Tag: personale

  • “Kur ju them çyryk mos e merrni personale”, Rama në Kuçovë: Etiketim politik

    “Kur ju them çyryk mos e merrni personale”, Rama në Kuçovë: Etiketim politik

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Kuçovës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku iu rikthye termit “çyryk” që ka përdorur për kundërshtarët politikë, duke theksuar se është një etiketim politik, jo personal.
    “Askush prej tyre, askush nga të tjerët nuk duhet ta marrë personale. Është politike. Kush e merr personale, të vijë me ne dhe të votojë pesën,” – tha Rama, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve në mbështetje të Partisë Socialiste.
    Në vijim, kryeministri komentoi edhe deklaratat e tij të mëparshme lidhur me marrëdhëniet mes vajzave socialiste dhe djemve demokratë, duke e konsideruar 11 majin si një “test” për këta të fundit.
    “U mërzitën se thashë se vajzat socialiste janë në lirinë e tyre të kenë simpati për djemtë demokratë. 11 maji është test të provojnë a janë të kthjellët ata çuna. T’u thonë thjesht: më do mua? Do vish të votosh për në BE? Jo, nuk vij, se do e çoj votën në kënetë? Mund të pranosh me një që hodh votën në kënetë të shikosh me ëmbëlsi?” – u shpreh Rama.
    Kryeministri shtoi se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare dhe do të japin një mesazh të qartë për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
    “Më 11 maj do marrin mësimin më të madh në të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë të derdhen lumë në kuti votimi. Më 16 maj vijnë në Tiranë gjithë udhëheqësit e Europës. Kur të vijë rezultati, duhet të dali i qartë se shumica e shqiptarëve do tani të hyjë në BE. Nuk do rrimë t’u shpjegojmë tani atyre kush është bufi. Ti biem shkurt te 5 me PS, me kandidatët tuaj. Ne nuk mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve,” – përfundoi ai.

  • Kjo është shenja më me fat e muajit maj

    Kjo është shenja më me fat e muajit maj

    Maji i vitit 2025 sjell me vete një sërë mundësish dhe ndryshimesh që ndikojnë të gjitha shenjat e zodiakut.
    Sakaq sipas astrologëve yjet do të favorizojnë gjatë këtij muaji më së shumti një shenjë të horoskopit. Bëhet fjalë për binjakët.
    Nëse i përkisni kësaj shenje të zodiakut, atëherë përgatituni për një periudhë plot mundësi dhe zhvillime pozitive, qoftë kjo për karrierën, jetën personale apo edhe shëndetin tuaj.

    Binjakët: Shenja më me fat e muajit maj 2025
    Nga 21 maji dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të muajit, prania e Marsit në Binjakë sjell një shpërthim energjie për personat e kësaj shenje.
    Ndikimi i Marsit e bën këtë periudhë ideale për veprim, fillime të reja dhe në përgjithësi për këdo që dëshiron të bëjë ndryshime personale dhe profesionale.
    Binjakët janë gjithashtu të njohur për aftësitë e tyre të komunikimit, gatishmërinë për të mësuar dhe marrëdhëniet e këndshme shoqërore.
    Ky muaj është ideal për ata që duan të bëjnë një ndryshim në punë dhe në jetën e tyre personale.
    Pra, nëse po kërkoni kohë për të bërë lëvizje të guximshme ose për të marrë një rrezik për diçka të re, atëherë maji i vitit 2025 është mundësia perfekte.
    Shfrytëzojeni këtë muaj për të bërë hapat e parë në punë të reja, për të filluar projekte të reja ose për të provuar të ndryshoni diçka në jetën tuaj të përditshme.

  • Fat dhe shumë para! Njihuni më shenjën më fatlume të horoskopit për muajin Maj

    Fat dhe shumë para! Njihuni më shenjën më fatlume të horoskopit për muajin Maj

    Maji i vitit 2025 sjell me vete një sërë mundësish dhe ndryshimesh që ndikojnë të gjitha shenjat e zodiakut.
    Sakaq sipas astrologëve yjet do të favorizojnë gjatë këtij muaji më së shumti një shenjë të horoskopit. Bëhet fjalë për binjakët.
    Nëse i përkisni kësaj shenje të zodiakut, atëherë përgatituni për një periudhë plot mundësi dhe zhvillime pozitive, qoftë kjo për karrierën, jetën personale apo edhe shëndetin tuaj.
    Binjakët: Shenja më me fat e muajit maj 2025
    Nga 21 maji dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të muajit, prania e Marsit në Binjakë sjell një shpërthim energjie për personat e kësaj shenje.
    Ndikimi i Marsit e bën këtë periudhë ideale për veprim, fillime të reja dhe në përgjithësi për këdo që dëshiron të bëjë ndryshime personale dhe profesionale.
    Binjakët janë gjithashtu të njohur për aftësitë e tyre të komunikimit, gatishmërinë për të mësuar dhe marrëdhëniet e këndshme shoqërore.
    Ky muaj është ideal për ata që duan të bëjnë një ndryshim në punë dhe në jetën e tyre personale.
    Pra, nëse po kërkoni kohë për të bërë lëvizje të guximshme ose për të marrë një rrezik për diçka të re, atëherë maji i vitit 2025 është mundësia perfekte.
    Shfrytëzojeni këtë muaj për të bërë hapat e parë në punë të reja, për të filluar projekte të reja ose për të provuar të ndryshoni diçka në jetën tuaj të përditshme.

  • Kushte të papërshtatshme për të pasur një proces të lirë dhe të ndreshëm”/ Çfarë paralajmëron OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

    Kushte të papërshtatshme për të pasur një proces të lirë dhe të ndreshëm”/ Çfarë paralajmëron OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

    Kushte të papërshtatshme për të pasur një proces të lirë dhe të ndreshëm”/ Çfarë paralajmëron OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

    Raporti paraprak i OSBE/ ODHIR, organizatës që vëzhgon zgjedhjet kudo në botë, i publikuar në fund të prillit, vlerëson se kushtet ku do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë të papërshtatshme për një proces të lirë dhe të ndershëm. Raporti flet për “polarizim ekstrem politik”, që vjen nga një “Reformë zgjedhore e njëanshme dhe pa konsultim publik”.

    “Mjedisi politik karakterizohet nga një shkallë e lartë polarizimi dhe mosbesimi mes dy partive kryesore” citohet në raport, i cili vazhdon se “Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 zhvillohen në sfondin e ndryshimeve në sistemin zgjedhor dhe futjes së votimit jashtë vendit për herë të parë… Mjedisi politik karakterizohet nga polarizim i thellë, ndarje të brendshme partiake, çështje të profilit të lartë të korrupsionit dhe shqetësime në rritje për qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes.”OSBE/ODIHR nënvizon se shumica e rekomandimeve të mëparshme për përmirësimin e procesit zgjedhor mbeten të pazbatuara, përfshirë ato që lidhen me komisionet zgjedhore, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, dekriminalizimin e shpifjes, transparencën mediatike dhe financimin e fushatës.

    Shumë nga rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara. Këto përfshijnë, ndër të tjera, rekomandime për përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve të ulëta, të drejtat e votës për personat me aftësi të kufizuara intelektuale ose psikologjike, heqjen e përgjegjësisë penale për shpifje, mbulimin e pavarur të fushatës nga media, raportimin e përkohshëm të financimeve të fushatës dhe zbatimin e rregullave të financimit për palët e treta.”Një nga pikat më të theksuara është ndalimi i përkohshëm i aksesit në TikTok nga qeveria shqiptare, që është konsideruar si cenim i mundshëm i lirisë së shprehjes.

    “Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok. Tre organizata të shoqërisë civile e çuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars për shkak të shkeljes së mundshme të lirisë së shprehjes.”

    “Kuadri ligjor mbron lirinë e shprehjes, megjithatë shpifja mbetet e kriminalizuar dhe rastet civile dhe penale për shpifje ndaj gazetarëve vazhdojnë.”Raporti prek gjithashtu problemet kronike të zgjedhjeve në Shqipëri si keqpërdorimi i aseteve publike, presioni mbi punonjësit e administratës dhe përdorimi i rrjeteve patronazhistë për të ndikuar mbi votën.

    “Përdorimi i burimeve shtetërore dhe fushatat brenda institucioneve publike janë të ndaluara, por shqetësimet për presion ndaj punonjësve civilë, ndikim të padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorim të aseteve publike vazhdojnë të jenë të pranishme.”

    “Shumica e bashkëbiseduesve të Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it shprehën shqetësime lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore (duke përfshirë edhe për votimin jashtë vendit), presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe ndikimin e të ashtuquajturave ‘rrjete patronazhistësh’ mbi votimin.”Një tjetër shqetësim serioz është abuzimi me të dhënat personale, të cilat përdoren në mënyrë të paligjshme për qëllime elektorale.

    “Bashkëbisedues të Misionit të OSBE/ODIHR shprehën shqetësime lidhur me keqpërdorimin e të dhënave personale.”

    “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratua në vitin 2024 dhe Komisioneri për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikoi udhëzime mbi përpunimin e të dhënave personale në fushatat zgjedhore. Komisioneri, në bashkëpunim me KQZ-në, publikoi gjithashtu një deklaratë për të bërë thirrje për raportimin e shkeljeve.”

