Tag: perry

  • Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë

    Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë

    Katy Perry përjetoi një moment paniku gjatë një koncerti në Australi, kur topi gjigant metalik ku ishte ngjitur nisi të anohej rrezikshëm. Ajo u kap fort pas strukturës, ndërsa stafi ndaloi gjithçka për ta shpëtuar situatën.
    Fansat u trembën, por gjithçka përfundoi pa lëndime, vetëm disa ditë pasi Beyoncé kaloi një situatë të ngjashme me makinën e saj fluturuese në Houston.
    Për rastësi apo jo, rekuizitat “e varura” po bëhen makthet e artistëve në skenë.

    Katy Perry almost fell out of the giant ball during her ‘Lifetimes Tour’.
    pic.twitter.com/xfEyQteOuZ
    — Buzzing Pop (@BuzzingPop) July 1, 2025

  • “Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

    “Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

    Ndërsa Katy Perry është rikthyer me albumin e saj “143”, kënga “Truth” ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave të saj, pasi përmban aludime dhe besohet se flet për ndarjen e saj të fundit nga Orlando Bloom. Kënga, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi teksti i saj duket se pasqyron zhgënjimin dhe tradhtinë që Katy  përjetoi pas pothuajse një dekade lidhjeje me aktorin.
    Në tekstin e saj, Katy Perry duket se po merret me të vërtetën dhe distancën që lindi në lidhje: “Dua ta di të vërtetën, edhe nëse më dhemb”, “Kam një vizion që më mban zgjuar natën, intuita ime më thotë se diçka nuk shkon”, “Nuk do të më japësh kodin e celularit, që të mos fillojë një sherr, sillesh ndryshe, më trego çfarë po të kalon nëpër mendje?”.
    Ndërsa kënga vijon, Katy Perry tregon se si dhimbja u shndërrua ngadalë në forcë, duke deklaruar: “Shikohem në pasqyrë, shoh dikë të qetë dhe të fortë… ”. Megjithatë, pavarësisht këtyre teksteve, aludimet zbulojnë një tension më të thellë emocional, me fansat që pyesin veten nëse kënga i kushtohet Orlando Bloom.
    Fansat e këngëtares në mediat sociale nxituan të komentonin: “A është për Orlandon?”, “Kush është këtu pas thashethemeve të ndarjes?” dhe “A bëri ai diçka? Kjo këngë tingëllon kaq ndryshe tani”.
    Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë njoftuar ndarjen e tyre pas gjashtë vitesh fejesë dhe pavarësisht se kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy. Edhe pse ndarja u përshkrua si miqësore, pati raportime për tensione prapa skenave gjatë turneut të Katy Perry-t.

  • Doktori pranon fajësinë për vdekjen e Matthew Perry-t, rrezikon deri 40 vjet burg

    Doktori pranon fajësinë për vdekjen e Matthew Perry-t, rrezikon deri 40 vjet burg

