Tag: përsëri

  • “Te Napoli është një ndjesi pozitive këtë sezon, janë hedhur themelet me një grup të fortë lojtarësh”

    “Te Napoli është një ndjesi pozitive këtë sezon, janë hedhur themelet me një grup të fortë lojtarësh”

    Ndryshe nga miqësorja e parë, në të cilën Napoli u mund 0-2 nga Arezzo, këtë herë kampionët e Italisë fituan 2-1 ndaj Catanzaro. Ai që komentoi këtë sukses dhe punë që po bëhet te Napoli është Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i Napoli.
    “Ishte një ndeshje e ndryshme nga ajo kundër Arezzo, këmbët e mia po ndihen më mirë dhe po e menaxhojmë ngarkesën e punës. Ndjesia është pozitive, kemi punuar shumë dhe lojtarët e rinj mbërritën menjëherë”, deklaroi Di Lorenzo.
    Më tek, kapiteni i Napoli komentoi: “Kampi stërvitor është gjithashtu i dobishëm për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ata që kanë ardhur janë djem të fortë dhe u integruan menjëherë. Ndjesia është pozitive. Grupi po formohet, por themeli ishte tashmë i fortë dhe i mirë“.
    Duke folur për Kevin De Bruyne, tha: “Ai është një kampion, si për cilësitë e tij teknike ashtu edhe për karakterin e tij. Kampionët i përmirësojnë ata që luajnë rreth tij, jemi të lumtur që e kemi me ne dhe ai po integrohet mirë. U impresionova nga përulësia e tij, ai është integruar në grup dhe po studion situatën. Kjo është dëshmi e inteligjencës”.
    “Kushtet janë për një tjetër sezon të shkëlqyer. Qëllimi është të rritemi dhe të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, domethënë të fitojmë përsëri titullin dhe të bëjmë mirë në Europë. Nuk mund të kënaqemi; trajneri e di çfarë do të thotë të fitosh përsëri e përsëri. Ai do të dijë si ta gjejë akordin e duhur“, tha Di Lorenzo.
    Së fundmi, për Antonio Conte tha: “Si grup, nuk e menduam kurrë se ai do të largohej. Jemi të lumtur që do të rifillojmë me të; është një shenjë vazhdimësie. Po fillojmë me një grup të rëndësishëm, në të cilin janë shtuar lojtarë të rinj dhe ndoshta do të vijnë më shumë. Ai tashmë ka filluar të na shtyjë fort dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjatë gjithë vitit“.

  • A e ka gjetur Fedez “zyrtarisht” dashurinë përsëri?

    A e ka gjetur Fedez “zyrtarisht” dashurinë përsëri?

    Disa ditë më parë, Fedez dhe Giulia Honegger u panë në Milano dhe në Marina di Pietrasanta. Tani ata janë fotografuar përsëri nga paparacët në Sardenjë. Ata po qëndrojnë në vilën me qira të reperit dhe gjatë një udhëtimi me varkë në arkipelagun Maddalena, fotografët kapën puthjet dhe pasionin e tyre. Në plazhin Mortorio, të dy notuan dhe u puthen nën syrin kureshtar të blicave. Sipas revistës javore “Chi”, “që nga fillimi i verës, Fedez ka dashur që Giulia ta ndjekë kudo, në punë dhe me pushime”.

    Giulia Honegger është një stiliste e re mode që jeton në Milano. Ajo është e bukur, e vendosur dhe ambicioze. A do të zgjasë dashuria e saj përtej verës?
    Martesa midis Fedez dhe Chiara Ferragni ka përfunduar zyrtarisht. Të hënën, Gjykata e Milanos lëshoi një vendim të përbashkët divorci. Fedez dhe Ferragni kanë nënshkruar një marrëveshje që u jep të dyve kujdestarinë e fëmijëve të tyre, me pjesëmarrje pothuajse të barabartë. Nuk ofrohet mbështetje financiare për fëmijët ose për ish-gruan e tij. Reperi do të mbulojë shpenzimet shkollore dhe mjekësore të Leone dhe Vittoria.

  • Trump kërcënon sërisht: Do godasim prapë objektet bërthamore të Iranit

    Trump kërcënon sërisht: Do godasim prapë objektet bërthamore të Iranit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin përsëri objektet bërthamore të Iranit. Deklarata e fortë erdhi pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pranoi për Fox News se tre objekte bërthamore u dëmtuan rëndë nga sulmet ajrore amerikane në qershor.

