Tag: persona

  • Furgonit me targa shqiptare i shpërthen goma në Gjermani, plagosen 5 persona

    Furgonit me targa shqiptare i shpërthen goma në Gjermani, plagosen 5 persona

    Një aksident i rëndë u shënua në autostradën A8 në Gjermani, në drejtim të Mynihut.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një furgon nga Shqipëria po udhëtonte në korsinë e mesit kur i shpërtheu goma. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Furgoni VW devijoi djathtas dhe u përplas me një tjetër furgon Fiat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, dy në furgonin shqiptar dhe tre në furgonin Fiat.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Të plagosurit nuk kanë marrë plagë të rënda.

    Policia përllogarit se dëmi i shkaktuar nga aksidenti shkon në rreth 40 mijë euro.

  • Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

    Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

    Franca përkujton këtë të enjte sulmet terroriste  të Shtetit Islamik të 13 nëntorit të vitit 2015, ku u vranë më shumë se 130 persona dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

    Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sollën terror dhe frikë në të gjithë Francën, duke nxitur masa emergjente sigurie, disa nga të cilat u kthyen në ligje.

    Një kopsht përkujtimi i vendosur pranë Bashkisë së Parisit, hapet për të nderuar ata që humbën jetën dhe ata që mbijetuan.

    Emrat e viktimave të gdhendur në gurë graniti janë vendosur rreth kopshtit, ndërsa një pemë ulliri është mbjellë në hyrje të tij.

    Sulmi filloi me shpërthime vetëvrasëse me bomba jashtë stadiumit Stade de France, ku Presidenti i atëhershëm Francois Hollande dhe ministri i jashtëm gjerman po shikonin një ndeshje miqësore futbolli, dhe vazhdoi me persona të armatosur që hapën zjarr në pesë vende të tjera në qendër të Parisit.

    Pak më vonë, persona të armatosur filluan të qëllonin bare dhe restorante në lagje të mëdha të kryeqytetit francez.

    Ndërkohë në orën 9:40 të mbrëmjes, një grup xhihadistësh mbërriti në Bataclan, një teatër dhe vend argëtimi parizien. Makthi zgjat gati tre orë, derisa ndërhyjnë forcat speciale. 90 persona u vranë dhe 350 mbetën të plagosur. Nga të mbijetuarit e Bataclan, dy kryen vetëvrasje më pas si pasojë e traumave të forta.

    Dhjetë vjet më vonë, kërcënimi i sulmeve të tilla në Francë është i ndryshëm. Sipas burimeve të sigurisë, grupet militante xhihadiste si Shteti Islamik nuk kanë më të njëjtat mjete për të koordinuar sulmet në tokën franceze.

    Por propaganda online e grupit është ende efektive dhe në gjendje të radikalizojë të rinjtë e terhequr nga dhuna në mediat sociale. Prokurorët e antiterrorizmit këtë javë nisën një hetim ndaj ish-partneres të autorit të vetëm të mbijetuar të sulmeve, I cili aktualisht ndodhet në burg.

  • 6 persona morën pjesë në atentat, dyshimet e reja dhe marrja e kamerave në aeroport

    6 persona morën pjesë në atentat, dyshimet e reja dhe marrja e kamerave në aeroport

    Zhvillimet të reja janë mësuar nga grupi hetimor në lidhje me atentatin e dy ditëve më parë në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shtetasi Mustafa Sheqeri.
    Nga rindërtimi i ngjarjes që kanë bërë hetuesit, dyshohet se në këtë krim që tronditi opinionin kombëtar janë përfshirë 6 persona, 3 atentatorë, një shofer, një vëzhgues dhe një person tjetër që i priste në fshatin Halil.
    Sipas gazetarit Igli Çelmeta tashmë janë mbledhur të gjitha kamerat në bizneset në zonë, por edhe në aeroport për të identifikuar të dyshuarit.
    “Kanë dyshimet se organizimi i sulmit ka nisur që nga Barcelona. Hetuesit kanë dyshime se Dani ndiqej prej shumë kohësh, dhe është ndjekur dhe kur është nisur drejt Spanjës. Policia ka kryer kontrolle në disa banesa e biznese në Fushë Krujë. Personat e shoqëruar janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Dyshohet se kanë qenë të paktën 6 persona, 3 prej tyre zbresin nga makina, një është shofer. Dyshohet se një person ka qenë në parking dhe ka qenë syri i ekzekutorëve. Një person dyshohet se i ka pritur në Halil, ku dogjën mjetin”, tha Çelmeta.

