Tag: përtej

  • ‘Hatërmbetje përtej mandatit’, Rada komenton përplasjen Shabani- Lapaj: I duhet ‘prerë koka’ mbretit që të…

    ‘Hatërmbetje përtej mandatit’, Rada komenton përplasjen Shabani- Lapaj: I duhet ‘prerë koka’ mbretit që të…

    Gazetari Ardit Rada deklaroi në një emision televiziv se presionet e Endri Shabanit ndaj Adriatik Lapajt kanë qenë të nevojshme.
    Sipas tij, fryma e berishizmit ka prekur edhe koalicionet e opozitës së re dhe këtu duhet zotësia si të tejkalohen të tilla ngërçe.
    Rada tha se ndonjëherë duhen mjete jodemokratike për të vendosur standarde demokratike.
    “Unë mendoj se ka diçka përtej mandatit sepse përndryshe konflikti nuk do të niste dy muaj pas zgjedhjeve. Duhet të kuptojmë që nuk luhet vetëm për një mandat, por cila parti do shpallet parlamentare dhe do marrë benefitet e ligjit. E të tjera si këto. Mirëpo duket sikur Lapaj e ka shpallur rezultatin e 11 Majit si fitore personale, ka dashur ta monopolizojë fitoren nëse mund ta quajmë kështu. Në këtë moment lind nevoja e mjeteve jodemokratike për të vendosur standarde demokratike. Lapaj me aq pak dalje publike që ka patur, ka shfaqur tendenca monopolizuese të suksesit të koalicionit.
    Ndonjëherë duhen lëvizje të tilla, si presioni i Nismës Thurje, për të vendosur disa kufij. Revolucioni Francez apo Carta Magna, kanë përfunduar me prerjen e kokës së mbretit si e vetmja mënyrë për të vendosur demokracinë. Sepse del njëri që mendon se është më i mirë se të tjerët dhe pastaj lind nevoja të reagojnë të tjerët t’ia bëjnë të qartë që në koalicion s’ka sukses individual, aq më tepër në një koalicion të voglë si Nisma Shqipëria Bëhet. Pra Adriatik Lapaj i vetëm s’e bën dot Shqipërinë dhe Nismën Shqipëria Bëhet s’e përfaqëson vetëm Adriartik Lapaj. Presioni i Nismës Thurje është në thelb një mentalitet përtej Berishizmit, që edhe kur është 83 vjec njerëzit thonë: Vetëm ky mund ta bëjë! Ngaqë opozita e madhe s’e ka bërë dot këtë shkëputje, ndaj kemi rezultatin që shumë kanë ikur nga kjo parti. Ndaj do uroja që këtë fat të mos e kishte dhe opozita e re…”, tha gazetari Ardit Rada.

  • “Përplasja Lapaj-Shabani”, Rada: Ka një hatërmbetje përtej mandatit! Ndonjëherë i duhet prerë koka mbretit që të…

    “Përplasja Lapaj-Shabani”, Rada: Ka një hatërmbetje përtej mandatit! Ndonjëherë i duhet prerë koka mbretit që të…