    “Sigurisht që janë dëmtuar, ashtu siç e kam thënë më parë. Dhe do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme!”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke reaguar ndaj komenteve të Araghchit.

    Sulmet amerikane të 22 qershorit goditën tri qendra të pasurimit bërthamor në Fordow, Natanz dhe Isfahan, gjatë konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit

  • Sërish tensione? Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim

    Sërish tensione? Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim

    Donald Trump

    SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin përsëri objektet bërthamore të Iranit. Deklarata e fortë erdhi pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pranoi për Fox News se tre objekte bërthamore u dëmtuan rëndë nga sulmet ajrore amerikane në qershor.
    “Sigurisht që janë dëmtuar, ashtu siç e kam thënë më parë. Dhe do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme!”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke reaguar ndaj komenteve të Araghchit.
    Sulmet amerikane të 22 qershorit goditën tri qendra të pasurimit bërthamor në Fordow, Natanz dhe Isfahan, gjatë konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit./ZËRI

  • Trump: SHBA-të do të godasin përsëri Iranin nëse është e nevojshme

    Trump: SHBA-të do të godasin përsëri Iranin nëse është e nevojshme

    Bota E Martë, 22 Korrik 2025 10:39
    SHBA-të do të godisnin përsëri uzinat bërthamore të Iranit, nëse do të ishte e nevojshme, tha Donald Trump.
    Në një postim në rrjetin ‘Truth Social’, ai citoi ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, i cili tha se dëmi në këto pika ishte “shumë i rëndë”.

    Trump shtoi se ata ishin “shkatërruar”.
    “Sigurisht që po, ashtu siç thashë, dhe ne do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme”, shtoi presidenti i SHBA-së.
    Araghchi i tha dje Fox News se Irani nuk mund të heqë dorë nga programi i tij i pasurimit bërthamor, pavarësisht se është dëmtuar nga bombardimet amerikane.

  • Presidenti Trump: SHBA-të do të godasin përsëri Iranin nëse është e nevojshme

    Presidenti Trump: SHBA-të do të godasin përsëri Iranin nëse është e nevojshme

    SHBA-të do të godisnin përsëri uzinat bërthamore të Iranit, nëse do të ishte e nevojshme, tha Donald Trump.
    Në një postim në rrjetin ‘Truth Social’, ai citoi ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, i cili tha se dëmi në këto pika ishte “shumë i rëndë”.
    Trump shtoi se ata ishin “shkatërruar”.
    “Sigurisht që po, ashtu siç thashë, dhe ne do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme”, shtoi presidenti i SHBA-së.
    Araghchi i tha dje Fox News se Irani nuk mund të heqë dorë nga programi i tij i pasurimit bërthamor, pavarësisht se është dëmtuar nga bombardimet amerikane.
    “Është ndaluar sepse, po, dëmet janë serioze dhe të rënda. Por padyshim që nuk mund të heqim dorë nga pasurimi sepse është një arritje e shkencëtarëve tanë. Dhe tani, më shumë se kaq, është një çështje krenarie kombëtare”, tha ai.
    Sulmet ajrore amerikane shënjestruan tre vende pasurimi në Iran – Fordow, Natanz dhe Isfahan – në qershor.

  • “Dielli do të lind përsëri”/ Lumë kritikash ndaj vendimit të Hagës

    “Dielli do të lind përsëri”/ Lumë kritikash ndaj vendimit të Hagës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Gjykata Speciale sot humbi një mundësi për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare. “Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë”, shtoi ai.Krasniqi tha se “historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri”.“Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën”, shkroi ai.Reagimet nuk kane munduar as nga rradhet e tjera te PDK.Vlora Çitaku, nenkryetare e PDK shkruan se ndaj ish krereve te UCK po behet padrejtesi.“Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.Ka vetëm një padrejtësi special” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne facebook.Rrjeti eshte i mbushur me reagime kunder vendimit te Hages.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

  • “Trump do na sulmojë me flluska”, Moska tallet me presidentin amerikan: Bisedimet do i bëjnë armët

    “Trump do na sulmojë me flluska”, Moska tallet me presidentin amerikan: Bisedimet do i bëjnë armët

    Dyshime rreth sanksioneve dytësore kundër Indisë dhe Kinës. “Uashingtoni nuk ka dokumente për të na kërcënuar.”

