Tag: përsëri

  • “Kreu përsëri krim elektoral”, takimet e Ramës në Shkodër, reagon Boçi: “I sëmuri për mend” përsërit veten

    “Kreu përsëri krim elektoral”, takimet e Ramës në Shkodër, reagon Boçi: “I sëmuri për mend” përsërit veten

    “I sëmuri për mend” përsërit veten. Nga Shkodra që e braktisi turpshëm duke e lënë në shesh me një grusht administrate bashkie, Rama nuk kurseu fyerjet e sharjet madje dhe në drejtim të Benetit të tij.
    Benetin e etiketoi si MBETJE. Mbetje e riciklueshme, mqs e di mirë që partia e vet rilindase është një kosh plehrash, ku mbetjet i ka të natyrave të ndryshme midis të cilave nxin Beneti.
    Si “Pagliaccio i pandreqshëm” që është vetë, kreu përsëri KRIM ELEKTORAL. I bëri thirrje shkodranëve të mos shkojnë në votime nëse nuk votojnë PS-në, e të rrinë mbyllur në shtëpi, duke dëgjuar Luciano Pavarottin që performon arien me të cilin Rama vetëidentifikohet:“Pagliaccio”-n e famshme.
    Neni 329 i Kodit penal e thotë qartë:
    “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr.23/ 2012, datë 1.3.2012, neni 52)Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer ne dy vjet”
    Ndërsa SPAK në vend që ta hetojë e arrestojë Ramën i ben fresk krimit të tij zgjedhor i shpërtheyr e dalë jashtë kontrollit në të gjitha format. /Publikuar në Facebook nga Luçiano BOÇI, drejtues politik i PD- së për qarkun Shkodër/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Rama nga Gjirokastra: Shqipëria tentonte të binte përsëri në humnerën e njëjtë me atë të piramidave

    Rama nga Gjirokastra: Shqipëria tentonte të binte përsëri në humnerën e njëjtë me atë të piramidave

    “Shumica e shqiptarëve të japin ujë në bisht të lugës, thonë çfarë është bërë mirë e ka sjellë koha, çfarë nuk është bërë është përgjegjësia jonë. Po mirë si ka mundësi që ato që i solli koha për 12 vjet nuk i solli për çerek shekulli. Na dhatë mbështetjen për të nisur këtë transformim, si ka mundësi që koha nuk na dha një Shqipëri më të mirë. Rrugë, rrugë por të tëra rrugët mbetën rrugëve, ishin daulle inaugurimesh, as financime për projekte të mirëfillta nuk ishin.
    Ata që thonë shpesh që s’ia vlen të votosh se këtu gjërat janë njësoj pavarësisht votojnë ose jo, e para kur shqiptarët na besuan mandatin e parë, kanë ndërhyrë në momentin më kritik, ku Shqipëria tentonte të binte përsëri në humnerë, në humnerën të ngjashme me atë të piramidave. Po jo për shkak të një Sudeje dhe Vebiu që kishin bekimin e një shteti, por të një qeverie që udhëhiqej nga ai që bekoi Suden”, tha Rama.

  • Zelensky takohet përsëri me Starmer, diskuton rreth bisedimeve me Trump

    Zelensky takohet përsëri me Starmer, diskuton rreth bisedimeve me Trump

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer u pa duke qëndruar me Zelensky, Donald Trump dhe Emmanuel Macron të Francës brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, disa minuta para se të fillonte funerali i Papës.

    Trump dhe Zelensky u filmuan nga punonjësi i Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, duke ecur së bashku drejt disa karrigeve, të shoqëruar nga zyrtarë të Vatikanit. Macron u bashkua shkurtimisht me ta përpara se dyshja të uleshin.

    Pasi skuadra e Trump u nis drejt për në aeroport, Zelensky më pas takoi Macron dhe Starmer përsëri veçmas. Teksa ecte me Starmer, ai u pyet nga një gazetar ukrainas se si kishin shkuar bisedimet me Trump.

    “Në të vërtetë ne patëm një takim produktiv. Nuk dua të hyj në shumë detaje nëse është e mundur sepse ato janë pyetje shumë të ndjeshme, natyrisht, tërësisht mbi mënyrën se si të afrohet paqja”, tha ai.