    Gazetari Ardit Rada deklaroi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News se presionet e Endri Shabanit ndaj Adriatik Lapajt kanë qenë të nevojshme.
    Sipas tij, fryma e berishizmit ka prekur edhe koalicionet e opozitës së re dhe këtu duhet zotësia si të tejkalohen të tilla ngërçe.
    Për Emilian Islamin në ABC News, Rada tha se ndonjëherë duhen mjete jodemokratike për të vendosur standarde demokratike.
    “Unë mendoj se ka diçka përtej mandatit sepse përndryshe konflikti nuk do të niste dy muaj pas zgjedhjeve. Duhet të kuptojmë që nuk luhet vetëm për një mandat, por cila parti do shpallet parlamentare dhe do marrë benefitet e ligjit. E të tjera si këto. Mirëpo duket sikur Lapaj e ka shpallur rezultatin e 11 Majit si fitore personale, ka dashur ta monopolizojë fitoren nëse mund ta quajmë kështu. Në këtë moment lind nevoja e mjeteve jodemokratike për të vendosur standarde demokratike. Lapaj me aq pak dalje publike që ka patur, ka shfaqur tendenca monopolizuese të suksesit të koalicionit. Ndonjëherë duhen lëvizje të tilla, si presioni i Nismës Thurje, për të vendosur disa kufij. Revolucioni Francez apo Carta Magna, kanë përfunduar me prerjen e kokës së mbretit si e vetmja mënyrë për të vendosur demokracinë. Sepse del njëri që mendon se është më i mirë se të tjerët dhe pastaj lind nevoja të reagojnë të tjerët t’ia bëjnë të qartë që në koalicion s’ka sukses individual, aq më tepër në një koalicion të voglë si Nisma Shqipëria Bëhet. Pra Adriatik Lapaj i vetëm s’e bën dot Shqipërinë dhe Nismën Shqipëria Bëhet s’e përfaqëson vetëm Adriartik Lapaj. Presioni i Nismës Thurje është në thelb një mentalitet përtej Berishizmit, që edhe kur është 83 vjec njerëzit thonë: Vetëm ky mund ta bëjë! Ngaqë opozita e madhe s’e ka bërë dot këtë shkëputje, ndaj kemi rezultatin që shumë kanë ikur nga kjo parti. Ndaj do uroja që këtë fat të mos e kishte dhe opozita e re…”, tha gazetari Ardit Rada në “Ora e Fundit” të ABC News.

  • Kush ishte Marilyn Monroe e vërtetë, përtej ikonës së Hollivudit dhe vezullimit të famës?!

    Kush ishte Marilyn Monroe e vërtetë, përtej ikonës së Hollivudit dhe vezullimit të famës?!

    Nga Albert Vataj
    Në qiellin e kulturës moderne, ku yjet shpesh fiken shpejt, ekziston një dritë që nuk u zbeh kurrë: Marilyn Monroe. Ajo lindi si Norma Jeane Mortenson më 1 qershor 1926, në Los Anxhelos, por lindi për botën si një metaforë e bukurisë së trazuar dhe e brishtësisë që sfidon përjetësinë. Figura e saj nuk është thjesht një portret që ka dekoruar ekranin e argjendtë; ajo është një kod kulturor, një shenjë e kohës që guxon ende të flasë, të provokojë, të frymëzojë.

