Ekspertët e vlerësojnë Slloveninë si një model të përshtatshëm për Shqipërinë. Të dyja vendet kanë sipërfaqe dhe popullsi të afërt, por zgjedhje të ndryshme në organizimin territorial.Sllovenia ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorësh, pra shumë afër Shqipërisë së vitit 2025 me 2.37 milionë. Por ndryshe nga Shqipëria, që ka 61 bashki dhe 12 qarqe, Sllovenia ka zgjedhur një model shumë më t…
Tag: përshtatshëm
-

Buffon “sponsorizon” Spallettin: Do të ishte trajneri më i përshtatshëm për Juventusin
28 Tetor 2025
7:55
Alfred Lleshi
“Spalletti te Juventusi? Nëse trajneri do të pranonte ta merrte përsipër këtë detyrë, sipas mendimit tim, do të ishte personi më i përshtatshëm që klubi bardhezi mund të merrte në këto momente”.Kështu u shpreh Gianluigi Buffon gjatë aktivitetit “Il talk a teatro”, që po zhvillohet në teatrin “San Carlo” të Napolit, me rastin e përmbylljes së 100-vjetorit të gazetës “Corriere dello Sport-Stadio”, nën drejtimin e Ivan Zazzaronit.
Rruga drejt pankinës së Juventusit është ngushtuar në tre kandidatë: Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino. Megjithatë, një emër tjetër u “sondua” nga drejtuesit e klubit, Xavi Hernandez.
Ish-mesfushori i Barcelonës ishte një nga trajnerët e parë të kontaktuar, por sipas Matteo Moretto, vetë spanjolli refuzoi ofertën e Juventusit për arsye personale. Xavi ka vendosur të qëndrojë i lirë, duke pritur projektin e duhur për t’u rikthyer në stolin e trajnerit. -

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Turizmi me kamper është kthyer në një trend në rritje.
Liria e lëvizjes, afërsia me natyrën dhe kostoja më e ulët e akomodimit, janë disa nga arsyet pse turistët zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi.
Nga Franca në Slloveni, të apasionuarit pas aventurës gjejnë në Zvërnec e Pyllin e Sodës mikpritje dhe bukuri të paprekura.
“Mendoj se është mënyra më e bukur për t’u lidhur me natyrën dhe për të zbuluar pak më shumë nga ky vend, më këndshëm se të qëndruarit në një hotel.”
“E gjetëm këtë vend në hartë dhe na u duk i përshtatshëm për kamping.”
Për shumë prej tyre, kjo është vizita e parë në Shqipëri.
Por ka edhe nga ata që rikthehen, të impresionuar nga eksperiencat e mëparshme.“Jemi afër me detin këtu, është freskët. Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri, na pëlqen shumë të eksplorojmë dhe të qëndrojmë përballë panoramave të mrekullueshme.”
“Jemi këtu për pushime, në fakt është hera e tretë që vijmë. Është vendi më i përshtatshëm për fëmijën tonë, mund të shkojmë ku të duam është territor i lirë dhe kjo na pëlqen.”
Kamperistët, siç njihen ndryshe, përfaqësojnë një segment gjithnjë e më të rëndësishëm të turizmit të pavarur.
Itineraret e tyre përfshijnë plazhet e Vlorës, por edhe qytete të tjerë të jugut si Himara, Saranda dhe Gjirokastra.
Tv Klan -

Moratti: Nuk e shihja Inzaghin të përshtatshëm për Interin, por tani kam ndryshuar mendim
Massimo Moratti, ish-presidenti historik i Interit, ka dhënë një tjetër intervistë, kësaj here për “Corriere della Sera”, ku ka folur për ecurinë e Interit dhe finalen e Ligës së Kampionëve. Ai ka veçuar disa prej lojtarëve, që e kanë impresionuar:“Mua më pëlqen shumë Barella, është përmirësuar jashtëzakonisht. Një lojtar që të befason, driblon, lufton, është i rrezikshëm në sulm. Më pëlqen edhe Lautaro, është shumë i fortë. Më pëlqen Thuram, e njoh babain e tij”.
Për trajnerin Simone Inzaghi: “E kam ndryshuar mendimin tim. Në fillim nuk e konsideroja të përshtatshëm për Interin, por në fakt është shumë i aftë, i përgatitur, i menaxhon mirë situatat më delikate, ka gjykim racional dhe është gjithmonë i qetë”.
Në fund, një koment për presidentin aktual të klubit, Beppe Marotta: “Po e bën shumë mirë punën e tij. Edhe unë e kisha kërkuar që në kohën kur ishte te Sampdoria”.
Mbi Interin e tij të preferuar: “Interi i madh i babait tim ishte një shembull dhe më mbetet në zemër, ishte ekuivalenti i ‘Beatles’. Unik, ashtu si ajo katërshe që tronditi një epokë të tërë. Nuk do të mund të gjeja krahasime muzikore për skuadrat e tjera që kam pasur si president.
Interi im i preferuar mes atyre që nuk fituan? Varet çfarë kuptohet me këtë… Ai i tripletës bëri histori, por jam shumë i lidhur edhe me djemtë e mrekullueshëm të vitit ’98, që nuk e fituan titullin vetëm për shkak të një vjedhjeje të Juventusit”. -

Sondazhi/Kë duan qytetarët e Tiranës për kryeministër dhe parti për t’i qeverisur
Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.
Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.
Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %.
Arlind Qorin 3.3 % e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6 % e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.
Lulzim Bashën 1.2 % e të pyeturve e shohin si kryeministër. -

Sondazhi: Ja politikani që qytetarët e Tiranës preferojnë si kryeministër
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.
Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %.Arlind Qorin 3.3 % e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6 % e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.
Lulzim Bashën 1.2 % e të pyeturve e shohin si kryeministër.

