Tag: përsëri

  • Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme

    Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme

    Përplasja e papritur e Romës me Manu Koné ka ndryshuar përsëri planet e Interit në merkato. Zikaltrit, që po mendonin ta përdornin shumicën e buxhetit të paracaktuar për Lookman te mesfushori verdhekuq, po i “peshojnë” mirë gjërat. Ka hapësirë për një transferim të rëndësishëm, por duhet gjetur profili i duhur, si në aspektin teknik, ashtu edhe ekonomik.
    Negociatat për Lookman janë të bllokuara, por jo të mbyllura ende përfundimisht. Sulmuesi është kthyer në Portugali dhe pret lajme nga zikaltrit. Atalanta vazhdon të qëndrojë e fortë, por ka pak mundësi që ta llogarisë përsëri Ademola, pasi trajneri Juric e sheh largimin e nigerianit si vendim tashmë të marrë.

    Interi duhet të bëjë një tentativë të re me klubin bergamask, ndërkohë që merkatoja ofron ato “mundësi të famshme” që mund t’i ndryshojnë të gjithë skenarët. Manu Koné është një nga këto mundësi, shumë shpejt mund të ketë të tjera. Pas këtij momenti, vendimi mbetet te Marotta dhe Ausilio: të përpiqen t’i kapin, ose të vazhdojnë të shpresojnë te Lookman.
    Orët e fundit po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të Benjamin Pavard. Lille e ndjek nga afër francezin, pa harruar ofertat nga Arabia Saudite dhe Neom. Nëse ish-lojtari i Bayernit largohet, hapen dyert për një forcim të ri në mbrojtje, me Solet si një nga preferencat kryesore për ta forcuar repartin e pasëm. “Sondazhi” i parë është bërë me Udinese, ndërsa hapat vijues do të varen nga e ardhmja e Pavard.

  • “Përsëri në këmbë”/ Avokati i njohur fiton betejën pas 4 muajsh: E munda sëmundjen e mallkuar

    “Përsëri në këmbë”/ Avokati i njohur fiton betejën pas 4 muajsh: E munda sëmundjen e mallkuar

    Avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj ka arritur ta mundë sëmundjen me të cilën po përballej prej 4 muajsh. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook dhe ka shkruar “e munda sëmundjen e mallkuar”.
    Avokati falënderon të gjithë personat që e kanë mbështetur në këtë periudhë.
    “Përsëri në këmbë. E munda sëmundjen e mallkuar. Faleminderit të gjithë miqtë që më kanë mbështetur në këto 4 muaj të vështira”, ka shkruar avokati.

  • Portreti i vërtetë (i errët) i Shqipërisë nën Ramën

    Portreti i vërtetë (i errët) i Shqipërisë nën Ramën

    Nga Margo Rejmer

    Gjithçka ndodhi në një vend që pretendohet të jetë i lirë dhe demokratik.

    Të shtunën, policia rrethoi selinë e televizionit News 24, duke ndaluar gazetarët të hynin në redaksi, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke mbyllur transmetimin. Nuk pati asnjë urdhër gjykate që e autorizonte këtë, mbyllja ishte thjesht akti më i fundit në një konflikt që zgjat prej vitesh midis Kryeministrit Edi Rama dhe pronarit informal të televizionit, Irfan Hysenbelliu.

    Si mund të ndodhë që në një demokraci kryeministri të dërgojë policinë dhe të mbyllë një televizion që guxon ta kritikojë atë?

    Në maj, shkrova në revistën polake mujore Znak se Edi Rama kishte mbyllur TikTok-un për një vit të tërë, zyrtarisht në emër të mbrojtjes së të rinjve nga ndikimi i dëmshëm i tij, por në të vërtetë për të heshtur kritikët para zgjedhjeve. Brenda pak orësh pas publikimit, mora një telefonatë nga një figurë e lartë në selinë europiane të TikTok-ut. Donin të dinin se si kisha siguruar qasje në informacion konfidencial. Pastaj konfirmuan gjithçka, Rama kishte mbyllur TikTok-un qëllimisht para votimeve. “TikTok do të rikthehet një muaj pas zgjedhjeve,” parashikoi burimi im. Dhe çfarë mund të bëja me një informacion nga një zë që nuk mund ta citonim? Asgjë.

