Tag: personale

  • Arrestohet ‘skifteri’ në Durrës, kamerat e kapin ‘mat’

    Arrestohet ‘skifteri’ në Durrës, kamerat e kapin ‘mat’

    pamje nga ngjarja

    DURRËS-Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Durrës pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale. Në kamerat e sigurisë shihet edhe skema që përdorte i riu për të kryer grabitjet.
    Ai qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura. 37-vjeçari deri në momentin e arrestimit ka arriktur të grabisë para, laptop dhe sende personale në të paktën pesë automjete.

    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
    Qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura, identifikohet dhe vihet në pranga autori.
    37-vjeçari nga Tirana, autori i 5 vjedhjeve me thyerje, dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, ku vijon puna për zbardhjen e tyre.
    Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”.
    Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
    Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • “Sulme personale mes udhëheqësve të partive”/ OSBE-ODIHR: ‘Bufi i kënetës’ gjen vend në raportin për ’11 Majin’

    “Sulme personale mes udhëheqësve të partive”/ OSBE-ODIHR: ‘Bufi i kënetës’ gjen vend në raportin për ’11 Majin’

    Mes shumë gjetjeve në raportin final të OSBE-ODHIR, vend të veçantë kanë zënë de epitetet dhe fyerjet që liderët e parive kryesore, kryesisht PS dhe PD, kanë bërë gjatë fushatës elektorale. Dhe padyshim që në krye të këtyre gjetjeve janë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.
    Një epitet që është përdorur gjatë fushatës është dhe “bufi i kënetës”, epiteti të cilin Rama e përdori gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit përdori për të shigjetuar Berishën.
    Raporti thotë se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues, me sulme personale midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre. Po ashtu, në raport nënvizohen edhe epitetet me të cilat Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, duke i thënë përbindësh.
    “Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”.
    Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”.”, citohet në raport.

  • Edhe “bufi i kënetës” përfshihet në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: NUk munguan sulmet personale mes Ramës dhe Berishës

    Edhe “bufi i kënetës” përfshihet në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: NUk munguan sulmet personale mes Ramës dhe Berishës

    Në raportin final të OSBE-ODHIR, vend të veçantë kanë zënë dhe epitetet dhe fyerjet që liderët e parive kryesore, kryesisht PS dhe PD, kanë bërë gjatë fushatës elektorale, veçanërisht “bufi i kënetës”, epitet të cilin Rama e përdori për të shigjetuar Berishën.
    Raporti thotë se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues, me sulme personale midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre.
    Po ashtu, në raport nënvizohen edhe epitetet me të cilat Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, duke i thënë përbindësh.
    “Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”.”, citohet në raport.

  • Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!

    Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!

    Ish-minstri i Jashtëm, Paskal Milo ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, për të folur për protestën e djeshme të veteranëve të UÇK-së në Tiranë si dhe për marrëdhëniet e tendosura mes qeverive Shqipëri-Kosovë.
    Milo thekson se pjesëmarrja në shesh ishte e kënaqshme, teksa kishte një solidaritet të madh mes shqiptarëve.
    “Isha në shesh dhe e pashë nga afër si një pjesëmarrës modest. Besoj se aq sa pashë se protesta i përmbushi kërkesat e saj, nga pikëpamja numerike, ishte goxha masive të paktën sheshi Skënderbej ngjante një shesh që ndriçonte nga manifestimi.”
    Kishte një solidaritet mbarë shqiptar, një ndjenjë miqësore që u pa edhe nga takimet e shqiptarëve me njëri-tjetrin.
    Në Shqipëri sigurisht këndvështrimi i opozitës nuk konvergon me shumicën. Zoti Berisha përgënjeshtroi veten një ditë më parë. Tha nuk kishte urdhër. E përshëndeti, normal protestën.”
    Sakaq, foli për përplasjet në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Ai thekson se dy kryeministrat duhet të jenë më të përmbajtur dhe të lënë mënjanë ambiciet personale.
    “Të dy palët, më shumë e kam për liderët, duhet të përmbahen, të mos bëhen skllevër të emocioneve personale. Është shumë e dëmshme. E pafalshme. Nuk prodhon asnjë gjë pozitive. Dëmton imazhin e shqiptarëve kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Përgjegjësinë e kanë të dy. Kanë kaq kulturë sa të shmangin përplasjet e panevojshme që ndodhin jo rrallë. Ka kaluar në nivele personale. Nuk është konflikt për alternativa.
    Më tepër është një konflikt i dy personaliteteve që kanë një ambicie personale, për tu shfaqur në rrafsh nacional si liderë. Krijon rivalitete që janë të padobishme. Reflektojnë edhe një ndjesi të vjetër që ka ekzistuar historikisht mes Kosovës dhe Shqipërisë. Që kur Shqipëria u shpall e pavarur e më tutje. Ka pasur ambicie e rivalitete të tilla me shkallë të ulët.”

