Në eventin UFC-323, i fundit për këtë vit në artet marciale mikse, janë shpallur dy kampionë të rinj bote për meshkuj.
Në fakt, njëri është rikthim në majë dhe bëhet fjalë për Petr Yan. Rusi është hakmarrë ndaj gjeorgjianit Merab Dvalishvili (21 fitore, 5 humbje), duke u shpallur sërish kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 62kg).
Në kafaz, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Dvalishvili pas 5 raundesh të fortë (49-46, 49-46, 48-47). Yan korri suksesin e 20-të në karrierë (ka edhe 5 humbje), duke u rikthyer kampion bote pas gati 3 vitesh.
Në peshën “flyweight” (pesha 57kg), amerikani Joshua Van korri suksesin e 16 në karrierë (ka edhe dy humbje). Ai mundi me KO teknik në raundin e parë brazilianin Alexandre Pantoja, duke u shpallur kampion bote.
Pantoja (30 fitore e 6 humbje në kafaz) pësoi një dëmtim në krah dhe humbet për herë të parë pas 4 vitesh. Van bëri një start të fuqishëm të sfidës dhe e meritoi fitoren, duke u shpallur për herë të parë kampion bote.
Në këtë event dueluan edhe 3 ish-kampionë bote: Brandon Moreno dhe Henry Cejudo u mundën, ndërsa Jan Blachowicz fitoi.
Tag: peshën
-

Petr Yan hakmarret ndaj Dvalishvili dhe rikthehet kampion bote, Joshua Van rrëmben titullin në peshën “flyweight”
-

Befason Joshua, dëshiron të stërvitet me stafin e Usyk për rikthimin e tij në ring vitin tjetër
Kur Anthony Joshua të kthehet në ring, ai mund të ketë mbështetjen e Oleksandr Usyk dhe ekipit të stërvitjes së kampionit të padiskutueshëm të botës në peshën e rëndë. Joshua aktualisht është i pavendosur nëse do të punojë me ekipin Usyk në të ardhmen, por një partneritet i rëndësishëm mund të nisë mes dy boksierëve.
Usyk u bë boksieri kryesor i peshës së rëndë i kësaj gjenerate me dy fitoret e tij ndaj Anthony Joshua dhe Tyson Fury në vitet e fundit. Ende i pamposhtur në ring, ukrainasi i mban të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Eddie Hearn, promotori i Joshua, saktësoi gjithçka në lidhje me këtë dëshirë të britanikut.
“Joshua është në kërkim të vazhdueshëm për t’u përmirësuar dhe për të mësuar. Gjatë viteve kam mësuar se gjëra të tilla do të vijnë prej tij në aspektin e një njoftimi ose një vendimi. Ai gjithmonë ka qenë kurioz të dijë e mësojë më shumë, si stërviten rivalët e tij, si përgatiten ata”, tha Eddie Hearn për “Sky Sports”.
Megjithatë, nëse ekipi i Usyk do të bëhet një element i përhershëm për Joshua mbetet për t’u parë. Hearn e përshkroi qëndrimin e Joshua si të pavendosur. Më parë, në karrierën e tij, Joshua ka kaluar kohë me trajnerë kryesorë në botë, si mentori i Canelo Alvarez, Eddy Reynoso, edhe pse nuk është bërë një partneritet stërvitjeje.
“E di mënyrën se si mendon AJ. Ai ndoshta i sheh performancat e Usyk dhe mendon se dua të shkoj dhe ta shoh atë. Nuk e kam takuar, por ai do të marrë një vendim së shpejti për të ardhmen. Do të marrim një vendim këtë javë nëse ai do të ndeshet këtë vit. Duhet të vendosim deri këtë fundjavë”, shtoi Hearn. -