    Ata kishin diskutuar gjithashtu takimet e fundit që përfshinin zyrtarë evropianë dhe ukrainas në Paris dhe Londër: “Dhe ne duam të vazhdojmë takime të tilla për të sjellë paqen në Ukrainë,-u shpreh ai.

  • Ilir Vrenozi flet në takimin e Berishës në Korçë: U mundua të më blinte i gjati…

    Ilir Vrenozi flet në takimin e Berishës në Korçë: U mundua të më blinte i gjati…

     Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim në qytetin e Korçës, nga ku po bën edhe prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.I pari që mori fjalën në këtë takim ishte Ilir Vrenozi.
    Vrenozi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve më 11 maj të votojnë numrin 1, që sipas tij Shqipëria të shpëtojë nga mjerimiPjesë nga fjala e Ilir Vrenozit:
    ‘Që ta cojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë. Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot s’ma ulë.
    Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimbsën fëmijët. Ju bëj thirrje të gjithë baballarëve që më 11 maj ta rrëzojmë këtë psikopat, t’ju tregojmë vendin këtyre zagarëve që e ardhmja e fëmijëve tanë të këtë një tjetër fat. Doktor o gjigand si nuk u lodhe asnjëherë. Ti rrëzohesh, por ringrihesh përsëri se je vital. Liro Ervin Salianjin o maskara, ke futur brenda një të burgosur politik! Mjaft në robëri moj e mjera Shqipëri, demokratë votoni numrin 1, ja vdekje ja liri!’

  • Ilir Vrenozi flet në takimin e Sali Berishës në Korçë: Demokracia do fitojë përsëri!

    Ilir Vrenozi flet në takimin e Sali Berishës në Korçë: Demokracia do fitojë përsëri!

     Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim në qytetin e Korçës, nga ku po bën edhe prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.I pari që mori fjalën në këtë takim ishte Ilir Vrenozi.
    Vrenozi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve më 11 maj të votojnë numrin 1, që sipas tij Shqipëria të shpëtojë nga mjerimiPjesë nga fjala e Ilir Vrenozit:
    ‘Që ta cojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë. Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot s’ma ulë.
    Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimbsën fëmijët. Ju bëj thirrje të gjithë baballarëve që më 11 maj ta rrëzojmë këtë psikopat, t’ju tregojmë vendin këtyre zagarëve që e ardhmja e fëmijëve tanë të këtë një tjetër fat. Doktor o gjigand si nuk u lodhe asnjëherë. Ti rrëzohesh, por ringrihesh përsëri se je vital. Liro Ervin Salianjin o maskara, ke futur brenda një të burgosur politik! Mjaft në robëri moj e mjera Shqipëri, demokratë votoni numrin 1, ja vdekje ja liri!’

  • Edi Rama paralajmëron: Kryeministre grua në vitin 2030!

    Edi Rama paralajmëron: Kryeministre grua në vitin 2030!

    Kryeministri Edi Rama, në takimin me gratë dhe vajzat socialiste, ka ndarë një detajë nga zgjedhjet e ardhshme 2030.Teksa kërkoi votën për një mandat të katërt, Rama shprehu besimin se PS do të ketë edhe një mandat të pestë qeverisës, me në krye jo atë, por një grua.
    “Më vjen shumë mirë që ta ndaj me ju faktin që e kemi hapur trasenë për të ndërtuar dy apo tre aleanca shumë të mëdha strategjike që do ta shndërrojë, mbajeni mend këtë fjalë dhe në 2030 me ndihmën e zotit do të shihemi përsëri se do të vijojmë të mbështesim kryeministren grua. Do shikohemi përsëri në 2030”, tha Rama.

  • Evi Kokalari ‘thumbon’ Berishën: Seriozisht e ke që mendon se do më mashtrosh përsëri

    Evi Kokalari ‘thumbon’ Berishën: Seriozisht e ke që mendon se do më mashtrosh përsëri

    Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kreun demokrat Sali Berisha. Ky i fundit etiketohet nga Kryeministri Edi Rama si ‘bufi i kënetës’, por Kokalari e konsideron bufin si simbolin e mënçurisë dhe diturisë.
    “Vendosa të sjell simbolin e mënçurisë dhe diturisë në zyrë sot, po ka një orë që nuk i pushon goja për “Shqipërinë madhështore”
    Seriozisht e ka thua që mendon se do të ma hedh sërisht?
    “Më mashtroni një herë, turp për mua. Më mashtroni dy herë – nuk mund të më mashtroni përsëri”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.

