Tag: peshkimit

  • “Shpirti i bukur, si më le…”/ I biri dedikim prekës për peshkatarin që u mbyt në lumin Mat

    “Shpirti i bukur, si më le…”/ I biri dedikim prekës për peshkatarin që u mbyt në lumin Mat

     
    Dedë Çoku është peshkatari që u mbyt dje në lumin Mat, teksa kishte dalë bashkë me një shokun e tij për të hapur rrjetat e peshkimit. Ai u fut në ujë por nuk doli më i gjallë prej andej, derisa pas disa orësh polumbarët e RENEAS nxorën trupin e pajetë.
    Djali i tij, Danieli ka bërë një postim prekës, ku i jep lamtumirën të atit, që për të ishte gjithçka. I riu është me aftësi të kufizuara dhe pas karrocës, gjendej gjithë babai, Deda, që e shëtiste në rrugët e qytezës së vogël të Rubikut.
    “Shpirt i bukur me le, sot ishte dita e fundit qe me zerin dhe sytë e tu me frymëzove te vazhdoj nje dite te bukur, lamtumire shpirt”, shkruan Danieli, teksa ndan një fotografi me të atin.
    Edhe gazetari Gjergj Marku rrëfen se e ka njohur Dedën. Ai e kujton si një punëtor të kudogjendur në Rubik, përherë i gatshëm për të shërbyer pranë Qendrës Kulturore të qytetit, sa herë që atje kishte ndonjë ngjarje apo aktivitet.
    “Po e percjell kete informacion jo vetem si kronike, por shume me teper se kaq, nje dhimbje e madhe familjare por dhe komunitare per Dedë Çokun nga Rubiku, qe e humbi jeten ne lumin Mat, gjate peshkimit qe po bente atje, dhe jo thjeshte si pasion, por dhe si nevoje ekonomike”, shkruan gazetari.

  • U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, peshkatari nuk del dot më. Nisin kërkimet

    U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, peshkatari nuk del dot më. Nisin kërkimet

    Një person është zhdukur gjatë peshkimit në lumin Mat.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa ka qenë shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

    Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q.

  • U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, peshkatari nuk del dot më! Nisin kërkimet

    U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, peshkatari nuk del dot më! Nisin kërkimet

    Një person është zhdukur gjatë peshkimit në lumin Mat.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa ka qenë shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
    Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
     

    Top Channel

  • Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

    Analizë: Gaza nën flakët e diellit dhe urisë. Atje…ku edhe deti të “vret”

    Opinion nga Noa Galili, përshtatur në shqip
    Në fillim të javës, temperaturat në Rripin e Gazës arritën në 37°C. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) lëshoi një paralajmërim urgjent në arabisht për banorët e Gazës: hyrja në det është e ndaluar dhe kushdo që e shkel këtë urdhër, rrezikon jetën!
    Gati e gjithë popullsia e Gazës është zhvendosur.
    Qindra mijëra janë grumbulluar në çadra apo mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara. Për të marrë ushqim apo ndihmë, duhet të ecin kilometra të tërë nën diellin përvëlues. Nuk ka energji elektrike për të ndezur ventilatorë e as ventilatorë dhe uji i pijshëm mezi gjendet. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar vapës vdekjeprurëse.
    Kështu, shumë banorë i drejtohen detit. Aty përpiqen të zënë ndonjë peshk të vogël për të ushqyer familjet, të lajnë rrobat dhe trupin, apo të gjejnë sadopak freski nga nxehtësia përvëluese.

