Tag: personale

  • “S’dimë ku kemi kokën”/ Foltorja e Salianjit në Durrës, ish-kandidati: Jemi bërë si zogjtë e korbit

    “S’dimë ku kemi kokën”/ Foltorja e Salianjit në Durrës, ish-kandidati: Jemi bërë si zogjtë e korbit

    Në “Foltoren” e Ervin Salianjit me demokratë të Durrësit ishte i pranishëm edhe Ndrec Pjetri, ish-kreu i forumit rinor të PD-së dhe njëherazi kandidiati më i votuar i PAA në zgjedhjet e fundit parlamentare.
    Ai u shpreh i bindur se takimi i sotëm nuk i shërben interesave personale të asnjë individi por vetëm qytetarëve dhe rimëkëmbjes së Partisë Demokratike.
    “Jemi bere si zogjt e korbit që se dime as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nis një proteste në tiranë, por ska asnjë lloj orgnizimi. Ate rrimë duarkryq apo të ngremë zërin. Ne duhet të jemi modeli si ta zgjidhim situatën. Kjo nuk ështe për interesa personale.
    Duhet të bindim te parët rrethin tonë qe kjo është per të mirën e opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne duhet të jemi modeli që duhet të themi çfarë duhet të bëjmë dhe si të zgjidhim situatën. Ky rrugëtim nuk është për kauza personale dhe emra të caktuar.
    Unë ju garantoj një gjë: që interesi im është në interes të qytetarëve shqiptarë. Kam garanci historikun tim, e kam nisur 14 vjeç dhe sot jam 34, me dy fëmijë, dhe nuk e kam lënë. Të bindim që kjo nuk është për interesin e atij personi të anjërit”,- tha Pjetri.

  • Linda Rei shpërthen ndaj produksionit të BBVK: S’ma ktheni as sot sendet personale

    Linda Rei shpërthen ndaj produksionit të BBVK: S’ma ktheni as sot sendet personale

    Linda Rei, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, ka reaguar ashpër kundër produksionit të formatit pas largimit të saj nga shtëpia. Ajo pretendon se ende nuk i janë kthyer disa sende personale, pavarësisht se ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e tyre.
    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Linda Rei ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj produksionit, ku shprehet e zhgënjyer që duhet të bëjë story për diçka që, sipas saj, duhej zgjidhur privatisht.
    Postimi i saj:
    “@bigbrothervipkosova ju lutem, unë akoma po pres të më ktheni gjërat e mia personale, këpucët dhe setin me extensions. Më vjen keq që duhet të bëj story në Instagram, por nëse doni t’i mbani gjërat e mia personale sepse nuk i pëlqejnë dikujt nga produksioni apo thjesht për inat, atëherë është mirë të dihet,” shkruan ajo.
    Linda tregon se më herët ka kontaktuar edhe anëtarë të stafit të BBVK, por pa marrë përgjigje:
    “Para se të bëj story, i kam shkruar Majlindës, por nuk më ka kthyer përgjigje.”

    Ajo shton se po pret ende një komunikim zyrtar, ndërsa kërkesa e saj mbetet e pazgjidhur. Reagimi i saj ka ngjallur diskutime në rrjet dhe shumë ndjekës e kanë mbështetur duke kërkuar transparencë nga produksioni.

