Tag: përsëri

  • “Moska provokoi përsëri”, ministri gjerman i Mbrojtjes: Avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

    “Moska provokoi përsëri”, ministri gjerman i Mbrojtjes: Avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

    “Një avion ushtarak rus fluturoi mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik”.
    Kështu tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në fjalimin e tij para Bundestag-ut, duke e krahasuar incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze.
    Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, “demonstrojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai, informon “La Repubblica”.

    Tensionet gjatë javëve të fundit mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, teksa fillimisht me te dronë shkeli hapësirën ajrore të Polonoisë dhe më tej me avionë spiunë atë të Estonisë për 12 minuta.
    NATO ka paralajmëruar Kremlinin se do aktivizojë Nenin nr. 4 dhe do i kundërpërgjigjet, teksa kërcënon se do rrëzojë avionët rusë nëse shkelin përsëri hapësirën ajrore të vendeve anëtare.

  • Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë në Gjermani

    Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë në Gjermani

    Princ Dobroshi është dënuar me 13 vite burg për 10 ton kokakinë, pasi u shpall fajtor për nga Gjykata e Landit në Hambur. BILD shkruan se Dobroshi do të paguaj 8 milionë euro gjobë ndaj shtetit. Kokaina prej 10 ton sasi u vinte nga Amerika e Jugut dhe Qendrore me anije, përmes portit të Hamburgut në vitin 2020.
    61- vjeçari Dobroshi e ka nisur karrierën e tij si trafikant që në vitin 1999. Pas arrestimit të tij në shtetin Norvegjez në vitin 1993 dhe arratisjes në vitin 1997, ai u kap përsëri në Pragë fiil pas dy viteve dhe u lirua në vitin 2005.
    Megjithatë gjykata ra në përfundimin se ndonëse i arrestuar dhe dënuar disa herë Dobroshi luajti përsëri një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar.
    Trafikanti organizonte transpotin dhe marrjen e mallit i cili vinte nga Kolumbia dhe Brazili përmes Atlantikut me destinacion përfundimtar Hamburgun.
    Dobroshi mori fund nga aplikacioni i koduar EncroChat. Fill pas kësaj ai u arrestuan në vitin 2023 në Shqipëri dhe në vitin 2024 u ekstradua në Gjermani.
    Rrëfimi i tij pranë autoriteteve përkatëse lehtësoj dënimin dhe në këtë mënyrë u kursyen 42 seanca gjyqësore raportoi për BILD zëdhënësja e gjykatës, Dr. Marayke Frantzen.
    Ndonëse në vitin 2020 iu sekuestruan 2,5 milionë euro para cash, shteti nuk mjaftohet me kaq. As burgu nuk është i mjaftueshëm për kokën e krimit të organizuar. Ndaj shteti do ti konfiskojë përsëri pasuritë me vlerë 8,2 milionë euro.

  • Tërmeti shkund përsëri vendin, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra

    Tërmeti shkund përsëri vendin, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra

    Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra ishte përsëri në zonën e Evias.
    Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jugperëndim të Prokopit, me një thellësi fokale prej 12.3 km. Vërehet se dridhjet janë ndjerë edhe në zonat e Atikës, por nuk u raportua për të lënduar apo dëme të mëdha.
    “Tërmet me magnitudë paraprake 3.7 me epiqendër në Prokopi, Evia (jo epiqendra në Nea Stira). Ndjehet pak edhe në Atikën lindore”, shkroi sizmologu Gerasimos Papadopoulos në postimin e tij, informon ‘Protothema”.
    Të hënën një tërmet i fuqishëm shkundi vendin fqinj, me forcë 5.2 magnitudë Rihter, po në Evia dhe konkretisht në Nea Stira, ku nuk u regjistruan të lënduar në njerëz.

  • “Bota që dikur më frymëzonte, tani ma shpif…”

    “Bota që dikur më frymëzonte, tani ma shpif…”

    Nga: Tracey Thorn

    Është një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesin e verës, kur ditës më të gjatë të vitit ngadalë po i vjen fundi – dhe unë me Benin jemi brenda, para TV, duke parë episodin e parë të “Çernobilit”

    Si mundëm të merrnim një vendim të tillë, thjesht nuk e mbaj mend. Si të gjithë të tjerët, edhe ne i jemi kushtuar filmave, rregullimeve dhe sistemimeve për një kohë të gjatë, dhe kur Ben pa serinë televizive mes atyre më të rekomanduarave, më pyeti se çfarë mendoja. E kisha tashmë, por ai, nga frika se mos ndjente shumë tmerr, ia kishte kursyer vetes.