    Ata e dinë se deti është i rrezikshëm. Edhe përpara luftës ishte i tillë, për shkak të kufizimeve të vendosura nga Izraeli mbi zonat e lejueshme të peshkimit. Por tani rreziku është shumë më i madh. Që nga fillimi i luftës, dhjetëra banorë janë qëlluar për vdekje në ujë, shumica prej tyre gjatë peshkimit.
    “Peshkatarët bënin shaka me familjet para se të hynin në det – ‘Sot ose hani, ose qani mbi trupin tim,’” tregon Zakaria Baker nga Unioni i Peshkatarëve në Gaza. “Më kujtohet peshkatari i fundit i vrarë nga Marina izraelite, pak ditë para armëpushimit. Kishte hyrë vetëm 300 metra në det. Nuk mundëm të nxirrnim trupin për 10 ditë, sepse ishte shumë e rrezikshme. Pamja ishte tronditëse – trupi ishte copëtuar nga peshqit.”
    Peshkimi dikur ishte një burim thelbësor ushqimi dhe të ardhurash për Gazën, por tani është shkatërruar pothuajse plotësisht nga lufta. Sulmet ajrore, bombardimet dhe sulmet detare kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën e nevojshme, varkat, puset e peshkut dhe pajisjet portuale.
    Edhe gjatë armëpushimeve, Izraeli ndalon peshkimin. Si pasojë, çmimi i peshkut është rritur duke u kthyer në “luks” për shumicën e banorëve. Në të njëjtën kohë, sasia e peshkut të freskët në treg ka rënë në nivele kritike. Midis tetorit 2023 dhe prillit 2024, të ardhurat nga peshkimi ranë në vetëm 7.3% të mesatares ditore të vitit 2022, një humbje prej 17.5 milionë dollarësh, pa llogaritur dëmet në puset dhe pajisjet ndihmëse.
    Në një kohë kur ndihma humanitare hyri me shumë vështirësi në Rripin e Gazës, industria e peshkimit mund të kishte ndihmuar sado pak për të lehtësuar krizën ushqimore. Por shkatërrimi i saj e ka thelluar më tej katastrofën.
    Ndalimi i hyrjes në det dhe i peshkimit është pjesë e një politike urie nga ana e Izraelit. Zhdukja e sistemeve të ushqimit dhe e prodhimit të pavarur i ka mundësuar Izraelit ta shndërrojë ndihmën humanitare në një mjet presioni dhe shantazhi në luftë.
    Por, sipas të drejtës ndërkombëtare, si forcë pushtuese dhe palë në konflikt, Izraeli ka për detyrë të sigurojë mirëqenien e popullsisë civile. Ai duhet të ndalojë menjëherë sulmet ndaj peshkatarëve dhe infrastrukturës së peshkimit, të heqë kufizimet mbi detin dhe të lejojë hyrjen e pajisjeve për rindërtimin e sektorit.
    “Më mungon deti, çdo pjesë e tij,” thotë Muhamedi, një peshkatar i ri, në një studim të organizatës izraelite Gisha, e cila mbron të drejtën e lëvizjes për palestinezët. “Më mungon gjithçka… ta nxjerr varkën, valët…”
    Ndalimi i detit nuk është vetëm bllokim i një burimi jetese dhe ushqimi, por edhe mohim i strehës së fundit përballë vapës që vret.
    Me sistemet e ujit, higjienës dhe kanalizimeve në kolaps, pjesërisht për shkak të mungesës së karburantit që pengon funksionimin e puseve dhe impianteve të trajtimit, banorëve u mohohet edhe ajo pak mundësi për t’u larë, për t’u freskuar dhe për të ruajtur një grimë dinjitet njerëzor.