    Fushata karakterizohet nga mungesa e diskutimeve për politika publike dhe sulme të ndërsjella mes liderëve të partive, një klimë që OSBE/ODIHR e përshkruan si të dëmshme për demokracinë.

    “Sulmet personale mes liderëve të partive kryesore janë të zakonshme, përfshirë edhe online, ashtu si edhe akuzat e ndërsjella për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.”

    “Fushata ka qenë e zbehtë deri tani… Sulmet personale mes liderëve të partive kryesore janë të zakonshme…”Në fund, raporti ngre shqetësime për mungesën e ndëshkueshmërisë për shkeljet zgjedhore, pavarësisht numrit të lartë të ankesave.

    “KQZ-ja ka marrë një numër të madh ankesash lidhur me shkeljet gjatë fushatës dhe vazhdon të monitorojë aktivisht respektimin e rregullave.”“KQZ-ja informoi Misionin e OSBE/ODIHR se deri më 11 prill kishte marrë 94 ankesa për shkelje të lidhura me zgjedhjet… KQZ-ja hapi hetime administrative për 70 prej tyre, nga të cilat 42 janë përfunduar dhe në vetëm 3 raste janë marrë masa ndëshkuese”, thuhet në raport.

  • Meghan Markle ndan detaje për martesën dhe fëmijët

    Meghan Markle ndan detaje për martesën dhe fëmijët

    Showbiz E Mërkurë, 30 Prill 2025 13:28
    Meghan Markle është rikthyer në qendër të vëmendjes me rrëfimin e saj të fundit në një podcast të drejtuar nga Jamie Kern Lima, ku ndau detaje personale mbi martesën me Princin Harry, projektet e saj të reja dhe jetën familjare në Kaliforni.
    Dukesha tregoi se marrëdhënia me Harry-n nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

    “Në fillim gjithçka ishte shumë mirë, ndienim flutura në stomak, por menjëherë pas kësaj filluam të grindeshim”, tha Meghan. Ajo zbuloi se gjashtë muaj pas fillimit të lidhjes, çifti hasi në vështirësi dhe përplasje, duke theksuar se edhe dashuritë mbretërore kanë momentet e tyre të vështira. Megjithatë, pas shtatë vitesh martesë, Meghan tha se ata po e shijojnë një kapitull të ri, ku ndihen më të lidhur se kurrë.
    Ndërkohë, një tjetër temë që po krijon tension mes tyre është ekspozimi i fëmijëve në publik. Meghan së fundmi ndau në Instagram disa foto të Princit Archie dhe Princeshës Lilibet në shtëpinë e tyre në Montecito, por sipas burimeve pranë çiftit, Harry nuk është aspak dakord me këtë vendim. Ai dëshiron që fëmijët të rriten larg syve të medias, duke shmangur presionin që ai vetë ka përjetuar që i vogël.
    Kjo mospërputhje në qëndrime vjen në një kohë kur Meghan po përpiqet të forcojë markën e saj personale, ndërsa Harry mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së privatësisë familjare. Një debat i heshtur mes ekspozimit publik dhe mbrojtjes së jetës personale – një sfidë që duket se po teston edhe më shumë balancën në çiftin mbretëror më të komentuar të viteve të fundit.