  • Ja cilat janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Dhjetor

    Ja cilat janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Dhjetor

    Dhjetori vjen gjithmonë me një ndjesi magjie, por këtë vit energjia duket të jetë edhe më intensive për tre shenja të zodiakut.
    Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi po u jep një shtysë tre shenjave të zodiakut që duket se kanë mbledhur të gjithë favorin e planetëve.
    Qoftë se po flasim për dashurinë, karrierën apo zhvillimin personal, ky muaj ka potencialin të jetë vendimtar. Nëse i përkisni shenjës së shigjetarit, binjakëve ose bricjapit, përgatituni për një dhjetor që nuk do ta harroni lehtë.
    Shigjetari
    Dhjetori është nga natyra muaji që i përket shigjetarit, por këtë vit energjia përreth jush duket se shumëfishohet. Do të ndjeni një zgjim të brendshëm, një dëshirë për të përfunduar atë që keni lënë të papërfunduar dhe për të filluar diçka të re me më shumë vendosmëri. Vitaliteti juaj rritet dhe vetëbesimi juaj bëhet mjeti juaj kryesor. Gjatë muajit, ka të ngjarë të përjetoni një puls të ri romantik, një takim ose një ripërtëritje që ju kujton pse dashuria ju magjeps kaq shumë.
    Binjakët
    Për binjakët, Dhjetori vepron si një pastrim shpirtëror. Konfuzionet e vjetra sqarohen, çështjet që ju kanë zënë gjatë gjithë vitit më në fund gjejnë një shpjegim logjik dhe mendimi juaj fiton qartësi më të madhe. Ky sqarim nuk është rastësi, ai hap hapësirë për njerëz të rinj që të hyjnë në jetën tuaj.
    Muaji sjell rritje të shoqërueshmërisë, njohje që mund të zhvillohen në miqësi, bashkëpunime apo edhe diçka më personale. Nëse keni nevojë të hapni krahët drejt përvojave të reja, dhjetori është koha ideale. Tranzitet planetare ju inkurajojnë të shikoni përpara me guxim dhe të keni besim se jeni në mjedisin e duhur. Është një muaj që kombinon ripërtëritjen personale me zgjerimin e jashtëm.
    Bricjapi
    Bricjapi shpesh funksionon më mirë kur ka qëllime të qarta dhe në dhjetor energjia përreth jush duket se po kthehet me vrull. Pas një periudhe ku gjërat mund të kenë ecur më ngadalë nga sa do të dëshironit, tani ndjeni shtytjen që ju nevojitej. Profesionalisht, mund të shihni përparim që ju surprizon këndshëm, ndërsa idetë që i keni mbajtur në sirtar marrin kuptim të ri.
    Në të njëjtën kohë, ndërsa festat afrohen, jeta juaj personale ëmbëlsohet. Mund të ketë një flirt të ri, një kthim nga e kaluara ose thjesht një periudhë qetësie që ju ndihmon të përqendroheni në nevojat tuaja. Dhjetori ju jep leje të shikoni përpara pa frikë dhe të besoni se viti i ri mund të fillojë me një ngritje personale mbresëlënëse.

  • Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

    Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

    Një 30-vjeçar është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
    – N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.
    Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.
    Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime dhe përmbysje të mëdha, shenjat më të ndikuara

    Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime dhe përmbysje të mëdha, shenjat më të ndikuara

    Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve.
    Ajo ka zbuluar se Hëna e re në Akrep hap një periudhë metamorfoze të thellë, ku e fshehta del në sipërfaqe dhe vendimet e prapambetura kërkojnë zgjidhje urgjente.
    Kundërshtimi i Mërkurit me Uranin, sipas saj, pritet të sjellë surpriza, përplasje dhe rikthime nga e shkuara, duke i vendosur 12 shenjat përballë sfidave që nuk mund të anashkalohen. Cila shenjë do të përmbyset, kush do të rilindë dhe kush duhet të ecë me kujdes ekstrem?
    “Kjo është java me Hënën e re në Akrep dhe është një javë shumë e fuqishme, një javë metamorfozë, ku ndryshimet me këtë Hënë të re vijnë me përmbysje të mëdha. Por, këto ndryshime vijnë nga brenda. Ato shenja që do tentojnë që të ndryshojnë më shumë është Akrepi, ku dhe ndodh Hëna e re, Demi, Ujori dhe Luani, kryesisht të lindurit në 10 ditëshin e tretë.
    Por të gjithë ne jemi nga pak pjesëmarrës në këtë ndryshimin e madh. Sot dhe nesër kemi kundërshtimin e Mërkurit që është futur tashmë në Akrep i kundërt me Uranin në Dem, ku do të ketë disa gjëra të paqarta që do na dalin rrugës”, tha Meri Shehu për “TV Klan”.
    Dashi, 2 yje: Mërkuri i kundërt tashmë është kthyer në Akrep dhe kundërshtohet me gjithë pjesën e Demit dhe me Uranit në Dem, kështu që shumë Dashë do luftojnë jashtë mase kësaj jave për çështje ekonomike. Kjo luftë vjen nga e kaluara. Gabimi më i vogël nuk do të tolerohet.
    Demi, 4 yje: Si pjesëtarë direkt në Hënën re, sepse janë përballë Akrepit, do të kenë një ndryshim shumë të madh në jetën personale, në një bashkëpunim, ose në lidhje me karrierën. Demët e lindur në 10 ditëshin e tretë do të kenë një ndryshim të madh, një kthesë të madhe me jetën e tyre. Ju rikthehen persona nga e kaluara, me të cilët nuk kanë dashur të flasin, ose të bashkëpunojnë, rikthehen për një sqarim.
    Binjakët, 2 yje: Në datën 19 do të kenë një ditë të vështirë, pasi është dita më e vështirë e gjithë muajit nëntor. Do të ndeshen kryesisht me çështje pune, shëndeti, por edhe me ngatërresa, të papritura. Kujdes me shëndetin!
    Gaforrja, 3 yje: Duke qenë se Hënën e re e kanë si një çlirim në çështjet erotike, do duan që të rigjenerojnë veten e tyre, marrëdhëniet e tyre që i kanë dikur në harresë. Do duan që të bëjnë një fillim të ri. Shumë Gaforre do duan që të ndryshojnë diçka nga jeta personale, por me një person nga e kaluara.
    Luani, 2 yje: Do jenë të fokusuar te karriera dhe te shtëpia, kryesisht të lindurit në 10 ditëshin e tretë. Do te kemi edhe disa debate të lëna mbrapa. Shumë Luanë do të kenë disa kontradikta me njerëzit e afërt, partnerët ose me njerëzit që bashkëjetojnë.
    Virgjëresha, 3 yje: Janë në një sfidë personale. Sfida do të duket rreth datës 19-20-21, mbas datës 21 do kapërcejnë tendencën e sfidave, por do duan të gjejnë rolin e tyre në një gjendje pune dhe jete personale. Shumë do të vendosin për një fejesë ose martesë, shumë do të vendosin edhe për një ndarje. Kështu që është një moment delikat.
    Peshorja, 1 yll: Ka disa kundërshtime, vazhdoni Mërkuri i kundërt sidomos në Akrep, që tenton të sjellë te Peshorja një pasiguri ekonomike. Kryesisht të lindurit në 10 e tretë duhet të kenë kujdes.
    Akrepi, 4 yje: Hëna e re është në shenjën e tyre në datën 20, kështu që fillon një etapë e re shumë e fuqishme, por duhet të kujtohen për fillimet e vitit 2025, çfarë problematikash kanë pasur. Të lindurve në 10 ditëshin e tretë do u kthehen shumë nga ato problematikat.
    Shigjetari, 2 yje: Data 19 do të jetë pak më e vështirë. Mund të thonë shumë gjëra, por askush nuk do i marrë seriozisht, ose i keqkuptojë. Kështu që do të jetë një ditë keqkuptimesh, vonesash e ankesash. Kujdes me firmoset dhe udhëtimet. Një prapaskenë pune tentohet rreth datës 20.
    Bricjapi, 3 yje: Janë të matur dhe janë të kujdesshëm në këtë periudhë. Hëna e re në Akrep i ndihmon në këtë periudhë. Kanë pasur problematika në çështjet personale dhe në çështjet e punës. Me Hënën e re fillon një cikël i ri për ju.
    Ujori, 3 yje: Do të merren shumë me karrierën. Kemi Afërditën në Akrep, kështu që Ujorë do të jenë në qendër të vëmendjes. Do ta arrijnë këtë dhe do të marrin një stimul shumë të mirë ekonomik dhe moral në jetën e tyre.
    Peshqit, 4 yje: Kanë një lidhje planetare shumë të mirë këtë javë. Edhe sikur e gjithë bota të jetë në rrëmujë, Peshqit e kanë kapur fillin dhe nuk do e humbasin rrugën. Megjithatë duhet të tregojnë shumë kujdes në datën 19, sepse Mërkuri ndeshet shumë ashpër me Uranin dhe këputja e disa gjërave është e vështirë.