Kufizime të reja për makinat dhe kamionët, ja çfarë parashikon Kodi Rrugor i ri
Kodi Rrugor do të pësojë ndryshime, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë në vendin tonë. Gjatë prezantimit në komisionet parlamentre, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeljeda Muçaj tha se ndryshimet synojnë përmbushjen dhe përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian.
Muçaj foli edhe për kostot që mund të lindin nga detyrimet e reja për biznesin, duke i konsideruar si kosto legjitime.
Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 – 12 m sipas numrit të akseve të mjetit. Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti. Ndërkaq, sipas ndryshimeve kufizimet hiqen nga Kodi Rrugor dhe përcaktohen me vendim qeverie, qe do të duhet të dalë menjëherë pas miratimit të Kodit të ri. Kjo bëhet për arsye se, përmasat gabaritë të automjeteve janë subjekt përditësimi të vazhdueshëm i direktivës evropiane dhe se këto përditësime do të bëheshin më mirë përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet e propozuara nuk prekin mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale. -

Wardley befason Parker, triumfon me KO teknik dhe merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë
26 Tetor 2025
12:29
Telesport
Boksieri 30-vjeçar britanik Fabio Wardley mundi me KO teknik në raundin e 11-të neo-zelandezin Joseph Parker, duke i “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBO, në peshën e rëndë.
Sfida mes dy boksierëve u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës, aty ku Wardley arriti të ishte më superior në ring. Britaniku është ende i pamposhtur në ring, pasi siguroi fitoren e 20-të në karrierë (ka edhe një barazim e asnjë humbje).
Parker (33 vjeç), dikur kampion bote në peshën e rëndë, nuk arriti të mbrojë titullin e përkohshëm, duke lëshuar pikërisht në fundin e duelit. Disa goditje të njëpasnjëshme të britanikut detyruan gjyqtarin ta ndalë Parker.
Neo-zelandezi edhe pse ende në këmbë, thuajse nuk po reagonte, ndaj dhe gjyqtari ndërhyri. Falë këtij triumfi, Wardley pret të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk vitin tjetër për titujt kampionë bote në peshën e rëndë. -

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë
Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye.
Ndër sheqtesimet më të mëdha të shoqërive moderne sot janë edhe kilogramët e tepërt.
Për shkak të vështirësive dhe problemeve që shkaktojnë në jetën e përditëshme.Nuk ka shumë rëndësi nëse jeni në prag të periudhës së plazhit ose jo, një trup i hollë është gjithnjë i shëndetëshëm e në modë.
Me disa këshilla të lehta do të arrini jo vetëm të nxirrni toksinat nga trupi, por edhe të humbisni peshë.
Më poshtë AgroWeb.org ju zbulon një nga proceset që do t’ju zgjidhë një nga shqetësimet më të zakonshme të shëndetit dhe dukjes bukur.Çfarë të konsumoni
Më shumë ujë, më pak peshë do të ishte përgjigjja e saktë e kësaj pyetje.
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, nga Frontiers in Nutrition shpjegon se sasitë e mëdha të ujit mund të ulin peshën trupore.Kjo pasi konsumimi i ujit në mënyrë periodike dhe sidomos para konsumimit të vakteve rrit ndjesinë e ngopjes.
Në të njëjtën kohë ky proçes do të stimulojë konsumimin e kalorive të duhura për prodhimin e energjisë trupore.
Ekpsertët e lidhin mungesën e ujit në trup me shtimin e shpejtë në peshë ndaj nëse doni të hiqni kilet e tepërta kujtohuni të pini shumë ujë.
Si e ndihmon uji organizmin
Konkretisht ekspertët flasin për proçesin e termogjenezës që është proçesi i djegies së kalorive nga organet.
Ky proçes përshpejtohet kur në trup futen edhe substanca të tjera të cilat ndihmojë metabolizmin.
Uji duket se është një ndër substancat që funksionon më shpejt dhe më mirë në djegien e këtyrë kalorive.
Nga të dhënat e ekspertëve rreth 2 gota ujë, përafërsisht 500 ml në temperaturë ambienti rrit djegien e kalorve në trup me 30%.
Këto të dhëna vijnë të njëjta si për burrat ashtu edhe gratë duke i ndihmuar të djegin dhjamin dhe karbohidratet.
E rëndësishme është që uji të jetë në temperaturë ambienti rreth 22 gradë celcius në mënyrë që ky proçes të kryhet në maskimum.
Vlerat që i dhuron një gotë me ujë organizmit janë të shumta, por më e rëndësishmja është nxjerrja jashtë e toksinave të dëmshme.
Ky proçes është i vështirë për t’u arritur ndaj disa gota ujë në ditë janë miqtë tuaj më të mirë.
Sa herë duhet të pini ujë
Nuk ka rëndësi nëse jeni në dietë strikte ose jo gjithnjë konsumoni shumë ujë.
Sipas dietologëve uji ka aftësinë të frenojë ndjenjën e urisë dhe t’ju lërë të ngopur më shpejt.
Një zakon i mirë i të qëndruarit në formë është të mos pini uji vetëm kur ju merr etja.
Bëjeni këtë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.
Përgjithësisht rekomandohen 8 gota ujë në ditë për të pastruar totalisht organizmin tuaj.
Bëni gjithnjë kujdes me ndjesinë e urisë dhe të etjes pasi të dyja janë ngushtë të lidhura me njëra tjetrën.
Ndonjëherë në vend të urisë ajo që realisht po përjetoni është nevoja për një gotë ujë pasi trupi ndihet i dehidratuar.
Uji para vakteve
Për të humbur deri në dy kilogramë në një kohë të shkurtër pini ujë para konsumimit të vakteve tuaja.
Një stadium i vitit 2010 i publikuar në revistën Obesity të cilit i referohet AgroWeb.org e vërteton edhe një herë këtë.
Sipas ekspertëve përsonat që konsumojnë ujë para se të hanë ushqim kanë tendencën të humbasin deri në 2 kilogamë.
Ky proçes ndodh më shpejt se personat që nuk e konsumojnë ujin apo e konsumojnë pak.
Gjithësesi krahas konsumimit të ujit e rëndësishme është të keni një regjim ushqimor të pasur me fibra. -

