Tag: përqindje

  • U kap ‘mat’ duke marrë një pako me kanabis nga posta, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim porositësi

    U kap ‘mat’ duke marrë një pako me kanabis nga posta, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim porositësi

    Është arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë, pasi u kap duke marrë një pako me kanabis, me përqindje të lartë THC, në një degë postare.

    Uniformat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim porositësi i pakos, ndërsa bëhet me dije se  pakoja me 593 gramë lëndë narkotike u sekuestrua nga policia.
    Njoftimi:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri.
    U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
    Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike.
    Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
    Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Mori pakon e kanabisit nga posta, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

    Mori pakon e kanabisit nga posta, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri.
    U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
    Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike.
    Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
    Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Tremujori i dytë, papunësia në vendnumëro

    Tremujori i dytë, papunësia në vendnumëro

    Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë ne tremujorin e dytë të vitit 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar edhe pse ekonomia po përballet me vende të paplotësuara të punës. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,5 %.Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar.Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,2% në tremujorin e dytë 2025. Ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, ndërsa për tremujorin e parë 2025 është ulur me 0,5 pikë përqindje.Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,1%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,6%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,9 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje.Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,5%. Ky tregues është ulur me 3,0 pikë përqindje si në tremujorin e dytë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm.Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,4%.Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,4%. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2024 në tremujorin e dytë 2025 është ulur me 0,9%.Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 7,5% në sektorin e bujqësisë dhe me 3,8% në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 6,2% në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,2%.Punësimi ulet me 1,1% në sektorin e bujqësisë dhe me 1,2% në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 1,8% në sektorin e shërbimeve.Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,7%, ndërsa për gratë është 62,6%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 0,7 pikë përqindje dhe për gratë me 0,2 pikë përqindje.Në tremujorin e dytë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 43,7%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është ulur me 0,7 pikëpërqindje dhe në krahasim me tremujorin e parë 2025 është ulur me 1,0 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e dytë 2025, shkalla e punësimit është 78,4%.Në tremujorin e dytë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,5% për burrat dhe 9,8% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,7 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,5 pikë përqindje për burrat.Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 15,1%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 3,3 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 është ulur me 2,8 pikë përqindje.Në tremujorin e dytë të vitit 2025, 17,4% e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 10,8% është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,1% është në paaftësi të përhershme për punë.Gjithashtu, 2,3% e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,8% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 0,9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar.Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 14,6% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grupmoshe.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ushqimet dhe qiratë, çojnë inflacionin e gushtit, në 2.3%

    Ushqimet dhe qiratë, çojnë inflacionin e gushtit, në 2.3%

    Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave.
    Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,85 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,63 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.
    Krahasuar me muajin Gusht 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2% secili. “Shërbimi arsimor” u rrit me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Transporti” me 0,5% dhe “Shëndeti” me 0,4%.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 3,6%, “Mish” me 3,2%, “Peshk” me 2,4%, “Fruta” me 2,1%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 1,3%, etj.
    Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” shënuan rritje me 0,5% secili, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3% secili, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./Monitor

  • Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

    Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

    Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave.
    Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,85 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,63 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.
    Krahasuar me muajin Gusht 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2% secili. “Shërbimi arsimor” u rrit me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Transporti” me 0,5% dhe “Shëndeti” me 0,4%.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 3,6%, “Mish” me 3,2%, “Peshk” me 2,4%, “Fruta” me 2,1%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 1,3%, etj.
    Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” shënuan rritje me 0,5% secili, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3% secili, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.
     

    Burimi: INSTAT

  • Ushqimet dhe qiratë çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

    Ushqimet dhe qiratë çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

    Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave.Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,85 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,63 pikë përqindje.Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.Krahasuar me muajin Gusht 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2% secili. “Shërbimi arsimor” u rrit me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Transporti” me 0,5% dhe “Shëndeti” me 0,4%.Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 3,6%, “Mish” me 3,2%, “Peshk” me 2,4%, “Fruta” me 2,1%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 1,3%, etj.Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” shënuan rritje me 0,5% secili, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3% secili, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

    “Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

    Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një tkurrje prej 0.8 pikësh në muajin gusht, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, niveli i tij mbetet rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike, çka tregon se aktiviteti ekonomik ende ruan ritme të kënaqshme, pavarësisht luhatjeve.
    Rënia u ndikua kryesisht nga një rënie e besimit në sektorë si industria, ndërtimi dhe shërbimet, ndërkohë që tregtia përjetoi një rritje të fortë. Treguesi i Besimit të Industrisë ra me rreth 4 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më pak pozitive për prodhimin industrial dhe pritjet më të dobëta për porositë nga eksportet.
    Ndërtimi regjistroi gjithashtu një ulje me 2 pikë përqindje, e lidhur me rënien e aktivitetit aktual ndërtues, megjithëse pritjet për punësim dhe çmime mbeten në rritje.
    Në sektorin e shërbimeve, treguesi ra me 2.1 pikë përqindje, kryesisht për shkak të një rënie te lehte sa i përket kërkesës dhe pritshmërive për punësim.
    Nga ana tjetër, tregtia përjetoi një ngritje të dukshme prej 5.4 pikësh, falë rritjes së pritjeve për ecurinë e biznesit dhe punësimin në të ardhmen.
    Nga ana tjetër, konsumatorët shfaqën më pak optimizëm ku treguesi shfaqi një rënie te lehtë me 0.5 pikë, duke reflektuar pritshmëri më të ulëta për gjendjen financiare dhe blerjet në shuma të mëdha.
    Vlen te thuhet se treguesit mbeten mbi mesataret afatgjata, ndonëse luhatjet e gushtit sugjerojnë një ngadalësim të prirjes pozitive në ekonomi.

  • Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

    Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

    Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul gjatë muajit gusht, ndikuar nga rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton në anketën periodike të saj se industria pati rënien më të fortë të besimit me 4 pikë përqindje, ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

    Besimi në sektorin e ndërtimit ra me 2 pikë përqindje, ndikuar nga rënia e aktivitetit ndërtues dhe rënia e porosive për të ardhmen.

    Ndonëse kulmi i sezonit turistik, edhe bizneset e shërbimeve u shfaqën pesimiste ku treguesi i pritshmërive u tkurr me 2.1 pikë përqindje. Rënia i faturohet pritshmërive të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për rënien e kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor.

    Tregtia nga ana tjetër mbetet më optimistja për të ardhmen, teksa treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 5.4 për qind. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i pandryshuar në gusht në krahasim me periudhën pararendëse.

     

  • Turizmi nuk entuziazmoi biznesin/ Sektori i shërbimeve nuk performon mirë. Në rritje besimi edhe tek industria dhe tregtia

    Turizmi nuk entuziazmoi biznesin/ Sektori i shërbimeve nuk performon mirë. Në rritje besimi edhe tek industria dhe tregtia

    Bizneset në sektorin e shërbimeve nuk performuan mirë në kulmin e sezonit veror.

    Kërkesa aktuale e ulët si nga vendasit dhe të huajt si dhe ecuria e aktivitetit në rënie, shfaqën një situatë jo të mirë për sektorin e shërbimeve për baret, restorantet, hotelet e bujtinat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë  se me 2.1 pikë përqindje u ul treguesi i besimit në këtë sektor.
    Në të njëjtën ecuri rënëse shfaqet edhe sektori i ndërtimit në të cilin aktiviteti aktual ndërtues dhe kontratat porositëse nuk përmbushën pritshmëritë e sipërmarrësve. Por ndërtuesit parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve. Ndërsa situata në industrisë vijon të përkeqësohet ku shënohet edhe rënia më e madhe me 4 pikë përqindje.  Ndikuar nga prodhimit industrial më i pakët dhe kërkesat në ulje të eksporteve.
    Në këtë situatë edhe besimi tek konsumatorët ra në muajin gusht. Ndërsa i vetmi sektor i cili doli i kënaqur nga piku i sezonit veror është tregtia, teksa shënoi rritje me 5.4 pikë përqindje.
    BESIMI TEK RESTORANTET DHE HOTELET
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Korrik 2025  +6.2%
    Gusht 2025   -2.1%
    TABELA 2
    BESIMI TEK KONSUMATORËT
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Korrik 2025          -0.9%
    Gusht 2025             -0.5%
     
     

    Top Channel

  • Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri e shërbime, dobët ndërtimi

    Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri e shërbime, dobët ndërtimi

    Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të huajve dhe emigrantëve, të dhënat nga bizneset tregojnë një situatë të ndryshme madje edhe për sektorin e shërbimeve, që është i lidhur direkt me turizmin.Bizneset në shërbime raportuan vlerësime më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës Nuk paraqitet pozitiv as sektori i ndërtimit, që ka udhëhequr rritjen vitet e fundit. Industria vijon territorin rënës. Pozitive ishte vetëm tregtia, që raporton rritje të aktivitetit, sektori i vetëm që duket se po ndikohet pozitivisht nga turizmi.Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 0.8 pikë në muajin gusht. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 1). Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua nga dobësimi i treguesve të besimit të sektorëve të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe ulja e besimit të konsumatorit. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e tregtisë shënoi rritje të fortë këtë muaj.Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me rreth 4 pikë përqindje në muajin gusht, por duke qëndruar ende me rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe pritjet më pak optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie të ndjeshme.Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me rreth 2 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 12 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe nga ato për kontratat porositëse. Sa i takon pritjeve, ato për çmimet që do të vendosen në të ardhmen dhe për punësimin paraqiten në rritje.Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 2.1 pikë përqindje në gusht. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 5.4 pikë përqindje në gusht, në vijim të rritjes së ndjeshme që regjistroi në muajin korrik. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin në të ardhmen. Çmimet në të ardhmen u vlerësuan të mbeten thuajse të njëjta me ato të një muaji më parë.Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Ky nivel është 0.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie si situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet aktuale në shuma të mëdha ra në muajin gusht. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.