Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të.
‘Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt
Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë
Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!
I mituri u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.
Sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.
Tag: përse
-

“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)
-

“Klasa është bosh pa ty”/ 15-vjeçari u godit me thikë nga bashkëmoshatari, shokët e klasës: Përse na ike more Erion?
Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të.
‘Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt
Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë
Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!
I mituri u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.
Sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. -

Adriano Celentano: Confessa (Teksti i përkthyer në shqip dhe kënga)
Rrëfehu.Jepi, rrëfehu e dashura ime.Nuk jam më i vetmi, i vetmi.Ke fshehur në zemrën tëndenjë histori që s’mund të heqësh dorë.Nuk jam më mendimi yt,nuk jam më dashuria jote e vërtetë,jam ëmbëlsira me fund të hidhur,që tashmë s’dëshiron ta hash më.Po përse je një tjetër grua,përse nuk je më ti,përse nuk e the më parë,kush nuk dashuron,nuk do të duhet kurrë.Çfarë bëre me çastet tona të bukura,u kthyen të gjitha në një të ftohtëdrithërues, të qeshurat, darkat tona,skena tashmë që s’mund të kthehen më.Nuk jam më mendimi yt,nuk jam më dashuria jote e vërtetë,jam ëmbëlsira me fund të hidhur,që tashmë s’dëshiron ta hash më.Po përse je një tjetër grua,përse nuk je më ti,përse nuk e the më parë,kush nuk dashuron,nuk do të duhet kurrë.Kur vjen mbrëmja dhe kujtimetzhduken pak nga pak,trishtimi në zemër krijonnjë zbrazëti më të madhe se deti,më të madhe se deti.Po përse nuk e the më parë,kush nuk dashuron,nuk do të duhet kurrë.Çfarë bëre me çastet tona të bukura,u kthyen të gjitha në një të ftohtëdrithërues, të qeshurat,darkat tona, skena tashmëqë s’mund të kthehen më.Nuk jam më mendimi yt,nuk jam më dashuria jote e vërtetë,jam ëmbëlsira me fund të hidhur,që tashmë s’dëshiron ta hash më.Po përse nuk e the më parë,kush nuk dashuron, nuk do të duhet kurrë.
Përktheu në shqip: Shpendi Shakaj
ObserverKult
Lexo edhe:
EDHE NËSE NUK MUND TË NDIHMOJMË DIKË, TË PAKTËN TË MOS E LËNDOJMË…
-

Përse ju merr uria rreth orës 11 të paradites
Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të ditës duke menduar për ushqim, e për këtë e kanë fajin pjesërisht rrjetet sociale.
Ndjesia e urisë na shoqëron gjatë gjithë kohën ndonëse nuk kemi kohë të analizojmë nëse bëhet fjalë për një uri të vërtetë apo të manipuluar.
Njeriu zakonisht e nis ditën duke ngrënë mëngjes dhe më pas shkon në punë. Vjen ora 11 e paradites dhe stomaku nis të ulërijë, plogështia vjen pa trokitur dhe sytë nuk shohin asgjë përveç se ushqimit.Në këtë artikull do të zbuloni se përse ju merr uria rreth kësaj ore dhe cilat janë alternativat më të shëndetshme për ta shuar atë.
Nuk keni marrë mjaftueshëm kalori
Vakti i parë i ditës duhet të ketë 300 deri në 400 kalori. Kjo sasi është e mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur deri në drekë. Nëse në mëngjes merrni më pak kalori, në pak orë do të ndiheni të uritur.
Keni mungesa në ushqyes
Ekspertët rekomandojnë që mëngjesi të jetë i pasur me proteinë, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme.
Proteina ndihmon në mbajtjen nën fre të urisë, karbohidratet ju japin energji ndërsa yndyrnat ju mbajnë të ngipur. Ekspertët thonë se duhet të konsumoni 13-20 gramë proteinë në mëngjes, 40-55 gramë karbohidrate dhe 10-15 gramë yndyrna të shëndetshme.
Përpos tyre, duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm fibër në mëngjes që mos t’ju marrë uria në orën 11.
Nuk hani gjërat e duhura
Petullat, tërshëra, drithërat e paketuara, kremi i djathit janë disa prej ushqimeve që nuk e shuajnë siç duhet urinë sepse nuk ofrojnë ushqyesit e lartpërmendur. Edhe nëse e nisni mëngjesin me të ëmbla, do të ndiheni energjikë në fillim e më pas të plogësht e të uritur që në orën 10. -