  • Atentati në Rinas/ Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

    Atentati në Rinas/ Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

    Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Rinas. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja, ndërsa në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
    Pervec targave greke, edhe makina Toyota rezulton te jete e vjedhur ne Greqi ne tetor te 2022. Ndërsa janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë.
    Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë. Nderkohe Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.
    Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë. Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët.

  • VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

    VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

    Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. Në video shihet sesi ekzekutori i afrohet makinës ku po udhëtonin Dani dhe Sheqeri dhe qëllon nga afër ndaj Danit dhe më pas largohet.
    Pas atentatit autorët largohen me makinën tip Toyota në drejtim të Fushë-Krujës.
    Gjatë natës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në atë zonë. Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle.
    Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.
    Ndërkaq një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve. Dyshohet Bruno Cara dhe Arshim Zajmi se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së.

  • Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, plagosen 5 persona

    Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, plagosen 5 persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Novoselës.
    Një automjet tip Benz, duke lëvizur me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
    Si pasojë e ngjarjes, pesë persona janë plagosur. Shoferi dhe katër pasagjerët kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë.

    Dy zjarrfikës, si dhe autoambulanca, kanë mbërritur në vendngjarje, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.
    Mësohet se pesë të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

  • Makina bie në kanal, pesë persona të plagosur në autostradën Vlorë-Levan

    Makina bie në kanal, pesë persona të plagosur në autostradën Vlorë-Levan

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës, duke lënë të plagosur pesë persona.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Bestrovë. Sipas dëshmitarëve, automjeti po lëvizte me shpejtësi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe shërbimet e policisë.
    Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
    gijotina.com/

  • Vlorë, aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Novoselës/ Mjeti përfundon në kanal, plagosen 5 persona (VIDEO)

    Vlorë, aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Novoselës/ Mjeti përfundon në kanal, plagosen 5 persona (VIDEO)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrethrrotullimin e Novoselës. 
    Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ka përfunduar në kanal. 
    Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona që udhëtonin në automjet. 

  • Tragjedia në Mesdhe/ Përmbysja e varkës me emigrantë, zhduken trupat e dhjetëra personave, organizata: I konsiderojmë të vdekur

    Tragjedia në Mesdhe/ Përmbysja e varkës me emigrantë, zhduken trupat e dhjetëra personave, organizata: I konsiderojmë të vdekur

    42 persona kanë humbur jetën, pasi varka e tyre me emigrantë u përmbys në Mesdhe.

    Vetëm 7 persona kanë arritur të mbijetojnë pas gjashtë ditësh të humbur në det, kjo sipas njoftimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
    Sipas dëshmive të të mbijetuarve, varka prej 49 persona në bord, me vetëm dy prej tyre gra, u përmbys vetëm gjashtë orë më vonë.
    Të mbijetuarit, nga Sudani, Nigeria, Kameruni dhe Somalia, u gjetën pas gjashtë ditësh nga një mision shpëtimi libian pranë Fushës së Naftës al-Buri.
    “Tragjikisht, 42 persona mbeten të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, përfshirë 29 nga Sudani, tetë nga Somalia, tre nga Kameruni dhe dy nga Nigeria”, deklaroi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
    Kjo tragjedi e rrit numrin e viktimave në rrugën qendrore të Mesdheut në mbi 1,000 vetëm këtë vit, sipas të dhënave të Projektit të emigrantëve të zhdukur. Vetëm pranë brigjeve të Libisë, 527 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit 2025.
    Sipas mediave te huaja , gjatë periudhës janar–tetor, rreth 59,000 emigrantë kanë tentuar kalimin drejt Evropës, një numër në rritje ndërsa rrugët tokësore drejt BE-së janë bërë gjithnjë e më të vështira.
     

    Top Channel

  • TJETËR VIDEO-3 persona i zënë pritë makinës dhe zbrazin armët! Pamje të reja nga atentati ndaj Gilmado Danit, një prej vrasësve..

    TJETËR VIDEO-3 persona i zënë pritë makinës dhe zbrazin armët! Pamje të reja nga atentati ndaj Gilmado Danit, një prej vrasësve..

    Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani.
    Në pamjet ekskluzve të siguruara nga News24 dhe BalkanWeb shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.
    Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.
    Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.