    Dhe vërtet, TikTok-u u rikthye qetësisht pas zgjedhjeve. Pa asnjë zhurmë, pa asnjë njoftim, thjesht u bë përsëri i aksesueshëm, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

    Ishte një tjetër kujtesë se Edi Rama tani ka pushtet të pakontestueshëm mbi Shqipërinë. Zgjedhjet e fundit ishin një spektakël i dominimit të tij, se si ai mund të blejë votues dhe të trembë ata që e kundërshtojnë. Ndërkohë, Tirana fundoset në para të pista kokaine, dhe gjithnjë e më shumë pallate të larta ngrihen si monumente shkëlqyese të korrupsionit. Hyrja e parave të pista po e bën të papërballueshme jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. Paratë e drogës korruptojnë shoqërinë në mënyra të vështira për t’u matur, por ka një efekt thellësisht shkatërrues në marrëdhëniet njerëzore.

    Dhe gjithë kjo ndodh ndërsa Rama rrotullon premtimin e tij të madh, se Shqipëria do t’i bashkohet Bashkimit Europian, ndërkohë që në të vërtetë po bëhet një vend pa media të lira. Jo shumë kohë më parë, Die Zeit e fotografonte atë të shtrirë në një divan në zyrën e tij, portret i një ylli politik europian. Hipokrizia perëndimore ushqen zhgënjimin shqiptar ndaj BE-së, dhe me të vdes miti ngushëllues se anëtarësimi do ta bëjë jetën më të mirë për të gjithë.

    Unë ndiej thellësisht simpati për kolegët e mi, gazetarët e pavarur dhe shqiptarët e zakonshëm. Shqipëria e sotme ka nevojë për asgjë më shumë se solidaritet dhe një ndjenjë qëllimi. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, i mbrojtur me dinjitet nga anëtarët e shoqërisë civile, goditi rëndë shpirtin e rezistencës. Rama triumfoi, dhe me atë fitore groposi çdo besim se sfida mund të kishte rëndësi. Në këto kushte, pa opozitë, pa konkurrencë, me media të rrënuara, Edi Rama mund të bëjë çdo gjë. Dhe bën çfarë të dojë, pa pasoja, nën heshtjen lejuese të Perëndimit.

    Për dymbëdhjetë vjet, shqiptarëve u është shitur një narrativë për përparim, por është një përparim i mbështetur në kokainë, artificialisht i fryrë nga hyrja e parave të pista. Një rritje e tillë nuk sjell kënaqësi apo plotësim; ushqen frustrim dhe njohuri të hidhura se drejtësia nuk ekziston, se kontrolli mbi jetën është një iluzion, se të fortët fitojnë gjithmonë. Për shumë njerëz, e vetmja rrugë për dinjitet dhe pavarësi është të ikin.

    Po shkruaj si një shkrimtare polake që, dymbëdhjetë vjet më parë, lidhi jetën e saj me Shqipërinë. Mbërrita në 2013, vitin kur Edi Rama mori pushtetin, kur edhe cinikët më të mëdhenj guxonin të shpresonin përsëri. Ajo Shqipëri ka ikur. Megjithatë, në disa mënyra, pak ka ndryshuar. Njoh listat e çmimeve: për ryshfet, për punë, për pako votash para zgjedhjeve, për kontrabandë droge përtej kufirit, për një operacion që shpëton jetë në spital. Shqipëria është një negociatë e madhe. Një plaçkitje e madhe e fshehur pas një fasade të bukur, kur në brendësi kalbet.

    Dhe tani News 24 është mbyllur, dhe shumica e mediave heshtin.

    Çfarë u bë me solidaritetin e gazetarëve dhe njerëzve? Zërat shpërthejnë kur s’ka rrezik, por kur duhet e vërteta, ata heshtin. E kaluara na qesh në fytyrë. Është një mësim mizor i historisë: liria nuk jepet përgjithmonë; duhet luftuar përsëri dhe përsëri. Dhe kur e ke, nuk e di çfarë të bësh me të, sepse liria është e vështirë. Premton ëmbëlsi, por në gjuhë lë një shije të hidhur./ Lapsi.al

  • Mashtruesi që shpiku një shtet

    Mashtruesi që shpiku një shtet

    Gregor MacGregor lindi në Skoci në 1786 dhe vdiq në Venezuelë në 1845, ishte një ushtar aventurier dhe një mashtrues i fuqishëm. Ai shpiku shtetin e Poyais, një vend në Amerikën Qendrore që nuk ekzistonte, por që e shpalli veten sundimtar të tij.