    Marilyn nuk është vetëm ajo buzëqeshja rrezëlluese që mposhti aparatin fotografik. Ajo është një rrëfim i tërbuar për një vajzë që rriti veten përmes dhimbjes, që kërkoi dashuri në një botë që ia ofroi famën, që sfidoi kufijtë e një industrie të pamëshirshme duke vënë përballë publikut jo vetëm një imazh, por një shpirt. Nëpërmjet saj, Hollywood-i kuptoi se një aktore mund të ishte njëkohësisht një bombë bionde dhe një shpirt që shkruan poezi, një ikonë sensualiteti dhe një zë që kërkon drejtësi, një grua që brenda një shekulli ndryshoi mënyrën se si botës i tregohen gratë.
    Në çdo hap të jetës së saj, shfaqet një përzierje mahnitëse e kontradiktave, thjeshtësia e një vajze që vinte nga jetimoret dhe magjia e një ylli që përjetësia nuk mund ta shuajë; sharmi i një sirene që pushtonte tapetet e kuq dhe dhimbja e një zemre të pambrojtur përtej syve të kamerave; delikatesa e një buzëqeshjeje të çiltër dhe fuqia e një gruaje që guxoi të sfidonte stereotipet, duke i paraprirë epokës së saj.
    Marilyn Monroe nuk është thjesht një kujtim i artë i viteve ’50; ajo është një enigmë që ende pulson në çdo brez të ri. Filmat e saj, fotografitë, intervistat dhe rrëfimet për të, mbeten dëshmi të një universi të brendshëm plot shkëlqim dhe hijëzim. Ajo nuk u shua në 36 vite jetë – ajo u kthye në një dritë që vazhdon të na ndriçojë mendimet për artin, për feminitetin, për fuqinë e një ëndrre që nuk vdes kurrë.
    Përtej ikonës dhe vezullimit, Marilyn Monroe mbetet një trashëgimi e gjallë, një thirrje për të parë përtej shkëlqimit dhe për të gjetur aty, në brendësi, thelbin e një gruaje që e donte botën aq fort, saqë edhe sot bota ende e dashuron atë.
    Si aktore, Monroe sfidoi pritshmëritë duke portretizuar personazhe komplekse, me nuanca që shkonin përtej stereotipit të bombës bionde. Filmat si “The Misfits” dhe “Bus Stop” shfaqën gamën dhe thellësinë e saj si aktore, duke fituar vlerësimin e saj nga kritikët së bashku me popullaritetin e saj të pamohueshëm. Jashtë ekranit, Monroe ishte një avokate e hapur për të drejtat e grave dhe sfidoi normat kufizuese të kohës së saj, duke u bërë një simbol i hershëm i fuqizimit të grave.Pas objektivit të kamerës, jeta e Monroe ishte një luftë e vazhdueshme midis adhurimit publik dhe trazirave personale. Martesat e saj, duke përfshirë ato me Joe DiMaggio dhe Arthur Miller, dhe betejat e saj me problemet e shëndetit mendor nënvizuan presionet e famës. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj, cenueshmëria dhe humaniteti i Monroe e bënë atë të dashur për miliona, duke kapërcyer ekranin e argjendtë për t’u bërë një gur prove kulturor.
    Tragjikisht, jeta e Monroe u ndërpre në moshën 36-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që vazhdon të magjeps dhe të frymëzojë. Bukuria e saj e përjetshme dhe prania magnetike vazhdojnë të magjepsin audiencën, ndërsa ndikimi i saj në modë, art dhe kulturën popullore mbetet i pashlyeshëm. Trashëgimia e qëndrueshme e Monroe na kujton jo vetëm shkëlqimin e saj kinematografik, por edhe qëndrueshmërinë e saj përballë fatkeqësive – një dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të një prej figurave më ikonike të Hollivudit.

  • Kurora që peshon si përgjegjësi: Një rrëfim nga “Miss Earth Albania 2025”

    Kurora që peshon si përgjegjësi: Një rrëfim nga “Miss Earth Albania 2025”

