Tag: peshës

  • Pija që konsiderohet ‘ilaçi natyral’ për humbjen e peshës

    Pija që konsiderohet ‘ilaçi natyral’ për humbjen e peshës

    Ndërsa ilaçet si Ozempic dhe të ngjashmet e klasës GLP-1 po fitojnë popullaritet të madh për efektin e tyre në rënien nga pesha, një trend i ri ka shpërthyer në rrjetet sociale: një pije natyrale me emrin ‘Oatzempic’.

    Çfarë është ‘Oatzempic’?

    Emri është një lojë fjalësh që i ngjan Ozempic, por përbërësit janë shumë më të thjeshtë: tërshërë, ujë, lëng limoni dhe ndonjëherë kanellë. Ideja pas kësaj pijeje është se fibra e tretshme që përmban tërshëra ndihmon në ndjesinë e ngopjes, duke zvogëluar kështu oreksin gjatë ditës.

    Përdorues të platformës TikTok si @fred_ddy92 kanë ndarë përvojat e tyre me këtë pije. Pas 24 ditësh përdorimi të përditshëm, ai deklaroi se “pija funksionon qartë” përsa i përket humbjes së peshës, duke theksuar se nuk është zëvendësim vakti, por ndihmon në ndjesinë e ngopjes.

    Çfarë thonë dietologët?

    Dietologia klinike Sara Riehm, eksperte në menaxhimin e obezitetit, tregon se edhe pse ‘Oatzempic’ nuk është një zgjidhje magjike, mund të ndihmojë si pjesë e një plani të strukturuar ushqimor.

    “Tërshëra bëhet e rrezikshme vetëm nëse konsumohet si burimi i vetëm i ushqimit. Duhet të përdoret si suplement, jo si zëvendësim vakti”, thotë Riehm.

    Sipas saj, fibra e tretshme që përmban tërshëra ndihmon në ngopjen dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke bërë që individët të marrin vendime më të mira ushqimore gjatë ditës. Ajo shton se kanella mund të shtohet për shije, por efektet e limonit në metabolizëm nuk janë të mbështetura nga prova të forta shkencore.

    Nutricionistja holistike Robin DeCicco shfaq më shumë skepticizëm ndaj pijes, duke e parë atë si një zgjidhje të përkohshme për një problem afatgjatë.

    “Njerëzit kërkojnë zgjidhje të shpejta, por humbja e qëndrueshme e peshës kërkon ndryshim të zakoneve dhe marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin”, shprehet ajo.

    Sipas DeCicco, efektet e mundshme të kësaj pijeje lidhen më shumë me reduktimin e kalorive se sa me ndonjë përbërës ‘magjik’. Ajo thekson se mungesa e lëndëve ushqyese të tjera, si antioksidantët dhe yndyrnat e shëndetshme, e bën këtë pije të papërshtatshme për konsum afatgjatë.

    A është ‘Oatzempic’ i rrezikshëm?

    Jo domosdoshmërisht. Megjithatë, ekspertët bien dakord se nuk duhet të zëvendësojë një vakt të plotë. Mund të jetë një opsion i shpejtë për mëngjes për ata që nuk konsumojnë mëngjes rregullisht, por duhet të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar.

    “Nëse amerikanët do të konsumonin më shumë fibra, me siguri do të hanin më pak ushqime të përpunuara dhe do të kishin më pak probleme me peshën dhe shëndetin në përgjithësi”, përfundon DeCicco. Syri.net-iefimerida

     

     

  • Probiotikët dhe humbja e peshës, çfarë lidhjeje ka?

    Probiotikët dhe humbja e peshës, çfarë lidhjeje ka?

    Nga produktet e fermentuara te suplementet, marrja e probiotikëve është e dobishme për organizmin.

    Probiotikët janë lloje bakteri që janë të mirë dhe bëjnë pjesë në organizmin tonë. Ata janë të domosdoshëm për trupin e njeriut dhe është e rëndësishme që të jenë të pranishëm, pasi ata kanë një efekt mbrojtës në organizëm. Janë baktere të përfshira në fermentimin e laktikës dhe të tjerë që gjenden në florën bakteriale. Bakteret që gjenden në trup quhen mikrobiom.

