Tag: përzierje

  • Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”

    Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”

    3 Nëntor 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    Trent Alexander-Arnold po përballet me një javë speciale. Anësori i Real Madridit do të kthehet në “Anfield” të martën e 4 nëntorit, kur madrilenët do të përballen me Liverpool-in në një ndeshje me aromë historie dhe nostalgjie.
    Mbrojtësi anglez, i transferuar këtë verë në “Bernabéu”, thotë se po jeton një ëndërr me Realin: “Inteligjenca e Xabi, mënyra si sheh lojën është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem pjesë e ekipit”. Për adaptimin në kampionatin spanjoll shtoi: “La Liga është më teknike…, por më pak fizike”.
    Rikthimi në “Anfield”, patjetër do të jetë emocional për të: “E dija që një ditë do të përballesha me Liverpool-in. Është një top-ekip, do të kem përzierje emocionesh. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jam edhe shumë i emocionuar”.
    Ai foli edhe për ish-shokët e skuadrës: “Kam biseduar me Robertson dhe Salah. Ata janë ende një ekip i madh”. Një premtim për tifozët e kuq: “Do të shikoj si do të më presin ish-fansat e mi… Nëse shënoj, nuk do të festoj”.
     
     

  • 3 përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    3 përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    Related PostsNone foundTë gjithë jemi të vetëdijshëm që disa njolla, si ato të yndyrës apo të frutave të caktuara, janë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat. As detergjentët më të mirë e të kushtueshëm nuk i pastrojnë ato siç duhet.
    Por, mos u shqetësoni, ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni këto njolla me lehtësi. Ja se ç’mund të përdorni:
    Sodë buke – Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe fusni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Më pas, lajini si zakonisht.

    Uthull dhe limon – Një përzierje shumë efikase, më madhështore për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.
    Aspirinë – Merrni një një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.

  • Tre përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    Tre përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    Të gjithë jemi të vetëdisjhëm që disa njolla, si ato të yndyrës apo të frutave të caktuara, janë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat. As detergjentët më të mirë e të kushtueshëm nuk i pastrojnë ato siç duhet.
    Por, mos u shqetësoni, ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni këto njolla me lehtësi. Ja se ç’mund të përdorni:
    Sodë buke

    Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe fusni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Më pas, lajini si zakonisht.
    Uthull dhe limon
    Një përzierje shumë efikase për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.
    Aspirinë
    Merrni një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.

  • Jeta është e mundur edhe në planetë pa ujë

    Jeta është e mundur edhe në planetë pa ujë

    Jeta mund të ekzistonte edhe në planetë pa ujë nëse do të ishin të pranishme përzierje fluide të kripërave (lëngje jonike) të afta për të strehuar molekula biologjike si proteinat, sipas një studimi nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit.

    “Ne e konsiderojmë ujin të domosdoshëm për jetën sepse kjo është ajo që na nevojitet për jetën në Tokë. Por nëse marrim në konsideratë një përkufizim më të përgjithshëm, shohim se ajo që na duhet është një lëng në të cilin mund të ndodhë metabolizmi për jetën”, thotë Rachana Agrawal, e cila drejtoi studimin.

    “Tani, nëse përfshijmë lëngun jonik si një mundësi, kjo mund ta rrisë ndjeshëm zonën e banueshme për të gjitha botët shkëmbore”, shton ajo.

    Studiuesit zbuluan se ky lloj i veçantë lëngu mund të formohet lehtësisht nga përbërësit kimikë që pritet të jenë të pranishëm në sipërfaqet e disa planetëve dhe hënave shkëmbore. Lëngjet jonike janë kripëra që ekzistojnë në formë të lëngshme nën rreth 100 gradë Celsius.

    Eksperimentet e ekipit kanë treguar se lëngje të ngjashme mund të prodhohen nga një përzierje e acidit sulfurik dhe disa komponimeve organike që përmbajnë azot: acidi sulfurik në planetët shkëmborë mund të jetë një nënprodukt i aktivitetit vullkanik, ndërsa komponimet që përmbajnë azot janë zbuluar në disa asteroide dhe planetë në Sistemin Diellor, që do të thotë se ato mund të jenë të pranishme edhe në sisteme të tjera planetare.

    Lëngjet jonike nuk avullohen; ato mund të formohen dhe të vazhdojnë në temperatura më të larta dhe presione më të ulëta sesa mund të tolerojë uji i lëngshëm. Sipas studiuesve, ato mund të përfaqësojnë një mjedis mikpritës për biomolekula të caktuara, të tilla si proteinat.