    Tani ishte ai që më kërkonte një mendim… dhe në atë moment, mendja ime më luajti një rreng të pabesë. Për një moment më mbeti kujtimi i një serie televizive shumë të bukur – melankolike, apasionante dhe me atmosferë përfshirëse – dhe në një farë mënyre, harrova krejt se ishte edhe e errët, e frikshme.

    Sapo filluam ta shohim, u vetëdijësova për gabimin tim. Jashtë dielli ka perënduar tashmë, dhe rrezaton hije të gjelbëra mbi oborr. Dëgjohet mulizeza në pemën e vet të zakonshme dhe zërat e mbytur të njerëzve, njerëzve të ndjeshëm, teksa kalojnë para shtëpisë.

    Dhe ndërkohë ne jemi këtu, në dritën e errët të dhomës sonë të ndenjes, duke parë një njeri që kryen vetëvrasje duke varur veten dhe një tjetër në grahmat e vuajtjeve mizore të shkaktuara prej djegies së rrezatimit, ndërsa fëmijët luajnë në mesin e pluhurit radioaktiv. Shikoj Benin, në anën tjetër të dhomës, dhe vërej se ai i ka sytë përtokë.

    Një çast më vonë fikim televizorin dhe dalim në dritën e muzgut: krah për krah, gati pa thënë asnjë fjalë, të zhytur në muzgun e qetë.

    Por edhe aty, vazhdoja të pyesja veten: “Si munda ta harroj gjithë atë tmerr? Si munda ta arkivoj në mendje serinë, si një vepër të realizuar shumë mirë, duke eleminuar nga kujtesa impaktin e saj emocional?” Ky mendim është i lidhur me një tjetër, që ende më pushton: “A ka ndryshuar diçka brenda meje? Ky ndërgjegjësim dhe sensibilizim i shtuar, kjo ndjeshmëri dhe tmerr për egërsinë e botës, a ka qenë gjithmonë brenda meje, i groposur nga përditshmëria dhe shpërqendrimi? Apo ishin muajt e fundit që më bënë të zhvilloja një vetëdije të ndryshme?”.

    Disa ditë më vonë jemi në makinë, duke shkuar për të takuar disa miq: dalja jonë e parë, rreth njëzet minuta udhëtim në drejtim të Londrës perëndimore. Xhiroja në WestWay është diçka që gjithmonë e kam dashur, sepse më bën të ndjehem në shtëpi, e lumtur që jetoj në Londër. Sidoqoftë, sot është sikur shqisat e mia janë sulmuar nga të gjitha anët; gjithçka duket se ecën më shpejt dhe me një vëllim më të lartë se më parë, pa ndalim. Dhe mendoj përsëri për batutën që i atribuohet aktorit Ernest Thesiger, kur i kërkuan të përshkruante përvojën në llogore pas Luftës së Parë Botërore: “O Zot”, u përgjigj, “çfarë zhurme! Dhe sa shumë njerëz!”.

    Frika nga errësira

    Nuk duroj dot nivelin e histerisë që më kap kur largohem nga shtëpia dhe nuk më pëlqen të kuptoj se tani, në qytetin që e dua aq shumë, ndihem e vogël dhe e brishtë. Energjia e vetë qytetit, që më parë më karikonte, tani duket kërcënuese për mua dhe pyes veten nëse ndryshimi që ka ndodhur tek unë, është i përhershëm apo i përkohshëm, dhe si do të kthehem në jetën time të dikurshme. Apo nëse do të ketë një mënyrë të re dhe të ndryshme të të jetuarit.

    Periudha e izolimit po përfundon, të paktën tani për tani, dhe filloj të takoj përsëri miq … Filloj të kem frikë se jam bërë jo vetëm më e ndjeshme, por edhe më e mërzitshme, por mbase kjo ka ndodhur për të gjithë ne. Dhe pyes veten: “O Zot! Por më parë, për çfarë bisedonim?”

    Një mëngjes, përsëri, duke kaluar pranë varrezave përpara kishës, vërej një pllakë që mban një mbishkrim në gjuhën latine: “Post tenebra lux, pas errësirës vjen drita”.