    Fotografia e gjeneruar nga inteligjenca artificiale tregon Xhaxha Sam me pamje e pre4sidentit Trump (një maskotë që në SHBA personifikon qeverinë ose shtetin amerikan), duke qëlluar flluska sapuni me një armë lodër në kullat e Kremlinit.
    Kjo nuk është tallja e zakonshme e kanaleve ultranacionaliste të Telegram, por mënyra se si Ria Novosti, një nga tre agjencitë shtetërore të lajmeve, zgjodhi të ilustronte komentin e saj mbi njoftimin e presidentit amerikan.
    Titulli, me tallje të shtuar, është një referencë e qartë për frazën që Trump i tha Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre të parë, në Shtëpinë e Bardhë: “Uashingtoni nuk ka atë që duhet për të kërcënuar Moskën.”
    “I gjithë zhvillimi është ironik: “Shtetet e Bashkuara përsëri, për të herë herë, kanë ndryshuar politikën e tyre në lidhje me furnizimet me armë në Ukrainë. Dje i furnizuan, sot jo, nesër do t’i furnizojnë përsëri. Strategjia jonë për të shkatërruar armatimet perëndimore dhe për të “denazifikuar” fizikisht Ukrainën po funksionon mirë dhe nuk ka arsye për ta braktisur atë. Sanksionet mbeten, tarifat famëkeqe prej 500% që ligjvënësit amerikanë do t’i vendosin çdo vendi në botë që blen hidrokarbure nga Rusia. Jo, nuk është një gabim shtypi apo një zero shtesë, planet e tyre përfshijnë vërtet tarifa prej 500%… Blerësit tanë kryesorë sot janë India dhe Kina. A duan vërtet SHBA-të të shpallin një bllokadë tregtare kundër këtyre vendeve gjigante? Do të jetë shumë interesante të shohim këtë spektakël…”, thotë Ria Novosti
    Nëse ky është reagimi zyrtar nga media e kontrolluar nga presidenca dhe qeveria ruse, imagjinoni të tjerët.
    “Veshët e Trumpit përkëdhelen nga lëvdatat e burokratëve amerikanë dhe ai duket i lumtur që nënshkruan urdhrin e nevojshëm ekzekutiv, të mbushur me një dozë të shëndetshme lajkash se si po e bën Amerikën përsëri të madhe me një të rënë të stilolapsit.
    ‘Kotësia është padyshim mëkati im i preferuar’, tha personazhi i Al Pacino në filmin “Avokati i Djallit”. Ky është mendimi i Viktoria Fedosova, nënkryetare e Institutit të Qeverisë Ruse për Kërkime Strategjike dhe Parashikime, e cila zakonisht mban qëndrime të moderuara. Kanali Rybar Telegram, i cili ka 1.5 milion abonentë, mban të njëjtën linjë: “Mali ka lindur një mi të padëmshëm”
    Retorika amerikane për ruajtjen e paqes është zëvendësuar në mënyrë të parashikueshme nga deklaratat për furnizimin e afërt të armëve të reja për regjimin e Kievit. Shqetësimi i zakonshëm i Trump sugjeron se Evropa do të paguajë për ndihmën.
    E gjithë kjo përforcon bindjen tonë: gjëja e rëndësishme për Rusinë është të kuptojë se në rrethanat aktuale, janë realitetet në fushën e betejës që përcaktojnë diplomacinë, jo anasjelltas.
    Qofshin ato që vijnë nga skifterët e luftës apo nga pëllumbat, të gjitha reagimet janë të së njëjtës natyrë, të lindura nga refleksi Pavlovian që gjithmonë vepron në këto rrethana. Ultimatumet nuk funksionojnë me Rusinë, shkruan Izvestia, e lëre më ato parafundit. Politikanët po e shfrytëzojnë këtë krenari kombëtare me zellin e tyre të zakonshëm.
    “Nxitoj ta zhgënjej presidentin amerikan, për momentin nuk tregtojmë pothuajse asgjë me Shtetet e Bashkuara, një qarkullim tregtar i vogël prej tetë miliardë dollarësh”, thotë Alexei Zhuravlev, nënkryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore. Në këtë kontekst, fjalët e kujdesshme të Kirill Dimitriev, amerikanit të shkolluar në Harvard të Kremlinit dhe një figurë kyçe në negociatat me administratën amerikane, duken pothuajse të pavend.
    Ai thekson “nevojën për dialog konstruktiv” me SHBA-në, duke theksuar se si “retorika e presionit ndaj Rusisë” nuk funksionon më dhe sa shumë kemi nevojë “të korrigjojmë gabimet e bëra nga Biden”.
    Edhe vëzhguesi Alexey Kalmykov, komentator ekonomik për shërbimin rus të BBC-së, ka dyshime serioze në lidhje me sanksionet dytësore: “Nëse Trump i referohet Kinës si partneri kryesor tregtar i Rusisë, karta e tij është luajtur prej kohësh. Trump tashmë është përpjekur, por Pekini u përgjigj ashpër, duke e larguar. Kërcënimi i tij është i parëndësishëm”.
    Ndërkohë, kanali Telegram Insider, i cili mbledh burime anonime të Kremlinit, pretendon se presidenti po përgatit “një përgjigje të ashpër” ndaj Trump. Por ndoshta edhe kjo është propagandë. Kur gjërat janë të paqarta, ose ai përballet me një udhëkryq, Vladimir Putin gjithmonë preferon të heshtë dhe të presë.