    Ata kanë aftësinë të mbijetojnë ndaj veprimit të lëngut gastrik dhe sekrecioneve duke u vendosur në zorrë dhe duke penguar ngjitjen e disa mikroorganizmave patogjenë. Sipas disa studimeve, mikrobiomi ka një rol themelor kundër alergjive, shëndetit mendor, sistemit imunitar dhe parandalimit të rrezikut për të zhvilluar obezitet. Mikrobiomi formohet gjatë muajve të parë të jetës dhe është i ndikuar nga zakonet ushqimore dhe nga mjedisi në të cilin jetojmë. Trupi i njeriut, megjithatë, nuk prodhon probiotikë dhe ata duhet të merren përmes ushqimit dhe pijeve.

    Sipas hulumtimeve, disa probiotikë ndihmojnë në humbjen e peshës. Ka disa baktere që favorizojnë sekretimin e GLP-1 (Glucagon-like peptide), një hormon i prodhuar nga zorra që ndihmon në krijimin e insulinës dhe pengon prodhimin e glukagonit. Pra, bakteret e zorrëve kanë një rol në ndjenjën e urisë, menaxhimin e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës, duke pasur kështu një ndikim në ekuilibrin e peshës.

    Eksistojnë studime që kanë lidhur praninë e dy probiotikëve, Bifidobacterium dhe Lactobacillus, me humbjen e peshës tek individët me obezitet. Një tjetër studim, i realizuar për tre muaj, ka treguar një reduktim të perimetrit të belit me përdorimin e probiotikëve.

    Produktet më të pasura me probiotikë janë ushqimet e fermentuara, si turshitë, kosi etj. Bakteret janë të pranishme gjithashtu në bukën me maja natyrale, kastravecat dhe djathin e ricotta, por nivelet janë tepër të ulëta për t’u konsideruar probiotikë në kuptimin e plotë të fjalës. Si alternativë, ekzistojnë disa suplemente të disponueshme në treg për të rritur nivelin e probiotikëve dhe për të stimuluar kështu rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë.

    Probiotikët nuk janë për të gjithë; ata që kanë probleme gastrointestinale, irritime të zorrëve, sindromën e zorrës irrituese ose sëmundjen e Crohn duhet të përdorin produkte me probiotikë me moderim. Në të gjitha rastet e tjera, nuk ka kundërindikacione të veçanta dhe ato janë të mirëtoleruara nga trupi. 

  • Dëshironi të humbni peshë deri në verë? Përfshini këto ushqime në dietën tuaj

    Dëshironi të humbni peshë deri në verë? Përfshini këto ushqime në dietën tuaj

    Vera është në prag, dhe shumë njerëz tashmë po mendojnë se si ta përshtatin dietën e tyre me qëllime si humbja e peshës dhe të ndjehen më mirë me trupin e tyre.

    Çelësi i suksesit nuk është në dietat rigoroze, por në vendimet e zgjuara të ushqimit dhe një konsum të ekuilibruar të ushqimeve të pasura me vlera ushqyese. Ne ju sjellim një listë të ushqimeve që duhet të përfshihen në dietën tuaj të përditshme nëse dëshironi të humbni peshë në mënyrë më efikase.

    Domethënë, në një dietë që synon humbjen e peshës, një vend të pazëvendësueshëm zënë perimet e pasura me fibra dhe fitonutrientë. Brokoli, spinaqi, lulelakra, kastraveci dhe patëllxhani përmbajnë një bollëk vitaminash, mineralesh dhe fitokimikale që ndihmojnë në rregullimin e tretjes, uljen e kolesterolit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2. Këto ushqime me kalori të ulët përshtaten lehtësisht në një shumëllojshmëri vaktesh duke ofruar një ndjenjë të ngopjes.

    Vaji i ullirit është një zgjedhje e shkëlqyer kur bëhet fjalë për yndyrna të shëndetshme. Përveç pasurimit të sallatave dhe pjatave të gatuara me shije të pasur, ai përmban komponime të dobishme anti-inflamatore si acidi oleik dhe acidet yndyrore omega-3. Përdorimi i rregullt i vajit të ullirit mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar shëndetin e zorrëve.

    Kosi grek është një aleat i shkëlqyer në procesin e humbjes së peshës. Është i pasur me proteina dhe acide yndyrore esenciale, dhe gjithashtu përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si vitamina B-12, jod dhe omega-3. Përveç mbështetjes për funksionimin e duhur të metabolizmit, mund të ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen emocionale, duke reduktuar simptomat e ankthit dhe stresit.