  • FOTO/ Sara Gjordeni vesh hixhab dhe martohet në xhami në muajin e Ramazanit me Bardhin

    FOTO/ Sara Gjordeni vesh hixhab dhe martohet në xhami në muajin e Ramazanit me Bardhin

    Për së dyti herë, dy ish banorët e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni dhe Bardhi janë martuar, por kësaj here sipas zakoneve myslimanë.
    Çifti, të cilët janë dhe prindi i vajzës së tyre Nea, kanë ndarë foto nga martesa e tyre, teksa kanë shkruar dhe fjalë të ëmbla për njëri-tjetrin.
    E veshur me hixhab të bardhë, Sara shkruan se nuk është konvertuar në fenë islame por është martuar sipas zakoneve të partnerit të zemrës.
    “Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij, me dashurinë e zemrës sime prej grifshe”, shkruan Sara në Instagram.

    Po kështu, Sara ka ndarë dhe një foto të tyre në story, ku shkruan në anglisht: “Do të martohesha me ty përsëri, përsëri, përsëri dhe përsëri”.
    Një dedikim më të gjatë dhe më të ëmbël ka bërë Bardhi, i cili shrkuan se priste me padurimin kurorëzimin e tij me Sarën në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte. Ai falenderon gruan e tij për pritjen prej 1 viti dhe që u përshtat me zakonet islame.
    “Unë po prisja me padurim që kurorëzimi (nikahu) im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte (E Xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit 1 vit. Faleminderit saragjordeni që pate durim 1 vit për këtë ditë të shenjtë për ne të dy, edhe që për ditën e sotme u përshtate zakoneve të fesë islame, e veç dua të të them që shumë të ka hije!”, shkruan Bardhi në Instagramin e tij, krahas fotove si çift.
        

  • Pse mushkonjat janë të etura për gjak?

    Pse mushkonjat janë të etura për gjak?

    Pse mushkonjat tërhiqen nga njerëzit dhe kafshët?
    Përgjigja duket sa banale aq edhe e qartë: ato duan gjakun tonë.
    Por deri më tani ne nuk dinim shumë për mekanizmin metabolik që shkakton këtë etje dhe që bën që, pasi të ngopen, këto insekte të mos kujdesen më për ne.
    Një studim i ri i publikuar në PNAS identifikon për herë të parë hormonin përgjegjës për etjen për gjak të mushkonjave.
    Njohja e tij mund të na ndihmojë për të na mbrojtur nga sëmundjet e transmetueshme të tyre, që janë përgjegjëse për numrin e madh të viktimave njerëzore çdo vit.
    Prej kohësh e dimë metodën që përdorin mushkonjat për t’u ushqyer. Kur vjen koha e riprodhimit, femrat kërkojnë gjak, i cili u jep energjinë e nevojshme për të zhvilluar vezët e tyre.
    Pasi ushqehen, ata ndalojnë thithjen deri pas shtrimit; kur vezët janë në vend, oreksi kthehet.

    Ekipi nga Universiteti i Xhorxhas (ai amerikan, me qendër në Athinë) që kreu studimin vuri në dukje se, gjatë kërkimit për gjak, mushkonjat prodhojnë sasi të mëdha të një hormoni të quajtur NPF (neuropeptid F); i njëjti hormon zhduket në kohën kur insekti ka përfunduar vaktin e tij.
    Për të qenë të saktë, ekipi zbuloi, se kjo ndodh gjashtë orë pas përfundimit të “thithjes”.
    Gjatë eksperimentit, mushkonjat nuk treguan interes për dorën e njeriut menjëherë pas ngrënies, interesi i të cilit u rrit përsëri pas vendosjes së vezëve.
    Lidhja midis prodhimit të NPF dhe kërkimit të gjakut i bëri shkencëtarët të përpiqeshin të shtypnin vetë hormonin.
    Rezultati është se mushkonjat filluan të humbnin interesin për njerëzit edhe para se të vendosnin vezët e tyre.
    Më pas, NPF u injektua përsëri në mushkonja: ato që ende nuk kishin filluan të kërkonin furishëm për një person për të thithur përsëri, ndërsa ata që mbanin vezë që prisnin t’i vendosnin u bënë të painteresuara.