    Cila është kostoja e prozhektorëve, kamata që duhet paguar për të qenë reflektimi i dritës ku të tjerët gjejnë sajdisjen e shpirtit?
    Në një skenë ku dritat ndriçojnë për pak sekonda, ndërsa imazhi sundon, dikush ka zgjedhur të shfaqet ndryshe.
    Jo thjesht si një ekspoze e bukur me kurorë, por si një zë i fuqishëm për t’i dhënë kuptimin që duhet.
    Për Kleja Sulejmanin, “Miss Shqipëria 2025” nuk ishte thjesht një garë bukurie, e as një galeri fotografish. Ishte mishërimi i një ëndrre, që pengesat e hasura rrugës, nuk i kishte pasur të pakta.
    “Një kapitull i jashtëzakonshëm, një rrugëtim shpirtëror dhe emocional”, e quan ajo vetë, ndërsa përpiqet që me fjalë të thjeshta, të mishërojë për Albanian Post ndjesitë e të qenit tashmë një “Miss”.
    Një udhëtim që i solli jo vetëm kurorën, por edhe dy tituj domethënës: Zgjedhjen nga publiku si më e bukura, si edhe përfaqësimin e Shqipërisë në “Miss Earth 2025”.
    “Të zgjidhesh nga publiku është një nder që tejkalon çdo trofe. Është prova që autenticiteti rezonon me zemrat e njerëzve”, rrëfen ajo gjatë një bisede me Albanian Post lidhur me suksesin e tejskajshëm që ka përjetuar falë pasarelës së ecejakes bindëse, me kokën vetëm drejt dhe me shikimin e përqendruar në një pikë të vetme: Të ardhmen!
    Dhe ndoshta kjo është ajo që e bën të veçantë: Kleja nuk kërkon të pëlqehet, as të komplimentohet por të kuptohet.
    E vetëdijshme për peshën që mbart një figurë publike, edhe pse në moshë të vogël, ajo e sheh kurorën jo si qëllim, por si përgjegjësi.
    Kleja dëshiron të shihet përtej paraqitjes, përtej pasarelave, përtej imazhit të zakonshëm të një Miss-i.
    “Unë jam një vajzë me ëndrra të mëdha, me një mendje kërkuese dhe me një zemër që digjet për drejtësi sociale, barazi dhe edukim cilësor”.
    Janë këto fjalët që ajo i artikulon me më së shumti zë, kur pyetet se çfarë peshon më së shumti në konceptin e saj të Miss-it.
    Në një botë që shpesh përpiqet ta vendosë figurën femërore, edhe kur është vajzërore, në kufijtë e një imazhi, ajo është dëshmi se bukuria dhe mendimi nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.
    Në të kundërt, mund të rrënjëzojnë gjenezën e fuqizimit të sojit.
    “Forca më e madhe që mund të ketë një njeri është butësia me të cilën përballet me botën”, përmend ajo me zërin e ëmbël dhe të çiltër, por të vendosur.
    Por nuk ka qenë e gjitha fushë me lule për bukuroshen 20-vjeçare. Në mënyrë që “qengji” i ëmbël e plot dashuri për botën të shfaqej e të mishërohej në rolin e një Kleja “Miss”, u desh që një “luan” brenda saj të tejkalonte pengesat e vendosura pa takt dhe pakuptueshëm në shtegun e saj drejt suksesit.
    Përtej shfaqjes së dukjes, Kleja mbart mbi kurriz një histori që shumëkush nuk e di.
    Një histori përballje me bullizmin, me të qenit jo si masa dëshiron, me të pasurit guximin për të shprehur së jashtmi, atë çfarë të tjerët nuk ta lexojnë dot së brendshmi.
    Një përballje që sot megjithatë nuk e mbart më si dhimbje, por si forcë.
    “Ajo që dikur më thyente, sot më forcon. Më mësoi të ngrihem mbi fjalët, të mos e shoh veten përmes syve të të tjerëve. Të jem e dhembshur me të tjerët, aq sa e palëkundur me veten”.
    Por Kleja mbetet një vajzë e thjeshtë, e cila jeton në një botë ku informacioni udhëton me shpejtësi më të mëdha se sa arritjet e saja dhe ku ajo duhet të kujdeset për të mos shkarë aty ku nuk duhet.
    Në një kohë kur mediat sociale mund të jenë si dritare, apo si pasqyrë e shtrembëruar, ajo zgjedh të jetë e vetëdijshme për çdo klikim.
    “Rrjetet janë një penë: mund të shkruash poezi ose të përhapësh zhurmë. Unë zgjedh t’i përdor për të ndarë dije, frymëzim, për të ndërtuar ura dhe për të ngritur zërin për kauza”.
    Në një botë të imazheve të shpejta, ajo ka vendosur të jetë Miss-it që qëndron, jo për të pozuar, por për të reflektuar.
    Për të, bukuria nuk është standard, por akt. Është shprehje e një vullneti për të përhapur harmoni.
    Nuk është vetëm formë, por ndjeshmëri. Dhe këtë e shpreh përmes fjalëve të ndoshta më të bukurës në histori, Audrey Hepburn, të cilat i ka kthyer në një lloj filozofie vetjake, pa pasur drojë prej paragjykimit.
    “Për buzë atraktive, flisni me fjalët e dashurisë. Për sy të dashur, shikoni të mirën te njerëzit. Për një figurë fine, ndani ushqimin me të varfrit. Për flokë të bukur, lini një fëmijë të luajë me to të paktën një herë në ditë. Për prezencë, ecni me dije, se kurrë nuk do të ecni vetëm”.
    Dhe Kleja Sulejmani, ecjen e saj, sapo e ka filluar…

