Tag: personi

  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit

    EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit

    vendngjarje

    PUKË- Arben Uka është personi tjetër që ndodhet në banesën e rrethuar që prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, Pukë. Bëhet me dije se Uka ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori. Ai ndodhet së bashku me 24-vjeçari Julian Cumraku, të cilët dyshohet se ndodhet të ngujuar në atë banesë prej gati 1 muaji. Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë më parë në Siri, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’.
    Operacioni i policisë dhe RENEA-s po vijon prej 5 orësh, teksa mësohet se efektivët kanë shoqëruar drejt banesës ku janë të ngujuar dy personat vëllain e 24-vjeçarit Julian Çumrakut, me qëllim negocimin. Burime bëjnë me dije se në fshatin Orosh ka mbërritur edhe një tjetër skuadër e specializuar e Reneas. Mësohet se efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen, por të armatosurit i kanë kërcënuar se do të hapin zjarr./ZËRI

  • I shisnin në TikTok/ Zbulohet personi që porositi 18 mijë euro të falsifikuara, do t’i hidhte në qarkullim në Shkodër dhe…

    I shisnin në TikTok/ Zbulohet personi që porositi 18 mijë euro të falsifikuara, do t’i hidhte në qarkullim në Shkodër dhe…

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e 18 mijë eurove, të dyshuara të falsifikuara.

    Mësohet se Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara dhe do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi.

    Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në tik tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra.

    Krimi Ekonomik ka disa kallëzime për 17-vjeçarin pasi nuk është rasti i parë i tij në këtë skema.

    Të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë policia vijon hetimet për zbulimin e personave që fshihen pas kartëmonedhave false. Ka dyshime që i mituri dhe të rinjtë e arrestuar përdoren nga persona të tjerë për të shpërndarë eurot false.

    Shuma e porositur ishte 18 mije euro, në prerje te ndryshme.

  • Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit

    Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit

    Një person në SHBA besohet se është i pari që vdes nga një variant i rrallë i gripit të shpendëve, por autoritetet shëndetësore të shtetit thanë të premten se rreziku për publikun është i ulët.

    Personi në shtetin e Uashingtonit, një i moshuar me probleme shëndetësore të mëparshme, po trajtohej për një variant të gripit të shpendëve të quajtur H5N5, pasi u duk se ishte rasti i parë i njohur i infektimit të një njeriu me këtë variant, sipas një deklarate nga Departamenti i Shëndetësisë së shtetit.

    Pacienti ishte shtruar në spital që nga fillimi i nëntorit, pasi pati temperaturë të lartë, konfuzion dhe probleme me frymëmarrjen, thanë zyrtarët e shëndetit.

    Personi, nga qarku Grays Harbor, rreth 125 km në jugperëndim të Siatëllit, kishte një tufë shpendësh shtëpiake në oborr, të cilët kishin qenë në kontakt me zogj të egër, thanë autoritetet.

    “Rreziku për publikun mbetet i ulët,” thuhej në deklaratën e zyrtarëve të shtetit. “Asnjë person tjetër i përfshirë nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.”

    Zyrtarët thanë se do të monitoronin të gjithë ata që kishin qenë në kontakt të afërt me pacientin, por “nuk ka asnjë provë se ky virus transmetohet nga një person te tjetri”.

    Më herët këtë muaj, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një deklaratë ku thuhej se nuk ka asnjë informacion që sugjeron se “rreziku për shëndetin publik është rritur si rezultat i këtij rasti”.

    Nuk besohet që varianti H5N5 të jetë një kërcënim më i madh për shëndetin e njeriut sesa varianti H5N1, i cili ka shkaktuar 70 raste të raportuara infektimi te njerëzit në SHBA në vitet 2024 dhe 2025. Shumica e atyre rasteve kanë qenë sëmundje të lehta te punëtorët e fermave të qumështit dhe shpendëve.