  • “Reflektoni para se të merrni një vendim të rëndësishëm”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Reflektoni para se të merrni një vendim të rëndësishëm”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi
    Sot do të ndiheni më të motivuar për të ndjekur qëllimet tuaja personale. Një lajm i mirë financiar mund të vijë pasdite. Mos lejoni që tensionet në familje të prishin balancën tuaj.
    Demi

    Një ditë e favorshme për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, si në punë ashtu edhe në dashuri. Merrni kohë për të reflektuar para se të merrni një vendim të rëndësishëm.
    Binjakët
    Energjia juaj sot është e lartë, por shpërqendrimi mund t’ju pengojë. Organizimi është çelësi për të përmbushur çdo detyrë. Një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës.
    Gaforrja
    Lidhjet emocionale janë në qendër të vëmendjes. Kujdes me fjalët gjatë një diskutimi me një mik të afërt. Dita është ideale për introspeksion dhe qetësi.
    Luani
    Krijimtaria juaj është në kulm. Mos kini frikë të shprehni idetë që keni në mendje. Në dashuri, mund të lindë një lidhje e re ose të thellohet një ekzistuese.
    Virgjëresha
    Dita sjell qartësi në një çështje që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në punë mund të vlerësoheni për përkushtimin tuaj. Në mbrëmje, fokusohuni në mirëqenien personale.
    Peshorja
    Jeni në një fazë ku kërkoni balancë mes profesionit dhe jetës personale. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse ndiheni të mbingarkuar. Një mundësi e re mund të shfaqet nga një kontakt i vjetër.
    Akrepi
    Intuita juaj është më e mprehtë se zakonisht. Është një ditë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme financiare. Në marrëdhënie, mund të ndjeni nevojën për më shumë thellësi.
    Shigjetari
    Përpiquni të ruani optimizmin, edhe nëse dita sjell sfida të vogla. Një udhëtim i shkurtër apo një aktivitet ndryshe mund të përmirësojë ndjeshëm humorin tuaj.
    Bricjapi
    Puna kërkon fokus dhe përgjegjësi. Mos u dekurajoni nëse nuk shihni rezultatet menjëherë. Në dashuri, sinqeriteti është kyç për të ruajtur harmoninë.
    Ujori
    Dita sjell ide të reja dhe frymëzim. Është momenti i duhur për të nisur një projekt të ri apo për të bërë ndryshime të guximshme. Në mbrëmje, një bisedë mund të hapë një perspektivë të re.
    Peshqit
    Ndjeshmëria juaj është e lartë sot, por kjo mund të jetë një forcë në marrëdhëniet tuaja. Kushtojini rëndësi shëndetit emocional dhe shmangni konfliktet e panevojshme.

  • G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale

    G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale

    G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”, pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të emisionit në TV Klan.
    Në reagimin e tij, ai u shpreh se ky vendim vjen për arsye parimore dhe theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të ruajtur dinjitetin personal e profesional.
    “Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të ‘Këngës Magjike’ në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj,” – shkruan ai.
    Artisti shtoi gjithashtu se nuk do të tolerojë sulme personale nga publiku apo kolegët nën pretekstin e “krijimit të artit”, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.
    “Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon,” – përfundoi ai.
    Ky reagim ka tërhequr vëmendje në rrjete sociale, pasi G Bani është një nga emrat e njohur që gjithmonë ka shprehur hapur mendimet e tij për industrinë muzikore shqiptare dhe mënyrën se si trajtohen artistët.

  • Zyrtari i Hamasit falënderon Trumpin për paqen, por paralajmëron: Tony Blair nuk është i mirëpritur!

    Zyrtari i Hamasit falënderon Trumpin për paqen, por paralajmëron: Tony Blair nuk është i mirëpritur!