  • Jota shofer, makina lëvizte me shpejtësi përtej normave te lejuara, policia me detaje të reja për aksidentin

    Jota shofer, makina lëvizte me shpejtësi përtej normave te lejuara, policia me detaje të reja për aksidentin

    Sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, ndërruan jetë të enjten e kaluar, pas një aksidenti fatal në Spanjë.
    Së fundmi, policia spanjolle ka nxjerrë në dritë të reja të rëndësishme. Sipas asaj që bëhet e ditur, shofer i makinës ka qenë Jota, ndërsa theksohet se shpejtësia e automjetit ka qenë përtej normave te lejuara (120 km/orë).

    “Ndër të tjera, shenjat e lëna nga njëra prej rrotave të automjetit po shqyrtohen”, thuhet në deklaratën nga Garda Civile në Zamora.
    Çështja nuk është mbyllur ende plotësisht pasi ende nuk janë vërtetuar të gjitha detajet, me punën e policisë që do të vijojë edhe për disa kohë.
    (J.S/)

  • “EPOS” në Amerikë, kur drita gdhend historinë e Skënderbeut

    “EPOS” në Amerikë, kur drita gdhend historinë e Skënderbeut

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut mori një formë të re përmes një gjuhe artistike që bashkoi dritën, formën dhe kujtesën historike.Ekspozita “EPOS”, e realizuar nga artisti vizual shqiptar Vlasov Sulaj, u prezantua për herë të parë përpara publikut amerikan dhe shqiptar të diasporës, duke shënuar një kapitull të veçantë në rrugëtimin artistik të autorit.Ky cikël fotografik, më shumë sesa një dokumentim, është një rrëfim intim dhe i thellë për krijimin e një monumenti kushtuar figurës emblematike të Skënderbeut. “EPOS” u shoqërua edhe me promovimin e një libri fotografik me të njëjtin titull – një përmbledhje që zgjeron konceptin artistik dhe e përjetëson projektin përtej mureve të galerisë.Në një intervistë për Telegrafi, Sulaj rrëfen përvojën që e çoi deri te kjo ekspozitë unike në SHBA. Ideja e “EPOS” lindi në Tuz, gjatë inaugurimit të monumentit të Skënderbeut, në bashkëpunim me skulptorët Ardian Pepa dhe Dylber Neziri. “E kuptova që kjo nuk ishte thjesht një skulpturë – ishte një epos në ndërtim,” thotë Sulaj. Pikërisht kjo frymë epike e frymëzoi për të ndjekur dhe dokumentuar me aparatin e tij gjithë procesin krijues.Reagimi i audiencës amerikane dhe diasporës shqiptare e befasoi artistin, i cili e përshkruan si “dashamirës, të hapur dhe thellësisht të ndjeshëm ndaj mesazhit të veprës”. Kontributi i Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York, “Malësia” në Kaliforni dhe “Jehona e Malësisë” ishte vendimtar për realizimin dhe promovimin e ekspozitës.“EPOS” nuk është vetëm një titull – është gjuha përmes së cilës Vlasov Sulaj ndan rrëfimin e tij artistik. “Ky projekt është mënyra ime për të treguar histori që shkojnë përtej asaj që duket – është mënyra ime e të ndjerit dhe të treguarit”, pohon ai.Ekspozita përfshinte 30 fotografi bardh e zi, të përzgjedhura nga mijëra imazhe të realizuara gjatë një periudhe 11-mujore. Zgjedhja për të punuar në bardh e zi nuk ishte rastësore – ajo synonte të zhveshte gjithçka nga zbukurimet dhe të përqendrohej në esencën: dritën, formën dhe hijen. “Ishte si të redaktosh poezi – çdo imazh duhej të kishte ritmin dhe teksturën e duhur”.Sulaj e përshkruan figurën e Skënderbeut si një simbol që i përket kujtesës kombëtare, por që përmes këtij projekti është përjetuar edhe si njeri – nga balta në bronz, nga skica në përjetësi. “Ishte përgjegjësi, nder dhe sfidë”, rrëfen ai.Fotografitë e ekspozuara janë dhuruar si gjest mirënjohjeje për tre shoqatat që e mbështetën projektin, duke u bërë pjesë e koleksioneve të tyre. Ndërkohë, “EPOS” ka hapur dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme, përfshirë interesimin nga akademikë dhe institucione për ta sjellë ekspozitën edhe në vende të tjera.Në fund të këtij udhëtimi artistik, Sulaj e falënderon familjen si mbështetësen më të madhe dhe kuratoren e ekspozitës – njëkohësisht konceptuesen vizuale të librit – për vizionin dhe përkushtimin. “Ky projekt nuk do të kishte marrë jetë pa këtë bashkëpunim të ngushtë dhe njerëzor”, përmbyll artisti.“EPOS” është dëshmi e fuqisë së artit për të ndriçuar historinë – jo si relike, por si përvojë e gjallë që na bashkon me rrënjët dhe na fton të shikojmë përtej formës. /Telegrafi/