“Çmenduri” burri vret gruan gjatë shtatzënisë pas një grindjeje për peshën
Një burrë britanik ka vrarë gruan e tij në Los Angeles, pasi ata u grindën për shkak të dështimit të saj për të humbur peshën që kishte shtuar gjatë shtatzënisë.
June Bunyan, me origjinë nga Arran, Skoci, ishte zhvendosur në SHBA për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë avokate. 37-vjeçarja u vra në shtëpinë e saj një vit pasi kishte hapur firmën e saj ligjore të specializuar në ligjin e imigracionit.
Sipas Daily Mail, gruaja u gjet e vdekur më 11 shtator me plagë thike në qafë. Burri i saj, Jonathan Anthony Renteria, 25 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe gjymtim. Lirimi i tij me kusht u caktua 3.4 milionë euro.
Prokurorët thanë se 25-vjeçari rrëfeu se ai dhe June ishin grindur për “dështimin e saj për të humbur peshë pas shtatzënisë”. Ata thanë se ajo filloi të mblidhte gjërat e saj dhe i tha se nuk do ta linte kurrë më të shihte vajzën e tij.
Sipas të njëjtit informacion, 25-vjeçari rrëfeu se e kishte mbytur gruan. June u pa për herë të fundit gjallë më 4 shtator, ndërsa fqinjët e panë Jonathanin të dilte nga shtëpia me foshnjën të nesërmen.
Disa orë më vonë, 25-vjeçari u pa duke mbajtur qese me mbeturina. Sipas prokurorëve, ai e kishte lënë fëmijën në shtëpinë e prindërve të tij dhe ishte kthyer në shtëpi për të fshehur gjurmët.
“Ai gjithmonë bënte komente për trupin dhe peshën e saj”
Fqinjët thanë se June u kishte rrëfyer atyre se ishte në një marrëdhënie abuzive. Ariel Mirel, fqinji i saj, tha se 25-vjeçari “nuk donte që June të fliste me njerëz të caktuar, ai ishte abuziv. Ai bënte gjithmonë komente për trupin dhe peshën e saj. Mënyra se si vdiq, vuajtjet që duhet të ketë duruar, frika, dhuna, dhimbja, të gjitha më mbajnë zgjuar natën”.
Familja e June tani po kërkon ndihmë për të transportuar trupin e “vajzës, motrës, mbesës, kushërirës dhe shoqes së tyre të dashur” në Skoci.
Shoqja e saj më e mirë, Vicky Tulika, ka krijuar një faqe GoFundMe e cila ka mbledhur më shumë se 6,000 euro deri dje.
Duke i bërë homazh shoqes së saj, ajo shkroi:”June ishte e njohur për personalitetin e saj të gjallë, të qeshurën ngjitëse dhe zemrën e dhembshur. E suksesshme, ajo kishte shumë diploma, por arritja për të cilën ishte më krenare ishte diplomimi i saj në drejtësi. Me guxim dhe vendosmëri, June u transferua në Amerikë për të dhënë provimin e jurisprudencës dhe për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë avokate mbrojtëse. Ajo punoi pa u lodhur për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten”.
Faqja thotë se paratë e mbledhura do të mbulojnë “kostot e riatdhesimit në Mbretërinë e Bashkuar, kostot e funeralit dhe varrimit, si dhe çdo kosto ligjore ose udhëtimi që lidhet me këtë tragjedi”, të cilat “do të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj barre në një kohë pikëllimi të thellë”. -