“Veliaj i pafajshëm, s’ka pse jep dorëheqjen, Kushtetuesja veproi e pavarur”
Për politikanin Faik Basha, Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend.
I ftuar në “Off the Record”, Basha e cilësoi lajm të mirë vendimin e Kushtetueses që tregoi se institucionet nuk janë të kapura nga Edi Rama.
“Është një kryetar në burg, një bashki pa drejtim. Nuk drejtohet vendi me nënkryetarë. Qytetarët kanë mandatuar një kryetar. Në kohët kur bëhesh fajtor një person pa u gjykuar ishin të lashta. Jo përse ta japë dorëheqjen. Përse duhet të bëjë burg. Akuzat nuk do të thonë asgjë nëse nuk faktohen. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka përse e jep dorëheqjen. Lajmi i mirë është që nuk jemi në regjim. Gjykata Kushtetuese vendosi e pavarur, ky është lajm i mirë. Duket se institucionet nuk i ka kapur qeveria”, u shpreh Faik Basha në A2 CNN. -

Basha: Veliaj i pafajshëm, s’ka pse jep dorëheqjen. Kushtetuesja veproi e pavarur
Për politikanin Faik Basha, Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend. Ai e cilësoi lajm të mirë vendimin e Kushtetueses që tregoi se institucionet nuk janë të kapura nga Edi Rama.
“Është një kryetar në burg, një bashki pa drejtim. Nuk drejtohet vendi me nënkryetarë. Qytetarët kanë mandatuar një kryetar. Në kohët kur bëhesh fajtor një person pa u gjykuar ishin të lashta. Jo përse ta japë dorëheqjen. Përse duhet të bëjë burg.
Akuzat nuk do të thonë asgjë nëse nuk faktohen. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka përse e jep dorëheqjen. Lajmi i mirë është që nuk jemi në regjim. Gjykata Kushtetuese vendosi e pavarur, ky është lajm i mirë. Duket se institucionet nuk i ka kapur qeveria”. -

Petrit Ruka: Nuk e di përse u ndamë
Petrit Ruka
Poezi nga Petrit Ruka
Nuk e di përse u ndamë,Veç kur ktheve krahët ti –Njëqind tigra hynë në zemërNjëmijë krerë janë bërë tani.Nuk e di përse u ndamë,Tek një urë në Tepelenë,Njëmijë ura ngrita pas,Ato ura vetëm bien.Bien njësoj si në legjendaQë kërkojnë gjak flijimi,Njëzet vjet kam i murosur,Po nuk ndali dot rrëzimi.Të kërkoj që njëzet vjet,Natë për natë e ditë për ditë,Ti me ç’flatra shkon kaq shpejtNgjitesh lart, tek perënditë.Puthj’ e fundit nëpër shi,Bredh akoma gjak më gjak,Herë si thelb për lumturiHerë si helm e si farmak.Gaz a helm ia vlen të rroshVeç për atë çast të ngrirë,Njëmijë tigra t’i duroshDuke çjerrë e ulërirë.Nuk e di përse u ndamëZoti po e di, ta thotë,Unë nuk vdes pa një përgjigjethinju varr, po e ke kot…
1988
————————
Lexo edhe:
PETRIT RUKA: TË SHOH TEK IKËN MAJË GISHTRINJVE…
Të shoh tek ikën majë gishtrinjve,me turp, me zor dhe pak mëshirë,tek derdh mbi plagë dy pika lot,siç bën një panjë me pak rrëshirë.
Ka ngrirë në kthesën që s’ka Ardhje,kjo shpina jote, – drithërimë,“oh, mos kthe kokën me keqardhje!të lutem, plot me përgjërimë!
Një ditë të gjithë e lëmë nga pastë vjetrën strehë që ka zënë myshk,tek një e re vrapojmë me gazqë shpirt ynë të mos zërë ndryshk…
Dhe mos digj ditët me Mëdyshjenxito të shkosh tek zjarr i ri,e di që jam një zjarr pikture,me pak thëngjij e më shumë hi…
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult
-