    Matthew Perry

    SHBA- Një mjek nga Kalifornia, i akuzuar se i ka dhënë yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry-t, akses në ketaminë disa javë para vdekjes, është deklaruar fajtor në Gjykatë. Dr. Salvador Plasencia u deklarua fajtor për shpërndarje të ketaminës, e kështu rrezikon deri në 40 vjet burg. Sipas mesazheve që kanë zbuluar prokurorët në gjyq, Dr. Mark Chavez – një mjek i cili tashmë e ka pranuar fajësinë në këtë çështje – i shkruan dr. Plasencia për lëndën që donte aktori. Ndërsa Plasencia e quan Perry-n një “idiot” dhe pyet gjithë kohën nëse aktori do të ishte i gatshëm që të paguante për ilaçet që merrte prej tyre.
    Në rrëfimin e tij, dr. Plasencia tregon se i ka injektuar Perry-t ketaminë në shtëpinë e tij dhe në parkingun e “Akuariumit Long Beach”; më pas, i ka mësuar asistentit të aktorit (që gjithashtu është marrë i pandehur) se si t’ja injektonte edhe ai. Po ashtu, i ka dhënë edhe shishe shtesë për t’i mbajtur në shtëpi. 
    Doktori është një nga pesë personat e akuzuar për atë që prokurorët pretendojnë se ishte një rrjet i fshehtë trafikantësh dhe profesionistësh që furnizonin Perry-n me ketaminë. Aktori merrte sasi të ligjshme të ilaçit për të trajtuar depresionin e tij, por ai donte më shumë sesa i ishte përshkruar në recetë.
    Dr. Plasencia i shiti Perry-t dhe asistentit të tij 20 shishe 5 ml me ketaminë, më pak se një pako e plotë me tableta. Edhe pse BBC tentoi që të kontaktonte me avokatët e mjekut, sërish nuk mori asnjë përgjigje. 
    Perry – i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends” – u gjet i vdekur në vaskën e tij me ujë të nxehtë në Los Angeles në tetor 2023. Ai ishte 54 vjeç dhe, megjithëse kishte folur hapur për problemet me depresionin dhe varësinë, fansat në mbarë botën u tronditën nga vdekja e tij. Për vdekjen e tij janë akuzuar gjithsej pesë persona. Tre prej tyre, dr. Mark Chavez, asistenti i Perry-t, Kenneth Iwamasa, dhe tregtari i ketaminës Eric Fleming, tashmë e kanë pranuar fajësinë. I fundit që iu shtua ishte Plasencia. 
    E vetmja që nuk e ka bërë ende këtë është Jaswin Sangha, e njohur edhe si “Mbretëresha e Ketaminës”./ZËRI
     

  • Hetimi për vdekjen e Matthew Perry/ Një nga mjekët pranon se i ka dhënë ketaminë, dalin përgjimet: Ai është idiot…

    Hetimi për vdekjen e Matthew Perry/ Një nga mjekët pranon se i ka dhënë ketaminë, dalin përgjimet: Ai është idiot…

    Një mjek nga Kalifornia, i akuzuar për furnizimin e aktorit të njohur të serialit Friends, Matthew Perry, me ketaminë pak para vdekjes së tij, ka pranuar të deklarohet fajtor, njoftuan të hënën prokurorët federalë në SHBA.

    Dr. Salvador Plasencia do të deklarohet fajtor për katër akuza për shpërndarje të ketaminës, një drogë e fuqishme anestetike që përdoret edhe për trajtimin e depresionit. Dënimi maksimal për këto akuza mund të arrijë deri në 40 vite burg. Pritet që ai të bëjë deklaratën zyrtare të fajësisë në javët në vijim.
    Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin Friends, u gjet i vdekur në vaskën me hidromasazh në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023.  Megjithëse kishte folur hapur për betejën e tij me depresionin dhe varësinë, vdekja e 54-vjeçarit tronditi miliona fansa në mbarë botën.
    Sipas mesazheve të publikuara nga një tjetër mjek i përfshirë në rast, Dr. Mark Chavez, i cili tashmë ka pranuar fajësinë, Dr. Plasencia e quante aktorin një “idiot” dhe pyeste sa para do të ishte i gatshëm të paguante për drogën.
    Sipas dokumenteve të marrëveshjes së fajësisë, Dr. Plasencia i ka injektuar personalisht ketaminë aktorit Perry, si në shtëpinë e tij, ashtu edhe në parkingun e Akuariumit të Long Beach. Po ashtu, ai i mësoi asistentit të aktorit, i cili gjithashtu është i akuzuar, se si të përdorte drogën, dhe u shiste flakona shtesë për përdorim në shtëpi.
    Prokurorët thonë se Plasencia është një nga pesë personat e akuzuar për krijimin e një rrjeti të paligjshëm mjekësh dhe shpërndarësish që i siguronin aktorit ketaminë në mënyrë të paligjshme. Aktori kishte receta të ligjshme për ketaminë për trajtimin e depresionit, por sipas hetimeve, ai kërkonte sasi më të mëdha sesa i ishin përshkruar.
    Mes datave 30 shtator dhe 12 tetor 2023, Dr. Plasencia ka shitur gjithsej 20 flakona prej 5ml ketaminë (100mg/ml), një sasi më të vogël se një paketë e plotë me pastile ketamine dhe disa shiringa për Perry dhe asistentin e tij. Avokatët e Dr. Plasencia nuk kanë dhënë ende ndonjë koment publik për rastin.