    Dallimi mes H5N5 dhe H5N1 qëndron në një proteinë që ndihmon virusin të dalë nga qeliza e infektuar dhe të përhapet në qelizat përreth. / The Guardian – Syri.net

  • “Personi më i fuqishëm në PS”/Anëtarja e PD, akuza të ashpra ndaj Ballukut: E kërcënon Ramën, ai nuk guxon ta shkarkojë

    “Personi më i fuqishëm në PS”/Anëtarja e PD, akuza të ashpra ndaj Ballukut: E kërcënon Ramën, ai nuk guxon ta shkarkojë

    Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e thirrur nga PD sot në orën 18:00, duke u ndalur edhe tek zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK.
    Kuçana tha se qytetarët nuk duhet të dalin në protestë për figura politike apo parti, por për problemet e tyre të përditshme.
    “Shqiptarët të mos vijnë në protestë as për Berishën, as për PD, por për hallin e tyre personal. Secilit shqiptar sot Edi Rama i ka shkuar në shtëpi duke i cenuar sigurinë dhe ekonominë,” u shpreh ajo.
    Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për “trenin europian”, Kuçana tha: “Në cilin vend europian kemi parë që njerëzit nuk mbyllin dot muajin? Ka dy zv.kryeministra të hetuar, një në arrati në Zvicër dhe tjetra e kërcënon në zyrën e tij, duke i thënë të marr me vete”.
    Sipas saj, zv/kryeministrja Balluku është “personi më i fuqishëm në PS” dhe një figurë që, sipas Kuçanës, ka luajtur rol kyç në aferat që po hetohen.
    “Balluku është fundi i Edi Ramës. Ajo ka pushtet të madh dhe ata që e kanë nënvlerësuar kanë bërë gabim. Unë ju siguroj që ajo do ta marrë me vete edhe Ramën, sepse aferat nuk janë bërë pa të. Vetëm në tunelin e Llogarasë janë grabitur 50 milionë euro,” deklaroi ajo.
    Kuçana theksoi se situata ekonomike e qytetarëve është alarmante dhe se protesta është e domosdoshme.
    “Në një vend ku njerëzit nuk mbyllin dot muajin, shqiptarët duhet të dalin për hallin e tyre personal, për të rrëzuar këtë qeveri. Kjo qeveri do të ikë, nuk i ka ditët e gjata. Balluku do ta marrë me vete Edi Ramën,” u shpreh ajo.
    Ajo shtoi se nëse PD si alternativë qeverisëse nuk ia del, atëherë edhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi: “Nëse nesër ne nuk e bëjmë mirë punën tonë, populli të dalë e të na dënojë me votë.”

  • Shqiptari ‘kalon’ testin e teorisë së patentës në Londër duke përdorur një mashtrues që gjeti në ‘Instagram’

    Shqiptari ‘kalon’ testin e teorisë së patentës në Londër duke përdorur një mashtrues që gjeti në ‘Instagram’

    Drilon Hasaj

    BRITANI E MADHE-Drilon Hasaj, 30 vjeç, ia dha patentën e tij të përkohshme një personi që e kontaktoi përmes Instagram-it në mënyrë që të mund të jepte provimin teorik të lejes së drejtimit në vend të tij. Hasaj e mori provimin e patentës, por mashtrimi nuk kaloi pa u zbuluar.
    Në muajin qershor 30-vjeçari e gjeti ‘mashtruesin’ në Instagram dhe u vendos që personi ende i paidentifikuar të jepte provimin teorik të drejtimit të automjetit për të. Hasaj ia dha më pas patentën e tij të përkohshme personit, i cili e dha provimin në një strukturë të Agjencisë së Standardeve të Shoferëve dhe Mjeteve (DVSA). Megjithatë, ekipi kundër mashtrimit i DVSA-së më vonë kontrolloi kamerat e sigurisë të qendrës dhe kuptoi se personi që e dha provimin nuk ishte Hasaj, raportojnë mediat e huaja.
    Agjencia e informoi atë për pamjet filmike dhe u dërgua në gjykatë, ndërsa 30-vjeçari pranoi para gjyqëtarë se kishte përdorur patentën e tij të drejtimit për mashtrim. Prokurorët kërkuan dënim me burg para gjyqtarëve, por avokati mbrojtës Ghulam Sohail tha se klienti i tij e kishte pranuar fajësinë në rastin e parë të mundshëm, vepra penale ishte e vjetër dhe se ai “në përgjithësi nuk ka prirje kriminale”.
    Shqiptari u gjobit me 1,653 paund në Gjykatën e Magjistraturës në Highbury dhe 150 orë punë të papaguar. Hasaj do të duhet gjithashtu të ndërmarrë 15 ditë aktivitete rehabilitimi, duke përfshirë tetë ditë të përqendruara në përmirësimin e aftësive të tij të të menduarit./ZËRI

