Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, që u hodh sot poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ishte një vendim personal i kryeministrit Edi Rama.
“Vendimi i GJK, na tregoi se vendimi për shkarkimin e Veliajt ishte një veprim personal politik i Ramës.
E thanë këshilltarët e shkretë, me shpirt jemi me Erionin. Ne e pamë në kohë rekord, e votoi këshilli bashkiak, ja çoi prefektit, në kohë rekord ky ja coi qeverisë dhe më pas qeveria presidentit”, tha ai.
Hoxha solli në vëmendje edhe pjesë nga fjala e Veliajt në seancës e së premtes në Kushtetuese ku Veliaj bëri mbrojtjen e tij para trupës gjykuese.
“Krahasimi që bëri Veliaj me kryetarin e marrë peng të Medelinit, tha jam njëlloj si ai që e morën peng, nuk kam si shkoj në detyrë.
Hoxha deklaroi se sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar, duke renditur mungesën e prokurorë dhe gjyqtarëve në sistem, si dhe grumbullin e dosjeve që presin të shqyrtohen. Reforma nuk janë 20 prokurorët e SPAK por 40 për qind e prokurorëve dhe gjyqtarëve që mungojnë, reforma ka dështuar”, tha ai.
Tag: personal
-

“Kushtetuesja e ktheu në detyrë”, Artan Hoxha: E papritur, shkarkimi i Veliajt ishte vendim personal i Ramës
-

Dumani: Zgjatjen e mandatit të Prokurorëve të Posaçëm nuk e kërkoj për interesin personal
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor në Kuvend për veprimtarinë e SPAK në vitin 2024, u ndal edhe te çështja e mandatit të tij dhe e prokurorëve të posaçëm.
Në një seancë ku u përball me 65 pyetje të depozituara nga opozita, Dumani dha një mesazh të qartë për qëndrueshmëri, integritet dhe refuzim të çdo aludimi për interes personal.
I pyetur nga deputetët e opozitës, nëse përfundimi i mandatit të tij përbën një dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin, Dumani u përgjigj duke thënë se, “Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, iu bëj ballë sfidave. Do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mandatit 9-vjeçar.”
Dumani theksoi se kërkesa për rishikimin e mandatit të prokurorëve të posaçëm nuk ka lidhje me interesin e tij personal, por me funksionimin e institucionit.
“I kam kërkuar disa herë Kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se e bëj këtë për interesin tim personal. Për këtë arsye e ritheksoj: Nëse politika e kushtëzon apo ka edhe mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk rikandidoj.”
Ai shtoi se do të vijojë të shërbejë si prokuror, pavarësisht nëse do të jetë pjesë e SPAK apo jo.
“Për një gjë të jeni të sigurt, unë do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, kuptohet po s’na larguat juve.”
Në fjalën e tij, Dumani citoi edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Robert Kennedy, për të përçuar mesazhin e përkushtimit dhe guximit në drejtësi:
“Lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga Kushtetuta, por nga burrat dhe gratë që jetojnë ato me guxim e përkushtim. Ndaj e ndiej punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm.”
Në raportin e tij, Dumani konfirmoi se hetimet për pastrim parash në sektorin e ndërtimit dhe turizmit kanë çuar në konfiskimin e katër hoteleve dhe se janë në proces edhe raste të tjera. -

Trajneri personal flet për Zhegrovën: Tani po, mund të luajë 90 minuta, pa asnjë problem
24 Shtator 2025
13:24
Alfred Lleshi
Përgatitësi personal i Edon Zhegrovës, Ardian Sallahu, foli për “Tuttosport” duke theksuar gjendjen optimale të lojtarit të Juventusit: “Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë, pa asnjë problem. E kam ndihmuar ta kalojë dëmtimin dhe të kthehet më i fortë se kurrë. Po, është ndryshe nga më parë”.
Sallahu shpjegoi se ndryshimi ka qenë i plotë, si nga ana fizike, ashtu edhe në zhvillimin e masës muskulore: “Aktualisht është në kulmin e përgatitjes, gati për çdo sfidë”.
Ai tregoi edhe metodën e punës: “Punuam mbi kërkesat e rolit të tij, me stërvitje teknike me topin dhe lëvizje me intensitet të lartë. Madje kishim një stërvitje të veçantë, nën presion të madh, ku Edon duhej të merrte vendime, tipike të lojës. E njoh prej tri vitesh, kemi qenë bashkë edhe në kombëtaren e Kosovës”.
Në fund, Sallahu e përshkroi Zhegrovën si unik: “Kam punuar me shumë futbollistë, por Edon është special. Ka mentalitetin e atij që nuk dorëzohet kurrë”.
-

