Tag: përse

  • Neni Basha, kur Doktori përjetëson paraardhësin

    Neni Basha, kur Doktori përjetëson paraardhësin

    Nga Skënder Minxhozi/

    Doni t’i gjeni një përcaktim të shkurtër dhe përmbledhës asaj që po ndodh në Partinë Demokratike pas 11 majit?! Mjafton të shqiptoni togëfjalëshin “neni Basha” dhe i keni thënë të gjitha. Nuk ka nevojë as për analiza, refleksione, kalkulime a tjerrje të këtij lloji. Shihni si u soll kreu i partisë në momentin që u vu përballë shifrave zgjedhore dhe do të kuptoni gjithçka. Do të kuptoni përse partia po hesht teksa u tkurr me 250 mijë vota krahasuar me katër vite më parë. Do të kuptoni përse Berisha dhe të tjerët që tashmë janë emëruar deputetë janë kaq të qetë dhe bëjnë një luftë imagjinare sa për sy e faqe me kutitë e votimit sa për të kaluar vapën.

    Do të kuptoni përse stanjacioni e jo rotacioni apo rinovimi i elitës drejtuese janë alfa dhe omega e Partisë Demokratike qyshse përzunë me hunj e shkallë zjarrëfikësish nga selia kryetarin humbës tre vjet të shkuara. Do të kuptoni më në fund përse Edi Rama ka luksin të mos lerë mbledhje a konferencë (apo edhe dasëm) pa marrë pjesë në Evropë e SHBA, duke lënë në Tiranë shqytarët e vet që të merren me folklorin elektoral të opozitës.

    E keqja e epokës teknologjike që jetojmë është se asgjë që thuhet publikisht nuk zhduket më. Google dhe gjigandët e tjerë të botës dixhitale kanë shpikur madje “të drejtën e harresës” si mjet për t’i hequr nga qarkullimi disa ngjarje e lajme të vjetra. Por ja që deklaratat e Berishës në momentin kur PD miratonte nenin e largimit të kryetarit në statutin e ri, janë ende në rrjet. Ai deklaronte, fjala vjen, në 1 dhjetor 2021 se “kryetari do të largohet, nëse humb zgjedhjet, pa asnjë diskutim. Ky nen do quhet “Neni Basha”! Duke e shoqëruar propozimin me lëvizjen karakteristike të dorës kur dëshëron të garantojë ata që ka përpara, Doktori mundi t’i shkëpusë disa duartrokitje e fishkëllima entuziaste militantëve të mbledhur në sallë, por siç ka ndodhur rëndom me garancitë e tij publike, ato kanë qenë fjalë të shkruara në akull.

    Mund t’i shohë kushdo dhe të provojë sesa pak përputhen këto fjalë sot me qëndrimin në zyrë të Sali Berishës. Mund të shohë fjala vjen edhe atë që deklaronte Gazmend Bardhi tre vjet më parë e ta krahasojë me atë që thotë këro orë në favor të qëndrimit të Berishës edhe pasi mbeti 33 mandate prapa Edi Ramës në zgjedhje.

    “Neni Basha” është sot totemi i vërtetë që mban në këmbë PD-në e sotme, filozofinë e saj të vijimësisë dhe të kultit të individit. Sikur të mos kishte një nen të posaçëm për shkarkimin e kryetarit të PD, nuk do të dinim si ta përkufizonim shpejt e me pak fjalë refuzimin e tij për të ikur nga detyra. Neni në fjalë nuk parasheh sesa të vështira kanë qenë zgjedhjet për partinë, sesa hajdute ishte pala tjetër dhe sesa “rrethana” specifike u bënë pengesë për fitoren e garës elektorale. Ky nen, sipas ngulmimit dhe batutave ironike që Berisha përdorte në momentin që aprovohej uninamisht dhe duke mallkuar “Lul bravën”, nuk duhej të linte asnjë shteg për justifikime. Të tillë e donte Berisha dhe të tjerët asokohe. Rigoroz, të prerë dhe të paapelueshëm. Ironia e 11 majit provoi se guri i hedhur lart në atë moment, ra shpejt mbi kokat e propozuesve të nenit. Koha dhe graviteti fitojnë gjithnjë, thonë ligjet e fizikës.

