Ndaj Erion Veliajt mund të ngrihet një akuzë e re – ajo e grupit të strukturuar kriminal – që do të rëndonte më tej pozitën ligjore të kryebashkiakut të arrestuar.
Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars (kur u la në fuqi masa e arrestit me burg ndaj Veliajt) nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.
Në vendimin e gjykatës thuhet se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë)
Në vendimin e Apelit të GJKKO theksohet se “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.
“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material(pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet më tej në vendimin e Apelit të Posaçëm.
Tani mbetet të shihet vendimmarrja e SPAK, nëse do të ngrejë akuzë të re ndaj Veliajt nisur nga konstatimet e gjykatës. Aktualisht, ndaj Veliajt rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrimi parash.
Tag: personave
-

Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, grup i strukturuar kriminal
-

Tragjike në Brazil! Autobusi përmbyset dhe i merr jetën 11 personave, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe i ka marrë jetën 11 personave.
Rreth 50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari.
Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.
Ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil në pak muaj, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.Top Channel
-

4 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ Përplasja mes makinave në Durrës përfundon në sherr masiv (EMRAT)
Një aksident mes dy automjetesh në Durrës u shndërrua në një konflikt fizik, duke çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr. 13, ku pas përplasjes mes makinës të 63-vjeçarit B. H. dhe asaj të 42-vjeçarit Altin Kraci, situata degradoi në dhunë mes shoferëve dhe personave të tjerë të përfshirë.
Policia arrestoi në flagrancë tre vëllezërit Altin, Edison dhe Robert Kraci, për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim, si dhe 22-vjeçarin Agim Hasanbelliu, i cili akuzohet edhe për “Deklarim të rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim është shpallur B. H., i cili dyshohet edhe për “Shkatërrim prone”. Ndërkohë, administratori i një lokali pranë vendit të ngjarjes, A. Zh., është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka hequr dhe fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar hetimin.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. -

Përplasja mes makinave në Durrës përfundon në sherr masiv, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim (Emrat)
Një aksident mes dy automjetesh në Durrës u shndërrua në një konflikt fizik, duke çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr. 13, ku pas përplasjes mes makinës të 63-vjeçarit B. H. dhe asaj të 42-vjeçarit Altin Kraci, situata degradoi në dhunë mes shoferëve dhe personave të tjerë të përfshirë.
Policia arrestoi në flagrancë tre vëllezërit Altin, Edison dhe Robert Kraci, për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim, si dhe 22-vjeçarin Agim Hasanbelliu, i cili akuzohet edhe për “Deklarim të rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim është shpallur B. H., i cili dyshohet edhe për “Shkatërrim prone”.
Ndërkohë, administratori i një lokali pranë vendit të ngjarjes, A. Zh., është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka hequr dhe fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar hetimin.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. -

Numri i personave që kalojnë gripin me infeksion po rritet nga viti në vit
Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmetueshme në popullatë po rritet nga viti në vit.Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit 2024, numri i personave që kishin pësuar infeksion të rrugëve respiratore ishte ndjeshëm më i lartë se në vitin e kaluar (shiko grafikun bashkëngjitur).
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga shtatori në dhjetor 2024, numri personave që kishin infeksione respiratore nga virozat ishte mesatarisht 12,500 në javë, nga më pak se 10 mijë në javë që ishin vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.Mjekët e specializuar për sëmundjet respiratore shpjegojnë se, numri i personave që kalojnë gripin me infeksion po rritet nga viti në vit. Shkaqet madhore për këtë situatë janë plakja e popullsisë dhe pandemia Covid-19.
Një pjesë personash që e kanë kaluar me simptoma të rënda Covid-19, tani janë më shumë të ekspozuar ndaj virozave. Gjithashtu plakja e popullsisë i bën më të brishtë në përballimin e gripit.
Numri i personave me më shumë se një diagnozë po rritet shumë shpejt, pasi kjo lidhet edhe me plakjen e brezit të bumit të lindjeve në vitet 1960 dhe me stilin e jetesës, ndotjen etj.
Shumica e personave mbi 60 vjeç vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që krijojnë një gjendje të rënduar të pacientët mbi 60 vjeç duke shtuar nevojën për trajtim me medikamente edhe te gripit.
Gjithashtu të dhëna të tjera nga ISHP tregojnë se në vitin 2023 numri i rasteve me kancer të gjirit u rrit.
Në vitin 2023, u diagnostikuan 744 femra me kancer të gjirit në të gjithë vendin ose 61.4 për 100,000 femra. Kjo sëmundje po zhvillohet edhe te meshkujt pasi në 2023 u diagnostikuan gjithashtu edhe 15 kancere gjiri te meshkujt. Numri absolut i rasteve të diagnostikuara në 2023 u rrit me 4.8% në krahasim me 2022.
Sipas ISHP vlerësohet të jenë rreth 5,000 gra që jetojnë me kancer të gjirit në vendin tonë. Risku për t`u diagnostikuar nga kanceri i gjirit rritet me moshën deri në 70 vjeç. Risku maksimal është në moshën 50 deri në 70 vjeç. Pas kësaj moshe vërehet një rënie. Risku është shumë i ulët, por jo zero në moshën 20-30 vjeç.
Mosha mediane e rasteve të reja në momentin e diagnozës është në 57,6 vjeç në vitin 2023. Rritja e moshës mediane është një prirje e ndikuar nga rritja e moshës mesatare të popullatës apo “plakja” relative e popullatës dhe raportohet kudo në botë, thuhet ne raportin e ISHP-së./Monitor -

Trafik droge, policia e Kosovë në kërkim të dy personave nga Shqipëria
Në njoftim thuhet se dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale “kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe veprën penale “blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Autoritetet e Kosovës kanë publikuar fotot dhe të dhënat e personave të dyshuar. Mësohet se në kërkim është Klodian Qokli dhe Shkëlqim Xhija. Më tej policia ka bërë thirrje që të dërgojnë infromacione për personat e shpallur në kërkim.
“Klodian Qokli, i lindur me datën 02.05.1989 në Elbasan, rr. “Naim Frashri”, ndërtesa 16, H/1 , Cërrik 3007, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Shkëlqim Xhija, i lindur me datën 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Për informata lidhur me personat në kërkim mund të njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999. Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.Ju mund t’i dërgoni informatat tuaja edhe në adresën elektronike [email protected]. Si dhe përmes aplikacionit Lajmëro Policinë,” thuhet në njoftimin e policisë.