  • Ndalimi i gjuetisë së krapit për 4 muaj, peshkatarët e Pogradecit peticion Ministrisë së Bujqësisë

    Ndalimi i gjuetisë së krapit për 4 muaj, peshkatarët e Pogradecit peticion Ministrisë së Bujqësisë

    Peshkatarët në Pogradec i kanë drejtuar një peticion Ministrisë së Bujqësisë, duke kundërshtuar urdhrin e ministres Anila Denaj që ndalon peshkimin në Liqenin e Ohrit nga 20 prilli deri më 20 gusht 2025. Sipas tyre, ndalimi i plotë i aktivitetit cenon rëndë jetesën e familjeve të tyre dhe nuk merr parasysh veçantinë e peshkimit të peshkut koran, i cili është i lejuar për t’u gjuajtur gjatë kësaj periudhe.
    Peshkatarët u takuan me kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli, me të cilin u dakordësuan për t’ia përcjellë zyrtarisht peticionin Ministrisë së Bujqësisë.
    Në urdhrin e publikuar nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, specifikohet se çdo peshkatar që kapet në liqen gjatë afatit të ndalimit do të ndiqet penalisht, do të gjobitet dhe do t’i sekuestrohet mjeti i lundrimit.
    Peshkatarët kërkojnë që të lejohen të ushtrojnë peshkimin e kontrolluar të koranit deri në një distancë 1500 metra nga bregu, duke argumentuar se kjo nuk dëmton speciet e tjera:
    “Ne nuk kemi dëmtuar asnjëherë speciet e tjera kur leshojnë vezët. Edhe nëse bien aksidentalisht në rrjeta, ne i hedhim sërish në liqen. Vendimi i ministrisë është i padrejtë. Nuk mund të bllokohet peshkimi, sepse ne me këtë punë mbajmë familjet.” thanë ata.
    Peshkatarët kërkojnë rishikimin urgjent të vendimit dhe një trajtim më të drejtë të specifikave të zonës dhe traditës së peshkimit në Pogradec, duke theksuar se peshkimi i koranit është praktikë e kontrolluar dhe e qëndrueshme për mjedisin.

  • Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

    Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

    Peshkatarët e Pogradecit kanë kundërshtuar urdhrin e Ministrisë,i cili ndalon përkohësisht peshkimin me rrjetë në liqenin e Pogradecit. Vendimi është marrë për të mbrojtur specien e Klenit, i cili ndodhet aktualisht në periudhën e shumimit.
    Sipas peshkatarëve, ndalimi i përgjithshëm i peshkimit me rrjetë penalizon padrejtësisht edhe ata që synojnë specie të tjera, si korani.
    Ata kërkojnë që të lejohet peshkimi në distanca mbi 1500 metra nga bregu pasi në këtë distancë nuk preken speciet në shumim.
    Peshkatarët zhvilluan këtë të mërkurë një takim me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, ku u vendos që të dorëzohet një peticion për rishikimin e vendimit.
    Në rrethin e Pogradecit operojnë mbi 120 peshkatarë, të cilët nga ky vendim janë prekur drejtpërdrejtë. Ata kërkojnë që zgjidhja të vijë sa më shpejt, për të mos rrezikuar një tjetër sezon peshkimi dhe të ardhurat e familjeve të tyre.

     
     
     
     

  • Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

    Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

    Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit
     
    Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me përfaqësues të peshkatarëve dhe kultivuesve të midhjeve në Sarandë.
     
    Në fokus të bashkëbisedimit ishin çështje që lidhen me sektorin e peshkimit dhe kërkesa për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në mënyrë që ky sektor të jetë në standardet e duhura.

    “Investimi i kanalit që bën lidhjen me detin, është shumë i domosdoshëm dhe unë do ta mbroj me çdo kusht, me qëllim që ekonomia e midhjes në Sarandë të mos vdesë. Midhja ka qenë dikur krenaria e eksportit shqiptar dhe do të jem mbështetësi juaj në mënyrë që të loboj për thellimin e asaj lidhje. Ky është investim që ndikon drejtpërdrejt në prodhim, në ekonominë tuaj. Investimi për portin e ri turistik, parashikon edhe pjesën e portit që do t’i vlejë sektorit të peshkimit. Ai është një aset me partneritet publik dhe privat, duke bërë që shteti të ndikojë tek ky lloj konçesionari, për të mundësuar standartet e nevojshme për peshkimin”.
     
    Referuar alternativave që ofrohen për elektoratin në këto zgjedhje parlamentare, Damian Gjiknuri theksoi se, “Pala tjetër mund të premtojë shumë por dikush që s’ka dhënë prova, s’ mund të të bindë”. PS, sipas Gjiknurit, ofron një alternativë, e cila duhet të jetë dhe zgjedhja e qytetarëve. “Është e vetmja forcë politike e cila përmes dialogut me qytetarët, integron në politikë problemet dhe kërkesat e tyre.”
     
    “Tek kandidimi im, ju keni një garanci më shumë pasi, unë jam njeri politik, i kam dhënë provat e punës sime dhe, në drejtimin politik të Qarkut të Vlorës, kam arritur të ruaj ekuilibra, kam arritur të strukturoj procese politike këtu. Qeveria po vazhdon të ndërtojë në Sarandë. Ju me votën tuaj më jepni forcë, jo për të qënë një deputet nga të tjerët, pasi ju nuk keni nevojë që thjesht të trokisni në një derë, por edhe të hapet dera. Ju duhet të votoni Partinë Socialiste, Nr. 5, pasi ajo është kryesorja sepse, pa qeverinë e PS edhe vlera ime, edhe zëri im nuk ka vlerë. Brenda kësaj zgjedhje, mendoj se jam një zë që do t’ju përfaqësoj shumë mirë. Sa më shumë vota të marr, aq më shumë peshë politike do të kem. Kjo është kredia morale që ju më jepni, për të komunikuar nesër me çdo instancë në dobi të interesave tuaja. Meqë është kjo garë e hapur, më vijnë fjalë që thonë është deputet i dalë Damiani. Jo, Damiani ka nevojë për të gjithë votat e qytetarëve të Sarandës dhe të gjithë Qarkut të Vlorës, për t’ju përfaqësuar dhe për të qenë deputeti juaj. Këtë ua kërkoj në mënyrë të drejtpërdrejt. Ju doni një përfaqësues të provuar, me eksperiencë dhe që e ka treguar veten që ju ka ndenjur në krah për kërkesat dhe nevojat tuaja”.
     
    I pranishëm në takim, sipërmarrësi Gjergj Luca, duke shprehur konsiderata për figurën e Gjiknurit, deklaroi së është në mbështetje të plotë të kandidaturës së tij, duke theksuar se, “Damianin e kam njohur në Elbasan, aty ku ai krijoi një klimë shumë të mirë për bizneset. Damiani ishte për ne dera e hapur kur i binim derës në mes të ditës dhe të natës. Për adresimin e problematikave dhe kërkesave tona, Damiani shpesh përplasej në qeveri dhe në pushtetin lokal, deri në zgjidhje të plotë të shqetësimeve tona. Emri i Damian Gjiknurit nuk është histori fushate por është histori që ai do t’ju vijë mbrapa për problematikat dhe kërkesat tuaja”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

    Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

    – Për shkak të kushteve atmosferike të paqedrueshme Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar sot pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.
    Megjithatë në njoftim theksohet se kjo masë nuk është e vlefshme për tragetet. Tragetet e linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë do të vijojnë në operojnë normalisht.
    “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.Është ndaluar paisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme. 
    Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Përmirësimi i motir pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftim.

  • Po punonte me fresibël, lëndohet marinari me shtetasi egjiptianë në Vlorë

    Po punonte me fresibël, lëndohet marinari me shtetasi egjiptianë në Vlorë

    Një marinar me shtetasi nga Egjipti dëmtohet duke punuar në anijen e peshkimit.

    Mësohet se marinari ka dëmtuar rëndë dorën duke punuar me mjet prerës (fresibël).
    Në drejtim të anijes së peshkimit është nisur menjëherë një mjet i policisë Kufitare për ta transportuar te dëmtuarin drejt portit të Vlorës dhe me pas drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihme mjekësore.

    Top Channel