    Në vitin 1822 në Londër, MacGregor arriti të bindë disa qindra njerëz për të kaluar Oqeanin për të shkuar në Poyais, duke shkaktuar vdekjen e shumicës së tyre. Edhe sot ai konsiderohet “Mbreti i Mashtruesve”, njeriu që arriti të krijojë gënjeshtrën më të madhe të krijuar ndonjëherë.

    Ai ishte djali i një kapiteni detar i Kompanisë Britanike të Indisë Lindore, i cili u rrit duke folur galeishten skoceze dhe vetëm më vonë mësoi anglisht në shkollë.

    MacGregor ka pretenduar se ka studiuar për disa kohë në Universitetin e Edinburgut, por në lidhje me këtë nuk ka asnjë provë dhe duke pasur parasysh karakterin e tij është e lehtë të dyshosh në të.

    Dihet me siguri që në moshën 16-vjeçare, pak para se të fillonin Luftërat Napoleonike, ai u regjistrua në ushtrinë britanike. Ai u martua me Maria Bowater, vajzën e një admirali të pasur dhe gjithashtu falë parave dhe famës së familjes së saj, bëri një karrierë të shpejtë ushtarake. MacGregor u bë kapiten në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas gjeneral.

    Pas disa vitesh në Gjibraltar, ai la ushtrinë në 1810 dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, në 1811, vdekja e gruas së tij i ndryshoi perspektivën e jetës. Pa paratë dhe mbështetjen e familjes së saj u detyrua në vitin 1812 të nisej për në Venezuelë, në kohën kur po zhvillohej një revoltë kundër spanjollëve. Atje ai u martua me një kushërirë të revolucionarit Simon Bolivar dhe përsëri bëri një karrierë ushtarake, këtë herë në radhët e ushtrisë së Republikës së Venezuelës.

    Ai shënoi disa suksese dhe u bë i njohur si themeluesi i Republikës së Floridas, e cila zgjati si republikë vetëm disa muaj.  Në verën e vitit 1821, një dekadë apo më shumë pas largimit të tij, MacGregor u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

    Atij iu bashkua edhe bashkëshortja e cila kishte mbërritur nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai tha se ishte kthyer në Londër, për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit George IV, në emër të shtetit të Poyais. Kishte prodhuar dokumente të ndryshme, monedhë, stemë dhe një flamur. Madje arriti të shkruajë edhe një libër për atë vend të largët, të nënshkruar me pseudonimin Thomas Strangeways.

    Duket absurde, por ndoshta nga frika se do të humbisnin investimin e duhur apo thjesht u mashtruan nga disa premtime, shumë njerëz arritën të blenin bonot Poyais të shpikura nga MacGregor. Referuar vlerësimeve të bëra nga The Economist, mendohet se bonot, të gjitha së bashku, kapin vlerën e katër miliardë eurove. Shumë nga personat që u mashtruan ishin skocezë.

    Ndërsa interesi për vendin rritej, MacGregor rriti çmimet dhe filloi të shesë tokë dhe madje përfundoi duke organizuar udhëtime drejt Poyais. Ai arriti të mbushë dy anije prej 250 personash që u nisën në shtator të 1822 dhe në janar të 1823. Udhëtimi zgjati dy muaj dhe ata që pretendonin se do të gjenin Poyais, fatkeqësisht nuk gjetën asgjë.

    Shumë vdiqën nga uria ose nga malaria, por disa falë edhe kontakteve me popullsinë vendase dhe mbështetjes së anijeve që kalonin, arritën të largoheshin. Shumë vdiqën rrugës në kthim, të tjerë u ndalën në vende të ndryshme të Amerikës Latine, por vetëm rreth pesëdhjetë njerëz arritën të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Ishte e qartë se kishin jetuar në kushte ekstreme dhe dukeshin si fantazma dhe kufoma”, shkruante një gazetë skoceze e kohës.

    Lajmi se shteti i Poyais nuk ekzistonte u përhap me shpejtësi, duke ndihmuar kështu në anulimin e nisjes së anijeve të tjera, lajm ky që detyroi MacGregor të arratisej në Paris, por që edhe aty u përpoq përsëri të shiste idenë e Poyais, por me shumë pak sukses.

