Tag: personal

  • “E zgjuam partinë”/ Salianji sfidon drejtuesit e PD nga Gjirokastra: Qëllimi im nuk është personal

    “E zgjuam partinë”/ Salianji sfidon drejtuesit e PD nga Gjirokastra: Qëllimi im nuk është personal

    Ish-deputeti i PD Ervin Salianji siç edhe kishte paralajmëruar ka nisur takimin e tij në Gjirokastër, me qytetarë, mbështetës e demokratë.
    Salianji më herët është shprehur se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të hapet.
    Ai ka nënvizuar se takimet e tij të zhvilluara me demokratët kanë “zgjuar” partinë, ndërsa është shprehur se qëllimi i tij nuk është aspak personal, por që Partia Demokratike të jetë parti fituese.

  • “A do ma zgjidhnit një hall personal?”, Xholi i përgjigjet pyetjes me spec të anëtares së KLP:Do ju jepja një kafe dhe…

    “A do ma zgjidhnit një hall personal?”, Xholi i përgjigjet pyetjes me spec të anëtares së KLP:Do ju jepja një kafe dhe…

    Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK, teksa po prezanton platformën e tij në seancën dëgjimore në KLP, tregoi pikën e tij më të dobët profesionalisht.
    Ai tha se nuk sektorin e kriptovalutave nuk ka shumë informacione.
    “Pika ime e fortë, sikundër e thash, është se kriteret e përcaktuara, është që të kesh aftësi drejtuese dhe menaxhuese. Kam eksperiencë dhe në drejtim dhe në anën akademike. Disavanazhe? Mësoj çdo ditë, nuk jam i gjithëdituri. Nuk e kam informacionin, dijeninë time që të jem ekspert në fushën e kriptovalutave. Mundohem t’i marr gjerat më seriozisht gjërat dhe i marr kohë dhe familjes, i hyjë në hak. E vlerësoj punën e dy pararendësve, Krajës dhe Dumanit. Kraja u gjet në vështirësi stafi, ndërsa Dumani kishte staf të plotësuar dhe bashkëpunim me partnerët në kohë reale. Do kërkoj që të marr shembujt e tyre.”, tha Xholi. Sakaq, Arta Mandro, anëtare e KLP-së i bëri një pyetje pikante Xholit, se si do të sillej ai zgjidhej kreu i SPAK dhe ajo t’i kërkonte një nder në zyrën e tij.
    “E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutën nuk keni asnjë pozicion. DO ju respektoj si femër, për një kafe, por do respektoja ligjin. Se në SPAK e bëjnë të mirë kafen, se kështu thonë.”, tha ai.

  • “Berisha në hall personal”/ 21 Janari, Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve në bulevard

    “Berisha në hall personal”/ 21 Janari, Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve në bulevard

    Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha është në hall personal, lidhur me çështjen e 21 janarit, dhe po merr në mbrojtje ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.
    Në një intervistë Mahmutaj u shpreh se Berisha është arkitekt i 4 vrasjeve në bulevard.
    “Berisha nuk përpiqet të mbrojë Bashën. Berisha ka treguar që nuk mbron askënd. Berisha është në hall personal. përpiqet ta marrë në mbrojtje Bashën, që mos ta sulmojë, mos të dëshmojë kundër tij. Berisha, duke qenë në hall, ai është i pandehuri kryesor i kësaj çështjeje, ai është vrasësi.
    Basha, e kam theksuar, që 1 ditë më përpara, 20 janar, e ka shprehur se do ketë akte dhune dhe nuk do mbahej përgjegjësi. Basha ishte aneksuar, pushtetin e 21 janarit e kishte marrë përsipër Berisha. Ilir Meta po përpiqet të sfumojë akuzën ndaj Berishës”, theksoi ai.

  • Vendimi i plotë/ “Arrest në shtëpi” për Gjylin e Elezin, konfirmohet pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun

    Vendimi i plotë/ “Arrest në shtëpi” për Gjylin e Elezin, konfirmohet pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun

    Zbardhet vendimi i GJKKO pas seancës së zhvilluar të shtunën, me kërkesë të SPAK, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës së sigurimit për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.

    Në vendimin e saj, trupa e gjyqtarëve të GJKKO, e drejtuar nga Erjon Çela vendosi  vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda

    Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Po ashtu, GJKKO miratoi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij.
    Njoftimi i plotë
    Kërkuesi Prokuroria e PosaçMe kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetjedhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e  me adresë:
    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
    gijotina.com/

  • GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra, dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun/Ja vendimi i qartë, për vartësit

    GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra, dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun/Ja vendimi i qartë, për vartësit

    Zbardhet vendimi i GJKKO pas seancës së zhvilluar të shtunën, me kërkesë të SPAK, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës së sigurimit për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.
    Në vendimin e saj, trupa e gjyqtarëve të GJKKO, e drejtuar nga Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Po ashtu, GJKKO miratoi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit
    Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij.
    Njoftimi i plotë:
    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetjedhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e me adresë:
    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

  • La në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, ja vendimi i GJKKO

    La në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, ja vendimi i GJKKO

    Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

    GJKKO sqaron se ndaj Belinda Ballukut, e akuzuar për abuzim me tenderin e Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Madhe, u vendos vazhdimi i masës së sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë).

    Ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.

    “Gjyqtari Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli.

    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Erald Elezi”, informon GJKKO.

    Ndaj vendimit të gjyqarit Erjon Çela mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditëve.

    Vendimi i GJKKO:

    Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:

    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****

    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
    Tiranë, më datë 22.11.2025

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet të ushtrojë mandatin si deputete

    Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet të ushtrojë mandatin si deputete

    Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet të ushtrojë mandatin si deputete
    Për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku gjykata ka marrë vendimin për caktimin e masës së sigurimit pezullim nga detyra lidhur me funksionin e saj si zëvendëskryeministres apo ministre. Në vendim sillet në vëmendje përcaktimi i nenit 242 i Kodit të Procedurës Penale “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ku në pikën 1 parashikohet se: “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to”.
    Nga ana tjetër, konstatohet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
    Gjyqtari Çela ka vlerësuar se bazuar në rrethanat konkrete, ndaj Ballukut më e përshtatshme ka qenë caktimi i masave të sigurimit, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Gjykata thekson se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
    Argumentimi i gjyqtarit Erion Çela për caktimin e masave të sigurisë për Ballukun:-Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal duhet të mbahen në konsideratë këto kritere/rrethana: rëndësia e faktit, rrezikshmëria shoqërore e veprave penale për të cilat akuzohet/dyshohet duke u nisur nga masa që ato parashikojnë, përhapja e kësaj vepre penale, rolin e të pandehurës në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, pasojat e ardhura nga vepra penale, moshën, gjendjen gjyqësore si dhe gjendjen shoqërore e familjare të saj (me gjëndje civile e divorcuar, kryefamiljare, me dy fëmijë të datëlindjes 20.07.2005 dhe 20.12.2010).
    -Gjykata, vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin e njëkohshëm të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Në vlerësimin e gjykatës këto masa sigurimi personal janë masat më të përshtatshme në raport me rëndësinë e faktit dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 258/2 i K.Penal si dhe faktin që akuzohet/dyshohet për kryerjen e veprës penale dy herë dhe në bashkëpunim.
    -Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikon: “1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2.Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 1 të tij me titull “Qëllimi dhe objektí, përcakton se: “Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet”. Në nenin 2, pika 5, të këtij Kodi me titullin “Përkufīzime”, përcaktohen personat që do të zgjidhen: “…4. “Kandidat” është një shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat për deputet ose për kryetar bashkie, ose për këshillin e bashkisë, në përputhje me këtë Kod, për të cilin do të votohet në zgjedhje “. Pra, personat e zgjedhur në zbatim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, parë kjo në zbatim të ndalimeve të nenit 242 të K.Pr.Penale, janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillit të bashkisë.
    -Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku, masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masa e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik (pezullimi nga detyra me funksione e larta shtetërore. Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale. Gjykata çmon që të theksojë se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Viti 2026 pritet të sjellë energji të reja dhe ndryshime të mëdha për disa nga shenjat e zodiakut. Sipas parashikimeve astrologjike të Collective World, ky vit do të shënojë një periudhë rilindjeje dhe fillimesh të reja, ku e kaluara lihet pas dhe hapet një kapitull i ri plot mundësi.
    Për katër shenja në veçanti, 2026-a do të jetë një vit suksesi, dashurie dhe transformimi të brendshëm.
    Peshorja

