Tag: personale

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën

    Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se zgjedhjet e 11 majit do të jenë më të vështira se të vitit 2021.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se nuk ka luftë brenda PS, pas arrestimit të Veliajt.
    Ndërsa komentatorja politike, Brizida Gjikondi u shpreh se Tirana, është sfidë personale për kryeministrin Edi Rama.
    Pandeli Majko: Ne mendonim 19, unë isha te kufiri i 19. Ne e konsideruam që një pjesë e votave tona kishin shkuar te PSD dhe mori një mandat. Për momentin, nuk jam duke menduar këtë, por ne e kemi më të vështirë se në 2021, kjo është e sigurt. Ja që Partia Socialsite nuk është një trup amorale që e diskuton në mënyrë kaq të thatë, kaq të thatë. Unë e shoh situatën nga brenda, kam të drejtë që mendoj që kjo situatë nuk mund të konsiderohet kështu. Të gjithë mund të kemi pasur debate, por kur sheh njeri në burg, çfarë mendon, se do ta zëvendësojmë. Nuk është e vërtetë.
    Brizida Gjikondi: Mendoj se ka më të lehtë, kanë Ramën në krye të Tiranës. Në Tiranë nuk ka vakum. Mendoj se Rama do ta çojë tiranën në 20 dhe do të japë mesazhin që, jam unë ai që tërheq. I tregon që Tiranën e ka PS, dhe jo një person. Rama, për mendimin tim, ka kthyer në sfidë personale për të treguar që Tirana është e PS.

  • Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale! Bie serveri i Tatimeve

    Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale! Bie serveri i Tatimeve

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (Afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).
    Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).

    Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.
    Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.
    Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.
    Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final./Monitor

  • “Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i tatimeve

    “Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i tatimeve

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final. Si të plotësoni formularin DIVA; Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 MarsitKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.