Tag: persona

  • E bënë për spital 39 vjeçarin në Tiranë, arrestohen dy persona

    E bënë për spital 39 vjeçarin në Tiranë, arrestohen dy persona

    Policia ka arrestuar dy të rinj në Tiranë dhe ka vënë nën hetim një tjetër, pasi kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
    Njoftimi i policise

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç.
    Po ashtu blutë e kryeqytetit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç.

    Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

  • Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00

    Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00

    Pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit vijon të përgjakë rrugët. Muaji mars po mbyllet me bilancin tragjik, 125 aksidente me 20 viktima dhe 158 persona të plagosur.

    8 persona humbën jetën vetëm brenda një jave, ku më i rëndi ishte ai i katër të rinjve në Fushë Prezë. Ekspertët ngrenë shqetësimin jo vetëm për sjelljen e drejtuesve të mjeteve, por edhe shtimin e kontrolleve.
    “Po marrin përmasa të frikshme drejtuesit që përdorin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, me shpejtësi tej normave që kthehen në rrezik potencial duke humbur shumë jetë njerëzish. Shumë hallka duhet të veprojnë, siç është ministria, policia rrugore, autoshkollat, bizneset dhe përdoruesit e rrugëve, duhet të ulemi të dalim nga kjo situatë kritike”- shprehet eksperti rrugor Tonin Gjinaj.
    Ndërkohë, në dy muajt e parë të këtij viti, janar shkurt, sipas Institutit të Statistikave, aksidentet rrugore shënuan ulje me 21.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
    Në shkurt ndodhën 88 aksidente me 122 të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur.
    Sipas INSTAT, në 81,8% te rasteve, ato kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Por çfarë duhet bërë për parandalimin e këtyre aksidenteve?
    “Ka çdo ditë aksidente, kjo do të thotë që hallkat ndërvepruese nuk po veprojnë. Duke filluar nga policia rrugore, nga ministritë që duhet të angazhohen fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë. Duhet të ndodhë edukimi dhe paranalimi dhe jo të shkojmë në vendngjarje vetëm për të numëruar viktimat”-shton eksperti.
    Numri më i lartë i aksidenteve gjatë shkurtit është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç. Ora më problematike e aksidenteve sipas INSTAT është harku  19:00 – 24:00, duke zënë 19,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga  2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga 2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tyre.
    Shtetasja L. K., 38 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur, 17 vjeç. Materialet për rastin e saj janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
    Shtetasi P. R., 55 vjeç, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.
    Hetimet për të dyja rastet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Sulmi në “ONE”/ Lala: Mund të jenë prishur prova që kompromentojnë persona të tretë

    Sulmi në “ONE”/ Lala: Mund të jenë prishur prova që kompromentojnë persona të tretë

    Klodiana Lala

    TIRANë- Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se dy persona kanë hyrë në ambientete ONE në Laprakë dhe kanë dëmtuar pajisje të brendshme. Lala tha se këto të dhëna nuk janë pranuar nga Policia dhe Prokuroria. Më tej, e ftuar në “MCN”, gazetarja shtoi se personat e maskuar, mund të kenë hyrë për të fshirë pamje që kompromentojnë persona të tretë.
    “Dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e ONE në zonën e Laprakës dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar pajisje brenda. Këto janë të dhëna që nuk janë pranuar nga ana e policisë dhe prokurorisë.
    Policia pretendon se nuk ka patur dijeni. Pas sinjalizimi nag media ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dëhsmi nga personat. Aty ka një pikëpyetje shumë të madhe pse është mbajtur e fshehtë. G.K ka pranuar se dy persona të maskuar kanë hyrë në ambinetet e kompanisë.
    Pretendojnë se nuk ka patur dëmtime. Dyshime e prokrurosë dhe policisë janë të madhë se fshihet një gjë e madhe. Na ambinete janë serverat e kompanisë që mbajnë bilancet e kompanisë. Që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë e gjatë. Në shumë pamje filmike mund të jenë ndërhyrë për të fshirë çdo provë që kompromenton persona të tretë”, tha Lala./ZËRI

  • Sulm me thikë në Holandë, plagosen 5 persona, arrestohet autori

    Sulm me thikë në Holandë, plagosen 5 persona, arrestohet autori

    Foto ilustruese

    AMSTERDAM- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Amsterdam, Holandë. Pesë persona janë plagosur me thikë nga një person. Sipas autoriteteve holandeze, autori i dyshuar por ende nuk dihen motivet e sulmit.

