Tag: persona

  • Ministri i Brendshëm: Diskoteka ishte si një stallë, 15 vjet pa licencë

    Ministri i Brendshëm: Diskoteka ishte si një stallë, 15 vjet pa licencë

    Rajoni E Hënë, 17 Mars 2025 20:56
    Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski ka paralajmëruar arrestime të tjera lidhur me tragjedinë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona. Toshkovski njoftoi se deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa të dyshuar janë 23 persona prej të cilëve 11 janë në masën e arrestit paraburgim të shkurtër prej 48 orësh.
    Toshkoski tha se hetimi ka konstatuar se klubi natës “Pulse” nuk ka patur certifikatë për përdorim të piroteknikës, e cila duhej të merrej në polici. Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim jetën e fëmijëve tanë.

    ”Ky objekt diskotekë, nëse më pyetni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu”.
     

  • Vrasje në tentativë në Podujevë! Gjashtë persona rrahin një shtetas dhe e sulmojnë me thikë

    Vrasje në tentativë në Podujevë! Gjashtë persona rrahin një shtetas dhe e sulmojnë me thikë

    Rajoni E Shtunë, 22 Mars 2025 11:05
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur të premten në Podujevë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi dhe 19-Qershori” në ora 19:45.
    “ Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.

    Policia njofton se janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati.
    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet.

  • Tragjedia në RMV, i riu që shpëtoi 21 persona në diskotekë del nga spitali dhe pritet si hero në shkollë

    Tragjedia në RMV, i riu që shpëtoi 21 persona në diskotekë del nga spitali dhe pritet si hero në shkollë

    Pak ditë më parë, një tragjedi me 59 viktima dhe 150 të lënduar ndodhi në Maqedoninë e Veriut, pas një zjarri në një diskotekë në Koçan.
    Mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari nga Vinica, Jovan Kostadinov, i cili shpëtoi 21 persona nga zjarri, është pritur nga shokët dhe shoqet e gjimnazit të Vinicës me duartrokitje dhe me pankarta mirënjohjeje për sakrificën dhe guximin e tij.
    Ai ishte i shtruar në Klinikën e Toksikologjisë, për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit dhe për një javë ka marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë sot, fatmirësisht, ka dalë nga spitali në gjendje më të mirë shëndetësore. Kujtojmë se në klubin e natës ku shpërtheu zjarri ishin mbi 500 të pranishëm dhe flakët u përhapën me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.
    Autoritetet në vend kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila ka sjellë edhe përplasje mes aktorëve politikë në vend.

  • Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

    Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

    Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici.
    Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë. Ai është njëri prej katër pacientëve që po kurohen në këtë vend.
    Ndërkaq, numri total i të dyshuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona dhe është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që përfshinë shtatë nënpunës policor nga SPB Shtip dhe Koçan.
    Aktualisht, janë ngritur akuza për vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.
    Hetimi për rastin në Koçan kryehet nga 11 prokurorë nga Shkupi, Koçani dhe Shtipi.
    Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrollet dhe masat e tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e madhe e të tmershme të 16 marsit në Koçan.
    Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit.
    Në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, mbi 650 persona, kryesisht të rinj, ishin duke u argëtuar në diskotekën Puls në Koçan, ku gjatë performancës së grupit muzikor të njohur DNK, pa pritmas shpërtheu një zjarrë i madh, gjë që bëri të humbin jetën 59 persona dhe mbi 190 persona të tjerë u lënduan, madje disa prej tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore.