Tag: përshtatura

  • Zbulohen 3 “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, 2 në pranga, 4 punonjës të OSHEE në hetim

    Zbulohen 3 “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, 2 në pranga, 4 punonjës të OSHEE në hetim

    Policia në Malësi të madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” u arrestuan shtetasit Lazer Pepaj, Sander Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.
    Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit Gëzim Hoxha 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; Lodovik Vulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xhuljano Çeraj, 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe Adil Selmanaj, 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë, dhe A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.
    Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

     

  • VIDEO/ Zbulohen 3 shtëpi bari në Malësi të Madhe, 2 në pranga, 4 punonjës të OSHEE në hetim

    VIDEO/ Zbulohen 3 shtëpi bari në Malësi të Madhe, 2 në pranga, 4 punonjës të OSHEE në hetim

    Policia në Malësi të madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” u arrestuan shtetasit Lazer Pepaj, Sander Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj, të tre banues në fshatin Lulashpepaj. 
    Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit Gëzim Hoxha 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; Lodovik Vulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xhuljano Çeraj, 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe Adil Selmanaj, 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. 
    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë, dhe A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim. 
    Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë. 
     
     
     

  • Tiranë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, procedohen 4 persona, shpallen në kërkim dy shtetas kinezë

    Tiranë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, procedohen 4 persona, shpallen në kërkim dy shtetas kinezë

    Dy ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme janë zbuluar dhe goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Jackpot”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar.

    Operacioni është finalizuar pas kontrolleve të ushtruara në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku u identifikuan dy lokale të përshtatura për organizimin e aktiviteteve të paligjshme në Mjull Bathore dhe Vaqarr.

    Në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme janë proceduar penalisht shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç, G. Ch., 43 vjeç, shtetas kinez.

    Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë kinezë, të identifikuar si W. Zh dhe Y. L., për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Jackpot”.

    Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

    Sekuestrohen nga këto ambiente, 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

    Procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

    Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

    Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

    Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas kinezë W. Zh dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.