  • SYRI TV/ Muzika e kinemaja, pa hapësirë e mbështetje: ‘Grupet përtej institucioneve s’kanë hapësirë’

    SYRI TV/ Muzika e kinemaja, pa hapësirë e mbështetje: ‘Grupet përtej institucioneve s’kanë hapësirë’

    Artistë të muzikës dhe kinemasë shqiptare folën për mungesën e hapësirave, mbështetjes institucionale dhe infrastrukturës teknike që po pengojnë krijimtarinë e lirë. Ata kërkuan rrugë të reja që të nxisin autenticitetin dhe eksperimentimin përtej kufizimeve sistematike.

    Në aktivitetin e zhvilluar në Shtëpinë e Evropës, me temën e bashkëveprimit mes muzikës dhe kinemasë bashkëkohore shqiptare, artistët ngritën shqetësime të thella mbi kushtet strukturore dhe mungesën e mbështetjes institucionale, që po pengojnë zhvillimin e një krijimtarie autentike.

    Harlen Nikolli (Musica Nova) theksoi se mungesa e hapësirave fizike për të krijuar muzikë është një ndër pengesat kryesore. Ai shtoi se orkestrat nuk interpretojnë më kompozime të autorëve shqiptarë, çka ka çuar në një rënie të interesit për të kompozuar.

    Regjisori Lorin Terezi, duke ndarë përvojën e tij gjatë realizimit të një filmi, vuri theksin te lodhja burokratike dhe mungesa e pavarësisë.

    Ndërkohë, kompozitori Mardit Lleshi ngriti shqetësimin për gjendjen e mjeteve teknike në vend, që kufizon më tej cilësinë dhe mundësinë për realizim profesional të projekteve artistike.

    Diskutimi, i moderuar nga muzikologia Mikaela Minga, hapi një debat të domosdoshëm për të imagjinuar rrugë të reja, ku kultura të mos përkufizohet më nga mungesat, por nga potenciali për autenticitet dhe eksperimentim.

