Tag: peshkimit

  • Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

    Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

    Moti i keq ka sjellë reshje shiu, pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Vlorë është njoftuar ndalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla deri ditën e nesërme

    Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla deri ditën e nesërme

    Për shkak të kushteve atmosferike ditën e sotme, është njoftuar pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla detare dhe ato të peshkimit në Vlorë.
    Ndalimi i daljes në det për mjetet e vogla ka filluar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm e deri nesër në orën 06:00, deri në përmirësim të kushteve meteorologjike.
    Sakaq, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht aktivitetin e tyre.
    Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 17-18.10.2025:
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 17-18.10.2025 duke filluar nga ora 09:00 datë 17.10.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra:
    1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 09:00 datë 17.10.2025 deri në datë 18.10.2025 në orën 06:00.
    2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
    3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
    4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
    5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 18.10.2025.

  • Stuhitë/ Kapiteneria e Portit Detar Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Stuhitë/ Kapiteneria e Portit Detar Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin për sot brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

    Përmes një njoftimi, Kapiteneria e portit detar të Vlorës thekson se ky vendim vjen për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Ndërsa për anijet e transportit ndërkombëtar detar është vendosur që të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Po ashtu në njoftim thuhet se përmirësimi i situatës së motit pritet pas orës 08:00 të datës 31.08.2025.

    Njoftimi:

    Kapiteneria e portit detar të Vlorës për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometerologjike ka vendosur të pezullojë lundrimin brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit për këtë të shtunë

    Njoftim për kushtet hidrometeorologjike detare datë 30.08.2025

    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 30.08.2025 duke filluar nga ora 12:00 datë 30.08.2025, kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, kërkojmë :

    1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 DATË 30.08.2025.

    2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

    3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.

    4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

     5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 31.08.2025. 

  • Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

    Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

    Policia arrestoi të hënën në malin e Tomorrit Dorian Beun, 46 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë drejt Italisë. Ai kishte masë sigurie “arrest në burg” të vendosur nga GJKKO dhe ishte një nga 21 të hetuarit në dosjen e trafikut ndërkombëtar.
    Hetimi i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Bergamos dokumentoi transportin e:

    120 kg kokainë,
    15 kg heroinë,
    129 kg marijuanë,
    92 kg hashash,

    të sekuestruara në disa operacione në Itali. Grupi vepronte kryesisht në Durrës dhe në qytetet italiane Milano, Torino, Bergamo dhe Breshia, duke pasur një aktivitet të vazhdueshëm. Në Shqipëri dhe Itali janë sekuestruar pasuri mbi 1 milion euro, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe anije peshkimi.
    Sipas SPAK, rrjeti kriminal drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.
    Arrestimi i Dorian Beut ngre pyetje serioze mbi lidhjet e tij me biznesin e ligjshëm. Ai rezulton ortak i Gjergj Lucës në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk”, të regjistruar në QKR në qershor 2020.
    Përveç Beut dhe Lucës, në këtë shoqëri figurojnë edhe Syrjan Tola dhe Qemal Beu, emra të përfshirë në të njëjtat hetime për trafik droge dhe kontrabandë.
    Luca, sipas raportimeve mediatike, është përmendur prej vitesh në raporte sekrete të policisë si i lidhur me trafikantë droge si Pëllumb Gjoka, Roland Ziu, Jani Morava, Artur Gjini, Arjan Andoni dhe Agron Metvelaj.
    Porti i Peshkimit në Durrës është përdorur shpesh si pikë hyrje dhe dalje për ngarkesa të paligjshme. Shpesh janë ngritur dyshime se përmes “Organizatës së Menaxhimit të Portit të Peshkimit”, Luca ka krijuar një mbulesë të ligjshme mbi një sektor strategjik, duke futur si ortakë persona që sot ndodhen në qendër të hetimeve të SPAK për trafik ndërkombëtar droge.

  • Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

    Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

    Ditën e nesërme do të pezullohet lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Lajmi është bërë i ditur nga kapitaneria e portit detar të Vlorës dhe shkak për këtë vendim është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë.
    Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
    Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes.
    NJOFTIMI:
    Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 21-22.08.2025
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :
    1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS, HIMARËS DHE NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:30 DATË 21.08.2025.
    2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
    3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE. 

  • Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare dhe të peshkimit

    Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare dhe të peshkimit

    Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes.
    Njoftimi i plotë

    Në bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21–22.08.2025, duke filluar nga ora 10:00 e datës 21.08.2025, në drejtimin JUG–JUGPERËNDIM, me forcë deri në 6–7 Bft, shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.5 deri në 2.5 metra, ju informojmë se:
    Ndalohet pajisja me leje nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 10:30 e datës 21.08.2025.
    Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës dhe Himarës, të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe të ndërmarrin të gjitha masat për sigurimin e mjeteve të tyre.
    Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

  • Pritet përkeqësim  i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

    Pritet përkeqësim i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

    Teksa kushtet e motit priten që të përkeqësohen në 24-orët e ardhshme, duke nisur nga ora 10:30 e datës 21 gusht, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, si brenda gjirit të Vlorës e Himarës, ashtu edhe në det të hapur.
    Të gjithë drejtuesit e mjeteve detare janë të këshilluar të marrin masa sigurie për mjetet dhe ekuipazhet, si dhe të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të motit të keq.
    Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim nga subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur.
    “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin jug-jug-perëndim në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur duke filluar nga ora 10:30 datë 21.08.2025”, thuhet në njoftim.
    Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të tyre.
    Përmirësimi i kushteve atmosferike për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat pritet pas orës 08:00 të datës 22 gusht 2025.

  • Përkeqësohet moti, kapiteneria detare e Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për mjetet lundruese

    Përkeqësohet moti, kapiteneria detare e Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për mjetet lundruese

    Kapiteneria detare e Vlorës ka urdhëruar që të gjitha mjetet e vogla lunduruese dhe anijet e peshkimit e kanë të ndaluar daljen në det duke nisur nga ora 10:30 e ditës së nesërme deri në mëngjesin e së premtes, për shkak se pritet përkeqësim i motit.

    Raportohet se për shkak të pëkeqësimit të motit era në det do të fryjë nga jug perëndimi me shpejtësi deru në 15-20m/s.
    Njoftimi:

    Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 21-22.08.2025
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :
    1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS, HIMARËS DHE NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:30 DATË 21.08.2025.
    2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
    3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
    4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
     5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.08.2025.

  • Goditet një rast i peshkimit të ndaluar në Palasë, procedohen tre persona

    Goditet një rast i peshkimit të ndaluar në Palasë, procedohen tre persona

    Është evidentuar dhe goditur një rast i peshkimi të ndaluar në zonën e Palasës.

    Për pasojë janë proceduar shtetasit më iniciale A. B., 42 vjeç, K. B., 35 vjeç, dhe M. H., 45 vjeç, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.
    Njoftimi:
    Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas.
    Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.
    Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara në zonën ujore për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ushtrimit të peshkimit të ndaluar në 📍 Palasë.
    Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasve:• A. B., 42 vjeç, banues në Himarë,• K. B., 35 vjeç, banues në Himarë.
    Si dhe, për veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, në ngarkim të shtetasit:• M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.
    Të tre shtetasit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.
    Policia Kufitare mbetet e angazhuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarët të mos ushtrojnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin.