    Ai u arrestua në Francë, por në një gjyq të zhvilluar më vonë u shpall i pafajshëm. MacGregor u kthye në Skoci dhe përsëri u mundua të përfshihej në disa mashtrime që kishin lidhje me Poyais. Më 1838, ai u largua për në Karakas, ku u mirëprit përsëri si qytetar venezuelian dhe vdiq atje në vitin 1845.

    Rruga Press

  • Raportet e Isa Boletinit me Serbinë nga Hasan Bello

    Raportet e Isa Boletinit me Serbinë nga Hasan Bello

    Kulla e Isa Boletinit nuk ishte as 100 metra nga Manastiri i Sokolicës. Sipas burimeve historike duke nisur nga mesjeta, kujdestarët dhe rojtarët e këtij manastiri quheshin vojvodë. Paraardhësit e Isasë për shkak të afërsisë me këtë manastir, ishin rojtarët kryesorë. Në vitet 50 të shekullit XIX Manastiri i Sokolicës u restaurua nga kisha serbe, e cila për mbrojtjen e tij pagoi gjyshin, babanë dhe më pas vëllanë e Isasë. Ndërsa duke nisur nga mesi i viteve 90 të shekullit XIX për mbrojtjen e tij u kujdes personalisht Isa Boletini. Ai u përpoq ta përdorte këtë detyrë si mjet për të vendosur kontakte me politikën dhe diplomacinë serbe, e cila në këtë periudhë ashtu si sot përpiqet që t`i konsideroi këto objekte religjoze si tapi mbi të gjith territorin e banuar nga shqiptarë. Prandaj gjatë kësaj kohe Beogradi do ta konsideroi Isa Boletinin si personalitetin numër një për realizimin e planeve të fshehta ekspansioniste. Për këtë, qeveria serbe, nuk hezitoi të derdhte shuma të mëdha parash për Isanë dhe disa prijës të tjerë lokalë. Ajo shfrytëzoi pakënaqësinë dhe nxiti një sërë kryengritjesh antiosmane. Kjo edhe për shkak të politikave të gabuara të perandorisë dhe sidomos të xhonturqëve.

    Për ta ilustruar këtë do t`i referohemi një dokumenti të nënkonsullit austro-hungarez në Mitrovicë, Tahy, drejtuar ministrit të Jashtëm kontit Berchtold. Më 16 gusht 1912 ai raportonte se një nga udhëheqësit shqiptarë, që ishte komprometuar më rëndë në këtë drejtim, ishte Isa Boletini. Pas djegies së kullës së tij në Boletin më 22 nëntor 1908, konfiskimit të të gjitha pronave në rrethin e Mitrovicës dhe shkatërrimit të pasurisë së tij në Banjë (Pejë) në marsin e vitit 1909, prej Xhavid Pashës, ai ishte krejtësisht pa mjete dhe i mbështetur vetëm në mikpritjen e miqve të tij.

    Me rastin e vizitës së sulltanit Mehmetit në Kosovë në vitin 1911, Isai u fal duke iu kthyer një pjesë e pasurive. Për dëmet e pësuara nga xhonturqit, qeveria osmane e kompesoi me 500 lira.

    Por sipas diplomatit austro-hungarez prej kësaj kohe dhe deri në arratisjen e tij që u bë në fillim të kryengritjes së vitit 1912, ai qëndroi në Boletin, duke bërë një shpenzim të tillë, që nuk ishte në proporcion me të ardhurat e tij.

    Gjithashtu kishte rënë në sy edhe lidhja e tij intime me zëvendës mitropolitin serb të Mitrovicës, Popë Andjekon [konfident i konsullatës ruse të Mitrovicës dhe të Prishtinës, drejtues i propagandës serbe në Mitrovicë, vëllai i kandidatit serb për postin e mitropolitit në Prishtinë, si dhe me ish-komitin Bogdan Radenkoviç].

    Nënkonsulli austro-hungarez në Mitrovicë, Tahy, informon ministrin e Jashtëm se më 10 qershor 1912, Isai ishte kthyer prej mbledhjes së Junikut në Boletin dhe kishte filluar të organizonte kryengritjen në Shalë, Llap dhe Golak. Më 11 qershor, ai kishte marë nga Serbia 140 pushkë mauzer dhe tetë ngarkesa me municion. Ndërsa më 4 korrik kishte mbërritur një sasi tjetër me pushkë dhe municion prej Serbisë (160 pushkë mauzer dhe 30 arka me municion). Isai ishte njoftuar se Serbia lejonte që të transportohej municion tjetër, vetëm në rast se ai dilte personalisht në kufi. Pas kësaj, i shoqëruar nga ish-deputeti i Gjakovës Hajdar beu, tre bijve të tij më të rritur dhe nipit të tij, ai ishte nisur më 6 korrik për në Murgulja, ku ishte takuar me kapitenin e rojës së kufirit serb.