  • Berisha: Kjo është foltorja e dytë, jo për shpëtimin e opozitës por të Shqipërisë

    Berisha: Kjo është foltorja e dytë, jo për shpëtimin e opozitës por të Shqipërisë

    Nga foltorja para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tha se foltorja s’ka më synim që të shpëtojë opozitën, por Shqipërinë.  
    “Me represion dhe agresonin ndaj saj, por përsëri sot ajo mblidhet në foltoren e 2. Foltorja që s’ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtoje Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj edhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar me gardistë, ushtarë, Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Ne jemi në një regjim i cili është i kalbur nga koka te këmbët, nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SKAP-in e partisë, që mendon se do mbahet në këmbë me dhunë, terror, blerje shitje, pazare, pro idealet janë ideale, janë më të fuqishme, janë forcë nukleare e njeirut, janë forca nukleare e shoqërisë janë forca e së cilës asgjë nuk i reziston Ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë, si misonarë, ja ku jemi. Lali vjedhësin e nisëm ku e ka vendin, Lubinë e Ramën do ti nisim të Veliaj”, tha Berisha. 
    Berisha: Paratë e të sëmurëve me kancer i përdori Rama për avion privat e makina luksiBerisha drejtuar qytetarëve ka folur gjithashtu dhe për mjekimet e pacientëve në Spitalin e Onkologjikut. Berisha akuzon Ramën e ka përdorur paratë e pacientëve të sëmurë me kancer për të bërë udhëtime të shtrenjta me avion privat e për mallra luksi. 
    “Zgjedhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës se ajo nuk mund të bënte interpelancë. Dy ditë më vonë, Rama me cinizmin më ekstrem, që do t’ia kishte lakmi çdo njeri pa shpirt dhe cdo diktator u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A krim më të shëmtuar se ky? 
    Sigurisht që para kishte, por jo aq sa kërkoni ata. Ju garantoj unë dhe 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përben krim. Paratë i përdori Rama për ti depozituar në bankat ofshore. Paratë i rrëmben për ti transportuar me aeroplanin e tij, i përdor për të udhëtuar me avion taxi 22 milionë euro, për kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura super luksoze, shishe vere 34 mijë euro. Për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundje. 
    Iu drejtua këtyre të sëmurëve duke i thënë se pa pasur një ekeperiencë të hidhur personale. Ajo eksperienca personale që ka ai, ka marrë cdo mjekim që ekziston mbi tokë, ndërsa ata të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe, dhe ne pafytyrësi të thuash që ke eksperiencë personale. Ndaj dhe e mbyll parlamentin sepse do që këto mos ti thuhen në sy, mos tia marrin vesh qytetarët. Nëse kishe eksperiencë personale ,ajo duhet të ishte detyrim shumë më i madh për t ëbrë për secilin fëmijë dhe të rritur, burrë dhe grua, i agresuar nga ajo sëmundje, të ketë të njëjtat ilaçe”, tha Berisha. 
     