    A ka nder më të madh për Lulzim Bashën sesa të krijosh një dispozitë staturore me emrin e tij e cila parasheh shkarkim automatik në rast humbjeje të zgjedhjeve, e më pas kur kjo rrethanë të paraqitet, ti ta refuzosh atë publikisht dhe me insistim! Basha arriti një rezultat elektoral në kufinjtë e komikes, por për një gjë duhet të jetë i kënaqur: ata që e larguan e kanë kthyer në simbolin e papërgjegjshmërisë së tyre. Me siguri do të jetë duke fërkuar barkun nga kënaqësia që nga 12 maji. E dënuan me një nen të cilin nuk po e zbatojnë ata vetë të parët…

     

  • Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve, fermerët shesin shumë më lirë në fushë

    Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve, fermerët shesin shumë më lirë në fushë

    Çmimi i çdo prodhimi bujqësor nga ferma deri në tavolinë në vendin tonë dyfishohet.

    Në fshatin Imësht të Lushnjës, dhe fruti i freskisë 105 km larg kësaj fusha pra në Tiranë kushton nga 40-60 lek kg në varësi se në cilin zonë ndodhet dyqani apo markata. E gjithë kjo sjellje e tregtarëve rëndon mbi kurrizin e fermerëve dhe xhepat e konsumatorit.
    “ Unë kam  100 ha tokë të mbjellë të gjithin më shalqi dhe do ta eksportoj në Çeki, Hungari, Lituani, sot çmimi në fushë është 20 lek për kilogram Këtu abuzohet me çmimin këta të tregut brenda e merr tek unë me 20 lek kilogrami dhe e shet me 50 lekë e shet dyfish ose trefish më shumë, përse, sepse kështu më djeg prodhimin“-shprehet fermeri Regont Beqiri.
    Deputeti i PS, Erion Braçe e ka një analize se përse shqiptarët po i blejnë frutat dhe perimet gjithnjë e më shtrenjtë.
    “Kini parasysh se ndërmjetësin e tregut nga bujku deri në Tiranë. Grumbulluesi ka kostot e magazinimit, e mës ai sjell në Tiranë ku shtohet kostot e transportit, më pas kemi tregun monopol në hyrje të Tiranës i cili ka një qira tepër të shtrenjtë që kushton më shumë se sa një dyqan në QTU, shtohet kostoja e energjisë elektrike e cila nuk është ajo e përcaktuar  ERE, por me çmimin e zotëruesit të tregut, shtohet çmimi i ujit , ku nuk është një çmim i përcaktuar nga ErU por sipas zotëruesit të tregut, shtohet dhe kostoja për çdo arkë të shitur. Dhe këto i ka thënë dhe Autoriteti i Konkurrencës. Arsyeja e dytë është tatimi mbi vlerën e shtuar dhe elementin e tretë mungesa e fiskalizmit”.
    E gjithë kjo situatë fermerin e ka dërguar disa herë në prag falimentimi, ku në vend të fitimit ka siguruar një listë të madhe me borxhe.
    “Nëse fermeri nuk merr lek çdo gjë vdes. Nuk ka dy vite që unë humba 100 mijë euro, nuk u shit as më 40 lekë për kg, 20 lek i do punëtori, 10 lekë transporti po unë u kalb aty në fushë“.
    Por sipas zotit Braçe e gjithë kjo mund ta marrë fund tani dhe zgjidhja ndodhet në tavolinën e ministrisë së financave dhe asaj të Bujqësisë.
    “Rikthimi i skemës së TVSH, barazimin për tregun e brendshëm  me qellim që çmimet mos të rriten kot, prej një tatimi që praktikisht nuk funksionon si tatim mbi vlerën e shtuar siç e përcakton ligji por si tatim mbi qarkullimin siç e ndalon ligji Ndalimin e abuzimit dhe shmangien e ndërmjetësve. Të shesin bujqit pa ndërmjetës nuk do të ishte kurrë çmimi i shalqinit 50-60 leke, por 30-35 lekë për kilogram. Duhet të përmbyset skema e subvencioneve në bujqësi, vazhdojmë subvencionojmë sipërfaqe dhe nafta falas. Duhet të subvencionojmë për njësi prodhimi.”
    “Nuk ka këtu shtet për ne, unë unë kam bërë 600-700 mln lek investim ai vjen e thotë ke 2mln lekë naftë“-thotë fermeri.
    E gjithë kjo ngarkesë do të shkojë për eksport për shtetet e EU, kjo do të thotë që në prodhojmë më shijë dhe cilësi, i gjithë ky prodhim në këtë traktor ka dashur orë të tëra punë në shi e në diell, e pavarësisht kësaj çmimi për bujkun vazhdon e të mbetet surprizë për çdo sezon.