    Por ndërsa Isai dhe Hajdar Beu u kthyen përsëri, bijtë dhe nipi i tij shkuan në Beograd.

    Isai u deklaroi miqve në Mitrovicë, se ai i kishte dërguar të bijtë në Serbi, që në rast se atij do t’i ndodhte ndonjë gjë, fisi i tij mos të shuhej.

    Nga raporti i diplomatit austro-hungarez del se, më 13 korrik në Mitrovicë kishte mbërritur gazetari rus Anton Berezovski. Më 14 korrik, ai zhvilloi një takim në konsullatën ruse; më 15 shkoi te konsulli serb në Prishtinë; më 16 u kthye përsëri në Mitrovicë dhe e kaloi ditën përsëri në konsullatën ruse. Më 17, i veshur me kostum shqiptar, i udhëhequr prej bujkut serb Timotije nga Selanca dhe një të besuari të Isait në Mitrovicë, Iljas Lusta, dhe të çifçiut të Isait, Miloja nga Rudara, ai shkoi tek Isa Boletini në Selanca, ku kaloi natën dhe të nesërmen u kthye përsëri në Mitrovicë.

    Më 1 gusht u kthye nga Beogradi përsëri në Prishtinë nipi i Isait, Tafili dhe një nga bijtë e Isait, Halili, duke kaluar nëpër Prokuplje. Ndërsa më 11 gusht u kthyen nga Beogradi edhe dy bijtë e tjerë të Isait, Sulejmani dhe Mustafa. Ky i fundit kishte operuar atje gjëndrat skrofulose të ënjtura.

    Sipas diplomatit austro-hungarez si Isai ashtu dhe bijtë e tij, që qëndruan në Beograd me shpenzimet e qeverisë serbe, dispononin të holla të konsiderueshme, për origjinën e të cilave nuk duhej që të kishte asnjë dyshim…

    Kjo nuk do të thotë se Isai në momente të caktuara nuk ka kontribute historike./Hasan Bello/

  • E pazakontë/ Trump ngjitet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë: Do të vendos raketa bërthamore

    E pazakontë/ Trump ngjitet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë: Do të vendos raketa bërthamore

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se çfarë po bënte atje.

    Mediat, të cilat ishin poshtë rrugës së makinave, u përpoqën të kuptonin se çfarë po ndodhte.

    “Z. President, çfarë po bëni atje lart?”

    “Po bëj vetëm një shëtitje të vogël,” bërtiti ai përsëri.

    “Çfarë po ndërtoni?”

    “Shkon me sallën e vallëzimit, e cila është në anën tjetër,” tha ai.

    I shtyrë përsëri nga gazetarët, Trump tha “Diçka e bukur”, ndërsa bënte pantomima me duart e tij.

    “Thjesht më shumë mënyra për të shpenzuar paratë e mia… thjesht më shumë mënyra për të shpenzuar paratë e mia për vendin.Çdo gjë që bëj financohet nga unë,” theksoi ai.

    Trump ishte i shoqëruar nga truprojat e tij dhe të tjerë, përfshirë James McCrery, arkitektin e projektit të sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë.

    Presidenti shoqërohej nga një grup i vogël ndihmësish dhe Shërbimi Sekret. Grupi përfshinte arkitektin Jim McCrery, i cili është ngarkuar të shtojë sallën e vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Të dy burrat dukeshin të angazhuar në një bisedë intensive ndërsa vëzhgonin terrenin me shumë lëvizje të gjalla.

    Pastaj Trump doli jashtë rrezes së kamerave për disa minuta, me sa duket për të parë nga South Lawn.

    Kur u kthye, gazetarët u përpoqën përsëri të merrnin më shumë informacion.

    Përpiqeni të ndërtoni?” bërtiti një gazetar.

    Raketa,” u përgjigj Trump, me sa duket duke bërë shaka. “Raketa bërthamore” përsëriti ai ndërsa bënte gjestin e një rakete që lëshohej.

    Trump më pas injoroi një pyetje mbi Gazën dhe hyri përsëri brenda.

    Sipas mediave, në plan është ndërtimi i një salle vallëzimi që do të kushtojë plot 200 milionë dollarë.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, salla e re, me një sipërfaqe prej rreth 8,400 metrash katrorë, do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 650 persona, tre herë më shumë se kapaciteti i Sallës Lindore, e cila deri më tani është hapësira më e madhe e ngjarjeve në kompleks.

    Kjo është arsyeja pse vitet e fundit, ngjarjet në shkallë të gjerë, siç janë darkat shtetërore në nder të krerëve të shteteve, janë pritur në tenda të posaçme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

  • A do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial? Trump thyen heshtjen

    A do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial? Trump thyen heshtjen

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar në një intervisë se “ndoshta” nuk do të kandidojë për një mandat të tretë presidencial në Shtetet e Bashkuara.

    “Ndoshta jo” ishte përgjigjja e thjeshtë që dha, kur u pyet drejtpërdrejt për qëllimin e tij për të kandiduar përsëri për këtë detyrë.

    Megjithatë, Trump nxitoi të theksonte se ai mbetet jashtëzakonisht popullor në vend, gjë që, sipas vlerësimit të tij, i lejon të marrë në konsideratë mundësinë e nominimit përsëri për president: “Unë mbaj vlerësime shumë të larta miratimi. Kjo në vetvete mund të më japë mundësinë të jem përsëri kandidat, nëse do të doja”, tha ai.

    Në të njëjtën intervistë, Trump tha se udhëheqësit e NATO-s bëjnë atë që ai iu thotë të bëjnë.

    “Një vit më parë, vendi ynë ishte ‘i vdekur’. Sot, është vendi më i mirë në botë – pa dyshim. Kjo është ajo që më thonë të gjithë udhëheqësit e NATO-s, të cilët bëjnë atë që dua unë”, tha ai.

    Presidenti i SHBA-së përsëriti se SHBA-të janë në rrugën e rimëkëmbjes dhe forcimit të rolit të tyre global, duke i dhënë vetes merita për këtë ndryshim kursi.

    “Shtetet e Bashkuara po ngrihen përsëri. Jam i lumtur që kam kontribuar në të”, tha ai.

    Trump foli gjithashtu marrëdhënieve të tij me udhëheqësit e Lindjes së Mesme, duke theksuar se ka marrë komente të ngrohta për përparimin e SHBA-ve nga Mbreti i Arabisë Saudite , si dhe nga udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit .

    “Të gjithë e pranojnë se Amerika po kthehet dinamikisht në ballë dhe ma thonë kaq hapur. E vlerësoj dhe ndihem krenar për këtë”, tha ai.

  • Jo fustan i bardhë, por i kuq! Mel B befason me dasmën e saj në Marok

    Jo fustan i bardhë, por i kuq! Mel B befason me dasmën e saj në Marok

    Një muaj pas dasmës së saj në Katedralen e Shën Palit, Mel B udhëtoi për në Marok për të festuar përsëri bashkimin e saj me bashkëshortin e saj, në një ceremoni të re.
    Ish-anëtarja e Spice Girl ndau një foto nga Marrakeshi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke kërcyer me një fustan mahnitës të kuq pa rripa me një çarje, të dizenjuar nga Evelie Bridal në bashkëpunim me Justin Alexander. Ajo shkroi në mbishkrim: “U martuam!!! Përsëri! Një dasmë aq e bukur saqë vazhduam festimin me të dashurit tanë në vendin tonë të preferuar, Marrakesh – kaluam një kohë të mrekullueshme.”

    Fustani i kuq i nusërisë zëvendësoi fustanin prej fildishi dhe perlat që mbante veshur në dasmën në Londër, ndërsa dhëndri hoqi dorë nga veshjet tradicionale skoceze me një kilt dhe u shfaq me një xhaketë të bardhë dhe papion të zi. Sipas revistës Hello, festimet në Marok zgjatën tre ditë – nga 1 deri në 3 gusht – dhe përfshinin darkën të premten, ceremoninë dhe pritjen të shtunën dhe një drekë martese të dielën.