    Top Channel

  • Katy Perry pendohet pas udhëtimit në hapësirë

    Katy Perry pendohet pas udhëtimit në hapësirë

    Këngëtarja e njohur Katy Perry, e cila mori pjesë në një fluturim turistik në hapësirë me kompaninë Blue Origin, po përballet me ndjenja të përziera dhe reagime të forta nga publiku pas këtij udhëtimi.
    Perry ishte pjesë e një ekuipazhi prej gjashtë grave që udhëtuan me kapsulën NS-31 nga Teksasi, në një mision të sponsorizuar nga kompania e themeluar nga miliarderi Jeff Bezos. Fluturimi 11-minutësh, që synonte të ishte një moment historik për përfaqësimin e grave në hapësirë, është shoqëruar me polemika të shumta – veçanërisht në lidhje me ndikimin mjedisor dhe reagimet emocionale të përfshira, përfshirë edhe atë të vetë Perry-t.
    Sipas burimeve pranë saj, këngëtarja nuk e mohon që përvoja ishte thellësisht transformuese, por shpreh keqardhje për mënyrën si u perceptua gjithë ngjarja. “Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë – ishte një përvojë që i ndryshoi jetën. Por ajo ndihet e zhgënjyer nga reagimet e ashpra dhe të papritura. Ajo nuk kishte parashikuar një përgjigje kaq negative dhe i vjen keq që mesazhi i saj nuk u kuptua siç duhet. Pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet një zë i fortë në mbrojtje të mjedisit,” – tha burimi.

    Këto ndjenja bien disi në kontrast me emocionet që Perry shfaqi menjëherë pas zbritjes nga kapsula, kur u shpreh me entuziazëm:“Ka të bëjë me një energji kolektive. Me ne. Me krijimin e hapësirës për gratë e së ardhmes. Me këtë botë të mrekullueshme që e shohim nga lart dhe e vlerësojmë më shumë. Kjo është për të mirën e Tokës.”
    Ajo që duhej të ishte një moment frymëzues dhe triumf personal për yllin e hitit “Firework” është kthyer në një temë debati publik – duke ngritur pyetje rreth vlerës së këtyre aventurave në një kohë kur planeti përballet me sfida reale dhe urgjente.

     

  • Katy Perry ndan emocionet e udhëtimit hapësinor: Kuptova magjinë e Tokës ku jetojmë

    Katy Perry ndan emocionet e udhëtimit hapësinor: Kuptova magjinë e Tokës ku jetojmë

    Ylli i pop-it Katy Perry ka dhënë një intervistë ekskluzive, ku ndau të gjitha emocionet të atyre 11 minutave në hapësirë. Intervista e këngëtares u transmetua drejtpërsëdrejti në “Faqja 4” në ABC News.

    “Emocion i papërshkrueshëm. Kuptova magjinë e Tokës ku jetojmë”, tha Katy Perry. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Para se të hipte në kapsulë dhe të shkëputej nga Toka, ajo mbajti një margaritë në qiell dhe e mbajti me vete përgjatë gjithë udhëtimit. Ndërsa pasagjerët po linin hapësirën dhe po fillonin zbritjen e tyre, Perry filloi të këndonte What a Wonderful World nga Louis Armstrong.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    E pyetur pse e zgjodhi të këndonte pikërisht atë këngë, ajo thotë:

    “Unë e kam mbuluar atë këngë në të kaluarën dhe padyshim që vetja ime më e lartë është gjithmonë duke drejtuar anije. Unë mendoj se nuk ka të bëjë me mua apo për mua që të këndoj këngët e mia, por ka të bëjë me një energji kolektive atje. Ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne shohim aty jashtë dhe e vlerësojmë atë.”

    Këngëtarja 40-vjeçare  shkoi në hapësirë bashkë me të fejuarën e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Bowe, gazetaren Gayle King, producenten Kerianne Flynn dhe aktivisten Amanda Nguyen.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Katy Perry bëhet kështu ylli i parë i pop-it që eksploron hapësirën. Në fakt ngjarja e madhe dhe shumë e rëndësishme e kësaj të hëne, është një moment historik. Kjo është hera e parë që një ekuipazh vetëm me gra eksploron hapësirën, që prej vitit prej vitit 1963 kur astronautja ruse Valentina Tereshkova shkoi vetëm në hapësirë.