  • Teuta Selimi hap zemrën pas krizës personale: Humb arsyeja pse punon dhe mundohesh

    Teuta Selimi hap zemrën pas krizës personale: Humb arsyeja pse punon dhe mundohesh

    Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka ndarë së fundmi një rrëfim të hapur dhe të sinqertë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke zbuluar betejat e brendshme që ka kaluar në një periudhë të vështirë të jetës personale. Pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti, artistja ka zgjedhur të falënderojë publikun për mbështetjen e pakushtëzuar, duke theksuar rëndësinë e tyre në momentet më sfiduese.
    Përmes një postimi në InstaStory, Teuta rrëfeu fazën e dyshimit dhe mungesës së besimit tek vetja. “Më keni dhënë aq shumë dashuri e besim edhe në kohën kur as unë nuk kam besuar në veten time,” shkruan ajo, duke ndarë hapur ndjenjat e saj të pasigurisë dhe lodhjes emocionale.

    Momenti më prekës i postimit lidhet me momentet e dëshpërimit, kur motivimi i saj për t’u përballur me sfidat u bë i vështirë. “Jeta nganjëherë të dëshpëron aq shumë saqë gati humb arsyeja pse punon e mundohesh,” rrëfen këngëtarja, duke treguar gjendjen e brendshme që e ka shoqëruar në periudhën e fundit.
    Megjithatë, Teuta e bën të qartë se pikë referimi dhe mbështetje për të kanë qenë fansat e saj. “Jeni shtylla ime. Por ju ma kujtoni gjithmonë se kjo nuk është punë, por nder e shpërblim,” përfundon artistja, duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj audiencës që ka qëndruar pranë saj kur ndjeu se humbi orientimin dhe energjinë.
    Ky rrëfim tregon lidhjen e veçantë që Teuta ka me fansat dhe fuqinë e mbështetjes së tyre në momentet kur e ka ndier më shumë nevojën.

  • 24-vjeçarja përndiqet me makinë, të dhënat personale ia publikojnë në rrjetet sociale

    24-vjeçarja përndiqet me makinë, të dhënat personale ia publikojnë në rrjetet sociale

     Një 24-vjeçare nga Lezha ka kaluar çaste frike dhe tensioni pas përndjekjes nga një person i paidentifikuar. Sipas Policisë, shtetasja L. A. ka kallëzuar se individi e ka ndjekur me automjet, i ka shkruar në telefon dhe ka publikuar të dhënat e saj personale në rrjetet sociale.

    Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe po punon për identifikimin e personit të dyshuar.

    Njoftimi:

    Shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social.

    Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.

    Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Gonzato i përgjigjet Berishës: Është koha të kthejmë faqen, por deklarata ishte e pakëndshme

    Gonzato i përgjigjet Berishës: Është koha të kthejmë faqen, por deklarata ishte e pakëndshme

    Deklaratës së papërshtatshme të Sali Berishës për orientimin seksual, iu përgjigj ambasadori Silvio Gonzato.
    Në një intervistë për Grida Dumën, ambasadori tha se e cilëson të pakëndshme deklaratën për jetën personale, dhe se është prekur nga “nënkuptimi se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale”.

    Pjesë nga intervista:

    Grida Duma: A kanë ata, ky komision, të drejtë të thonë diçka pasi Sali Berisha tha para ndërtesës së parlamentit, duke ju drejtuar juve, në një mënyrë të papërshtatshme? A reagoi siç duhej komisioni me të cilin keni, le të themi, bashkëpunim zyrtar?