  • Shabani: S’e di vendimin e Lapajt për mandatin, sherri me Shehajn na dëmtoi

    Shabani: S’e di vendimin e Lapajt për mandatin, sherri me Shehajn na dëmtoi

    ”Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit, prodhoi vetëm një mandat deputeti, por për Endri Shabanin rëndësi ka fakti se 10% e shqiptarëve votuan partitë e reja, duke qenë përtej PS dhe PD, përtej Ramës dhe Berishës. Për të klasa politike së shpejti nën këtë frymë do të ndryshohet, teksa nënvizoi se ai nuk lufton për një rrogë deputeti, por për të ardhmen e vendit. Konfliktet e brendshme brenda partive të reja, dështimi për t’u bashkuar në një front dhe sistemi elektoral në disfavor, ndikuan edhe në rezultatin përfundimtar. Shabani u shpreh se punuan deri në fund për një front të gjerë, por s’ia dolën dot, kurse konflikti Lapaj-Shehaj gjatë fushatës i dëmtoi të gjithë.
    ”Nuk ia kemi dalë për rotacionin. Unë besoja se do e realizonim, por nuk qe e mundur. Disa gjëra janë arritur për të kundërshtuar sistemin, edhe pse u dërgua deri në Kushtetuese, por fatkeqësisht u prodhua ky realitet që kemi tani. Pra ndarja me zona zgjedhore dhe çifligje, nuk ka justifikim politik dhe ekonomik, por deformon edhe përfaqësimin.

    65 mijë shqiptarë u përfaqësuan me një mandat, kurse në krahun tjetër u morën shumë mandate nga socialistët për të njëjtin numër votash sa ne. Ca shqiptarë të nënës, e ca të njerkës. Rama nuk përfaqëson shumicën e Shqipërisë. Sot ka më pak edhe se më 2021. Në 35 vite kemi 2 parti që kanë dalë nga partia e Punës. Ka pasur fraksione si i Metës, por vetëm tani është thyer një mit. Forcat e reja bashkarisht kanë marrë 10% e votuesve, që votuan përtej Ramës dhe Berishës”,-tha Shabani.
    A do ta marrë Shabani mandatin e deputetit të Nismës, nëse Lapaj mban premtimin që dha gjatë fushatës, se nëse do të merrnin një mandat nuk do shkonte në Parlament? ”Asnjë nga ne nuk mori vota mjaftueshëm për të prodhuar një mandat, por të gjithë së bashku prodhuam një mandat. Ai nuk është mandat individual, por i koalicionit. Ne jemi angazhuar për djegien e listave të mbyllura, të gjithë depozituan dorëheqjen, duke mbajtur zotimin. Angazhimi i dytë ishte garimi në listë të hapur. Më i votuari është Adriatik Lapaj.
    Ai është angazhim i Adriatikut dhe duhet të pyesni atë që ta shpjegojë. Angazhimi jonë është se atij i takon sepse ka marrë më shumë vota se unë. Nëse unë do merrja një votë më shumë nga Adriatiku, do isha unë në Parlament. Nuk i kam hyrë politikës, as unë dhe as Adriatiku e të tjerët, për një rrogë 3 mijë euro të Parlamentit. Çështja është a i japim ne prespektivë rinisë shqiptare. Vendimi është i Adriatikut, nuk e di vendimin që ka marrë. Jemi takuar vazhdimisht, normale”.

  • Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

    Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

    Edi Rama: Nuk duhet të investojmë vetëm te mbrojtja, por te zemrat e mendjet që do të mbartin me vete shpirtin e Europës. Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe Inteligjencës Artificiale. Një aleancë përtej armatimit. Një burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj, ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit. Duhen tërhequr të rinjtë në përqafimin e Europës, ku nga këto investime pati dividentë të lartë. T’u japim të rinjve të Europës një arsye më të mirë për të qëndruar se sa të flasim vetëm për armë, për të ëndërruar në tokën europiane.
    Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje, një kthim në shtëpi. Padyshim një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve por me imagjinatën e fëmijëve tanë e etërve tanë, një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë.

    Top Channel

  • Samiti Evropian/ Presidentja Osmani:Përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime konkrete, krijojnë komplikime të…

    Samiti Evropian/ Presidentja Osmani:Përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime konkrete, krijojnë komplikime të…

    Në Samitin Evropian që po zvhillohet në Tiranë me mikpritjen e Kryeministrit Rama, ka mbërritur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë hyrjes Osmani foli për BE, dhe Kosovën.
    “Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë janë ato ndërmjet Kosovës dhe BE, siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 viteve., [ë fat të keq ende nuk është shqyrtuar për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që i jepen shteteve aspiruese për anëtarësim të ketë veprime konkrete”, tha Osmani.