    Më rikthehet në mendje Çernobili dhe se si reagimi im, kur e pashë për herë të parë, ishte shumë në përputhje me magjepsjen për errësirën, në artin shprehës që mbizotëron në kohërat tona. Mendoj përsëri se sa shumë ne i kushtojmë rëndësi veprave ngacmuese, pa zbutje, të cilat na e bëjnë gjakun të ngrijë, dhe se si komeditë me zor konsiderohen në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

    Kam filluar të kem frikë nga errësira, mbase sepse për momentin nuk e di se çfarë fshihet aty. Dhe kështu ndjehem e tërhequr nga drita, nga rrezet e diellit që filtrohen mes pemëve, pasqyrimet në sipërfaqen e ujit dhe nga mirësia e miqve. Ndoshta duhet të rishikoj “Detectorists”. / The New Statesman

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “FERMA E KAFSHËVE” E ORWELLIT, JA PSE MBETET AKTUALE

  • “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar kur sulmoi Ukrainën në 2008-ën

    “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar kur sulmoi Ukrainën në 2008-ën

    Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një intervistë me revistën franceze Paris Match, deklaroi se “të gjithë e kishin gabim në lidhje me Putinin “.
    Merz tha se gjithmonë kishte qenë skeptik, por shtoi se Europa duhej ta kishte kuptuar madhësinë e kërcënimit në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, apo ndoshta edhe më herët, që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë.
    Teksa tha se shpreson se një ditë Europa do të ketë përsëri marrëdhënie të mira fqinjësore me rusët, Kancelari gjerman shtoi se megjithatë jemi shumë larg kësaj.
    “Përballemi me regjimin e Putinit, një ‘sistem kleptokratik’ që i është afruar autokracisë gjatë viteve. Le të kujtojmë madhësinë historike të asaj që po ndodh, duke sulmuar Ukrainën, Putin sulmoi vendin e dytë më të madh në kontinentin evropian”, theksoi ai.
    I pyetur nëse do të fliste përsëri me Moskën, Merz tha se nëse kjo mund të ishte e dobishme në një farë mënyre, ai do ta bënte këtë.
    “Qëllimi është të rikthehemi te rendi dhe respekti i ndërsjellë! Në kohën e bashkimit të Gjermanisë, gjërat nuk ishin të lehta, megjithatë ne punuam me Mikhail Gorbachev. Ky është ekuilibri që dinim pas rënies së BRSS në vitin 1991 dhe deri në vitin 2022. Putin nuk e respekton më këtë ekuilibër. Shpresojmë ta gjejmë përsëri”, vuri në dukje ai.
    Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien e Evropës me SHBA-në, Merz deklaron se është i bindur se “duke punuar shumë për t’u bërë më të fortë” do të jetë e mundur të negociohet me amerikanët si të barabartë”, ndërsa shtoi se është gati të bashkëpunojë me presidentin francez, Macron, të cilin e quan “mik” të tij, drejt nxjerrjes së Evropës nga “dobësia” dhe “varësia”.

  • “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

    “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

    Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris Match.

    Merz tha se gjithmonë kishte qenë skeptik, por se “duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit në vitin 2014, kur ai pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”.
    Kancelari shprehu shpresën se një ditë do të përjetojmë përsëri marrëdhënie të mira fqinjësore me rusët. Por, tha ai, “fatkeqësisht, jemi shumë larg kësaj, sepse përballemi me regjimin e Putinit, një ‘sistem kleptokratik’ që i është afruar autokracisë gjatë viteve”.
    “Le të kujtojmë madhësinë historike të asaj që po ndodh, duke sulmuar Ukrainën, Putin sulmoi vendin e dytë më të madh në kontinentin evropian”, theksoi ai.
    I pyetur nëse do të fliste përsëri me Moskën, Merz tha se nëse kjo mund të ishte e dobishme në një farë mënyre, ai do ta bënte këtë.
    “Qëllimi është të rikthehemi te rendi dhe respekti i ndërsjellë! Në kohën e bashkimit të Gjermanisë, gjërat nuk ishin të lehta, megjithatë ne punuam me Mikhail Gorbachev. Ky është ekuilibri që dinim pas rënies së BRSS në vitin 1991 dhe deri në vitin 2022. Putin nuk e respekton më këtë ekuilibër. Shpresojmë ta gjejmë përsëri”, vuri në dukje ai.
    Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien e Evropës me SHBA-në e Trump, Merz deklaron se është i bindur se “duke punuar shumë për t’u bërë më të fortë”, do të jetë e mundur të negociohet me amerikanët si të barabartë, ndërsa deklaron se është gati të bashkëpunojë me presidentin francez, Macron, të cilin e quan “mik” të tij, drejt nxjerrjes së Evropës nga “dobësia” dhe “varësia”.