  • “Atij i pëlqejnë burrat”, banori i Ferma Vip tronditet nga letra e gruas

    “Atij i pëlqejnë burrat”, banori i Ferma Vip tronditet nga letra e gruas

    Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spektaklin Ferma VIP 2. Çfarë rrethana e çuditshme ka pasur Ylli, i cili, përveçse është përfshirë në disa ngjarje të çuditshme, tani përballet me akuza të rënda që e sfidojnë imazhin e tij publik.
    Gjatë javës, Ylli ka zbuluar se ka qenë i martuar jashtë, por tashmë ka nisur procesin e divorcit. Kjo deklaratë ka qarkulluar shpejt dhe ka shkaktuar reagime të forta, sidomos nga bashkëshortja e tij, e cila ka ofruar një version të saj të ngjarjeve. Ajo ka dërguar një letër në redaksinë e Ferma VIP 2, ku sqaron se ata kanë bashkëjetuar vetëm për dy javë dhe se martesa e tyre ka qenë vetëm një formalitet, pa ndonjë ceremoninë tradicionale. Letra e saj është shokueshëm e drejtpërdrejtë. Ajo pretendon se Ylli ka kërkuar divorcin sepse preferon marrëdhënie me burra.
    Kjo akuzë rëndon mbi Yllin dhe ai e sheh si një sulm të ulët ndaj karakterit të tij. Këto pretendime e kanë shqetësuar dhe Ylli i ka quajtur këto akuza të pabaza, duke proklamuar se ndarja e tyre është rezultat i ndikimeve të prindërve të nuses, dhe jo ndjenjave të tij personale. Historitë personale sa vijnë dhe komplikohen, sidomos kur ndodhin përballje të tilla publike. Ylli dhe bashkëshortja e tij kanë një histori që shtrihet për madje disa vite, përfshirë një fejesë që tani duket e filluar në vitin 2022. Kjo mund të ngrejë pyetje të mëdha për natyrën e aktualitetit të martese së tij. A ishte kjo një marrëdhënie e keqe që asnjëherë nuk arriti të žbulonte vërtet ndjenjat e tyre?
    Gjatë intervistës në Ferma VIP 2, ku Luana e fton Yllin të flasë për jetën e tij personale, ai jep një version të tij të ngjarjeve. “Nuk kam qenë i martuar, por kam pasur një lidhje të ngrohtë me të të fejuarën time,” thotë ai. E gjithë kjo situatë duket se është një rrjedhë e pandalshme e llogarive dhe akuzave, duke e lënë audiencën të spekulojë rreth vërtetësisë së tyre. Çfarë do të ndodhë tani përpara Yllit? A do të arrijë ai të zhvendosë këtë mori akuzash dhe të ndjekë një jetë të re? Ndërsa Ylli është duke reshikuar të kaluarën e tij, shikuesit e spektaklit Ferma VIP 2 ndihen tërhequr nga këtë histori të komplikuar, duke pritur për zhvillime të tjera. Si do t’ia dalë ai për të sfiduar këto akuza dhe për të provuar vërtetësinë e tij?

  • Tentoi të grabiste me dhunë tre italiane, arrestohet 18-vjeçari! Në banesë iu gjet…

    Tentoi të grabiste me dhunë tre italiane, arrestohet 18-vjeçari! Në banesë iu gjet…

    Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Durrës, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, ka tentuar t’u vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane.
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se Dorian Abazi, më datë 27 prill, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28 prill, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.
    Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.
    Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:
    A., 18 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,.
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.
    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.
    Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase italiane, arrestohet 18 vjeçari në Durrës

    Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase italiane, arrestohet 18 vjeçari në Durrës

    Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, arrestohet një 18 vjeçar në Durrës. Gjithashtu, uniformat blu kanë zbardhur dhe dokumentuar dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë po nga ky shtetas.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”, ku u arrestua  D. A., banues në Durrës. Sipas policisë ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane.
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, brenda dy ditëve ka thyer xhamat e dy automjeteve duke marrë sende personale.
    Njoftimi i policisë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.
    Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.
    Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:
    D. A., 18 vjeç, banues në Durrës.
    Ky shtetas dyshohet  se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.
    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.  Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi t’u vjedhë me dhunë sendet personale 3 italianeve, bie në prangat e policisë 18-vjeçari në Durrës (Emri)

    Tentoi t’u vjedhë me dhunë sendet personale 3 italianeve, bie në prangat e policisë 18-vjeçari në Durrës (Emri)

    Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin Dorjan Abazi pasi dyshohet se ka tentuar tu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane.
    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen nr.13, në qytetin e Durrësit.
    Njoftimi i policisë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.
    Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.
    Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:
    D. A., 18 vjeç, banues në Durrës.
    Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,.
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.
    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.
    Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Blendi Gonxhja: Në Tiranë PS merr 20 mandate

    Blendi Gonxhja: Në Tiranë PS merr 20 mandate

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tregoi pritshmëritë e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.. Në qarkun e Tiranës janë 37 mandate deputeti.
    Gonxhja tha se do të ishte i kënaqur nëse PS do arrinte të merrte 20 mandate e sipër në Tiranë, ndërsa për votat personale, ai u shpreh se është e vështirë të llogaritet pragu i votave të nevojshme për tu bërë deputet.

    “Do të ishte një rezultat shumë i kënaqshëm nëse do shkonim në 20 mandate dhe mbi në Tiranë. Për votën personale, ka vështirësi. Nëse do kishte një votë më të barazndara do kishte një prag natyrisht më të vështirë për tu kapur, sepse do kishte shumë veta pranë njëri-tjetrit për të kaluar pragun.
    Këto zgjedhje nuk kanë më prag zyrtarisht, që ta dish për sa do duhet të luftosh dhe duke marr parasysh riskun dhe punën e përditshme, njerëzit janë “të bombarduar”. Ata po trokiten çdo ditë nga çdo lloj mundësie penetrimi dhe është normale dhe brenda një familje ka ndarje që të mos prishen me të njohurit. Është një dinamikë e lëvizshme deri në ditën e fundit”,-tha Gonxhja.