    Top Channel

  • Përse ende lufta nuk ka marrë fund? Trump: Përfundimi i konfliktit në Ukrainë është i vështirë

    Përse ende lufta nuk ka marrë fund? Trump: Përfundimi i konfliktit në Ukrainë është i vështirë

    Një gazetar nga televizioni kombëtar austriak e pyet presidentin Donald Trumpin përse nuk ka arritur ende t’i japë fund luftës në Ukrainë.

    “Sepse është më e vështirë nga sa njerëzit mendojnë”, përgjigjet Trump, duke shtuar se Putini ka qenë “më i vështirë”.
    “Sinqerisht, pata disa probleme me Zelenskyn. Mund të keni lexuar për to”, thotë Trump, duke iu referuar një shkëmbimi të zemëruar midis dy liderve në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.
    Trump më pas citon luftëra të tjera që ai thotë se i përfundoi: Izraelin dhe Iranin, Ruandën dhe Republikën Demokratike të Kongos , si dhe Indinë dhe Pakistanin.
    “E përfundova këtë me një seri telefonatash”, thotë ai, duke iu referuar Indisë dhe Pakistanit.

    Top Channel

  • Fëmija juaj kafshon thonjtë? Provoni këto metoda që të heqë dorë nga ky ves i shëmtuar

    Fëmija juaj kafshon thonjtë? Provoni këto metoda që të heqë dorë nga ky ves i shëmtuar

    Shumë fëmijë kanë vesin e të kafshuarit të thonjve dhe kjo është një gjë që për shumë prindër është një shqetësim. Ky fenomen mund të prekë fëmijët në të gjithë botën kryesisht nga viti 10-18 të jetës. Prindërit duhet të përpiqen të kuptojnë se përse fëmija e bën këtë veprim.

    Përse fëmijët kafshojnë thonjtë?

    Sipas websitet Për Nëna ndër shkaqet mund të jetë stresi, ankthi, dëshira për t’u qetësuar si edhe mërzia që ai mund të ndiejë.

    • Nëse fëmija i kafshon për t’u qetësuar do të jetë një refleks që do të vazhdojë edhe pasi është rritur dhe kjo do te sherbeje per ta si nje menyre per t’u ndier me mire. Sepse shume njerez qe kane varesi nga kafshimi i thonjve e bejne edhe per kete arsye zakonisht kur jane ne stres. Zakonisht ky ves shfaqet gjithashtu edhe kur ai nuk është duke bërë asnjë veprimtari specifike.

    • Kafshimet nga stresi dhe ankthi që lidhen me ngjarje specifike që ndodhin në shtëpi apo jetën e fëmijës.

    • Gjenetika. Ky ves mund të ketë lidhje edhe me gjenetikën, nëse ju e keni pasur këtë zakon edhe fëmija juaj mund ta ketë.

    • Mund të imitojë zakonet e të tjerëve. Ai mund të shikojë dikë nga familja që vepron kështu dhe për pasojë do të veprojë njësoj.

    Si ta bindim fëmijën të veprojë ndryshe? Ja ç’rekomandon website pernenat.al

    • Diskutoni me fëmijën në lidhje me arsyet përse e bën këtë veprim dhe gjeni bashkë mënyrën si mund ta largoni.

    • Bakteriet dhe sëmundjet. Fëmija juaj duhet të dijë se tek thonjtë ndodhen shumë bakterie të dëmshme për shëndetin.

    • Në farmaci mund të gjeni një solucion që ndihmon në largimin e këtij vesi, pasi shija që ai ka është jo i pëlqyeshëm për fëmijën.

    Këto janë disa nga metodat më të përdorura për të larguar këtë zakon nga fëmija juaj, por nëse keni edhe ju një metodë që e keni përdorur ndajeni me nënat!

  • Mister motivi i sulmit në Austri, hetimet nuk kanë zbuluar ende përse agresori vrau 10 persona dhe veten

    Mister motivi i sulmit në Austri, hetimet nuk kanë zbuluar ende përse agresori vrau 10 persona dhe veten

    Vijojnë hetimet për sulmin në  një shkollë në Austri që i mori jetën 10 personave, mes tyre  edhe një 15-vjeçare nga Kosova.

    Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu aktin e rëndë  në qytetin  Graz, para se të vetëvritej në tualetin  e shkollës.
    Disa media vendase  kanë raportuar se i riu dyshohet se  ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion. Autoritetet austriake thanw po ashtu  se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë.

    Agresori kishte lënë një letër lamtumire  e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu një bombë artizanale jo funksionale u gjet në banesën e tij.
    Ndërkohë policia ka deklaruar se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë  shkollës në kate të ndryshme, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
    Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit.  Sakaq  qindra qytetarë  u mblodhën mbrëmjen e të martës  në sheshin kryesor të Grazit, për te nderuar viktimat.
    Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit./vizionplus.tv

  • Penalltia e humbur nga Rei Manaj, gazetari ngre diskutimin: Përse po rrotulloheshin në fushë të tjerët, a kishin frikë?

    Penalltia e humbur nga Rei Manaj, gazetari ngre diskutimin: Përse po rrotulloheshin në fushë të tjerët, a kishin frikë?

    Përse jemi kaq të pafat? Një pyetje që mund të shtrohet vecanërisht pas deklaratës së fundit të ardhur nga mediat serbe. Sipas tyre, përgatitësi i portierëve te Serbia, u shpreh se ishin përgatitur për Kristjan Asllanin që të godiste dhe jo për Rei Manajn. Madje portieri Petrovic zgjodhi të njëjtën krahë sic ishte studiuar për Asllanin dhe në fund e priti penalltinë. I ftuar në Real Story me Sokol Ballën ishte Ledio Pano, rekordmen botëror për penalltitë, 50 herë nga 11 metrat dhe 50 herë ka shënuar. Për këtë arsye, fjala e tij ka shumë peshë në këtë moment dhe sipas Ledio Panos, edhe Zoti e dënoi pak Manajn. 
    “Teknika e goditjes ishte e gabuar. E kishte kokën poshtë? Nuk ka problem, do të shohësh topin dhe në mendje e ke portën se ku është dhe ku do ta cosh topin. Unë ashtu i kam goditur penalltitë e mia, me kokën ulur. Ishte i pavendosur Manaj, pavarësisht se kishte dëshirën për të dalë përpara dhe ndonjëherë të dënon edhe Zoti që ti do të bësh një gjë të madhe, por mundësitë nuk i ke. Të paktën për momentin, sepse Manaj ka shënuar nga penalltitë, por fizikisht nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. A doni të flasim drejtë? Unë e dija që në fillim, që kur mori topin që me 90% do ta humbiste atë penallti. Do ta humbiste sepse donte të tregonte që jam unë këtu, që unë do të shënoj”, tha Ledio Pano.  
    Në studio ishte i ftuar edhe gazetari Gerti Carcani i cili ndan një tjetër mendim. Sipas tij, Manaj ka gabuar ashtu sic kanë gabuar edhe shumë yje të futbollit. Nga ana tjetër, Carcani hap edhe një diskutim të ri duke thënë se në momentin e gjuajtjes së penalltisë, ndryshe nga më parë kur gjuhet një penallti që 2-3 lojtarë grumbullohen te topi dhe diskutojnë, këtë herë askush nuk shkoi për ta marrë topin përvec Manajt. 
    “Silvinjo ishte shumë i qetë dhe e tha, e tha se është përgjegjësia e tij dhe nuk kishte asnjë peng për atë. Më parë e humbi Saka dhe fitoi Italia Europianin, edhe atëherë ishte ajo rryma e madhe që përse iu la Saka të gjuante, është djalë i ri, ka emocione. Penalltitë humben, një pyetje kam unë, nuk deshi ta bënte Manaj? Druaj se dy lotjarët e tjerë që mund të merrnin përsipër penalltinë pas Manajt, për shkak të ngarkesës janë rrotulluar në fushë për të mos e marrë përsipër”, tha Carcani. /Sport Ekpsres/ 
     

  • “Përse nuk më le të futem në fushë?”! Shpërthen keq te Interi, konflikt mes Fratesit dhe Inzaghi 

    “Përse nuk më le të futem në fushë?”! Shpërthen keq te Interi, konflikt mes Fratesit dhe Inzaghi 

    Finalja e humbur kundër PSG në Champions League ka bërë që ambienti i zikaltërve të mos jetë më aq i qetë sa më parë. Në momente të tilla, nisin të dalin në sipërfaqe pakënaqsitë e futbollistëve me trajnerin, që ekzistojnë gjithmonë, por në momentin e suksesit, lojtarët qëndrojnë pa folur në mënyrë që të mos shigjetohen nga ana e tifozëve. 
    Menjëherë pas ndeshjes së djeshme me PSG, lojtari i Interit, Fratesi, ka pasur një konflikt me Inzaghin. Debati ka zgjatur pak, por mjaftueshëm sa për të prishur akoma edhe më shumë humorin e trajnerin. Fratesi i ka kërkuar shpjegime Inzaghit se përse nuk e hodhi asnjë minutë në fushë, teksa ishte ky lojtar që e dërgoi Interin në finalen e Champions League me golin e tij në shtesë ndaj Barcelonës. /Sport Ekspres/ 

  • Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u ekzekutuan një ditë më parë? Softa: Kishte dakordësi që të mos interferohej në zgjedhje

    Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u ekzekutuan një ditë më parë? Softa: Kishte dakordësi që të mos interferohej në zgjedhje

    Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar operacionin “URA” të SPAK në bashkëpunim me homologët italianë.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse urdhërarrestet u ekzekutuan vetëm dje, kur ato ishin lëshuar që në muajin shkurt, Softa tha se kjo ndodhi pasi SPAK nuk donte të interferonte në procesin zgjedhor.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Përse kur gjykata italiane i firmosi në shkurt ato u ekzekutuan pas zgjedhjeve?
    Softa: Kur gazetarët bën pyetje prokurori Rosi dha shpjegimin se ne dakordësuam datën, do t’i linim pas zgjedhjeve. Në mënyrë që të mos kishte interferencë nga faktori politik. Por sidoqoftë kjo diferencë lë vënd për të diskutuar, sa efekt pati negativ, dhe sa ndikoi në rrjedhje informacioni.

  • “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në  një studio televizive, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.

    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.
     

  • Humbja e thellë e PD, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Humbja e thellë e PD, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.
    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.