    Për Peshoret, viti 2026 do të jetë periudha e vetëdijes dhe ekuilibrit të vërtetë. Pas kohësh pasigurie dhe dyshimi, ata do të gjejnë forcën për të marrë vendime të guximshme. Në planin profesional dhe personal, do të hapen mundësi të reja. Mos kini frikë të veproni, dështimet e së kaluarës do të shndërrohen në shkallë drejt suksesit dhe harmonisë që kërkoni.
    Shigjetari
    Ky vit sjell zgjim shpirtëror dhe fillime të reja për Shigjetarët. Pas sfidave që kanë përjetuar, më në fund do të ndihen sikur kanë në dorë fatin e tyre. Sekreti i suksesit,  dëgjoni intuitën dhe mos kini frikë të rrezikoni,  ëndrrat që dukeshin të paarritshme janë më pranë se kurrë.
    Bricjapi
    Pas shumë përpjekjesh dhe lodhje, më në fund vjen shpërblimi. Viti 2026 sjell për bricjapët një frymë të re dhe energji pozitive. Karriera do të njohë rritje të ndjeshme, ndërsa edhe në aspektin personal do të ketë surpriza të këndshme. Përqafoni të renë me guxim dhe mos u mbyllni ndaj mundësive që ju ofron universi.
    Ujori
    Për ujorët, 2026-a do të jetë viti i rilindjes dhe qartësisë shpirtërore. Pas një periudhe paqartësie, ujorët do të gjejnë drejtimin e duhur. Shumë ujorë do të fillojnë projekte të reja ose do të ndryshojnë karrierën e tyre, ndërsa veçantia e tyre do të bëhet forca e tyre më e madhe.

  • Pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit/ SPAK zbardh akuzat ndaj Ballukut

    Pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit/ SPAK zbardh akuzat ndaj Ballukut

    Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka zbardhur akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe 2 vartësve të saj.
    Në njoftimin zyrtar, SPAK shprehet se ndaj Ballukut është vendosur: “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4””.
    Gentian Gjyli dhe Erald Elezi ndodhen në arrest shtëpie për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

    Për sa më sipër, SPAK thekson se këto masa janë ekzekutuar për të tre të pandehurit.
    “Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :
    Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.
    Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”, thuhet në njoftimin e SPAK.

  • Balluku në Kuvend: Jam në një sulm personal, nuk ka nisur sot, as atë ditë në SPAK

    Balluku në Kuvend: Jam në një sulm personal, nuk ka nisur sot, as atë ditë në SPAK

    Belinda Balluku

    TIRANË-Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka preferuar mos komentojë hetimin e SPAK të nisur ndaj saj, por akuzat i ka cilësuar baltë dhe aludime kundër saj. Balluku iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, ndërsa tha se ky është një sulm personal ndaj saj. 
    Belinda Balluku: Personalisht e kam shumë të qartë, pse jam në një sulm personal që nuk më ka nisur as sot, as ditën që shkova në SPAK, por ka kohë që më ka nisur. Ju nuk e falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon, madje nuk falni as ata që dallojnë brenda radhëve tuaj. Ju përmes sulmeve personale mbuloni dështimin tuaj. Dëgjova këtu një thirrje pak më parë, dikush u ngrit dhe that ë mos therremi me familjarët, kur e vendosët këtë akt etik, na njoftoni dhe ne sepse ju nuk merreni thjesht me familjarët por keni ngritur të vdekurit nga varri dhe i keni sjellë nëpër foltore dhe parlamente.

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit më 31 tetor në SPAK, ku iu komunikua akuza për shkeljen e barazisë në tenderat publikë, në lidhje me procedurën e ndjekur për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë. SPAK njoftoi se ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend./ZËRI