Selena Gomez flet për ofendimet që ka marrë për peshën: Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë
Selena Gomez ka folur hapur për sfidat që ka përjetuar ndër vite për shkak të komenteve fyese që lidhen me trupin dhe peshën e saj. Në një intervistë të fundit, këngëtarja dhe aktorja amerikane u shpreh se fyerjet e vazhdueshme për pamjen e jashtme e kanë bërë të ndihet shpesh e pasigurt.
“Kam pasur vështirësi të mëdha me peshën. Është një temë shumë e ndjeshme për mua dhe më ka shoqëruar për shumë vite,” tha ajo. Një koment i vetëm, sipas saj, ka qenë i mjaftueshëm për t’i lënë pasoja emocionale. “Më lëndoi shumë dikush që më tha se isha e shëndoshë. Më la me një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj.”
Për të përballuar këtë ngarkesë emocionale, Gomez përdor terapinë dialektike të sjelljes (DBT), një qasje psikoterapeutike që ndihmon personat me emocione të thella dhe të vështira për t’u menaxhuar. Ajo thekson se ky proces kërkon shumë përkushtim, por është i domosdoshëm për mirëqenien mendore.
Ylli i muzikës pop është diagnostikuar me lupus në vitin 2014, një sëmundje autoimune që ndikoi ndjeshëm në shëndetin e saj dhe çoi në një transplant të veshkës. Po ashtu, ajo ka folur publikisht për përjetimin e çrregullimit bipolar, si dhe për betejat me ankthin dhe depresionin.
Duke ndarë përvojat e saj, Gomez synon të normalizojë bisedat për shëndetin mendor dhe të inkurajojë të tjerët të kërkojnë ndihmë pa ndjerë turp. “Askush nuk është vetëm në këtë rrugëtim,” përfundoi ajo. -

Krahët e oktapodit mund të godasin, të ngrenë e të tërheqin 100 herë peshën e vet
Në vitin 2024, studiuesit vunë re një oktapod që gjuante me peshq të tjerë në Detin e Kuq. Teksa peshqit blu ndihmonin për të gjetur ushqim, kernët përfitonin pa kontribuar. I zhgënjyer, oktapodi e goditi një kern me krahun e tij, një sjellje që habiti shkencëtarët dhe tregoi forcën e jashtëzakonshme të krahëve të tij.
Oktapodët kanë tetë krahë me qindra kupa thithëse. Gjiganti i Paqësorit (GPO) ka 1600 thithëse, secila e aftë të ngrejë deri në 14 kg. Krahët e tyre mund të tërheqin 100 herë peshën e trupit, që do të thotë se një oktapod 18 kg mund të tërheqë rreth 1800 kg, peshën e një makine të vogël. Në natyrë, kjo fuqi përdoret për të hapur guaska gaforresh, midhjesh dhe molusqesh, si dhe për të kapur peshq dhe cefalopodë më të vegjël.
Krahët janë shumë fleksibël dhe të shkathtë. Një studim i vitit 2025 tregoi se oktapodët mund të lëvizin çdo thithëse në mënyrë të pavarur falë strukturës së tyre nervore. Një tjetër studim i vitit 2020 pa se ata kryenin mbi 16,000 lëvizje të ndryshme të krahëve në vetëm dy orë, duke i bërë të aftë të zgjaten, të përkulen dhe të shkurtohen. Në natyrë, kjo ndihmon në gjueti, ndërsa në akuarium i bën mjeshtër të arratisjes, ndaj mjediset e tyre duhet të mbyllen fort. Në akuariumin e Nju Inglandit, një GPO i quajtur Tako argëtohet me kuti enigmatike që duhet t’i hapë për të marrë shpërblimin.
Në natyrë, oktapodët shpesh humbasin gjymtyrë, por kanë aftësi t’i rigjenerojnë. Brenda pak ditësh, zona e dëmtuar rifiton ngjyrën dhe modelin; pas dy javësh, fillon rigjenerimi i nervave. Shumica e specieve e rritin përsëri gjymtyrën brenda disa muajsh. Tek GPO-të, një e treta e krahut rigjenerohet për gjashtë javë. Kjo rritje e shpejtë është e nevojshme, pasi oktapodët jetojnë vetëm disa vite, edhe më pak nëse nuk arrijnë të mbijetojnë deri në moshën e rritur. GPO-të mund të jetojnë deri në tre ose katër vjet dhe shtojnë peshë me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke kaluar nga 5-7 kg në rreth 30 kg brenda një viti.
Ky fleksibilitet, forcë dhe aftësi rigjeneruese e bëjnë oktapodin një nga krijesat më të jashtëzakonshme të oqeanit. / Discover Magazine – Syri.net
-