Në pritje të “Topit të Artë”, Jamal merr trofeun e parë personal
Lamine Jamal ka marrë çmimin e parë personal në ceremonin e “Topit të Artë” që op zhvillohet aktualisht në Theatre du Chatelet në Paris.
Jamal ka marrë trogfeun “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç)
Ndërkohë Jamal është në garë të fortë me Osmane Dembele për trofeun më prestigjoz futbollistik, atë të “Topit të Artë”. -

I vunë tritol në banesë, reagon Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë konflikt personal…(Video)
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz.
Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe po analizohen të gjitha pistat.
Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para apo pas shpërthim. -

Eklipsi Hënor, tre shenjat e zodiakut që do të ndiejnë ndikimin e tij
Hëna mbulohet plotësisht nga hija e Tokës më 7 shtator, në shenjën e Peshqve dhe ky moment astrologjik nuk kalon pa u vënë re. Kjo “hënë e kuqe” ose Hëna e Gjakut, siç quhet ndryshe, shënon trazira, zbulime dhe tronditje emocionale të rëndësishme që mund të na shtyjnë drejt zbulimeve ose ndryshimeve të reja qoftë në një nivel personal apo në aspektin e marrëdhënieve dhe qëllimeve.
Virgjëresha
Po përjetoni eklipsin në fushën e marrëdhënieve dhe partneriteteve. Hëna e Re dhe aktiviteti intensiv planetar përforcojnë tendencën për riorganizim personal: ose po mbyllni një rreth ose po forconi lidhjet që kanë kuptim të vërtetë për ju.
Ujori
Eklipsi ndriçon vlerat, financat dhe një ndjenjë të vetëvlerësimit. Shpesh është një kohë për të rivlerësuar atë që është vërtet e vlefshme në jetën tonë me ndershmëri, veprim dhe besim. Marrëveshjet e biznesit, mundësitë financiare ose aleancat simbolike mund të dalin në pah me një vrull të ripërtërirë.Peshqit
Eklipsi zhvillohet në shenjën tuaj, duke ju bërë “protagonistë” të zhvillimeve të rëndësishme të muajit. Kjo është një thirrje e fuqishme për ripërtëritje të brendshme dhe transformim personal. Largimet nga marrëdhëniet ose zakonet që janë dobësuar janë të pashmangshme, ndërsa hapet rruga për një version autentik dhe më autonom të vetes. -

6 gola për të ndarë pikët! Flamurtari ende në kërkim të pikës së parë, Bylisi është “kockë e fortë”
Mes pritshmërive dhe investimeve, Flamurtari është një prej atyre ekipeve që pritej të shihej me shumë vëmendje në këtë edicion të ri të Superiores. Por vlonjatët janë ende në kërkim të fitores së parë në këtë sezon pasi humbën ndaj Elbasanit dhe këtë herë barazuan ndaj Bylis, 3-3.
Një barazim me shije të hidhur pasi Flamurtari ishte dy herë në avantazh. Bourard në minutën e 5 dhe Maksuti në të 22 dërguan vlonjatët në avantazhin 2-0, por vetëm dy minuta më vonë, ëalisson ngushtoi diferencat te Bylis. Në minutën e 46, Mouctar do të barazonte rezultatin, 2-2. Maksuti nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe në të 65, shënoi golin e dytë personal dhe të 3 për Flamurtarin, 3-2. Ndërkohë ëalisson e ktheu në një duel personal me Maksutin duke shënuar edhe ai golin e dytë personal për ta mbyllur ndeshjen në 3-3. /Sport Ekspres/ -

“K*kainën e kisha për përdorim personal”, zbardhet dëshmia e Marina Farës pasi u kap nga policia
Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara u kap ditën e sotme me një sasi kokaine.
39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.
Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.
Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.
5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.
Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin. -