Zija Çela: Shpesh ne s’dimë të bashkohemi, edhe më shpesh nuk dimë as të ndahemi…
Zija Çela
Nga Zija Çela
Ka gjasa që, duke krijuar akullnajat, Zoti ta ketë paralajmëruar gjithashtu njeriun se çfarë është vetmia. Ajo ngulmuesja, pështjelluesja mizore, vetmia e frikshme që të nguros, duke e depërtuar ftohtësinë deri në palcën e jetës.
Në fakt, sado social të hiqet njerëzimi, nuk ka pse mburret. Atje lart ka pafund mbretëri, të cilat na shohin, të cilat na njohin, me të cilat kemi të njëjtën bashkësi, por nuk na bëjnë shoqëri. Dhe natyrshëm të vjen të pyesësh: Po përse, po përse?!…
Në botën tonë ky mospranim kozmik, jo rrallë, të kujton raportin me njeriun që ke pranë. Raport ku nuk përjashtohet as prindi, as burri, as gruaja, miku a mikja, fqinji a kolegu, as motra, as vëllai… Në krahasim me atë qielloren, pavarësisht paradoksit të distancave, kjo vetmia njerëzore poshtë është po aq e hatashme, po aq shpërfillëse, po aq ndarëse dhe sfilitëse, sado që shfaqet ndryshe. Shpirti tkurrur, i lagësht, i turbullt si shtjellat e reve, na e bën njësh tërë kallkanin në trup.
Sa turp, sa turp kur pyetjes “Përse?”, ose i bëjmë bisht, ose i japim përgjigje iluzioniste, ose e fshehim duke e tjetërsuar të vërtetën, ose e kthejmë gishtin vetëm nga tjetri.
Dhe gjithmonë kështu, kudo kështu, me gjithëkënd e mundshme. Me atë që nuk duhemi, sikur dy pëllëmbë vend të ketë midis nesh, mjafton për një akullnajë. E keni vënë re besoj mangësinë tonë dreqane: shpesh ne s’dimë të bashkohemi. Por, kulmi, edhe më shpesh nuk dimë as të ndahemi.
Eh, sa syri sheh, s’ka forcë dora e shkretë që t’i shkruajë!…
*Titulli i origjinalit: “Një akullnajë në dy pëllëmbë…”
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA: PSE NDODH QË TË JESH MES NJERËZISH DHE PRAPËSEPRAPË TË NDIHESH VETËM?
Plot mistere është shpirti ynë. Prandaj vazhdimisht lindin pyetje, madje të llojit enigmë. Bie fjala, pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndiehesh vetëm? Por, pse ndodh edhe e kundërta, të jesh vetëm dhe të ndiehesh me njerëz?
Vetëm jam në…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult
-

Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?
Përse ‘Tigrat’ punësojnë macet!?
Nga Basir Çollaku
Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në SHBA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompania ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqiptare në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë, por telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje, ende të paprekur nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të Përgjithshme e të Posaçme
Një incenerator më vete janë termocentralet bangladeshas të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahija jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty, në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij mbështetëse e lobuese, në këtë fazë ku “sherifi” i ri amerikan ka tjetër mendim për Tiranën zyrtare narkotike, nga sa kishte klani “Soros”.
Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi në platformën X se është punësuar drejtoreshë në kompaninë amerikane të hidrokarbureve ExxonMobil. Kim, pas ofertës për shkarkim me dashje në mars 2025, për të mos u hetuar administrativisht për punët në detyrë, pranoi largimin nga DASH si fundkarrierë diplomatike. Ndërsa historitë penale, nuk janë llogari e mbyllur.
Kim dhe ministresha Bela, në sagën Tigrat 1 e 2 në Tiranë, nuk janë një histori luaneshash, sajuar nga kontribut macesh të pushtetit shqiptaro-amerikan si përfitues të fshehur. Ajo mund të gjendet në prova rreth konfliktit të interesit në përfshirjen e kësaj historie energjie, gjatë kohës së mandatit në Tiranë, ku episode kritike nga Irani dhe Turqia janë të pazbardhura plotësisht.
Ajo u bë dukshëm ballina e suksesit, gjoja ekonomik, duke shpikur nga zëvendësja e Ramës, zonja Balluku, një emergjencë energjetike për të mundësuar një kontratë me akuza të forta korruptive të anijeve me emra xhungle. Në këtë dosje me hartë Shqipëri–Amerikë e Turqi–Iran dalin emra kompanish të sanksionuara nga Uashingtoni.
Këtu ka vend të pyesësh çdo autoritet ligjor, politik e diplomatik, se përse Struktura e Posaçme u soll ndaj këtij skandali kaq madhor në mënyrë të përveçme, duke heshtur?! Balluku ka mjaft dosje ku gjendet e përmendur dhe prokurorët mezi çapiten për verifikime e veprime. Helbete, ka prej tyre në gjykata e prokurori, ku nderet e motrës komisionere e drejtuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në procesin e rivlerësimit, janë mbajtur shënim. Ndaj, njëra dorë lan karrigen dhe të dyja bashkë groposin dosjet.
Kulmin, tigresha Kim e bëri në vendin tonë kur turfulloi në oborrin e PD-së, se do hahej atë ditë e këndej vetëm bar, nëse nuk veprohej sipas oreksit të Ramës. Me kthimin në Amerikë, nën administratën Trump, u bë një trashëgimi e racës së tigrit. Këtu urdhëronte prokurorë e gjyqtarë të merrnin vendimet siç nuk thonin provat.
Sulmi ndaj logos së PD-së, për ta mbajtur dhunshëm e paligjshëm aty ku donte shefi i saj, vëllezërit e Aleksit në Tiranë, Edi dhe Erion, ishte tepërim pa shkak. Charles McGonigal është një tjetër mesele korruptive me sekrete të shumta penale, ku ambasadorja ka shpjegime për të dhënë për eprorët dhe drejtësinë e vendit të saj.
Ndërsa Balluku, si ministre e linjës dhe zëvendëse e Ramës, është ekzekutorja e bindur e këtij projekti korruptiv, ku mbi 100 milionë euro të taksave tona kanë dalë nga buxheti drejt arkave të Tigrave. Por nuk është vetëm kaq.
Pjesa turke dhe iraniane e kësaj dosjeje ngarkon me kosto mosveprimi Strukturën e Posaçme, e cila krenohej me dekorata, ndërsa urdhëruesit përlanin miliona me lopata. E siç dihet, çdo perandori është shumë e fortë… deri dhjetë minuta para shembjes.
Tigrat nisën punësimet e maceve si shpërblim i kontributit në bërjen e kontratave. Macet nuk kanë pasaporta shtetesh – janë gjithkund njëlloj. Prokuroria, nën një tjetër orkestër qëndrimesh amerikane, mund të zgjohet para dimrit edhe për këtë ngjarje të madhe korruptive, qeveritare e diplomatike. -

“Formati i ri i Champions është interesant, ja përse”, Mourinho: Futbolli ka ndryshuar
“Formati i ri i Champions është interesant, ja përse”, Mourinho: Futbolli ka ndryshuarFormati i ri i Champions League ka sjellë shumë diskutime. Së fundmi për këtë çështje ka folur trajneri i Benficës, Jose Mourinho.
“Jam ende në një periudhë studimi, që nuk më lejon të them nëse preferoj formatin e mëparshëm apo këtë të ri. Është ndryshe. Vitin e kaluar luajta…