    Top Channel

  • Shpesh herë shkaktar për helmim, zbuloni sa ditë qëndron orizi i gatuar në frigorifer?

    Shpesh herë shkaktar për helmim, zbuloni sa ditë qëndron orizi i gatuar në frigorifer?

    Orizi është një nga shkaqet më të zakonshme të helmimit nga ushqimi dhe disa nga simptomat që mund të shkaktojë janë të përzierat, diarreja dhe të vjellat, të cilat zakonisht zhduken brenda 24 orëve.

    Zona e rrezikut, siç e quajnë shkencëtarët është temperatura midis 5° C dhe 60° C, në të cilën bakteret gjejnë një mjedis të përshtatshëm për t’u rritur.

    Kjo është arsyeja pse orizi i gatuar jashtë frigoriferit nuk mund të mbahet për më shumë se 2 orë dhe nëse mbetet jashtë frigoriferit nuk duhet ta hani.

    Prandaj, ruajtja e sigurt është thelbësore dhe praktika më e mirë është që orizi të ndahet në porcione më të vogla dhe të ruhet në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme të dini se si ta ngrohni përsëri siç duhet, por edhe të dini se sa kohë mund të ruhet pas gatimit.

    Më konkretisht, orizi i bardhë ose kaf është i sigurt për t’u ngrënë për katër deri në gjashtë ditë pas gatimit.

    Si të kuptoni nëse orizi është prishur?

    Shenja e parë është se orizi i gatuar ka një erë të thartë ose myku, që të kujton brumin e bukës. Gjithashtu, me kalimin e kohës do të zhvillojë një strukturë të rrëshqitshme, gjë që tregon se ka shumë lagështi.

    Nëse ndodh ndonjë nga këto dhe keni dyshime për cilësinë e tij, atëherë hidheni. Për ta ruajtur orizin e mbetur për më gjatë, duhet ta vendosni në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur (brenda një ore nga gatimi) në temperaturën e dhomës (rreth 21°C).

    Për ta bërë këtë, shpërndajeni orizin në një enë të pastër dhe të cekët dhe lëreni të ftohet. Pasi të arrijë temperaturën e dhomës, transferojeni në enë hermetike ose në qese plastike me zip dhe vendoseni direkt në frigorifer.

    Së fundmi, orizi i ngrohur përsëri do të qëndrojë i sigurt në frigorifer për tre deri në katër ditë, por cilësia e tij do të ulet sa herë që e ngrohni përsëri.

  • Arrestohet përsëri 33-vjeçari shqiptar/  Lëvizte i qetë nëpër qytet me kokainë në xhepa

    Arrestohet përsëri 33-vjeçari shqiptar/ Lëvizte i qetë nëpër qytet me kokainë në xhepa

    I riu nuk ishte emër i panjohur për autoritetet, pasi edhe më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër penale. Karabinierët e Aprilia në Itali arrestuan një 33-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
    Gjatë shërbimit të patrullave, u pikas lëvizja e dyshimtë e 33-vjeçarit që po lëvizte në këmbë. Menjëherë ata vendosën ta kontrollonin fizikisht dhe i gjetën në trup një sasi prej 20 gramësh kokainë, të ndarë në doza.
    I arrestuari, pasi kishte përfunduar procedurat formale, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, u transferua në qelitë e sigurisë së Stacionit të Karabinierëve të Aprilias, në pritje të seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin me një gjykim të drejtpërdrejtë, informon media italiane.
    Kurse dje në mëngjes (3 korrik), gjyqtarja e Gjykatës së Latinës, Enrica Villani, përveç vërtetimit të arrestimit, urdhëroi masën paraprake të detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore.