Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në mars 2025, arriti në 2,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025 është 0,6%.
Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve kontribuojnë gati në gjysmën e inflacionit. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,15 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,0% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9% secili, “Shëndeti” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0%, “mish” me 3,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2%, “peshk” me 0,1%, etj.
Krahasuar me muajin Shkurt 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” shënuan ulje me 0,1%.
Tag: përqindje
-

Rriten çmimet e ushqimeve, çojnë inflacionin në 2.1%
-

Familjet shqiptare ‘zhyten’ në varfëri! Rriten çmimet e ushqimeve, çojnë inflacionin në 2.1%
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në mars 2025, arriti në 2,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025 është 0,6%.
Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve kontribuojnë gati në gjysmën e inflacionit. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,15 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,0% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9% secili, “Shëndeti” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0%, “mish” me 3,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2%, “peshk” me 0,1%, etj.
Krahasuar me muajin Shkurt 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” shënuan ulje me 0,1%./ Monitor.
-

Pastronin para duke i dhënë hua me përqindje përmes biznesit/ Arrestohet 29-vjeçari, procedohet i ati
Policia ka arrestuar një 29-vjeçar dhe babai i tij është proceduar penalisht, pasi pastronin para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tyre në Fushë Krujë.
Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me babin e tij 60 vjeç, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale.
Në subjekt u gjetën dhe bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro.
Po ashtu u sekuestruan 100 000 euro (para cash) dhe bizhuteritë.
“Si rezultat i një hetimi intensiv, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur që prej muajit tetor 2024, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua operacioni “Miniera”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 29 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin A. M., 60 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me 60-vjeçarin, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale. Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./Opinion.al -

Rriten sërish treguesit e besimit në ekonomi, BSH: Niveli qëndron në 8.1 pikë, mbi mesataren historike
Përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, ndikuan pozitivisht në Treguesin e Ndjesisë Ekonomike që u rrit me 1.1 pikë në muajin Mars, sipas Bankës së Shqipërisë.
Aktualisht, Niveli i këtij treguesi qëndron në 8.1 pikë mbi mesataren historike thuhet në raportin e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit.
Treguesi i Besimit Konsumator shënoi rritjen më të madhe referuar të dhënave të Bankës Qendrore me 2.3 pikë përqindje ku për të dytin muaj rresht ka çuar nivelin e këtij treguesi mbi mesataren historike me 3.5 pikë përqindje.
Këto shifra pozitive vijnë si rezultat i pritjeve më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë dhe për gjendjen e financiare të qytetarëve në të ardhmen ashtu edhe situatën e përmirësuar të blerjeve në shuma të mëdha.
Besimi në industri u rrit me 1.4 pikë përqindje në muajin Mars duke bërë që niveli i tij të shkojë në 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ky besim u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si dhe vlerësimi më optimist për prodhimin industrial aktual.
Rritje gjatë Marsit, sipas Bankës së Shqipërisë pësuan edhe Treguesi i besimit në ndërtim dhe ai në shërbime, përkatësisht me 1.6 pikë përqindje i pari dhe me 1.2 pikë përqindje ai në shërbime.
I vetmi tregues që shënoi vlera negative ishte Treguesi i Besimit në Tregti i cili u ul me 2.1 pikë përqindje në muajin Mars.