Evi Kokalari dekonspiron Edi Ramën, kush është miku personal që kryente transaksione financiare në SHBA në emrin e…
Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka hedhur akuza të forta dhe të hapura ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëron telashe të mëdha për shefin e qeverisë dhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ajo dekonspiron (denoncon) mikun personal të Ramës, Ron Yeffet, i cili po merr koncesione të dyshimta në Shqipëri, pa asnjë ekspertizë të qartë. Kokalari kritikon fuqimisht mungesën e transparencës dhe akuzon Ramën se po trajton Shqipërinë si pronë private të familjes së tij. Ajo thekson vizitat e miliarderëve arabë, Al Mubarak dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe paralajmëron se këto lëvizje nuk kanë asnjë interes për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të tyre në kurriz të shqiptarëve.
Më tej aktivistja thekson se SPAK dhe autoritetet ndërkombëtare nuk do të jenë të ndikuara nga presionet politike dhe se çdo veprim i paligjshëm do të hetohet. Kokalari gjithashtu zbulon planet e fshehta për emërimin e kryeministres së parë femër, duke paralajmëruar se fokusi i elitës politike duhet të jetë në transparencë dhe jo në manipulim të pushtetit. Ajo paralajmëron se qytetarët janë të lodhur nga 34 vite vjedhje masive dhe nuk do të tolerojnë më keqadministrim. “Çdo gjë që është dhënë ose do të jepet pa transparencë, do t’i kthehet popullit shqiptar”, shkruan Kokalari, duke paralajmëruar se individët që mendojnë të arratisen nuk do të kenë mbrojtje nga shteti.
Ndërkohë ajo përfundon mesazhin me një paralajmërim të fortë ndaj të gjithë “kërmave moçali” të PD-së dhe elitës qeverisëse. Sipas saj, populli shqiptar duket i gatshëm për reagim, ndërsa SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë mbeten në vëzhgim, duke paralajmëruar një furtunë politike që mund të trondit skenën shqiptare. Ndërkaq kujtojmë se ky reagim i aktivistes Evi Kokalari, vjen pas zërave se kryeministri Rama i ka dhënë monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet.
Ja reagimi i plotë i Znj. Kokalari:
“Edi Rama, Ron Yeffet është miku yt personal dhe dikush që ka bërë disa transaksione financiare (ose të paktën është përpjekur t’i bëjë) në emrin tënd këtu në Amerikë. Pse pikërisht ai po merr një kontratë të tillë me qeverinë e Shqipërisë, ndërkohë që nuk ka asnjë ekspertizë në këtë fushë? Të lutem bëj transparencë dhe konfirmo këtë lajm! Qartazi, këto kohë ke filluar ta trajtosh Shqipërinë sikur ta kesh pronë të familjes, dhe po ta them: nuk ke për të shpëtuar nëse nuk vërteton që çdo gjë që po bën është në interes të kombit.
Bën mirë të qartësosh opinionin publik, si për këtë kontratë ku miku yt personal duket se po merr koncesionin e furnizimit të ushtrisë shqiptare me armatime, ashtu edhe për çështjen e Sazanit dhe vizitat e Al Mubarak dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë. Të gjithë e dimë që këtyre të fundit nuk u intereson Shqipëria në asnjë nivel social apo intelektual, përveç pasurimit të tyre në kurriz të shqiptarëve, gjë që po e mundëson pikërisht ti. Ndryshe, këto çështje do të ngrihen si me ‘miqtë’ e tu në BE, ashtu edhe me individë në SHBA që mund të bëjnë diferencën. Që SPAK një ditë do të të hetojë, për këtë mos ki asnjë dyshim.
Edhe nën presion nga ministritë e tua, SPAK nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër. Ndërkohë që ti bën plane kë do të instalosh si femrën e parë kryeministre, po ta them unë: do të ishte më mirë të fokusoheshe për të shpëtuar lëkurën tënde, sepse disa prej nesh nuk ju ndahen më kastës suaj. Kush e di, ndoshta shumë shpejt shpërthen një revolucion në atë vend ku ti, Berisha dhe gjithë “vemjet” që mbani vërdallë, do të nxirren jashtë Parlamentit nga një popull i lodhur nga 34 vite vjedhje masive.
Por momentalisht, me sinqeritetin më të madh po të them: mos bëj gafa më të mëdha se ato që ke bërë deri tani, sepse çdo gjë që ke dhënë dhe do japësh, qofshin prona apo koncesione, do t’i kthehet popullit. Dhe të gjithë ju – ti që i jep sikur i ke të tuat, dhe ata që i marrin pa ju dridhur qerpiku – do të paguani shtrenjtë. Nuk do të ketë shtet që do t’ju mbrojë nëse mendoni të arratiseni. E njëjta gjë shkon edhe për çdo “kërmë moçali” të PD-së.”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale. -

Kryebashkiaku i Ersekës reagon pas divorcit nga bashkëshortja, Erion Isai: Kam nisur një kapitull të ri personal
Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai ka reaguar në Facebook pas lajmeve për divorcin nga bashkëshortja e tij, regjisorja Ajlin Petrela, duke konfirmuar se martesa e tij ka dy vite që ka përfunduar.
Erion Isai tha se ndarja me nënën e dy vajzave të tij, Ajër dhe E’dua është finalizuar në prill të vitit të kaluar.
Ish-aktori shkroi se nga prilli i 2024-ës zyrtarisht dhe ligjërisht ka nisur një kapitull të ri personal.
Postimi i plotë:
Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!
Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!
Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!
Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!
Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!
Uroj që çdo ditë tja dal!
Përqafime e bekime!Top Channel