    Top Channel

  • Taulant Seferi tund përsëri rrjetën në Turqi, i jep mesazh Silvinjos me golat e shënuar

    Taulant Seferi tund përsëri rrjetën në Turqi, i jep mesazh Silvinjos me golat e shënuar

    Taulant Seferi ka tundur përsëri rrjetën në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren 2-4 të Bodrumsporit kundër Beledijesporit. Seferi e dërgoi topin pas shpinës së portierit në minutën e 57 të takimit, duke dhënë kështu kontrobutin e tij në tre pikët e marra mbrëmjen e sotme.
    Lojtari nga Kumanova ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e para të kategorisë së dytë në Turqi. Statistika pozitive, me të cilat i dërgon një mesazh në distancë Silvinjo, që edhe këtë herë e ka lënë jashtë listës së Kombëtates./Sport Ekspres/

  • Sulmuesi i afruar me bujë në Serinë A dëmtohet dhe mbetet jashtë dy muaj

    Sulmuesi i afruar me bujë në Serinë A dëmtohet dhe mbetet jashtë dy muaj

    Skuadra e Bolonjës ka marrë një goditje të rëndë, pasi që në startin e sezonit, ka humbur shërbimet e një prej elementëve më cilësorë në skuadër.

    Çiro Imobile, i kthyer përsëri gjatë kësaj vere në Serinë A, ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së parë të kampionatit kundër Romës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë nga fushat e lojës.
    Dëmtimi i pësuar në këmbën e djathtë, rezultoi më i rëndë se sa mendohej dhe klubi i Bolonjës bëri të ditur se koha e rikuperimit të lojtarit, do të jetë rreth 8 javë.

    Një periudhë shumë e gjatë për sulmuesin i cili pritej të kishte një rol kryesor në repartin e avancuar të kësaj skuadre që synon që të luftojë përsëri për një vend në Ligën e Kampioneve apo të rikonfirmohet në Kupën e Italisë.
    Imobile ishe larguar një vit më parë nga Lacio duke zgjedhur të vazhdonte karrierën te Beshiktashi në Turqi. Por ai mbijetoi vetëm një vit atje, para se të bënte përsëri prapakthehu në kampionatin italian, me shpresën që të luante një rol prej protagonisti. Por tashmë atij i duhet të presë riaftësimin për të treguar se është përsëri në gjendje të bëjë diferencën në këtë kategori.
     

  • Mos ia mbathni, luftoni për dashurinë tuaj…

    Mos ia mbathni, luftoni për dashurinë tuaj…

     Nga Tessa Bailey

    “Atë natë i kishte treguar se gjithmonë, synimi i tij kish qenë t’ia mbathte para se ta poshtëronte një femër. Hana nuk do ta lejonte këtë. Ajo do t’i tregonte se pas atij debati, pas fjalëve dhe rrëfimeve që e kishin lënduar, ajo do të ishte përsëri aty, do t’i tregonte se marrëdhënia e tyre ishte e qëndrueshme.

    Do t’i tregonte që ai ishte i aftë ta mposhte forcën e së shkuarës. Do t’i tregonte që kishte besim tek ai, që e respektonte dhe kujdesej për të. Me pak fjalë, do ta kishte gjithmonë në krah.

    Fundja, këtë kishte bërë gjithë kohës – mbase edhe në mënyrë të paqëllimshme – dhe nuk kish ndër mend të hiqte dorë tani. Uronte ta linte Foksin me besimin, mundësinë se ai ishte shumë më i vlefshëm se aq. T’i jepte kurajë dhe vetëbesim për ta provuar sërish. Sytë i vajtën te dosja me këngë mbi shtrat. Po, të nesërmen do të luftonte me çdo mënyrë të mundshme.”

    Përktheu: Maria Hila

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ZIJA ÇELA: KAM FRIKË TË PLAKEM, POR SIDOMOS KAM FRIKË TË VDES, PA PASUR AFËR NJË DORË GRUAJE…

    Trokitje” nga Zija Çela

    (Sot e gjithmonë.)

    Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?” Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.”U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.

    Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Unë ngrihem përsëri

    Unë ngrihem përsëri

    Poezi nga Maya Angelou

    Shqipëruar nga: Rudi PobratiMund të gëzohesh se po më braktis,Se nga dhimbja e gjitha po mpihemTi mendon se po më shkel me këmbë,Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.Te shqetëson kryelartësia ime?Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?Se unë rri sikur kam puse me nafte,Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?Njësoj si dielli, njësoj si hënaNë baticat në harmoniNjësoj si shpresa që çohet lart,Unë do ngrihem përsëri.

    Brengosesh se jam e bukur, seksi,Pse të kapi papritur habia?Se unë eci sikur kam diamanteAty ku takohen kofshët e mia?

    Nga kasollet e turpit të historisëUnë ngrihemNga e kaluara e hidhur, mes bukurisëUnë ngrihem;Jam ujëvarë e lartë, e zezë freskuese,Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

    Duke lënë pas frikën e natës se gjatëUnë ngrihemNë një agim mrekullisht të qartëUnë ngrihemDuke bartur dhuntitë e të pareve të miaJam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liriUnë ngrihem përsëri,përsëri ngrihemNgrihem përsëri!/KultPlus.com