    Një zyrtar i lartë i Hamasit ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për paqe mes Izraelit dhe Hamasit.
    Në një intervistë ekskluzive për prezantuesen kryesore të lajmeve të Sky News, Yalda Hakim, zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim, paralajmëroi gjithashtu se ish-kryeministri britanik Sir Tony Blair nuk do të jetë i mirëpritur në asnjë rol pas luftës në Gaza.
    Naim tha se armëpushimi nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen personale të presidentit Trump, por theksoi se ai duhet të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të respektuar marrëveshjen. Po ashtu ai shtoi se Hamasi do të ishte i gatshëm të tërhiqej për t’i lënë vend një organi palestinez që të qeverisë Gazën pas luftës, por do të mbetej “në terren”.
    Naim tha në intervistë: “Pa ndërhyrjen personale të presidentit Trump në këtë rast, nuk besoj se do të ishte e mundur të arrihej fundi i luftës. Prandaj, po, e falënderojmë presidentin Trump dhe përpjekjet e tij personale për të ndërhyrë dhe për të ushtruar presion ndaj Netanyahut për t’i dhënë fund kësaj masakre dhe gjakderdhjeje.”
    Ai shtoi: “Besojmë dhe shpresojmë që presidenti Trump do të vazhdojë të ndërhyjë personalisht dhe të ushtrojë presion maksimal ndaj Netanyahu-t (kryeministrit izraelit) për të përmbushur detyrimet. Së pari, sipas marrëveshjes, dhe së dyti, sipas ligjit ndërkombëtar si fuqi pushtuese, sepse mendoj se pa këtë ndërhyrje personale nga presidenti Trump, kjo nuk do të ndodhë.Kemi parë tashmë Netanyahu-n duke folur për mediat, duke kërcënuar se do të rikthehet në luftë nëse kjo apo ajo nuk ndodh.”
    Por ai kritikoi planet që Tony Blair të ketë ndonjë rol në të ardhmen e Gazës, duke thënë se Hamasi dhe palestinezët janë të zemëruar për rolin e tij në luftërat e mëparshme në Afganistan dhe Irak.
    “Kur bëhet fjalë për Tony Blair-in, fatkeqësisht, ne palestinezët, arabët dhe myslimanët dhe ndoshta edhe të tjerë në botë, kemi kujtime të këqija për të. Ende e kujtojmë rolin e tij në vrasjen dhe shkaktimin e mijëra apo miliona vdekjeve të civilëve të pafajshëm në Afganistan dhe Irak. Ende e kujtojmë shumë mirë pas shkatërrimit të Irakut dhe Afganistanit.”
    Sipas planeve të presidentit Trump, Tony Blair do të ishte pjesë e një organi mbikëqyrës ndërkombëtar. Ky organ ndërkombëtar, i quajtur Këshilli i Paqes ose Bordi i Paqes, do të qeveriste sipas planeve të miratuara nga Netanyahu. Organizmi do të kishte pushtetin kryesor, duke mbikëqyrur administrimin nga teknokratët palestinezë që do të menaxhonin çështjet e përditshme.
    /tvklan.al

  • VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës në udhëtimet jashtë vendit

    VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës në udhëtimet jashtë vendit

    Me justifikimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Edi Rama i ka vënë drynin transparencës mbi faturat, itineraret apo marrëveshjet e fluturimeve të tij jashtë vendit.

    Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga vetë Rama që sanksionon se fluturimet e tij jashtë vendit duhet të konsiderohen “konfidenciale”.

    Dokumenti zyrtar (KLIKO KETU) shton në funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare një detaj thelbësor, sipas të cilit: “DSHQ negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës.”

    Me këtë akt, çdo itinerar, orar fluturimi apo shpenzim udhëtimi i Edi Ramës jashtë Shqipërisë kalon në kategorinë e informacionit të mbrojtur, për t’u ruajtur nën petkun e “të dhënave personale”.

    Në thelb, vendimi është një dryn mbi atë që prej kohësh ka qenë praktikë e heshtur: mungesa e transparencës për udhëtimet e kryeministrit.

    Por ndërsa për qytetarin e thjeshtë mbrojtja e të dhënave personale është një e drejtë themelore, për shefin e qeverisë sic është Edi Rama, i cili udhëton me fonde publike, fluturimet nuk mund të trajtohen si çështje private, pasi ato janë interes i pastër publik.

    Historia e fluturimeve me charter të Ramës është një kapitull që prej kohësh i paraprin këtij vendimi. Sipas dokumenteve të publikuara nga Lapsi.al, që në tetor 2022, grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” publikoi nga sistemi TIMS hyrje-daljet dhe fluturimet e Edi Ramës jashtë vendit, duke zbuluar një numër befasues udhëtimesh me avionë privatë të vëna në dispozicion nga Air Albania.

    Sipas të dhënave që publikuan hackerat iranianë, kryeministri Edi Rama kishte udhëtuar 134 herë me charter deri në shtator të vitit 2022. Ajo që binte në sy ishte se numri i fluturimeve ishte rritur vit pas viti dhe shifrat flisnin për udhëtime të shpeshta e të shtrenjta në lartësitë e luksit qeveritar.

