Tag: përrenjas

  • Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

    Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

    Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Përrenjas pak momente më parë.

    Dy automjet janë përplasur me njëra-tjetrën ‘kokë më kokë’, si pasojë u plagosën dy shoferët.
    Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Të përfshirë në aksident një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh.

    Top Channel

  • Aksident në Elbasan-Përrenjas/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen shoferët

    Aksident në Elbasan-Përrenjas/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen shoferët

    Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Përrenjas pak momente më parë.

    Dy automjet janë përplasur me njëra-tjetrën ‘kokë më kokë’, si pasojë u plagosën dy shoferët.

    Mësohet se dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Të përfshirë në aksident një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh.

  • Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

    Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

    Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Bushtricë.

    Mësohet se makina e cila funksiononte benzine-gaz është përfshirë menjëherë nga flakët, ndërsa shoferi ka shpëtuar mrekullisht.
    Ende nuk dihet shkaku. Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

    Top Channel

  • Aksident në aksin “Qukës-Përrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësoren

    Aksident në aksin “Qukës-Përrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësoren

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Qukës-Përrenjas, ku një 70 vjeçare ka humbur jetën.

    Makina e drejtuar nga shtetasi me iniciale P.K., ka përplasur për vdekjen një këmbësore, shtetasen me iniciale F.M.
    Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
    “Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
    Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thonë uniformat blu.

    Top Channel

  • Aksident në minierën e Katjelit në Përrenjas,dyshohet se një minator ka humbur jetën

    Aksident në minierën e Katjelit në Përrenjas,dyshohet se një minator ka humbur jetën

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në minierën e Katjelit në Përrenjas.
    Sipas informacioneve të para, dyshohet se një minator ka humbur jetën.
    Deri më tani janë të paqarta rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

  • Përrenjas/ Aksident i rëndë në minierën e Katjelit, humb jetën minatori 58-vjeçar

    Përrenjas/ Aksident i rëndë në minierën e Katjelit, humb jetën minatori 58-vjeçar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas.

    Një minator ka humbur jetën.Viktima është Syrja Bego, i cili u zu poshtë nga një gur mineral.
    Aksidenti ndodhi në një minierë kromi e marrë në përdorim nga një koncesionar.

    Top Channel

  • Përrenjas/ Aksident i rëndë në inierën e Katjelit, dyshohet se një minator ka humbur jetën

    Përrenjas/ Aksident i rëndë në inierën e Katjelit, dyshohet se një minator ka humbur jetën

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas.

    Dyshohet se një minator ka humbur jetën.
    Aksidenti ndodhi në një minierë kromi e marrë në përdorim nga një koncesionar.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas

    Një mësues në Përrenjas është ndaluar nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse.

    Mësohet se mësuesi 55 vjeçar Fatmir Hoxha punonte në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Përrenjas.
    Ndërsa dy vajzat janë nxënëse të klasës së nëntë.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, sipas policisë.

    Top Channel