    Ambasadori: Dëgjoni, e di që është folur shumë për këtë. Mendoj se është koha të kthejmë faqen, për të qenë i sinqertë. Por më lejoni të them vetëm një gjë. Në nivel personal, deklaratat që janë bërë në atë rast, por edhe në raste të tjera në lidhje me jetën time private, do t’i përkufizoja thjesht si të pakëndshme, për të qenë i sinqertë. Dhe ato nuk më prekin edhe aq shumë. E dini, unë jam i rritur, siç thatë edhe ju, një burrë i moshuar. Unë i di zgjedhjet e mia, i kam bërë dhe u qëndroj besnik. Nuk kam pse të justifikoj asgjë. Ajo që më shqetësoi në atë rast ishte nënkuptimi se për shkak të këtyre zgjedhjeve personale, këto zgjedhje personale po më turbullonin gjykimin dhe se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale.
    Kjo është diçka që nuk mund ta pranoja, sepse besoj se po e bëj punën time në mënyrë profesionale, me integritet. Dhe kështu isha vërtet i lumtur që shefja ime, Komisionerja Kos, ndërhyri dhe tha se kishte besim të plotë tek unë dhe kjo është e gjitha që më duhej. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër. Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të thotë nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar.

  • Dy të vrarë dhe 5 të plagosur, masakra e Kretës risjell dhe njëherë në vëmendje debatin e armëmbajtjes në Greqi

    Dy të vrarë dhe 5 të plagosur, masakra e Kretës risjell dhe njëherë në vëmendje debatin e armëmbajtjes në Greqi

    Masakra që ndodhi së fundmi në fshatin Vorizia në Kretë ka rikthyer në fokus çështjen e armëve dhe të drejtës për vetëmbrojtje në Greqi.

    Ngjarja me dy të vdekur dhe 5 të plagosur që tronditi komunitetin lokal, rezultoi me arrestimin e disa personave dhe ngritjen e akuzave ndaj tre të dyshuarve. Autoritetet gjetën armë dhe fishekë në vendstrehime të lidhura me incidentin, ndërsa janë ende në zhvillim procedurat gjyqësore.
    Ngjarjet e dhunshme nxorën në pah shqetësime për praninë e armëve, ligjshmërinë e tyre dhe mentalitetin e vjetruar të hakmarrjeve, i cili ende ekziston në disa zona rurale të Kretës.
    Në planin politik, çështja e armëve u bë menjëherë objekt polemike. Në fillim kreu i partisë «Zgjidhja Greke», Kyriakos Velopoulos, ka propozuar lehtësimin e aksesit te armët ligjore në shtëpi, duke e prezantuar këtë si mjet për vetëmbrojtje dhe mbrojtje të familjes. Kjo linjë politike është ritheksuar nga ai në fjalimet e fundit, duke e lidhur me nevojën për siguri individuale dhe familjare.
    Por edhe ministri i Shëndetësisë dhe zv/kryetari i Demokracisë së Re, Adonis Georgiadis, ka shprehur publikisht mbështetje për “modelin amerikan” të armëmbajtjes, duke theksuar se i pëlqen ideja e vetëmbrojtjes dhe se mbështet armët me leje për mbrojtje personale. Ai sqaroi se kjo është pikëpamja e tij personale dhe nuk pasqyron politikën zyrtare të qeverisë, duke theksuar se situata në Kretë, ku armët shpesh janë të paligjshme, është një problem krejt tjetër.
    Qeveria greke, përmes zëdhënësit Pavlos Marinakis, u distancua sot nga këto opinione personale, duke deklaruar se fjalët e ministrit Georgiadis janë “opinione personale” dhe se qëndrimi zyrtar i ekzekutivit përcaktohet nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Chrysochoidis, i cili ka theksuar nevojën për trajtimin e armëve të paligjshme brenda kuadrit ligjor. Marinakis nënvizoi se qeveria është “e qartë” mbi këtë çështje dhe se nuk mbështet normalizimin e armatimit të qytetarëve.
    Analistët dhe partitë e majta kanë reaguar me shqetësim, duke paralajmëruar se normalizimi i diskursit pro-armatimit me leje  pas një masakre lokale mund të rrezikojë sigurinë publike dhe të favorizojë një kulturë ku “liria” lidhet me armatimin individual. Ky debat që tashmë po pasqyrohet edhe në media, po polarizon opinionin publik grek.

    Top Channel