Tag: përsëriten

  • Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten

    Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten

    Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai e cilësoi dokumentin si “njërin ndër raportet më të rënda të viteve të fundit”, duke theksuar se gjetjet e tij konfirmojnë deformimin e procesit zgjedhor dhe mungesën e pluralizmit real në vend.
    “Është një nga raportet më të rënda, jo thjesht nga përvoja ime, por nga pikat që ka ndarë. Pika më thelbësore është ajo që përmendet edhe në raportin e katër viteve më parë, njësimi i partisë me shtetin. Kjo tregon se gjithçka është shkatërruar dhe pluralizmi është vetëm formal”, deklaroi Boçi.
    Për të edhe pse dita e votimit ka qenë e qetë, raporti nënvizon raste intimidimi ndaj kandidatëve dhe votuesve. ”Aty mungonte vetëm paragrafi ‘Rama vodhi zgjedhjet’. Në tërësinë e tij, raporti e thotë qartë se këto zgjedhje janë të rëna dhe duhet të përsëriten”.

  • Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten, Shqipëria ka nevojë për qeveri teknike

    Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten, Shqipëria ka nevojë për qeveri teknike

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në emisionin Off the Record me gazetarin Andrea Danglli. 
    Boçi e cilësoi dokumentin si “njërin ndër raportet më të rënda të viteve të fundit”, duke theksuar se gjetjet e tij konfirmojnë deformimin e procesit zgjedhor dhe mungesën e pluralizmit real në vend. 
    “Është një nga raportet më të rënda, jo thjesht nga përvoja ime, por nga pikat që ka ndarë. Pika më thelbësore është ajo që përmendet edhe në raportin e katër viteve më parë, njësimi i partisë me shtetin. Kjo tregon se gjithçka është shkatërruar dhe pluralizmi është vetëm formal”, deklaroi Boçi. 
    Sipas tij, edhe pse dita e votimit ka qenë e qetë, raporti nënvizon raste intimidimi ndaj kandidatëve dhe votuesve. 
    “Aty mungonte vetëm paragrafi ‘Rama vodhi zgjedhjet’. Në tërësinë e tij, raporti e thotë qartë se këto zgjedhje janë të rëna dhe duhet të përsëriten”, shtoi ai. 
    Boçi theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri teknike, pasi sipas tij, “qeveria aktuale është ilegjitime”. 

  • “Asnjë shans që të përsëriten zgjedhjet”/ Shpërthen ashpër analisti: Rinumërimi do i kthehet Berishës si boomerang

    “Asnjë shans që të përsëriten zgjedhjet”/ Shpërthen ashpër analisti: Rinumërimi do i kthehet Berishës si boomerang

    Sipas tij PD është një klan, një sekt që quhet “sekti i familjes Berisha”. Analisti Ilir Demalia, i ftuar në një intervistë televizive u shpreh se Partia Demokratike ende nuk e kupton se ku është.
    Ndërsa komentoi kërkesat për rinumërim, Demalia tha se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të përsëriten, ndërsa tha se qëllimi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten.
    “Le të numërohen është e drejta e atyre që e kërkojnë, por kam përshtypjen se do t’i kthehet në boomerang partisë demokratike. Rinumërimi i votave nuk mendoj se do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë shans që të përmbyset rezultati. Por do shohim se ato që kanë qenë më të interesuar për rinumërim janë ato që kanë pasur luftën brenda llojit”, tha ai.

  • ‘Pati manipulime’/ PD ankimon ‘Shkodrën’ në KAS: Zgjedhjet në këtë qark të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten!

    ‘Pati manipulime’/ PD ankimon ‘Shkodrën’ në KAS: Zgjedhjet në këtë qark të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten!

    Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Shkodrës.

    Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që zgjedhjet të përsëriten në të gjithë Qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime.

    Sipas denoncimeve të PD-ASHM, institucionet që duhet të ishin neutrale – nga bashkitë te degët vendore të ministrive – janë angazhuar aktivisht në favor të partisë qeverisëse.

    Zyrtarë të ndryshëm janë akuzuar se kanë shpërndarë përfitime, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votues potencialë të opozitës.

    “Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në ankimin e PD-ASHM.

    Për më tepër, opozita ka akuzuar për përdorimin e grupeve kriminale në zonat rurale, të cilat kanë ushtruar frikë dhe presion mbi votuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin. Këto veprime, sipas tyre, kanë ndikuar që PD-ASHM të mos arrijë të marrë të paktën 6 mandate në një qark që tradicionalisht ka qenë bastion i së djathtës.

    Deri tani, PD ka bërë ankim për qarkun e Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

  • PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet 

    PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet 

    Partia Demokratike ka depozituar një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

    Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime.
     

  • Lefter Maliqi: Zgjedhjet do të përsëriten! Kemi beteja përpara

    Lefter Maliqi: Zgjedhjet do të përsëriten! Kemi beteja përpara

    “Zgjedhjet do të përsëriten!” Kështu ka deklaruar Kandidati i PD-Aleanca Për Shqipërinë madhështore Lefter Maliqi i cili nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit për këtë qark. Në një postim në Facebook, ai falënderon votuesit dhe thotë se këto zgjedhje ishin të blera dhe të manipuluara, ndërsa paralajmëron beteja të tjera përpara.
    “Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qendrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi!  Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan ai në Facebook.
    Lefter Maliqi ishte në listën e hapur të PD-ASHM dhe ka marrë aktualisht 4782 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm dy mandate nga lista e sigurt, ndërsa PS ka marrë 5 mandate në Berat.

  • Incidenti mes qytetarëve dhe Nokës e Vokshit, Spiropali në Vorë: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten

    Incidenti mes qytetarëve dhe Nokës e Vokshit, Spiropali në Vorë: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten

    Elisa Spiropali

    VORË-Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shkuar në Vorë, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi. Spiropali ka kërkuar nga kreu i KQZ, që tu bëjë thirrje kandidatëve të mos intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës. Kryeparlamentarja uron që skena të tilla të mos përsëriten.
    Elisa Spiropali: Uroj shumë që kreu i KQZ të bëj një deklaratë dhe të përsërisë se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë punë në këto oborre të intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës, uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten.
    Në një qendër votimi në Vorë, paraditen e sotme, ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi, me një person të identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa./ZËRI