    Në rrjetet sociale, janë publikuar video nga vendngjarja, ku shumë njerëz janë mbledhur në zonën e rrethuar, ndërsa ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje./ZËRI

  • Tragjedia me 59 viktima! Gjendja e të plagosurve stabël. HETIMI: Çfarë përmban blloku i pronarit të klubit të natës?

    Tragjedia me 59 viktima! Gjendja e të plagosurve stabël. HETIMI: Çfarë përmban blloku i pronarit të klubit të natës?

    Klubi i natës ku ndodhi tragjedia

    MAQEDONIA E VERIUT-Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë u plagosën për shkak të flakëve që përfshinë klubin e natës Pulse. 
    Mediat vendase shkruajnë se Prokuroria ka refuzuar të përgjigjet nëse në diskotekën “Pulse” ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë nëse apo jo. Prokuroria në përgjigje të mediave ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndajnë detaje të tilla. Raportohet se ka dyshime se kamera sigurie ka pasur një objekt që ndodhet në afërsi të diskos, i cili ka regjistruar hyrjen e të rinjve aty.
    Pamjet e disa prej të pranishmëve të bëra me celular, të cilat u përhapën në rrjetet sociale, tregojnë se në minutat e para të shpërthimit të flakëve, dikush ngjitet mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses. Mediat shkruajnë se ai është pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov Deko. Të paktën dy burime për të paktën dy media pohojnë se fikësi i zjarrit që Jovanov përdori në skenë ishte i papërshtatshëm, dhe se ishte i përshtatshëm për shuarjen e pajisjeve elektrike të ndezura dhe jo për një zjarr të këtyre përmasave.
    Emisioni “Code” raportoi të dielën se edhe në Koçan ka spekulime për një bllok të pronarit të diskotekës. Dyshohet se ai ka shënuar në atë bllok të gjithë ata që i ka dhënë ryshfet ndër vite, për të pasur në funksion biznesin e tij.
    Hetimi
    Ndërkohë ende nuk dihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit në Shtip ndaj ankesave të Prokurorisë Publike të Koçanit lidhur me vendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv për dy ish-kryetarët e komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev. Që të dy nga paraburgimi u dërguan në arrest shtëpiak. Përveç dy ish-kryetarëve të Komunës së Koçanit, në arrest shtëpie është lënë edhe ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska. Gjithsej 34 persona dhe tre zyrtarë janë të dyshuar për tragjedinë në Koçan.
    Gjendja shëndetësore e të plagosurve
    Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u trajtuan jashtë vendit, janë kthyer në atdhe. Njëri prej tyre ka marrë trajtim në Greqi, ndërsa katër të tjerë në Spanjë.
    “Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në këto dy shtete, për çka i shprehim falënderimet tona. Shtabi i Krizës i Ministrisë së Punëve të Jashtme vazhdon të koordinojë ndihmën për pacientët dhe përkrahjen për familjet e tyre,” ka deklaruar ministri Timço Mucunski.
    Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, ata pritet të lirohen dhe të vazhdojnë trajtimin në shtëpi.
    Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI

  • Nëndetësja turistike mbytet pranë Egjiptit, 6 viktima dhe disa të plagosur

    Nëndetësja turistike mbytet pranë Egjiptit, 6 viktima dhe disa të plagosur

    Bota E Enjte, 27 Mars 2025 13:17
    Gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa nëntë të tjerë raportohet se janë plagosur, pasi një nëndetëse turistike është mbytur në brigjet e Egjiptit.
    Sipas mediave të huaja, katër persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

    Nëndetësja Sindbad Submarines, e cila ishte në një turne detar në Hurghada, në Detin e Kuq, kishte gjithsej 44 pasagjerë. Deri më tani, shërbimet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 29 persona. Në vendngjarje janë dërguar 21 autoambulanca të cilat u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve.
    44 pasagjerët janë të kombësive të ndryshme dhe po merrnin pjesë në një ekskursion detar për të parë shkëmbinjtë koralorë dhe peshqit tropikal të Egjiptit.
    Kjo nëndetëse e veçantë ka operuar rrugë turistike në Hurghada për disa vite. Deri më tani nuk janë konfirmuar apo bërë të ditur zyrtarisht shkaku dhe rrethanat e sakta të mbytjes.