    Top Channel

  • Të vetmit në Mesdhe/ Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare

    Të vetmit në Mesdhe/ Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare

    Anijet në kalatat e portit të peshkimit në Durrës po bëhen gati për të dalë sërish në det. Edhe pse muaji gusht ka nisur, askush nuk i ka ndaluar motopeshkatoret të dalin në gjueti në bregdetin shqiptar — në kontrast të plotë me vendet fqinje të Mesdheut, ku motorët qëndrojnë të fikur.
    “Italia, Kroacia, Greqia, Sllovenia dhe Mali i Zi, secila në mënyrën e vet, japin shembullin se rezervat e peshkut duhen ruajtur dhe shumuar,” – tha për BIRN Avni Sabahu, një peshkatar me rreth 40 vjet përvojë.
    Sabahu ka vizituar një pjesë të mirë të porteve të rajonit, ku peshkatarët financohen nga shteti gjatë periudhave të “pushimit biologjik”, kur ndalohet dalja në det.
    “Në periudhën e shumimit biologjik, në verë kur peshqit lëshojnë vezët, në këto vende ndalohet peshkimi. Gjatë kësaj kohe, personeli i anijeve kryen mirëmbajtje dhe riparime të mjeteve, ndërsa paguhet nga shteti,” – shton ai.
    Në Shqipëri, kjo politikë mungon.
    “Pengesa kryesore në vendin tonë është mungesa e kompensimeve financiare për peshkatarët gjatë ‘pushimit biologjik’,” – tha për BIRN Jerina Kolitari, asistente profesore dhe eksperte në peshkim, akuakulturë dhe mjedis.
    Sipas saj, “pushimi biologjik” është një ndalesë e përkohshme që ndihmon mbrojtjen e burimeve detare dhe garanton qëndrueshmëri në të ardhmen. “Motopeshkatoret tona peshkojnë pa ndërprerje gjatë gjithë vitit, dhe si pasojë, rezervat peshkore janë në rënie,” – shton ajo.
    Anijet e peshkimit duke u ndjekur nga radari. Foto: Gëzim Kabashi.
    Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë këtë: nga 5,192 tonë rezerva peshkore në vitin 2021, në vitin 2025 ato kanë rënë në 3,860 tonë.
    Veliu, një nga ish-drejtuesit e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OMP) në Durrës që kërkoi të mos i publikohej mbiemri, tha se që nga themelimi i saj në vitin 2012, kjo organizatë ka kërkuar rregullisht zbatimin e “pushimit biologjik”, si në vendet e tjera të rajonit.
    Por, sipas tij, mungesa e financimit për personelin e anijeve dhe sektorët ndihmës ka penguar çdo përpjekje për ta vënë atë në zbatim. “Sektori i peshkimit nuk financohet nga buxheti i shtetit,” – shton ai.
    Në portin e Durrësit janë të ankoruara rreth 120 anije peshkimi, prej të cilave rreth 40 nuk janë aktive. Në vendet e tjera, këto mjete janë nxjerrë jashtë përdorimit përmes blerjes së tyre nga shteti – një masë që nuk zbatohet në Shqipëri për shkak të mungesës së fondeve.
    Zyrtarisht, në një brez tre milje nga bregu është e ndaluar të peshkohet gjatë gjithë vitit. Në dispeçerin e portit të Durrësit thuhet se monitorimi është i vazhdueshëm dhe shkelësit gjobiten, por kjo nuk mjafton. Tralet me rrjeta të imta vazhdojnë të shkatërrojnë edhe zonat përtej brezit të ndaluar.
    “Peshqit janë zvogëluar në sasi dhe madhësi. Rrjetat me sy të vogël kapin edhe individët e pamaturuar,” – paralajmëron Kolitari.
    Ndërkohë, edhe sektori i turizmit është ndërgjegjësuar për rëndësinë e një ndërprerjeje të përkohshme të peshkimit gjatë verës.
    “E kuptojmë që rezervat e peshkut duhet të mbrohen dhe se peshkatarët duhet të respektojnë ciklet e shumimit të barbunit, merlucit, sepjes, etj. Është një e mirë për të gjithë,” – tha Agron Braho, menaxher i një restoranti në shëtitoren bregdetare të Durrësit.

    /Reporter.al/