     

  • Magjia e qiellit nën penelin e Van Gogh-ut

    Magjia e qiellit nën penelin e Van Gogh-ut

    Në mesin e pikturave më të dashura dhe më të njohura në historinë e artit botëror qëndron “Nata me Yje” (Starry Night), një kryevepër e piktorit Vincent van Gogh. Kjo vepër e vitit 1889 nuk është vetëm një pamje e natës, por një dritare drejt emocioneve të thella dhe shpirtit të trazuar të artistit.

    Piktura paraqet një pamje të qiellit të natës mbi qytetin francez të Saint-Rémy-de-Provence, ku Van Gogh qëndronte në një azil mendor. Në qendër të veprës spikat një qiell i trazuar, me yje të mëdhenj dhe ndriçues, një hënë gjysmë, dhe rrotullime të theksuara të dritës, një përzierje e realitetit dhe imagjinatës, transmeton KultPlus.

    Në pjesën e poshtme të pikturës ndodhet një fshat i qetë, me shtëpi të vogla, një kishë, dhe një lis qiparisi që ngrihet drejt qiellit, sikur kërkon një lidhje mes tokës dhe gjithësisë. Kjo përzierje e kontrasteve, lëvizja e qiellit kundrejt qetësisë së fshatit, është ajo që i jep pikturës fuqinë e saj emocionale.

    “Nata me Yje” është një shembull i jashtëzakonshëm i stilit ekspresionist që karakterizon punën e Van Gogh-ut. Ai nuk kërkon të pasqyrojë natyrën me përpikëri, por të shprehë ndjenjat e tij të brendshme përmes ngjyrës, formës dhe lëvizjes. Qielli në këtë pikturë nuk është i qetë, ai është i gjallë, i trazuar, dhe emocional, ashtu si mendimet që përplaseshin në kokën e artistit.

    Shumë studiues e kanë parë këtë vepër si një pasqyrim të gjendjes mendore të Van Gogh-ut – një përzierje e ankthit dhe shpresës. Disa e interpretojnë si një lutje, një përpjekje për t’u lidhur me diçka më të madhe se vetvetja. Yjet dhe qielli i pafund shpesh konsiderohen si metafora të përjetësisë dhe paqes që Van Gogh kërkonte në jetën e tij të trazuar.

    Sot, “Nata me Yje” ndodhet në Museum of Modern Art (MoMA) në Nju Jork dhe është një nga pikturat më të vizituara, më të riprodhuara dhe më të dashura në botë. Ajo vazhdon të frymëzojë artistë, poetë, muzikantë dhe njerëz të zakonshëm që gjejnë prehje dhe ndjenjë në këtë përzierje mahnitëse të dritës dhe errësirës.

    “Nata me Yje” nuk është thjesht një pamje nate, është një pasqyrë e shpirtit njerëzor që kërkon dritë në mes të errësirës.Vincent van Gogh, edhe pse i pakuptuar në jetën e tij, na la një trashëgimi të çmuar që flet më shumë për jetën, ndjenjat dhe shpresën se shumë fjalë mund të thonë./KultPlus.com

  • Sëmundja që shërohet nga vaji dhe kripa

    Sëmundja që shërohet nga vaji dhe kripa

    Ekziston një përzierje e thjeshtë e cila ndihmon në lehtësimin e të gjitha dhimbjeve të osteoporozës dhe pas përdorimit të saj nuk do të ndjeni dhimbje për disa vjet.

    Për përgatitjen e kësaj recete ju duhet një përzierje me vaj perimesh të parafinuar dhe kripë dhe të masazhoni pjesën e qafës dhe shpatullat.
    Përbërësit e kësaj recete janë; 10 lugë kripë dhe 20 lugë vaj (ulliri ose luledielli). Në fillim përzieni vajin dhe kripën mirë dhe vendoseni në një shishe qelqi, aty lerëni për disa ditë.

    Përbërjen çdo mëngjes masazhoni pjesën e qafës dhe shtyllën kurrizore rreth 2-3 minuta në fillim. Pas përfundimit fshijeni qafën dhe shpatullat me peshkir të lagur dhe të ngrohtë.
    Çdo ditë rrisni kohëzgjatjen e masazhit për 2-3 minuta.
    Këtë masazhë duhet t’a aplikoni për 10 ditë, pas 8-10 procedurash ju do të vini re ndryshime rrënjësore.