  • “Vetëm 20 persona e takojnë”, gazetari gjerman zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

    “Vetëm 20 persona e takojnë”, gazetari gjerman zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

    Kanë kaluar më shumë se 11 vite që kur legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, pësoi aksidentin tragjik me ski në dhjetor të vitit 2013. Prej atëherë, ai nuk është shfaqur më në publik dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet një mister.
    Sipas gazetarit gjerman të RTL, Felix Gorner, i cili konsiderohet një burim i besueshëm mbi situatën e Schumacher, ai nuk mund të komunikojë më me fjalë dhe është tërësisht i varur nga kujdestarët e tij.
    “Situata është shumë e trishtueshme”, tha Gorner. “Ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe nuk mund të shprehet më me fjalë”, shtoi ai.
    Për Schumacher, tanimë 56 vjeç, kujdeset familja e tij dhe një ekip mjekësor në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës. Familja ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të rreptë mbi privatësinë e legjendës së Formula 1, duke kufizuar aksesin tek ai vetëm për një grup të vogël njerëzish.
    “Vetëm rreth 20 persona mund të afrohen te Michael”, shtoi Gorner. “Dhe mendoj se është strategjia e duhur, sepse familja po vepron në interesin e tij më të mirë”, nënvizoi ai.
    Mick Schumacher, djali i tij, ka ndjekur hapat e të atit në Formula 1, duke garuar për Haas në 2021 dhe 2022, por u largua nga ekipi për sezonin 2023.
    Ndërkohë, Elisabetta Gregoraci, ish-bashkëshortja e Flavio Briatore, ka zbuluar më parë se Schumacher komunikon vetëm me sytë. “Michael nuk flet, ai komunikon me sytë. Vetëm tre persona mund ta vizitojnë dhe unë e di kush janë ata”, tha ajo.
    Edhe në dokumentarin e Netflix mbi jetën e Schumacher, bashkëshortja e tij Corinna e përshkroi atë si “ndryshe”.
    Pavarësisht viteve që kanë kaluar, legjenda e F1 mbetet një figurë ikonike, me 7 tituj botërorë, 71 xhiro më të shpejta dhe 155 podiume në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

  • Tragjedia me 59 viktima! Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të klubit të natës në Koçan

    Tragjedia me 59 viktima! Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të klubit të natës në Koçan

    pamje nga vendngjarja

    MAQEDONIA E VERIUT-Hetimet për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut vijojnë. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov Deko. Në kuadër të hetimit u janë sekuestruar edhe 5 telefona.
    Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka ushtruar kontrolle edhe në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë.
    Numri total i të dyshuarve për zjarrin që shkaktoi tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona dhe është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që përfshinë shtatë nëpunës policor nga SPB Shtip dhe Koçan. Aktualisht, janë ngritur akuza për vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.
    Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI

  • Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhje, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

    Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhje, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

    Në fillim të këtij muaji, në datën 3 mars qeveria vendosi në zbatim të Kodit Zgjedhor të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit në sektorin publik për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë. Por të dhënat zyrtare nga INSTAT që raportojnë numrin e të punësuarve në administratën publike tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rreth 3900 persona iu shtuan administratës publike sipas të dhënave të listë pagesave nga tatimet.
    Të dhënat zyrtare të INSTAT raportojnë se numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 184,278 persona në tremujorin e fundit të vitit 2024. Në krahasim me tre-mujorin paraardhës, u shtuan rreth 3900 punonjës ose 2.1 % më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin rreth 2800 të punësuar më shumë.
    Të dhënat më të hershme tregojnë se ka një lidhje pozitive ndërmjet zgjedhjeve dhe punësimit në sektorin publik.
    Psh në vitin 2021 në tremujorin e dytë punësimi në shtet shënoi rekord për periudhën 2018-2024, me mbi 185 mijë persona të punësuar, teksa në prill të 2021 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Në 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.
    Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.
    Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës tre mars.
    Por të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4000 persona u shtuan si të punësuar në sektorin publik në tremujorin e fundit 2024, por ndërkohë rekrutimet mund të kenë vijuar edhe në janar-shkurt, përpara se të pezulloheshin një muaj para zgjedhjeve.
    Të dhëna të mëparshme tregojnë se më së shumti në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushtetin lokal.
    Edhe pse qeveria ka shkurtuar numrin e ministrive dhe një seri shërbimesh i ofron online, sërish numri i punonjësve publik ka ardhur në rritje në vend që të ulet.
    Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut, por shtetit ka nisur të rrisë fort praninë e tij në ekonomi në dekadën e fundit./Monitor