    Nëse keni nevojë për një rostiçeri të shpejtë, por të shëndetshme, arrat janë zgjidhja e duhur. Bajamet, lajthitë, fëstëkët dhe shqemet ofrojnë një ekuilibër të mirë të yndyrave të shëndetshme, fibrave dhe proteinave që ju mbajnë të ndiheni të ngopur më gjatë dhe parandalojnë ngrënien e tepërt. Konsumimi i moderuar i këtyre frutave mund të jetë kyç në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

    Gjithashtu, gjatë procesit të humbjes së peshës, është e rëndësishme të sigurohet marrja e mjaftueshme e proteinave për të ruajtur masën muskulore. Peshku, gjeli i detit dhe gjoksi i pulës janë burime të shkëlqyera të proteinave të ligët që ndihmojnë në riparimin e indeve, rritjen e ndjenjës së ngopjes dhe mbështetjen e djegies së yndyrës.

  • Luhatjet e Peshës, Ndikimi i Rrezikshëm në Organizëm dhe Kujdesi që Ju Duhet

    Luhatjet e Peshës, Ndikimi i Rrezikshëm në Organizëm dhe Kujdesi që Ju Duhet

    Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Stanford të Kalifornisë ka zbuluar se luhatjet e peshës mund të ndryshojnë profilin molekular të trupit në mënyrë drastike.

    Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se shtimi në peshë dhe humbja e kilogramëve të tepërt në një hapësirë kohore të një muaji shkaktonte një ndryshim dramatik në gene, sistemin kardiovaskular, mikrobiomën dhe sistemin imunitar.
    Ekspertët thonë se ndryshimet më drastike ndodhin kur njeriu shton në peshë.
    Në një muaj, përmbajtja bakteriale e organizmit pëson ndryshime domethënëse.
    Në këtë hark kohor, aktivizohen linja molekulare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës.
    Inflamacioni ndërkohë përhapet në trup në një ritëm më të përshpejtuar.
    Lajmi i mirë është se pasi njeriu humbet kilogramët e tepërt dhe kthehet në peshën normale, shumica e sistemeve kthehen në gjendjen fillestare.
    5 Efektet Anësore Të Luhatjes Së Peshës
    Kur njeriu humbet peshë, ritmi bazë i metabolizmit pëson një ulje.
    Kjo do të thotë se për çdo 10 përqind të masës së humbur trupore, njeriu duhet të konsumojë 20 përqind më pak kalori.
    Rënia nga pesha shoqërohet me ndryshime hormonale, sidomos ato të urisë që përfshihen në një situatë kaotike.
    Kësisoj, njerëzit që kanë humbur në peshë dhe më pas kanë shtuar sërish, ndihen më të uritur.
    Inflamacioni
    Shtimi në peshë shoqërohet me ndryshime genetike që prekin edhe mënyrën e përballjes me inflamacionin.
    Inflamacioni kronik luan një rol kritik në shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme si kanceri apo sëmundjet e zemrës.
    Kështu, luhatjet e peshës dhe inflamacioni përfshihen në një rreth vicioz të rrezikshëm.
    Depresioni
    Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se luhatjet e peshës në një hark kohor prej 12 vitesh rrisin gjasat e shfaqjes së depresionit.
    Ky rrezik është më i lartë pas rënies nga pesha.
    Sëmundjet e Zemrës
    Shtimi modest në peshë nxit ndryshime genetike që dëmtojnë zemrën.
    Disa prej ndikimeve janë afatgjatë të cilat vërehen edhe kur njeriu rifiton peshën e humbur.
    Mjafton një luhajte peshe prej 3 kilogramësh që rreziku i atakut në zemër apo ishemisë të dyfishohet.
    Rezistenca Ndaj Insulinës
    Ekspertët thonë se luhatjet e peshës shkaktojnë ndryshime të mikrobiomës.
    Këto ndryshime nxisin rezistencën ndaj insulinës, para-diabetin dhe diabetin e tipit 2.
    Luhatjet e peshës ndodhin gjithmonë, por më e mira është që njeriu të shmangë regjimet drastike që mund të shkaktojnë rënie apo shtim ekstrem të peshës.
    Njeriu duhet të ketë një peshë të shëndetshme trupore dhe të zbatojë një stil jetese po aq të shëndetshëm.
    AgroWeb.org ju këshillon të hani ushqime të shëndetshme, duke nisur me mëngjesin e bollshëm, drekën e plotë dhe darkë të lehtë.
    Konsumomi sa më shumë fruta dhe perime duke i kombinuar në gatime të ndryshme të shëndetshme.
    Ushtroni sa më shumë aktivitet fizik dhe konsultohuni me mjekun për probleme shëndetësore që keni duke marrë trajtimin e duhur.  /AgroWeb.org

  • Ju nuk e dini, por këto tre zakone në mbrëmje ngadalësojnë humbjen e peshës

    Ju nuk e dini, por këto tre zakone në mbrëmje ngadalësojnë humbjen e peshës

    Humbja e peshës nuk varet vetëm nga ajo që hamë gjatë ditës, por edhe nga zakonet që kemi në mbrëmje.
    Pikërisht atëherë, kur trupi duhet të kalojë në një fazë pushimi dhe rikuperimi, shumë pa vetëdije ndërmarrin hapa që ngadalësojnë metabolizmin ose shkaktojnë mbingrënie.
    Sipas ekspertëve, disa sjellje në mbrëmje mund ta bëjnë dukshëm më të vështirë humbjen e peshës, edhe nëse kemi një dietë të ekuilibruar pjesën tjetër të ditës.

    Ngrënia vonë natën

    Ushqimi menjëherë para gjumit mund të prishë tretjen dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit, duke e bërë edhe më të vështirë rregullimin e oreksit të nesërmen. Ekspertët këshillojnë që të hamë darkë të paktën dy deri në tre orë para gjumit, në mënyrë që trupi të ketë kohë të mjaftueshme për t’u tretur. Vaktet e vona, veçanërisht ato të pasura me karbohidrate dhe yndyrë, mund të kthehen më lehtë në yndyrë të ruajtur.

    Snacks para ekranit

    Shikimi i serialeve në mbrëmje me patate të skuqura, biskota ose akullore është një zakon i zakonshëm, por vështirë se dikush është vërtet i uritur. Kjo formë e “ngrënjes së pavetëdijshme” çon në marrjen e një numri të madh kalorish për të cilat trupi nuk ka nevojë në të vërtetë në atë moment. Përveç kësaj, shpesh nuk bëhet fjalë për ushqim me vlerë ushqyese, por për kalori boshe.

    Anashkalimi i darkës

    Edhe pse duket si një mënyrë logjike për të ulur kaloritë, anashkalimi i darkës mund të ketë efektin e kundërt. Trupi mund të reagojë duke ngadalësuar metabolizmin dhe të qenit shumë i uritur në mbrëmje ose gjatë natës mund të nxisë mbingrënien. Kështu që një darkë e lehtë dhe e ekuilibruar është një alternativë më e mirë sesa shmangia e vakteve.

  • Valiev shkon në finalen e Europianit të mundjes, i sjell Shqipërisë medaljen e parë

    Valiev shkon në finalen e Europianit të mundjes, i sjell Shqipërisë medaljen e parë

    8 Prill 2025

    17:36

    Telesport

    Mundësi shqiptar Chermen Valiev është kualifikuar në finalen e peshës 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
    Në sfidën gjysmëfinale të zhvilluar pak më parë, ai fitoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, në një përballje të fortë por të dominuar nga mundësi kuqezi.
    Një sfidë mjaft e bukur e mundësit Valiev, që i sjellë Shqipërisë medaljen e parë në këtë turne kontinental. Më herët, në çerekfinale, ai pat fituar 10-0 ndaj Ramazan Ramazanov.
    Në finalen e peshës 74kg, që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës, mundësi shqiptar do të përballet me rusin Zaurbek Sidakov.
    Ndërsa mundësi Zelimkhan Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2.
    Gjithsesi, Abakarov do të duelojë nësër për medaljen e bronztë ndaj një rivali që do të dalë nga ripeshkimet e kësaj peshe.

  • A mund të ndihmojë tërshëra në humbjen e peshës?

    A mund të ndihmojë tërshëra në humbjen e peshës?

    Tërshëra është një nga ato ushqime që mund të përshtatet në çdo vakt dhe kohë të ditës. Por a është vërtet një aleat në humbjen e peshës apo thjesht një tjetër trend dietik?

    Shkakton ngopje dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

    Një nga avantazhet e mëdha të tërshërës është se ju mban më të ngopur për më gjatë. Është plot me fibra të tretshme, të cilat kur arrijnë në zorrë, formojnë një lloj “xheli” që ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqernave. Kjo do të thotë më pak rritje të sheqerit në gjak dhe më pak dëshira.

    Megjithatë, sasia ka rëndësi. Idealisht, një porcion prej 70 gramësh deri në tre herë në ditë është i mjaftueshëm. Nëse e teproni, mund të përfundoni duke marrë më shumë kalori sesa digjni.

    Kujdeset për shëndetin e zorrëve

    Zorrët janë “truri” i dytë i trupit dhe shëndeti i tij ndikon në gjithçka, nga tretja deri te sistemi imunitar dhe disponimi. Tërshëra është plot me fibra prebiotike, të cilat ndihmojnë në balancimin e florës mikrobike të zorrëve. Kjo jo vetëm që përmirëson tretjen dhe funksionin e zorrëve, por gjithashtu redukton inflamacionin në trup, i cili madje mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit.

    Mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore

    Dieta ndikon drejtpërdrejt në disponimin tonë dhe tërshëra ka diçka të veçantë që e lidh atë me psikologjinë e mirë: triptofanin. Triptofani është një aminoacid që trupi e përdor për të prodhuar serotonin, i njohur gjithashtu si “hormoni i lumturisë”.

    Përveç kësaj, tërshëra është e pasur me vitamina B, të cilat luajnë një rol në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe prodhimin e energjisë.

    Pra, tërshëra nuk është vetëm një tjetër ushqim “i shëndetshëm”. Është një shumë-mjet i vërtetë ushqyes që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur, të përmirësoni tretjen dhe të përmirësoni disponimin tuaj.

  • Ngrënia e proteinave për mëngjes, çelësi për humbjen në peshë

    Ngrënia e proteinave për mëngjes, çelësi për humbjen në peshë

    Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme, sepse ato shpesh janë strikte dhe të vështira për t’u ndjekur.
    Megjithatë, duke krijuar zakone të shëndetshme me kalimin e kohës, mund të jeni në gjendje të krijoni qëndrueshmëri në zgjedhjet tuaja ushqimore. Kjo mund të rezultojë në humbje të vazhdueshme të peshës me një normë të shëndetshme.
    Pra, cilat zakone ushqimore duhet të provoni së pari? Sipas hulumtimeve, është shumë e rëndësishme të hani një mëngjes të pasur me proteina.
    “Duke filluar ditën me një mëngjes me proteina, ju jeni duke e përgatitur veten për sukses gjatë pjesës tjetër të ditës”, thotë Jessica Rana, dietologe.
    “Të hash një vakt të mbushur, të pasur me proteina në mëngjes mund të ndihmojë në uljen e dëshirave dhe zvogëlimin e dëshirës për të ngrënë gjatë gjithë ditës.
    Nëse ndiheni të kënaqur pas mëngjesit, keni më pak gjasa të kërkoni opsione të larta të sheqerit dhe yndyrës më vonë”.

    Arsyet për të ngrënë një mëngjes të pasur me proteina
    Studimet kanë treguar vazhdimisht se dietat me proteina të larta nxisin humbjen e peshës.
    Për shembull, hulumtimi nga “Hormone Research in Pediatrics Journal” tregoi se një mëngjes me proteina të bollshme promovoi humbjen e peshës te pjesëmarrësit obezë.
    Një tjetër studim nga International Journal of Obesity zbuloi se pjesëmarrësit që hëngrën një mëngjes me vezë prej 340 kalorish humbën më shumë peshë.
    “Ngrënia e proteinave adekuate në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës për një sërë arsyesh, kryesisht për shkak të uljes së dëshirave dhe sigurimit të ngopjes”, shpjegon Rana.
    “Megjithatë, në përgjithësi, humbja e peshës ndikohet drejtpërdrejt nga aktiviteti fizik dhe deficiti i kalorive.
    Konsumimi i proteinave adekuate mund të bëjë që individët të hanë më pak në përgjithësi për shkak të ndihmës së proteinave për të siguruar një ndjenjë të plotësisë dhe kënaqësisë pas një vakti”.