Surpriza!!! Jake Paul do të përballet me kampionin e botës në peshën e lehtë më 14 nëntor
Jake Paul nuk do të ndeshet me Anthony Joshua në duelin e tij të radhës, pasi njoftoi një përballje miqësore me Gervonta Davis më 14 nëntor. Paul, i cili e ka kaluar karrierën e tij profesionale duke vepruar rreth limitit të peshave të lehta, do të takohet me Davis, një kampion bote në peshën e lehtë.
Kjo përballje do të zhvillohet në “State Farm Arena” në Atlanta, të premten e 14 nëntorit. Davis (30 fitore, asnjë humbje e 1 barazim) është kampioni aktual i botës në kategorinë WBA. Gjithsesi, titulli i tij kampion nuk do të jetë në lojë në këtë sfidë me Jake Paul (12 fitore, 1 humbje).
Anthony Joshua, dy herë ish-kampion bote në peshën e rëndë dhe fitues i medaljes së artë olimpike, kishte zhvilluar bisedime për të boksuar me Paul në një përballje, por pa arritur një marrëveshje. Paul ka boksuar vetëm një herë në peshën e rëndë, kundër Mike Tyson (58-vjeç).
Gervonta Davis është një nga emrat më të mëdhenj në boksin amerikan, i pamposhtur në karrierën e tij. Ndërsa Paul është një boksier shumë më trupmadh, 1.88 m i gjatë krahasuar me 1.68 m të Davis, ai nuk mund të krahasohet me nivelin ose shkallën e përvojës së tij në kategorinë e peshave të lehta. -

UFC-317/ Ilia Topuria i pamposhtur, mund Oliveira dhe merr titullin kampion në peshën e lehtë
29 Qershor 2025
10:12
Telesport
Luftëtari gjeorgjian Ilia Topuria është kampioni i ri i botës në peshën e lehtë (pesha lightweight, 66-70kg). Në eventin UFC-317 zhvilluar në Las Vegas ai mundi me KO në raundin e parë brazilianin Charles Oliveira.
Ndonëse pritej një përballje më e fortë, gjithcka u zgjidh shumë shpejt në favor të Topuria, tashmë kampion i dyfishtë i botës (ka mbajtur edhe titullin e peshës featherweight, pesha 62-66kg, që e nxori vakant).
Oliveira, ish-kampion në peshën e lehtë, ishte shumë larg asaj që pritej. Ai pësoi humbjen e 11-të në karrierë, ku numëron edhe 35 fitore e 1 duel pa rezultat. Ndërsa për gjeorgjianin kjo është fitorja e 17-të (nuk ka asnjë humbje).
Që në sekondat e para të kësaj sfide që zgjati rreth 3 minuta, Topuria e vuri në vështirësi Oliveira. Më pas, një e majtë e tij e hodhi në tapet brazilianin, duke mos u ngritur më, ndërsa gjeorgjiani nis festën në kafaz.