  • Kripa e detit dhe vaji lehtësojnë dhimbjet e trupit

    Kripa e detit dhe vaji lehtësojnë dhimbjet e trupit

    Ekziston një përzierje e thjeshtë e cila ndihmon në lehtësimin e të gjitha dhimbjeve të osteoporozës dhe pas përdorimit të saj nuk do të ndjeni dhimbje për disa vjet.

    Për përgatitjen e kësaj recete ju duhet një përzierje me vaj perimesh të parafinuar dhe kripë dhe të masazhoni pjesën e qafës dhe shpatullat.
    Përbërësit e kësaj recete janë; 10 lugë kripë dhe 20 lugë vaj (ulliri ose luledielli). Në fillim përzieni vajin dhe kripën mirë dhe vendoseni në një shishe qelqi, aty lerëni për disa ditë.

    Përbërjen çdo mëngjes masazhoni pjesën e qafës dhe shtyllën kurrizore rreth 2-3 minuta në fillim. Pas përfundimit fshijeni qafën dhe shpatullat me peshkir të lagur dhe të ngrohtë.
    Çdo ditë rrisni kohëzgjatjen e masazhit për 2-3 minuta
    Këtë masazhë duhet t’a aplikoni për 10 ditë, pas 8-10 procedurash ju do të vini re ndryshime rrënjësore.

  • Rruga me kthesa, shikimi në telefon…ju shkaktojnë përzierje: Zbuloni arsyen

    Rruga me kthesa, shikimi në telefon…ju shkaktojnë përzierje: Zbuloni arsyen

    Shumë prej nesh e kanë përjetuar: gjatë një udhëtimi me makinë, teksa lexojmë ose përdorim telefonin në sediljen e pasme, na kap përzierja, marramendja ose dhembja e kokës. Udhëtimi prishet.

    Por ndihma mund të vijë nga një burim i pazakontë, astronautët. Edhe ata përballen me sëmundjen nga lëvizja gjatë misioneve hapësinore. Shkencëtarët që studiojnë këtë fenomen në hapësirë shpresojnë të ndihmojnë jo vetëm eksplorimin hapësinor, por edhe njerëzit në Tokë.

    Një studim i vitit 2020 zbuloi se 59% e pjesëmarrësve kishin përjetuar sëmundje nga lëvizja në 5 vitet e fundit. Për astronautët, kjo ndodh edhe më shpesh, rreth 70% e tyre përjetojnë simptoma serioze, pavarësisht ilaçeve si skopolamina.

    Sipas studiuesit Aaron Allred nga Universiteti i Kolorados, një nga teoritë më të pranuara është konflikti ndijor vestibular, një mospërputhje mes asaj që ndjejmë përmes sistemit vestibular dhe asaj që truri ynë pret të ndjejë. Për shembull, kur lexon në një makinë në lëvizje, truri yt nuk “parashikon” lëvizjen, duke shkaktuar përzierje.

    Në të kundërt, shoferi i makinës e sheh rrugën dhe parashikon lëvizjen, ndaj rrallë ndjen përzierje.

    Në një studim të vitit 2025, pjesëmarrësit u vendosën në një pajisje që simulonte lëvizje anësore, ndërsa merrnin stimuj elektrikë në sistemin vestibular. Disa stimuj u përdorën për të zbutur simptomat, ndërsa të tjerë për t’i përkeqësuar.

    Rezultatet: stimujt që synonin reduktimin e sëmundjes e ulën atë me 26%, ndërsa ata që e përkeqësonin, e rritën me 56%.

    Kjo teknologji ende nuk është e disponueshme për publikun. Ndaj këshilla kryesore është: shmangni konfliktin ndijor. Mos lexoni në makinë, shikoni horizontin ose mbyllni sytë.

    Nëse simptomat vazhdojnë edhe pasi ndalon udhëtimi, mund të jetë diçka më serioze. Disa sëmundje si migrena vestibulare apo çrregullimet e sistemit të ekuilibrit mund të duken si sëmundje nga lëvizja. Diagnoza e saktë kërkon kujdes mjekësor.

    Shpresa qëndron tek hulumtimet për astronautët, që mund të përkthehen në zgjidhje për udhëtarët në Tokë. / Discover Magazine – Syri.net