Tag: personi

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet një trup i pajetë në afërsi të urës së Telit në Postribë….

    MINUTA E FUNDIT – Gjendet një trup i pajetë në afërsi të urës së Telit në Postribë….

    Trupi i një personi akoma të paidentifikuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në NJA Postribë të Bashkisë së Shkodrës. Kufomën e kanë konstatuar kalimtarë të rastit që kanë njoftuar uniformat blu dhe shërbimet mjekësore.
    Paraprakisht, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, nga i ftohti, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Ekspertë të policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Trupi i pajetë i një personi gjendet në Shkodër, dyshimet që hedh policia

    Trupi i pajetë i një personi gjendet në Shkodër, dyshimet që hedh policia

    Një person gjendet pa shenja jete pranë urës së Telit, autoritetet po verifikojnë rrethanat
    Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

    Viktima është Qazim Lika 63 vjeç.

    Trupi i tij u pikas nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë Policinë dhe shërbimet mjekësore.

    Sipas informacionit paraprak, dyshohet se personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
    Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.

  • Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe Shaljani ende pa autor/ Lirohet personi që u shoqërua një ditë më parë, deklaroi…

    Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe Shaljani ende pa autor/ Lirohet personi që u shoqërua një ditë më parë, deklaroi…

    Personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës (9 dhjetor) nga policia në lidhje me atentatin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe oficeri i AMP, Muçi Shalijani, është liruar pasi u mor në pyetje për disa orë.
    Sipas burimeve, mësohet se 35-vjeçari me iniciale B.Xh është banor i zonës në fshatin Halil ku u dogj makina “Toyota” e autorëve.
    I riu ka banesën shumë pranë ku u dogj makina, por në deklarimet e tij ka pohuar se në atë momente nuk ndodhej në shtëpi dhe në këtë formë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, apo të ketë parë lëvizje të autorëve të mundshëm.
    Shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje u bë pasi më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë.
    1 muaj pas atentatit, policia është përqendruar në marrjen në pyetje të personave të ndryshëm që mund të kenë dijeni, por deri në këtë fazë nuk ka autorë apo porositës të identifikuar. Në atentatin e ndodhur mesditën e 11 nëntorit u vra Gilmdano Dani dhe pak ditë më vonë ndërroi jetë në spital miku i tij Muçi Shaljani. Sapo ishin kthyer nga Barcelona, kur atentatorët u zunë pritë te rrethrrotullimin i Rinasit.
    Armët e gjetura në mjetin e djegur s’janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale!
    Ndërkohë policia ka në duar edhe përgjigjen e ekspertizës së armëve të gjetura në makinën e djegur ku sipas burimeve mësohet se ato nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
    Ndërkohë, pas atentatit në fshatin Zall u zbulua një banesë me arsenal armësh në pronësi të Ylli Zalla e që u shpall në kërkim. Hetuesit ngritën dyshimet se autorët armët mund ti kishin siguruar aty, por ekspertiza ka vërtetuar të kundërtën.

  • Alkoolistët e rikuperuar: Ekzistojnë tre lloje njerëzish që pinë alkool

    Alkoolistët e rikuperuar: Ekzistojnë tre lloje njerëzish që pinë alkool

    Corey Warren, një i rikuperuar nga varësia ndaj alkoolit, thotë se ekziston një shenjë shumë e qartë që tregon se dikush nuk është më konsumues “rastësor”: “errësimi”, pra një situatë në të cilën personi nuk mban mend çfarë ka ndodhur ndërsa ka qenë i dehur.

    Corey, i cili vjen nga shteti i Michiganit, rrëfen se ka nisur të luftojë me varësinë që në moshë të re. Pas disa peripecish dhe disa herë rehabilitim, ai ka qenë i kthjellët që nga viti 2011. Ai flet rregullisht për përvojën e tij dhe në një video të fundit në YouTube shpjegon në detaje se si dallon tre llojet e njerëzve që konsumojnë alkool.

    Si baba që ka pranuar se gjatë periudhës së varësisë ishte “i dehur që në orën 10 të mëngjesit”, Corey tregon se si ndryshon sjellja nga personi në person dhe si ai i identifikon shenjat e mundshme të një problemi.

    Pijedashësi social

    Sipas Corey-t, pijedashësi social është “lloji i personit që të gjithë do të donin të ishin”: ai që mund të pijë një, dy apo tre gota dhe të kthehet në shtëpi pa asnjë problem. Ky person i njeh kufijtë e vet dhe zakonisht konsumon alkool vetëm gjatë fundjavës ose në raste të veçanta.

    Pijaneci që pi për t’i shpëtuar diçkaje

    Lloji i dytë, sipas përshkrimit të Corey-t, duket sikur e ka jetën plotësisht nën kontroll — familjen, punën, jetën sociale. Por, siç thekson ai, çelësi qëndron te arsyeja pse ai pi. Ky person përdor alkoolin kur ndihet i trishtuar, i vetmuar, i mërzitur, i zemëruar apo edhe i gëzuar. Alkooli bëhet mekanizëm përballimi me emocionet, dhe sipas Corey-t, pikërisht aty nis problemi.

    Personi i varur nga alkooli

    Corey thekson se i varuri nuk është domosdoshmërisht ai që shumë njerëz përfytyrojnë — personi që zgjohet duke pirë, që përfundon në spital apo në qendër rehabilitimi. Sipas tij, personi i varur nuk pi më për t’u argëtuar, por sepse beson se i duhet alkooli për të funksionuar. Nuk bëhet fjalë për dobësi, por për faktin se “alkooli ka pushtuar trurin” dhe se personi mendon se nuk mund të jetojë pa të.

    Corey rrëfen se ai vetë ka jetuar për “vite të tëra” në varësi, pa e kuptuar sa shumë kontroll kishte humbur.

    Shenja që tregon se dikush nuk pi më “rastësisht”: errësimi

    Sipas Corey-t, shenja më e qartë se dikush ka kaluar nga pirja “herë pas here” në një problem të vërtetë është “errësimi”: momenti kur personi nuk mban mend ngjarjet e asaj nate.

    Ai thotë se dikur mendonte se kjo ishte pjesë normale e daljes, por tani beson se errësimi nuk ndodh sepse dikush ka pirë shumë një herë, por sepse toleranca ndaj alkoolit është rritur aq shumë sa personi vazhdon të pijë përtej kufijve të trupit pa e kuptuar.

  • Rrëmuja në shtëpi mund të zbulojë më shumë sesa duket: Psikologët shpjegojnë çfarë fshihet pas çorganizimit

    Rrëmuja në shtëpi mund të zbulojë më shumë sesa duket: Psikologët shpjegojnë çfarë fshihet pas çorganizimit

    Nëse kuzhina është e mbushur me enë të palara, banjoja ka papastërti të mbledhura dhe mbeturinat nuk janë hedhur prej ditësh, kjo tregon se pastrimi nuk është përparësi. Psikologët theksojnë se çrregullimi në shtëpi nuk lidhet vetëm me zakonet, por shpesh pasqyron gjendjen emocionale dhe mendore të një personi.

    Sipas Analizës Transaksionale, mjedisi ku jetojmë është një pasqyrim i gjendjes sonë të brendshme. Studimet e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë tregojnë se rrëmuja rrit stresin dhe nivelet e kortizolit, duke sinjalizuar vështirësi në menaxhimin e emocioneve dhe motivimit.

    Kur shtëpia duket e rregullt vetëm në sipërfaqe, ndërsa rrëmuja fshihet në dollapë, qilarë apo sirtarë, kjo shpesh lidhet me dëshirën për të ruajtur një imazh të mirë përballë të tjerëve. Studiuesit e lidhin këtë sjellje me perfeksionizmin dhe frikën nga gjykimi.

    Mosriparimi i sendeve të prishura tregon një prirje për të shtyrë detyrimet dhe për të shmangur zgjidhjen e problemeve të përditshme. Sipas psikologëve, ky është një stil pasiv përballimi, ku personi shpreson se gjërat do të rregullohen vetë.

    Një tavolinë e çrregullt mund të jetë shenjë impulsiviteti, por mund të tregojë edhe kreativitet të lartë. Studimet e Universitetit të Minesotës tregojnë se personat që punojnë në një ambient kaotik shpesh arrijnë rezultate më të mira në teste të kreativitetit, për sa kohë që ata janë në gjendje të orientohen në atë çrregullim.

    Shporta e rrobave të palara dhe koshi i plehrave që mbushen vazhdimisht lidhen me zvarritjen kronike. Psikologët shpjegojnë se kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit, vetëvlerësimit të ulët ose vështirësive në përqendrim.

    Një hyrje banese pa mobilje, pa dekorime dhe pa sende personale tregon mungesë lidhjeje emocionale me shtëpinë. Ekspertët e Klinikës së Klivlendit thonë se kjo lidhet me vetmi, pasiguri dhe vështirësi për të krijuar ndjenjë përkatësie në hapësirën ku jeton.

    Kuzhina është ndër vendet e para ku vërehet rënia e energjisë dhe motivimit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, papastërtia dhe moskujdesi i përgjithshëm në kuzhinë janë shenja të hershme të depresionit, sepse personi humbet forcën për të kryer edhe detyra të thjeshta të përditshme.

    E njëjta gjë ndodh edhe me banjon. Kjo dhomë zakonisht mbahet e pastër edhe nga persona më pak të rregullt. Kur lihet pas dore dhe mbledh papastërti, kjo shpesh tregon lodhje mendore, stres afatgjatë ose shenja të sindromës së “burnout”.

    Rrëmuja ekstreme dhe grumbullimi i tepërt i sendeve janë shenja të një çrregullimi të njohur psikologjik, i përfshirë në DSM-5. Personi ka vështirësi serioze të heqë sendet, edhe kur ato nuk kanë vlerë, dhe përjeton ankth të fortë kur tenton t’i largojë.

    Edhe ana e kundërt, rendi i tepruar dhe ndjeshmëria e ekzagjeruar ndaj çdo rrëmuje të vogël, mund të tregojnë çrregullim obsesiv-kompulsiv. Kjo sjellje lidhet me nevojën për kontroll total dhe me menaxhimin e ankthit të brendshëm.

    Studimet e Universitetit të Kalifornisë tregojnë se rrëmuja ndikon drejtpërdrejt në nivelet e stresit. Pastrimi dhe organizimi i hapësirës nuk kanë vetëm efekt estetik, por shërbejnë si një ndërhyrje psikologjike që ul ankthin, rrit produktivitetin dhe forcon ndjenjën e kontrollit mbi jetën.

  • Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet personi që përdori automjetin e autorëve, shoqërohet një tjetër

    Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet personi që përdori automjetin e autorëve, shoqërohet një tjetër

    Naldo Gjini, personi që u shoqërua një ditë më parë si personi që ditëve të fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan, është arrestuar. Gazetari Sokol Dema raporton se ai është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës.
    Në polici është shoqëruar edhe një person tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, i cili po verifikohet. Ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
    Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, kur u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe ka qëlluar.
    43-vjeçari me 2 emra, nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan.
    Aktualisht, pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollyëood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

  • Nervozizmi dhe shqetësimi në mbrëmje?/ Simptoma të hershme të demencës

    Nervozizmi dhe shqetësimi në mbrëmje?/ Simptoma të hershme të demencës

    Shumë prej nesh lodhen, ose të paktën nervozohen pak, ndërsa dita kalon.
    Por një ndryshim në sjellje në fund të pasdites mund të jetë gjithashtu një shenjë e demencës .
    Gjendja, e njohur si ‘perëndimi i diellit’, mund të ketë një efekt të thellë tek ata me demencë në fazën e mesme deri të vonë – por mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese gjatë fazave të hershme.
    Hilda Hayo, infermiere kryesore admirale dhe drejtore ekzekutive e Dementia UK , i tha Sun Health se perëndimi i diellit zakonisht ndodh në fund të pasdites dhe në mbrëmje, rreth muzgut.
    Dhe simptomat mund të jenë të shkurtra ose të zgjasin disa orë.
    Ajo shtoi: “Tani që dimri po afron dhe po errësohet shumë më herët, mund të vini re se personi me demencë bëhet më i shqetësuar .’
    Jo të gjithë me demencë do të përjetojnë perëndimin e diellit. Varet nga personi, lloji i demencës që ka dhe stadi në të cilin ndodhet.”
    Shifrat tregojnë se deri në 20 përqind e njerëzve që jetojnë me sëmundjen që ia vjedh trurin përjetojnë perëndimin e diellit.
    Fatkeqësisht, ka pak prova shkencore për të shpjeguar shkakun e saj, që do të thotë se mbetet e vështirë për t’u trajtuar.
    Por shumica e ekspertëve pajtohen se kjo ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk marrin mjaftueshëm rrezet e diellit gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve të dimrit.
    «Ndërsa bie errësira, ndizen dritat e rrugës dhe njerëzit vendosen për mbrëmjen», tha Hilda.
    “Këto ndryshime mund ta bëjnë personin gjithnjë e më të shqetësuar se është në vendin e gabuar ose ka harruar të bëjë diçka jetësore gjatë ditës.”
    Disa studime sugjerojnë se mund të shkaktohet nga çrregullime të orës natyrore biologjike të personit, të shkaktuara nga dëmtimi i trurit.
    Nga ana tjetër, ndonjëherë mund të jetë një efekt anësor i ilaçeve të përshkruara.
    Oraret e gjumit dhe të ngrënies gjithashtu mund të luajnë një rol.
    “Ndërsa dita kalon, personi me demencë lodhet më shumë dhe kjo mund të çojë në përkeqësimin e simptomave të demencës”, shtoi Hilda.
    “Uria, etja dhe dhimbja fizike gjithashtu mund të luajnë një rol.”
    5 shenjat e ‘perëndimit të diellit’
    NDONJËHERË mund të shihni ndryshime në sjelljen e personit në fund të pasdites ose drejt fundit të ditës.
    Gjatë kësaj kohe, personi mund të bëhet:
    Shumë i shqetësuarI shqetësuarI shqetësuarKeni halucinacione ose iluzioneBërtit ose bëhu grindavec
    Aktualisht, në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 900,000 njerëz me demencë, me numrin që parashikohet të rritet në 1.6 milion njerëz deri në vitin 2040, sipas Shoqatës së Alzheimerit .
    Shkaktohet nga dëmtimi ose humbja e qelizave nervore dhe lidhjeve të tyre në tru.
    Shumica e njerëzve me këtë sëmundje diagnostikohen vonë sepse testet janë komplekse dhe simptomat mund të jenë të paqarta.
    Një diagnozë e vonë do të thotë që të prekurit kanë më pak kohë për të provuar opsionet e mundshme të trajtimit dhe për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tyre.
    Si ta ndihmoni dikë që po përjeton perëndimin e diellit
    Nëse personi për të cilin kujdeseni po përjeton perëndimin e diellit, së pari duhet të siguroheni që të gjitha nevojat e tij/saj po plotësohen.
    Ndonjëherë, ajo që duket si perëndim dielli mund të jetë personi që përpiqet të komunikojë një nevojë, thotë Shoqata e Alzheimerit.
    Kjo mund të jetë nevoja për të shkuar në tualet, ndjenja e urisë ose të kesh dhimbje.
    Nëse duken të shqetësuar, përpiquni t’i qetësoni dhe t’i shpërqendroni duke diskutuar një kujtim të bukur ose duke u ofruar ushqim që u pëlqen.
    Shenja dhe simptoma të tjera të demencës
    DEMENCA ndikon në aftësitë mendore të një personi
    Dikush me të mund të shfaqë:
    Vështirësi në rritje me detyrat dhe aktivitetet që kërkojnë përqendrim dhe planifikimDepresioniNjë ndryshim në personalitet ose humorPeriudhat e konfuzionit mendorVështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura

  • Nervozizmi dhe shqetësimi në mbrëmje? Mund të jetë simptomë e hershme e demencës

    Nervozizmi dhe shqetësimi në mbrëmje? Mund të jetë simptomë e hershme e demencës

    Shumë prej nesh lodhen, ose të paktën nervozohen pak, ndërsa dita kalon.

    Por një ndryshim në sjellje në fund të pasdites mund të jetë gjithashtu një shenjë e demencës .

    Gjendja, e njohur si ‘perëndimi i diellit’, mund të ketë një efekt të thellë tek ata me demencë në fazën e mesme deri të vonë – por mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese gjatë fazave të hershme.

    Hilda Hayo, infermiere kryesore admirale dhe drejtore ekzekutive e Dementia UK , i tha Sun Health se perëndimi i diellit zakonisht ndodh në fund të pasdites dhe në mbrëmje, rreth muzgut.

    Dhe simptomat mund të jenë të shkurtra ose të zgjasin disa orë.

    Ajo shtoi: “Tani që dimri po afron dhe po errësohet shumë më herët, mund të vini re se personi me demencë bëhet më i shqetësuar .’

    Jo të gjithë me demencë do të përjetojnë perëndimin e diellit. Varet nga personi, lloji i demencës që ka dhe stadi në të cilin ndodhet.”

    Shifrat tregojnë se deri në 20 përqind e njerëzve që jetojnë me sëmundjen që ia vjedh trurin përjetojnë perëndimin e diellit. 

    Fatkeqësisht, ka pak prova shkencore për të shpjeguar shkakun e saj, që do të thotë se mbetet e vështirë për t’u trajtuar.

    Por shumica e ekspertëve pajtohen se kjo ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk marrin mjaftueshëm rrezet e diellit gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve të dimrit.

    «Ndërsa bie errësira, ndizen dritat e rrugës dhe njerëzit vendosen për mbrëmjen», tha Hilda.

    “Këto ndryshime mund ta bëjnë personin gjithnjë e më të shqetësuar se është në vendin e gabuar ose ka harruar të bëjë diçka jetësore gjatë ditës.”

    Disa studime sugjerojnë se mund të shkaktohet nga çrregullime të orës natyrore biologjike të personit, të shkaktuara nga dëmtimi i trurit.

    Nga ana tjetër, ndonjëherë mund të jetë një efekt anësor i ilaçeve të përshkruara.

    Oraret e gjumit dhe të ngrënies gjithashtu mund të luajnë një rol.

    “Ndërsa dita kalon, personi me demencë lodhet më shumë dhe kjo mund të çojë në përkeqësimin e simptomave të demencës”, shtoi Hilda.

    “Uria, etja dhe dhimbja fizike gjithashtu mund të luajnë një rol.”

    5 shenjat e ‘perëndimit të diellit’

    NDONJËHERË mund të shihni ndryshime në sjelljen e personit në fund të pasdites ose drejt fundit të ditës.

    Gjatë kësaj kohe, personi mund të bëhet:

    Shumë i shqetësuar
    I shqetësuar
    I shqetësuar
    Keni halucinacione ose iluzione
    Bërtit ose bëhu grindavec

    Aktualisht, në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 900,000 njerëz me demencë, me numrin që parashikohet të rritet në 1.6 milion njerëz deri në vitin 2040, sipas  Shoqatës së Alzheimerit .

    Shkaktohet nga dëmtimi ose humbja e qelizave nervore dhe lidhjeve të tyre në tru.

    Shumica e njerëzve me këtë sëmundje diagnostikohen vonë sepse testet janë komplekse dhe simptomat mund të jenë të paqarta.

    Një diagnozë e vonë do të thotë që të prekurit kanë më pak kohë për të provuar opsionet e mundshme të trajtimit dhe për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tyre.

    Si ta ndihmoni dikë që po përjeton perëndimin e diellit

    Nëse personi për të cilin kujdeseni po përjeton perëndimin e diellit, së pari duhet të siguroheni që të gjitha nevojat e tij/saj po plotësohen.

    Ndonjëherë, ajo që duket si perëndim dielli mund të jetë personi që përpiqet të komunikojë një nevojë, thotë Shoqata e Alzheimerit.

    Kjo mund të jetë nevoja për të shkuar në tualet, ndjenja e urisë ose të kesh dhimbje.

    Nëse duken të shqetësuar, përpiquni t’i qetësoni dhe t’i shpërqendroni duke diskutuar një kujtim të bukur ose duke u ofruar ushqim që u pëlqen.

    Shenja dhe simptoma të tjera të demencës

    DEMENCA ndikon në aftësitë mendore të një personi

    Dikush me të mund të shfaqë:

    Vështirësi në rritje me detyrat dhe aktivitetet që kërkojnë përqendrim dhe planifikim
    Depresioni
    Një ndryshim në personalitet ose humor
    Periudhat e konfuzionit mendor
    Vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura

  • Festat kombëtare nxisin udhëtimet, ku kanë zgjedhur shqiptarët për të pushuar

    Festat kombëtare nxisin udhëtimet, ku kanë zgjedhur shqiptarët për të pushuar

    Këtë vit festat e Nëntorit kanë sjellë një rritje të dukshme të interesit për udhëtimet, me shqiptarët që preferojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë për të udhëtuar si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Në favor të planifikimit ka qenë padyshim pushimi zyrtar prej 4 ditësh.

    Agjencitë turistike dhe operatorët kanë ofruar një gamë të gjerë mundësish për të plotësuar kërkesat e udhëtarëve, duke e bërë këtë vit më tërheqës se kurrë për ata që kërkojnë aventura, relaksim dhe mundësi kulturore.

    Udhëtimet brenda Shqipërisë kanë mbetur një mundësi e preferuar, me destinacione të tilla si Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Alpet e Veriut që janë ndër më të kërkuarat, sipas komunikimeve me disa hotele në vend.

    Nga ana tjetër, agjencitë turistike kanë ofruar paketa të veçanta që përfshijnë udhëtime në fshatra tradicionale, vizita në monumente të trashëgimisë dhe mundësi për të shijuar ushqimin dhe kulturën lokale. Vlera mesatare e paketave të tilla nis me 70 euro/nata për çift.

    Përveç kësaj, shumë shqiptarë kanë preferuar të kalojnë festat e Nëntorit në bregdetin shqiptar, sidomos në Vlorë, Durrës, ku janë ofruar mundësi për të shijuar një paketë të personalizuar për çifte apo familje. Si kosto vlerësohet rreth 90 euro/nata për familje prej 4 personash.

    Nga ana tjetër, udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë qenë gjithashtu të preferuara, me shumë shqiptarë që kanë zgjedhur destinacione të njohura europiane si Italia, Greqia dhe Austria për të kaluar festat me familjen apo për të shfrytëzuar mundësitë për blerje të sezonit Black Friday dhe ngjarje kulturore. Megjithatë, edhe këtë vit agjencitë turistike theksojnë se, udhëtimet janë më të larta se sa ata mund të matin, për shkak se pjesa më e madhe e udhëtarëve i organizojnë vetë lëvizjet e tyre jashtë.

    Megjithatë, sipas komunikimeve me operatorët, raportohet se kanë ofruar paketa të përballueshme për destinacione të tilla, me mundësi për të shkuar në qytete si Milano, Vjena, Praga, Stambolli, etj. Kosto për udhëtime të tilla nis nga 199 euro/personi, me një rritje të lehtë të çmimeve krahasuar me një vit më parë. Agjencitë raportojnë se kostot e hotelerisë në Europë këtë vit kanë qenë më të larta.

    Ndërkohë, një tendencë në rritje ka qenë udhëtimi për në vendet e Ballkanit, me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi që kanë ofruar mundësi për të festuar në qytete si Prishtina, Budva dhe Shkupi, ku shqiptarët janë ndier më pranë traditave dhe ngjarjeve kulturore. Gjithashtu në këto vende hotelet kanë ofruar paketa të leverdishme all inclusive, duke nisur nga 170 euro/personi, fjetje dhe ushqim.

    Pjesë e tendencës së këtij viti është gjithashtu rritja e interesit për paketat e udhëtimit të shkurtra dhe atraktive që ofrojnë mundësi për udhëtime relaksuese. Shembull për këtë agjencitë marrin udhëtimin në Milano dhe trenin Bernina Express, kosto për të cilën vlerësohet rreth 500 euro/personi për 3 netë.

    Sipas agjencive turistike, turistët që kanë zgjedhur të lëshojnë dorën më shumë kanë zgjedhur udhëtime si Jordania, Japonia, tur në Andaluzi, apo edhe New York, kostoja e të cilave nis me 1500 euro/personi për 5-6 apo më shumë ditë.

    Vëzhgim nga kërkesat e raportuara të agjencive turistike:

    Jordani, 6 ditë, 1240 euro/personi

    Cairo – Luxor – Aswan, 7 ditë, 1795 euro/personi

    Doha, 3 ditë, 1095 euro/personi

    Japoni, 8 ditë, 3499 euro/personi

    Dubai dhe Abu Dhabi, 5 ditë, 750 euro/personi

    Madrid – Barcelonë, 5 ditë, 499 euro/personi

    Barcelona, 4 ditë, 589 euro/personi

    Stamboll, 3 ditë, 289 euro/personi

    Amsterdam, 4 ditë 449 euro/personi

    Alberobello, Otranto, Taranto, 4 ditë 329 euro/personi

    Rimini – Roma – Venecia, 4 ditë 329 euro/personi

    Rome dhe Firence, 4 ditë 419 euro/personi

    Valencia – Madrid, 4 ditë, 549 euro/personi

    Andaluzia: Malaga, Cordoba dhe Sevilje, 4 ditë, 419 euro/personi

    Malte, 4 ditë 370 euro/personi

    Ljubljana, Otocec, Ptuj, Bled, 4 dite 369 euro/personi

    Tur & Krocere në Riviera Franceze dhe Italiane, 5 dite 539 euro/personi

    Hamburg – Hannover – Bremen, 4 ditë, 450 euro/personi

    Rome – Tivoli, 3 dite, 350 euro/personi

    Budapest, 4 ditë 340 euro/personi

    Vjene dhe Prage, 4 ditë 499 euro/personi

    Varshavë – Krakov, 4 ditë 430 euro/personi

    Paris, 4 ditë, 399 euro/personi

    Paris me avion, 4 ditë, 419 euro/personi./monitor.al