    Mungesa e transparencës lidhej me marrëveshjen me Air Albania, kompania që për shumë vite u paraqit si simbol i bashkëpunimit të suksesshëm mes shtetit shqiptar dhe Turkish Airlines, dhe që u përdor për të justifikuar pjesën më të madhe të fluturimeve të Ramës.

    Vetë kryeministri, në reagimin e tij e kishte relativizuar çështjen me fjalët: “Nuk është ashtu siç duket”. Rama pretendonte se udhëtimet e tij ishin faturuar me çmim promocional pasi ato bëheshin për të promovuar linjën e re ajrore me flamurin shqiptar.

    Por në shkurt 2023, doli se kontrata midis Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania nuk përmbante asnjë klauzolë që ta lidhte përdorimin e avionëve me promovimin e kompanisë”. Pra, pretendimi i kryeministrit se charterët ishin “për të bërë reklamë” rezultoi i pambështetur.

    Gjithsesi, pas vitesh të tëra udhëtimesh të mbuluara nga e njëjta kompani, Air Albania është zhytur vetë në telashe. Bilance e saj rezultojnë të fshehura, kontratat e fluturimit ndërkombëtar po anulohen, ndërsa punonjësit ankohen për rrogat e papaguara. Të gjitha këto janë sinjale se kompania po shkon drejt falimentimit, me dyshimet për dhjetëra milionë euro detyrime të papaguara ndaj shtetit shqiptar.

    Rama është i detyruar të mos e përdorë më charterin e Air Albania për të kontraktuar linjat e tjera të fluturimit. Në këto rrethana del edhe vendimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për t’i shpallur “konfidenciale” udhëtimet jashtë vendit. Dhe megjithëse qeveria e justifikon me mbrojtjen e “të dhënave personale”, në praktikë ajo po mbyll një tjetër dritare mbi informacione që publiku ka të drejtë ta dijë, ndërsa qeveria ka detyrim të bëjë transparencë.

    Në fund të fundit, Rama mund të udhëtojë sa të dojë dhe ku të dojë, por fakti që i shpall sekrete shpenzimet e tij, tregon edhe një herë se sa lart fluturon niveli i luksit të qeveritarëve tanë./ Lapsi.al/ 

  • Vrasja e biznesmenit grek dhe shqiptarit në Greqi, dy pistat ku po heton policia

    Vrasja e biznesmenit grek dhe shqiptarit në Greqi, dy pistat ku po heton policia

    Dy ditë pasi pronari i një kampingu dhe punëtori i tij shqiptar u vranë në Finikounda, policia greke mësohet se po heton në dy pista, atë personale ose financiare.
    Hetuesit e policisë që po merren me çështjen kanë përjashtuar tashmë grabitjen si motiv dhe duken të bindur se pas sulmit fshihen arsye të tjera, më personale.
    Duke marrë parasysh dy sulmet që pronari i kampingut dyshohet se kishte marrë në të kaluarën e afërt nga një person i panjohur (ai nuk përmendi askënd specifik për autoritetet), policia po shqyrton mundësinë që të jetë i njëjti autor .
    Pyetjet kryesore që u kërkohet të përgjigjen janë dy: E para është nëse autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe në çfarë mënyre? E dyta është nëse ka dikush që do të përfitonte nga vdekja e pronarit të kampingut dhe që mund të “urdhëronte” vrasjen e tij. Kjo për shkak se viktima kishte pronë të konsiderueshme, me informacione që tregojnë se ai kishte caktuar kujdestarin e vrarë dhe një të afërm si trashëgimtarë të tij të vetëm. Kjo është arsyeja pse policia po analizon të gjitha kontaktet e viktimës për të përcaktuar nëse ai mbante kontakte me njerëz që mund t’i dëshironin të keqen.
    Fakti që motivet janë personale është i dukshëm edhe nga mënyra se si vepronte autori i ri . Ai e la motorin e tij në hyrje të objektit, hyri në zonë duke ecur pa mbuluar tiparet e fytyrës (ai ndoshta e dinte se nuk kishte kamera në zonë), qëndroi para pronarit të kampingut dhe kujdestarit dhe i ekzekutoi ata me gjakftohtësi. Pastaj, pa hequr asnjë send nga zona, ai u kthye në automjetin e tij dhe iku me vrap.
    Policia nuk gjeti asnjë gëzhojë në vendngjarje, gjë që përforcon vlerësimin se arma e vrasësit ishte një revolver. Burri i parë u vra në vend, brenda zyrës së biznesit, ndërsa viktima e dytë, kujdestari, u përpoq të arratisej, por autori e qëlloi pas shpine dhe e vrau.
    Nipi i pronarit, i cili ishte në vendngjarje në kohën e krimit, shpëtoi mrekullisht. Ai i tha policisë, autori qëlloi drejt tij, por nuk arriti ta qëllonte. Dëshmitari nuk e ka identifikuar autorin.
    Duhet theksuar se ekzaminimi mjeko-ligjor i viktimave u mbajt në orën 11:00 në Korinth dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjet e natës fatale. (Protothema.gr)

  • Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

    Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, paraqiti sot në Komisionin e për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, duke evidentuar progresin e ndjeshëm në forcimin e transparencës së autoriteteve publike, avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.“Situata e transparencës në autoritetet publike reflekton përmirësim të dukshëm. Qytetarët shqiptarë janë bërë më aktivë në ushtrimin e së drejtës për informim, siç tregojnë të dhënat e vetëdeklarimit të institucioneve,” – theksoi Komisioneri Dervishi, duke nënvizuar se kërkohet më shumë transparencë proaktive dhe përgjegjshmëri nga çdo autoritet publik.Transparenca proaktive e institucioneve publike: përmirësimi më i madh ndër viteRaporti evidenton se gjatë vitit 2024, 331 autoritete publike kanë publikuar programin e transparencës, 335 kanë caktuar koordinatorin dhe 318 kanë funksionalizuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.Në përfundim të monitorimit vjetor, 45% e autoriteteve qendrore dhe të varësisë u klasifikuan me transparencë të lartë proaktive, duke shënuar rritje nga 38% në vitin 2023, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore përmirësuan ndjeshëm performancën, me rritje nga 29% në 41%.“Këto rezultate tregojnë se transparenca nuk është më një detyrim formal, por po shndërrohet në kulturë institucionale. Megjithatë, ende ka nevojë për përmirësime në publikimin e informacionit dhe në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve,” – u shpreh Dervishi.Zyra e Komisionerit administroi 1,025 ankesa gjatë vitit 2024, një shifër pak më e ulët se një vit më parë, çka lidhet me përmirësimin e përgjithshëm të qasjes dhe transparencës.Mbrojtja e të dhënave personale: Ligji i ri nr. 124/2024 në përputhje të plotë me standardet e BE-sëNjë ndër momentet më të rëndësishme të vitit ishte miratimi nga Kuvendi, në dhjetor 2024, i ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë).“Ky ligj modern përbën një hap të madh përpara në mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Ai është gjithashtu një kusht kyç në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian,” – deklaroi Komisioneri.Gjatë vitit 2024, Zyra e Komisionerit trajtoi 455 ankesa për cënimin e të dhënave personale dhe zhvilloi 77 hetime administrative, kryesisht në sektorët e arsimit, shëndetësisë, turizmit dhe bankave.Në përfundim të procedurave, u dhanë 68 sanksione administrative, si dhe rekomandime unifikuese për përmirësimin e masave të sigurisë dhe respektimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.Forcimi i rolit mbikëqyrës dhe ndërkombëtarNë kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Zyra e Komisionerit ka zhvilluar procesin e parë monitorues pranë sistemit të prokurorisë shqiptare dhe SPAK, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga bashkëpunimi me Eurojust.“Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e integritetit institucional dhe për garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale edhe në sistemin e drejtësisë,” – theksoi Dervishi.Zyra e Komisionerit ka vijuar një rol aktiv në arenën ndërkombëtare, duke qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit.Rritje e ndërgjegjësimit dhe forcim i kapaciteteveKomisioneri Dervishi theksoi domosdoshmërinë për ndërgjegjësim më të madh institucional dhe publik, trajnime të vazhdueshme dhe forcim të sistemeve të informacionit në të dy fushat – të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale.Në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, Zyra e Komisionerit ka realizuar plotësisht të gjitha detyrimet e lëna, duke dhënë mendime për 64 akte ligjore e nënligjore dhe 40 opinione për çështje të ndryshme të kontrolluesve publikë dhe privatë.“Transparenca dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy shtylla thelbësore të një shteti demokratik dhe të drejtë. Raporti ynë tregon qartë se jemi në rrugën e duhur, por kërkon angazhim të vazhdueshëm, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim publik për t’i bërë këto parime realitet në çdo nivel të administratës,” – përmbylli raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Komisioneri Besnik Dervishi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.