    Katy Perry dhe 6 gratë e tjera udhëtuar përreth 11 minuta në hapësirë me raketën e Jeff Bezos. Mediat e huaja treguan drejtpërsëdrejti pamjet e uljes së suksesshme të raketës dhe kthimit të 6 grave përsëri në Tokë.

  • 6 gra fluturojnë 11 minuta në hapësirë. Mes tyre Katy Perry dhe partnerja e Jeff Bezos

    6 gra fluturojnë 11 minuta në hapësirë. Mes tyre Katy Perry dhe partnerja e Jeff Bezos

    Showbiz E Hënë, 14 Prill 2025 20:48
    6 gra kanë kryer një fluturim në hapësirë pas më shumë se 60 vitesh. Në bordin e anijes kozmike “Blu Origin” të kompanisë së miliarderit Jeff Bezos, njeriut të dytë më të pasur në botë ishte partnerja e tij, gazetarja Lauren Sanchez si dhe këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry. Spikerja e lajmeve të CBS Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA Aisha Bowe, aktivistja Kerianne Flynn dhe astro-fizikantja Amanda Nguyen.
    Nisja u krye probleme nga baza e kompanisë së Bezos në Texas. Fluturimi zgjati vetëm 11 minuta dhe kapsula arriti deri në kufirin e atmosferës duke bërë që për pak çaste anetaret në bord të ndienin edhe mungesën e gravitetit në rreth 100 kilometra lartësi.

    Ato e përshkruan këtë si një eksperiencë të jashtëzakonshme. Vetëm për të prenotuar një fluturim me “Blue Origin” kërkohen 150 mijë dollarë ndërsa kompania zbuloi se oferta më e lartë që kishte marrë ishte 28 milionë dollarë.

  • ‘Toka dukej kaq e qetë’/ Ekuipazhi i përbërë nga femra, përfshirë yllin e popit Katy Perry, ndajnë eksperiencën pas fluturimit në hapësirë

    ‘Toka dukej kaq e qetë’/ Ekuipazhi i përbërë nga femra, përfshirë yllin e popit Katy Perry, ndajnë eksperiencën pas fluturimit në hapësirë

    Një ekip i përbërë nga femra, përfshirë yllin e popit Katy Perry, janë kthyer në Tokë, pasi kanë arritur në hapësirë ​​me raketën Blue Origin të Jeff Bezos.

    Brenda hapësirës prej pak më shumë se 10 minutash, ekuipazhi i parë tërësisht femëror që nga viti 1963 hyri në hapësirë ​​dhe më pas zbarkoi në Teksas.

    Katy Perry dhe Gayle King puthën token, ndërsa u nxorrën nga kapsula nga pronari i Blue Origin, Jeff Bezos.

    Ekuipazhi ndau një moment të veçantë teksa hynë në hapësirë, tha shkencëtarja e raketave Aisha Boëe. Perry zgjodhi të këndojë nga hapësira ‘What a Wonderful World’, ndërsa për gazetaren Lauren Sánchez, eksperienca ishte kaq e veçantë tejet emocionuese, sa kur ishte në hapësirë u shpreh se: “Toka dukej kaq e qetë. Ishte e qetë, por me të vërtetë e gjallë.”

    Gjithashtu në bordin e fluturimit 11-minutësh ishin producentja e filmit Kerianne Flynn, transmetuesi Gayle King dhe aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen

    Blu Origin është një raketë autonome që nuk ka nevojë për pilot, kështu që gratë nuk kanë pasur kontroll mbi fluturimin.

    Udhëtimi i grave në bordin e anijes kozmike, shënon udhëtimin e 11-të të ekuipazhit në hapësirë për një anije kozmike New Shepard.

    Vetëm rreth 15% e më shumë se 700 njerëzve që kanë udhëtuar në hapësirë deri tani, kanë qenë gra.