshmin, më të ëmblin, Mësuesin e vërtetë, mësuesin e mësuesve”. Kukuzeli konsiderohet reformatori i praktikës kalofonike të psaljes dhe themeluesi i artit “Papadiki”. Dorëshkrimet që i atribuohen atij përfshijnë kodikun 1256 të Sinait (1309), kodikun 121 të Leningradit (1302) dhe kodikun 457 të Manastirit të Kutlumusit. Tradita e lidh atë në mënyrë të pandashme me vendlindjen e tij – shkolla artistike e Durrësit mban emrin e tij. Fakti që të gjitha veprat e tij janë shkruar në greqisht dhe se ai zgjodhi Lavrën e Madhe në vend të ndonjë manastiri serb apo bullgar, tregon identitetin e tij në traditën bizantine , në të cilën merrnin pjesë edhe arbërorët. Kisha e nderon atë më 1 Tetor së bashku me Shën Roman Melodin, duke njohur kontributin e tij në formësimin e muzikës kishtare që dëgjohet deri më sot në kishat ortodokse.
Dinastitë mesjetare shqiptare luajtën një rol vendimtar në mbështetjen e Kishës dhe ruajtjen e traditës bizantine. Muzakajt, me origjinë nga zona malore e Oparit, “lanë gjurmë të shumta të besimit të tyre përmes ngritjes së kishave”. Në vitet 1383/4 ata financuan kishën e Shën Thanasit në Kostur, ndërsa kisha e Trinisë së Shenjtë në Lavdar u rinovua rreth vitit 1470 nga “Zonja Kirana”, gjyshja e kronistit Gjin Muzaka. Karl Topia ndërtoi katholikonin e Manastirit të Shën Joan Vladimirit pranë Elbasanit në vitin 1381, në vitin e 22-të të sundimit të tij. Arianitët kishin prejardhje perandorake nga Komnenët – i pari i gjeneratës quhej Komnen Arianiti. I famshmi Gjergj Arianiti Komneni, i cili u bë aleat me Skënderbeun, krijoi epitafin e famshëm të Gllavenicës. Familja Balshaj financoi gjithashtu vepra të rëndësishme – Balsha II ra në betejën e Savrës (1385) duke shkaktuar panik që çoi në arratisjen e igumenit Daniel nga Perondia. Këto familje nuk ishin thjesht donatorë, por pjesëmarrës aktivë në jetën kishtare. Një konteshë me mbiemrin Skuripeki në vitin 1356 shpëtoi dorëshkrimet e kishës nga plaçkitja e ushtrisë së car Uroshit. Marrëdhënia e Kastriotëve me Ortodoksinë konfirmohet nga jeta e Shën Nifonit, ku Skënderbeu pret murgjit anti-unionistë dhe e bën Zaharinë atin e tij shpirtëror.
Historiani i dëgjuar Apostol Vakalopoulos, në librin e tij Historia e Maqedonisë 1354-1833, sjell një dëshmi të vyer për historinë tonë. Në fund të shekullit të 15-të, pelegrini rus murgu Isaia përshkruan manastiret e Malit të Shenjtë Athos dhe jetën dhe punët e murgjërve që banonin në to. Ai shkruan se pothuajse gjysma e manastireve janë sllave ose shqiptare. Si shqiptare ai na tregon manastiret e Karakalut dhe Philotheut. Kjo dëshmi e rëndësishme tregon qartë se prania e shqiptarëve në historinë e Malit të Shenjtë, që ishte qendra më e rëndësishme e besimit ortodoks, ishte e barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit.
Rënia e Konstandinopojës në 1453 dhe pushtimi gradual osman i trojeve shqiptare nuk e ndërprenë vazhdimësinë kishtare. Siç vihet re, “gjatë periudhës osmane, valë të përsëritura islamizimesh, të cilat arritën kulmin në shekujt XVI dhe XVII”, e dobësuan Kishën. Arsyet kryesore të islamizimit ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin.
Megjithatë, Kisha ruajti institucionet dhe jetën e saj shpirtërore. Voskopoja u shfaq në shekullin e 18-të si një qendër e madhe kulturore me “Akademinë e Re” dhe shtypshkronjën e themeluar rreth vitit 1730 me mbështetjen e Manastirit të Shën Naumit të Ohrit. Aty u shtypën vepra teologjike dhe edukative që u përdorën në të gjithë Ballkanin. Grigori i Voskopojës, i cili më vonë u bë mitropolit i Durrësit (1768), përktheu Shkrimin e Shenjtë dhe shpiku një alfabet për shqipen. Shën Kozmai i Etolisë (†1779) bëri udhëtime të gjata në Shqipëri, duke rigjallëruar besimin dhe duke u martirizuar në Kolkondas. Neomartirë si Jakovi nga një fshat rrëzë Ostrovicës († 1519), Nikodimi nga Vithkuqi (†1709 në Berat), Kristo Kopshtari nga Përmeti (†1748), Nikita Spataraku (†1809), Joani nga Konica (†1814), Gjergji i Janinës († 1838), si edhe shumë të tjerë, dëshmuan gjallërinë e besimit. Esnafet e Voskopojës dhe qyteteve të tjera financuan ndërtimin dhe dekorimin e kishave, siç është katholikoni i Ardenicës i pikturuar nga Konstandin dhe Athanas Zografi.
Rrugëtimi historik i Kishës në hapësirën shqiptare nga epoka paleokristiane deri më sot zbulon një vazhdimësi të shquar që i kapërcen përmbysjet politike. Që nga peshkopët që morën pjesë në Sinodet Ekumenike deri te Kodiku i Purpurt i Beratit, nga Shën Joan Kukuzeli deri te neomartirët e periudhës osmane, Kisha funksionoi si bartëse e kulturës dhe identitetit. Trashëgimia bizantine u ruajt jo si një fosil, por si një traditë e gjallë që iu përshtat kushteve të reja. Më shumë se 150 manastiret dhe kishat që u restauruan pas vitit 1991, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas, dëshmojnë për këtë vazhdimësi. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bashkëkohore, e njohur në vitin 1937 dhe e ringjallur pas periudhës komuniste, vazhdon të funksionojë si një urë midis së kaluarës dhe së tashmes. Kori që mban emrin e Shën Joan Kukuzelit simbolizon këtë lidhje të gjallë. Tradita muzikore bizantine që karakterizohet nga isoja dhe linjat polifonike konsiderohet se ka ndikuar madje edhe në muzikën tradicionale polifonike të Shqipërisë së Jugut, ose anasjelltas. Kështu, Kisha në Shqipëri nuk përbën thjesht një kujtesë historike, por një organizëm të gjallë që vazhdon të lidhë besimtarët me traditën mijëvjeçare të Bizantit, duke dëshmuar se qytetërimi i kapërcen kufijtë politikë dhe mbijeton përmes besimit dhe përshtatjes krijuese ndaj sfidave historike. -

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera emigratore 2026–2028”.
Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.
“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve emigratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura emigratore”, thuhet në relacion.
Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja
Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.
-Në Qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.
Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.
-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tri hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, Qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.
-Në Qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.
Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tri pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.
-Në Qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tri shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.
Kostoja
Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të emigracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize./ Revista Monitor