  • Thirrja nga Auron Tare: Të riparohen urat mbi Vjosë, janë atraksion turistik për të huajt dhe mundësi për fshatrat

    Thirrja nga Auron Tare: Të riparohen urat mbi Vjosë, janë atraksion turistik për të huajt dhe mundësi për fshatrat

    Studiuesi Auron Tare ka një thirrje për institucionet përgjegjëse, që të mos lënë në harresë urat e dikurshme mbi Luginën e Vjosës, të cilat për të janë dëshmi historike e rëndësishme. Tare thotë se për dekada me radhë, urat kanë qënë e vetmja mundësi e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës. ”Të ndërtuara me beton arme, struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më sot edhe pse të lëna në harresë. Me shumë pak para ato mund të riparohen duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësur ndonjë prej kavove të çelikut. Duke i pastruar dhe hapur shtigjet përsëri ato mund të kthehen në një atraksion turistik për të gjithë ata që do të donin të ecnin në monopatet e Vjosës”,-shkruan në një postim në Facebook.
    Postimi i plotë nga Auron Tare

    Urat e Dikurshme dhe Zipline i Përmetit. Përgjatë pejsazhit të mrekullueshëm të Vjosës një sy i vëmendshëm mund të shikojë aty këtu disa struktura metalike dhe kavo çeliku që shtrihen nga njëri breg tek tjetri. Të ndryshkura, mes një bimësie të harlisur ato janë një dëshmi historike shumë e rëndësishme. Për dekada me rradhë kanë qënë e vetmja mundësi e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës. Të ndërtuara me beton arme, struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më sot edhe pse të lëna në harresë.
    Me shumë pak para ato mund të riparohen duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësur ndonjë prej kavove të çelikut. Duke i pastruar dhe hapur shtigjet përsëri ato mund të kthehen në një atraksion turistik për të gjithë ata që do të donin të ecnin në monopatet e Vjosës. Me tabela të thjeshta mund të përshkruhet historia e tyre në periudhën komuniste për të treguar komunikimin rural në ato kohëra. Ndërkohë risjellja e tyre për turizmin do të rihapte përsëri mundësinë e kalimit në fshatra përgjatë Luginës.
    Por fondet e turizmit shkojnë për gjëra jo vetëm të pa dobishme por dukshëm pa asnjë ndikim në Luginën e Vjosës. Info Pointet e famshme që tashmë kanë filluar të ndryshken janë të braktisura. Një info pont gjigand po ndërtohet në memorien natyrore të Përmetit në atë qe njihen si Guri i Qytetit. Se çfarë roli do lozë ky info point askush nuk di të thotë aq me shumë kur Qyteti ka prej vitesh një info point normal në Qendër.
    Fondi shqiptar i zhvillimit ka ftuar nje nga ato studiot e huaja të zhvillojë një projekt për një ZipLine ku njerzia do lëshohet nga një shkëmb i Vjosës për tek ana tjetër e Lumit. Përse njerëzit duhet të provojnë ZipLine edhe në Përmet askush nuk di ta shpjegojë. Ndërko me një të dhjetën e fondeve që harxhohen për kotësira mund të riparoheshin urat prej çeliku të Vjosës jo vetëm si shenja të rëndësishme të trashëgimisë por edhe si tërheqje turistike.

  • Justin Baldoni për gruan e tij: Do të martohesha me ty përsëri e përsëri

    Justin Baldoni për gruan e tij: Do të martohesha me ty përsëri e përsëri

    Justin Baldoni dhe bashkëshortja e tij, Emily, kanë festuar 12-vjetorin e martesës dhe ai ka dashur ta përdorë rrjetet sociale për të festuar këtë ditë të veçantë. Aktori 41-vjeçar postoi një foto nga dasma e tyre në llogarinë e tij personale në Instagram dhe e uroi publikisht bashkëshorten e tij për përvjetorin e martesës.
    “Do të martohesha me ty përsëri e përsëri e përsëri. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Dymbëdhjetë”, shkroi Justin Baldoni në postimin që bëri.
    Shihni postimin e tij:

    Justin Baldoni dhe gruaja e tij u takuan në vitin 2011 në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët. Dy vjet më vonë, aktori i propozoi asaj në një kafene në Los Angeles, ku kishin shkuar në takimin e tyre të parë. Ata u martuan në korrik të atij viti. Çifti ka dy fëmijë, një vajzë dhjetëvjeçare dhe një djalë tetëvjeçar.