  • Identifikohet personi që spiuonte Gilmando Danin brenda në Aeroportin e Rinasit

    Identifikohet personi që spiuonte Gilmando Danin brenda në Aeroportin e Rinasit

    Detaje të reja nga hetimet për atentatin mafioz në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.
    Sipas burimeve policore është konfirmuar që është identifikuar edhe personi i cili ka patur rolin e vëzhguesit dhe të informatorit brenda aeroportit dhe shumë shpejt mund të shpallet në kërkim.
    Ai ka qenë fillimisht i maskuar me kapele dhe syze dhe ka qëndruar rreth një orë në aeroport. Gjithahstu hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ngjarje.
    Hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ekzekutimin e Gilmando Danit dhe plagosjen e Mustafa Sheqerit.
    Konfirmohet edhe personi që ka apsur roline vëzhguesit ka parkuar automjetin në parkingun e Rinasit fillimisht ka qenë i maskuar me kapele syze.
    Avioni është vonuar 40 minuta dhe Toyota që është përdorur nga autorët ka qarkulluar rreth 40 minuta në Rinas dhe personi tjetër që ka pasur rolin e vëzhguesit e informatori nga burime nga policia është identifikuar dhe mund të shpallet në kërkim. Ka qëndruar në ambientet e aeroportit.
    Ka vëzhguar çdo lëvizje të Danit e Sheqerit dhe ka informuar ekzekutorët. Ai ka parë të gjithë skenën e krimit.
    Më pas ka shkuar tek automjeti që kishte parkuar dhe më pas është larguar dhe ky me automjet pasi janë larguar 3 personat që ishin ekzekutorë.
    Ka dyshime të forta që ky person që ka ruajtur Danin dhe Sheqerin ka pasur sinjale që në momentin e parë nga aeroporti i Barcelonës. Informatori dhe ekzekutorët kanë qëndruar rreth një orë në aeroport.
    gijotina.com/

  • Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

    Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

    “Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros
    Deputetja socialiste, Iris Luarasi, një aktiviste e hershme e shoqërisë civile nën ombrellën e fondacionit “Soros”, ka marrë përsipër që t’i shpjegojë “popullit të internetit” se ligji i ri për “Barazinë Gjinore” nuk krijon gjini të tjera, përveç atyre tradicionale “burrë” dhe “grua”.
    Në diskutime të gjata në rrjete socialiste, Luarasi ka debatuar me qytetarë të ndryshëm, përfshirë profesor Tritan Kalon, ku përpiqet të argumentojë se ligji i ri, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës dhe i kundërshtuar ashpër nga opinioni publik, opozita dhe komunitetet fetare, synon vetëm të krijojë kushte për minimizimin e diskriminimit të gruas në shoqëri.
    Deputetja Luarasi evokon aspektin pozitiv të ligjit (mos-diskriminimin), ndërkohë që, me shumë mundësi me qëllim, shmang pjesën më delikate dhe më të kontestueshme të tij, disa terma që hapin rrugën për përcaktime shumë më të zgjeruara për termin “gjini”.
    Por, me një lloj lapsusi frojdjan”, Iris Luarasi u shpreh: “…Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”. Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian”.
    Në foto: Deputetja socialiste, Iris LuarasiNë literaturën filozofike, ka disa përcaktime për “gjini” (gender):
    “Gjinia është diçka që e shprehim (shprehja gjinore), ndonjëherë qëllimisht, dhe ndonjëherë pa menduar. Ne e komunikojmë gjininë tonë në një numër mënyrash, për shembull nga mënyra se si vishemi, mënyra se si lëvizim, stili ynë i flokëve dhe mënyra se si bashkëveprojmë me të tjerët”.
    Më tej:
    “Gjinia nuk përcaktohet domosdoshmërisht nga seksi biologjik: gjinia e një personi mund të korrespondojë ose jo me seksin e tij biologjik. Gjinia ka më shumë të bëjë me identitetin dhe mënyrën se si ndihemi për veten. Njerëzit mund të vetëidentifikohen si mashkull, femër, transgjinor, tjetër ose asnjë (i papërcaktuar/i paspecifikuar)”.
    Edhe më tej:
    “Njerëzit që nuk identifikohen si meshkuj ose femra shpesh grupohen nën termat ombrellë “jo-binar”, por diapazoni i identifikimeve gjinore është në realitet i pakufizuar”.
    72 “gjini”
    Pra, “gjinia” nuk është thjesht dhe vetëm “burrë dhe grua”, por, “diapazoni” i identifikimeve gjinore është shumë i madh.
    “Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje të këtyre “identifikimeve”. Rezultojnë të paktën 72 “gjini” të tjera, një pjesë e të cilave janë thuajse të pakuptueshme.
    Agjinor (Agender): Një person që nuk e identifikon veten me ose nuk përjeton ndonjë gjini. Njerëzit “agjinorë” quhen gjithashtu gjini pa gjini, pa gjini, pa gjiniose gjini neutrale.Gjini Abime (Abimegender): I lidhur me të qenit i thellë dhe i pafund. Termi “abimegender” mund të përdoret vetëm ose në kombinim me gjini të tjera.Gjinia Adamas (Adamas gender): Një gjini e papërcaktueshme. Njerëzit që identifikohen me këtë gjini refuzojnë të kategorizohen në ndonjë identitet të veçantë gjinor.Aerogjini (Aerogender): Ky identitet gjinor ndryshon sipas mjedisit përreth.Gjini estetike (Aesthetigender): Është një lloj identiteti gjinor që rrjedh nga estetika.Afekt-gjini (Affectugender): Kjo bazohet në luhatjet ose ndryshimet e humorit të personit.Fluks-agjinor (Agenderflux): Një person me këtë identitet gjinor është kryesisht agjinor me ndryshime të shkurtra të përkatësisë ndaj llojeve të tjera gjinore.Alexi-gjini (Alexigender): Personi ka një identitet gjinor fluid midis më shumë se një lloji gjinie, megjithëse nuk mund t’i emërtojë gjinitë në të cilat ndihet fluid.Gjini Alius (Aliusgender): Ky identitet gjinor dallohet nga konstruktet ekzistuese shoqërore të gjinisë. Do të thotë të kesh një identitet të fortë specifik gjinor që nuk është as mashkullor dhe as femëror.Gjini ndjenjash (Amaregender): Të kesh një identitet gjinor që ndryshon në varësi të personit me të cilin je i lidhur emocionalisht.Gjini e dyfishtë (Ambigjinor): Të kesh dy identitete specifike gjinore njëkohësisht pa ndonjë rrjedhshmëri ose luhatje.Ambonec: Personi e identifikon veten si burrë dhe si grua, por megjithatë nuk i përket asnjërit.Gjini për miq (Amicagender): Një identitet gjinor fluid ku një person ndryshon gjininë e tij në varësi të miqve që ka.Androgjina: Një person ndjen një kombinim të gjinive femërore dhe mashkullore.Anesigender: Personi ndihet i afërt me një lloj specifik gjinie, pavarësisht se ndihet më rehat duke e identifikuar veten ngushtë me një gjini tjetër.Gjni gjenitale (Angenital): Personi dëshiron të jetë pa asnjë karakteristikë parësore seksuale, megjithëse nuk e identifikon veten si pa gjini.Anogineri: Identiteti gjinor zbehet dhe zhduket në intensitet, por gjithmonë kthehet në të njëjtën ndjenjë gjinore.Anonim gjinor: Personi ka një identitet gjinor, por nuk e etiketon atë ose do të preferonte të mos kishte një përcaktim.Antegjinori: Një gjini ​​që mund të jetë çdo gjë, përveçse pa formë dhe pa lëvizje.Ankth-gjini (Anksigender): Ky identitet gjinor ka ankthin si karakteristikë të tij të spikatur.Gjini apatike (Apagender): Personi ka apati ose mungesë ndjenjash ndaj identitetit të tij gjinor.Apconsugender: Do të thotë të dish cilat nuk janë karakteristikat e gjinisë, por të mos dish cilat janë karakteristikat e saj. Kështu, një person i fsheh karakteristikat e tij kryesore.Astergjinori: Personi ka një identitet gjinor të ndritshëm dhe qiellor.Gjinia astrale: Të kesh një identitet gjinor që ndihet i lidhur me hapësirën.Autigerniteti: Të kesh një identitet gjinor që duket se është i lidhur ngushtë me të qenit me aftësi të veçante (autik).Autogjinia: Të kesh një përvojë gjinore që është thellësisht e lidhur dhe personale me veten.Aksigjinori: Një identitet gjinor që është midis dy ekstremeve të agjinorit dhe çdo lloji tjetër të gjinisë. Të dy gjinitë përjetohen një nga një pa asnjë mbivendosje. Të dy gjinitë përshkruhen si në skajet e kundërta të një boshti.Dy-gjini (Bigender): Të kesh dy identitete gjinore në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme.Biogjini (Biogeni): Të kesh një gjini që është e lidhur ngushtë me natyrën.Gjini e mjegullit (Blurgender): Do të thotë të kesh më shumë se një identitet gjinor që mjegullohen brenda njëri-tjetrit në mënyrë që asnjë lloj i veçantë identiteti gjinor të mos jetë i qartë.Fluksi i djemve (Boyflux): Personi e identifikon veten si mashkull, por përjeton shkallë të ndryshme të identitetit mashkullor. Kjo mund të shkojë nga ndjenja e gjinisë deri te ndjenja e plotë e mashkullit.Shpërthim gjinie (Burstgender): Shpërthime të shpeshta të ndjenjave intensive kalojnë shpejt në fazën fillestare të qetësisë.Caelgender: Ky identitet gjinor ndan cilësitë ose estetikën e hapësirës së jashtme.Cassgender: Shoqërohet me ndjenjat e konsiderimit të gjinisë si të parëndësishme ose të dorës së dytë.Cassflux: Ekziston një intensitet i luhatshëm i mungesës së lidhjes me gjininë.Cavusgender: Personi ndihet i afërt me një gjini kur është në depresion dhe me një tjetër kur nuk është në depresion.Cendgender: Identiteti gjinor ndryshon nga një gjini në të kundërtën e saj.Ceterogender: Është një gjini jobinare, ku personi ka ndjenja specifike mashkullore, femërore ose neutrale.Ceterofluid: Edhe pse personi është një ceterogern, identiteti i tij vazhdon të luhatet midis gjinive të ndryshme.Cisgjinori: Të jesh i lidhur ngushtë me gjininë e caktuar në lindje gjatë gjithë jetës.Gjinia në re (Cloudgender): Gjinia e personit nuk mund të kuptohet ose të përcaktohet për shkak të çrregullimit të depersonalizimit.Bashkëgjinia (Collgender): Gjini të ndryshme janë të pranishme në të njëjtën kohë tek individi.Gjinia e Ngjyrës (Colorgender): Në këtë kategori, ngjyrat përdoren për të përshkruar gjininë, për shembull, gjinia rozë ose gjinia e zezë.Gjini e përgjithshme (Commogender): Personi e di që nuk është cisgjinor (i lidhur me gjininë që në lindje), por vazhdon të identifikohet si i tillë për një farë kohe.Gjini sipas kushteve (Condigender): Personi e ndjen gjininë e tij vetëm në rrethana specifike.Deliciagender: I lidhur me ndjenjën e të pasurit gjini të shumëfishta, por preferimit të njërës mbi tjetrën.Demifluid: Ka gjini të shumëfishta, disa janë fluide ndërsa të tjerat janë statike.Demiflux: Një kombinim i gjinive të shumëfishta me disa gjini statike, ndërsa të tjerat me intensitet të luhatshëm.Demigjinor: Individi ka tipare të pjesshme të njërës gjini dhe pjesën tjetër të gjinisë tjetër.Domgjinori: Individi ka gjini të shumëfishta, ku njëra dominon mbi të tjerat.Duragender: Të kesh më shumë se një gjini, ku njëra zgjat më shumë se të tjerat.Egogjinori: Është një lloj personal i gjinisë i identifikuar vetëm nga individi. Bazohet në përvojën e personit brenda vetes.Epikena: Shoqërohet me një ndjenjë të fortë të pamundësisë për t’u lidhur me asnjë nga dy gjinitë e gjinisë binare ose me të dyja karakteristikat e gjinisë binare.Esspigender: Individi e lidh identitetin e tij gjinor me shpirtrat.Exgjinor: Mohimi për t’u identifikuar me ndonjë gjini në spektrin gjinor.Ekzistigjinori: Identiteti gjinor i personit ekziston vetëm kur ai bën përpjekje të vetëdijshme për ta realizuar atë.Femfluid: Personi është fluid ose luhatës në lidhje me gjinitë femërore.Femgender: Një identitet gjinor jobinar që është femëror.Fluks fluid (Fluidflux): Do të thotë të jesh fluid midis dy ose më shumë gjinive me një luhatje në intensitetin e këtyre gjinive.Gemigender: Personi ka dy gjini të kundërta, megjithatë ato ndryshojnë dhe punojnë së bashku.Gjinia bosh (Genderblank): Është e lidhur ngushtë me një hapësirë ​​bosh.Gjini e rrjedhshme (Genderflow): Identiteti gjinor është fluid midis ndjenjave të pafundme.Gjini fluide (Genderfluid): Personi nuk i përmbahet vazhdimisht një gjinie të caktuar dhe mund të ketë shumë gjini.Gjini e paqartë (Genderfuzz): Më shumë se një gjini janë të paqarta.Gjini me fluks (Genderflux): Intensiteti i gjinisë luhatet.Gjini-rezistues (Genderpuck): Personi reziston të përshtatet me normat shoqërore në lidhje me gjinitë.Gjini-turbullues (Genderqueer): Individi i turbullon kufijtë e paracaktuar të gjinisë në lidhje me binarin gjinor ose me faktin se ka vetëm një lloj gjinor.Gjini magjistare (Gender ëitched): Personi është i prirur drejt idesë së të pasurit një gjini, por nuk e di se cilën.Gjini fluks femëror (Girlflux): Individi identifikohet si femër, por me intensitete të ndryshme të identiteteve femërore.Healgender: Një identitet gjinor që i jep personit paqe, qetësi dhe pozitivitet.Gjinia pasqyrë (Mirrorgender): Ndryshimi i llojit të gjinisë së dikujt bazuar në njerëzit përreth.Gjini gjithëpërfshirëse (Omnigender): Individ që përjeton të gjitha gjinitë.Bold news

  • (EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

    (EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

    Është identifikuar personi i pajetë që u gjet mesditën e sotme në afërsi të linjës hekurudhore që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Bujar Mezini, 67 vjeç.
    Nga të dhënat paraprake dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
    Trupi i të ndjerit është dërguar për ekzaminime mjeko–ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

  • Pse kemi aq shumë nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?

    Pse kemi aq shumë nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?

    Shumë nga ne i shmangen bisedave me të panjohurit, duke menduar se ky lloj ndërveprimi është i vështirë dhe i padëshiruar nga të dyja palët. Por sikur ta kemi gabim? Një studim i ri, sugjeron se dëshira për të biseduar për gjëra konfidenciale me njerëz të panjohur, është në fakt një ndjenjë e zakonshme.

    Pra herën tjetër që ju qëllon të flisni me dikë që nuk e njihni, nuk duhet të supozoni se domosdoshmërisht duhet t’i përmbaheni një bisede sipërfaqësore. Ekziston një shans i mirë që personi me të cilin jeni duke folur të jetë i lumtur që të ndajë me ju disa nga aspektet më personale të jetës së tij, siç mund të jeni edhe ju me të.

    Studiuesit kryen 12 eksperimente të ndryshme, që përfshinë më shumë se 1.800 individë për të parë qëndrimin e njerëzve ndaj bisedave dhe kontakteve, me pjesëmarrës që përfshinin studentë, drejtues biznesi dhe vullnetarë të rekrutuar në internet.

    “Lidhja me të tjerët në mënyra kuptimplote, tenton që t’i bëjë njerëzit më të lumtur. Por njerëzit ngurrojnë që të përfshihen në biseda më të thella dhe më kuptimplota me të panjohurit”-thotë shkencëtari i sjelljes Nikolas Eplej nga Shkolla e Biznesit në Universitetin e Çikagos.

    “Pra ky paradoks social na bëri shumë përshtypje: Nëse lidhja me të tjerët në mënyra të thella dhe kuptimplota rrit mirëqenien, atëherë pse njerëzit nuk e bëjnë atë më shpesh në jetën e përditshme?”- pyet Eplej. Përgjigja e shkurtër sipas Eplej dhe kolegëve të tij është “pritshmëria e gabuar”.

    Studimi tregoi se bisedat e thella apo sipërfaqësore me të panjohurit përfunduan duke çuar në ndjenja më të mëdha të lidhjes dhe kënaqësisë sesa pritej fillimisht. Atyre që morën pjesë në studim iu kërkua të shkruanin temat e tyre të bisedës, ose iu dhanë disa pyetje për të diskutuar.

    Kërkesat përfshinin një larmi të madhe të të dyja subjekteve, nga ato të thella në ato banale. Pra gjithçka nga “A mund ta përshkruani një moment kur keni qarë para një personi tjetër?”. tek “Çfarë mendoni për motin sot?”. Përgjatë të gjitha eksperimenteve, bisedat me të panjohurit ishin më pak të vështira dhe më përmbushëse nga sa pritej nga pjesëmarrësit.

    Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për bisedat e thella, të cilat krijuan ndjenja më të mëdha të lidhjes në krahasim me bisedat mbi tema më pak të rëndësishme. Në përgjithësi, partnerët e bisedës kujdeseshin më shumë për zbulimet e tyre personale sesa priste personi tjetër. Po ashtu studimi vëzhgoi bisedat me familjen dhe miqtë, duke treguar se këtu pritshmëritë e kujdesit dhe interesit janë më të sakta.

    “Qeniet njerëzore janë shumë sociale, ndaj kanë tendencë që të nisin një bisedë me dikë. Në rast se ndani me dikë diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, ka të ngjarë që të merrni në këmbim diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, duke çuar në një bisedë dukshëm më cilësore”- thotë Eplej.

    Se çfarë do të thotë e gjitha kjo për ju, herën tjetër kur të uleni pranë një të panjohuri në autobus, është fakti se një bisedë e thellë mund të jetë më shpërblyese sesa mendoni, dhe se personi ngjitur me ju mund të jetë më i interesuar për atë që keni për t’i thënë sesa mund ta prisni.

    Sigurisht që ky është një përgjithësim, i bazuar tek eksperimentet me më pak se 2.000 njerëz, ndaj ju ende mund të prisni një reagim të ftohtë nga një i panjohur në autobus. Por në përgjithësi, si qenie njerëzore ne duket se kemi më shumë seç duhet frikë nga bisedat kuptimplota dhe të thella.

    Ka shumë prova se bisedat më të thella çojnë në një lumturi dhe mirëqenie më të madhe, dhe në një qasje më optimiste ndaj tyre mund të sjellë përfitime, pra si për ju ashtu edhe për personin me të cilin po bisedoni. Pasi edhe këta të fundit mund të jenë po aq të etur për t’u hapur sa edhe ju.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SI U BË ENDACAKU MASHTRUES PËR 5 DITË MBRET I SHQIPËRISË/ A E DINI KUSH ISHTE OTTO WITTE?

  • Postoi foto të një personi dhe familjarëve të tij, 19-vjeçarja nga Durrësi shpallet në kërkim

    Postoi foto të një personi dhe familjarëve të tij, 19-vjeçarja nga Durrësi shpallet në kërkim

    Policia ka shpallur në kërkim një 19-vjeçare banuese në Durrës pasi kishte postuar në rrjetet sociale fotografi tëq një personi tjetër pa pëlqimin e këtij të fundit.

    Sipas burimeve, autorja kishte postuar fotografi të personit tjetër dhe të familjarëve të tij.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

    Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen S. C., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, fotografi të një të shtetasi dhe familjarëve të tij, pa pëlqimin e tyre. Punohet për kapjen e 19-vjeçares.