Bizneset janë më optimiste për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e ekonomisë, ndërsa qytetarët jo. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1.9 pikë në muajin tetor. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së besimit nga bizneset në tregti, industri dhe ndërtim, ndërsa konsumatorët dhe bizneset në sektorin e shërbimeve janë shprehur më pak optimistë.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.4 pikë përqindje në tetor. Kjo rritje u përcaktua nga vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, si dhe niveli i porosive të reja. Kjo mund të sjellë një rritje të ofertës në tregun e banesave, prandaj bizneset në ndërtim kanë shfaqur pritshmëri për ulje të çmimeve në vijim.
Po ashtu, besimi në industri u rrit me rreth 6 pikë përqindje dhe kjo për shkak të vlerësimeve të përmirësuara për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual.
Treguesi i besimit në tregti ka shfaqur të njëjtën prirje. Niveli i tij qëndron aktualisht rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren, duke u ndikuar në kahun rritës nga vlerësimet më të mira për ecurinë e biznesit aktual. Bizneset në tregti presin rritje të çmimeve dhe punësimit në të ardhmen, njëlloj si ato në industri.
E kundërta ka ndodhur me besimin në shërbime, i cili ra me 2 pikë përqindje muajin që lamë pas. Rënia e treguesit të besimit në shërbime u përcaktua kryesisht nga balancat më pak pozitive të ecurisë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelit aktual të kërkesës. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e pritur të çmimeve në të ardhmen.
Gjithashtu, edhe besimi i konsumatorëve regjistroi një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje. Konsumatorët janë pesimistë si për situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, aktuale dhe në të ardhmen, gjithashtu ranë në muajin tetor, ndërsa presin edhe rritje të çmimeve.
Tag: përqindje
-

Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? Ja çfarë paralajmëron sektori i ndërtimit
-

Inflacioni i shtatorit 2.4%, ndikimi i më i madh nga çmimet e qirave
Niveli mesatar i çmimeve ishte 2.4 për qind më i lartë se të njëjtin muaj të vitit 2023. Të dhënat tregojnë se për herë të parë çmimet e ushqimeve u ritën me pak se inflacioni i përgjithshëm. Në shtator ndryshimi vjetor i çmimeve të ushqimeve ishte 1.8%.Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje. Për herë të parë qiratë kishin ndikimin më të madhe përbërjen e inflacionit.Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje.Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%. Për grupet “Veshje dhe këpucë” çmimet u rriten me 1,1%, Komunikimi” me 1,0%, “Shëndeti” me 0,6% dhe “Transporti” me 0,4%.Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5,9%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5%, “mish” me 3,2%, “peshk” me 2,5%, “fruta” me 1,7%, etj.Krahasuar me muajin gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” janë ulur me 0,2%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë.Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar krahasuar me nivelin e muajit të kaluar. Megjithatë, niveli aktual i treguesit të ndjesisë së ekonomike mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë.Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.3 pikë përqindje për shtatorin, duke zbritur nën mesataren historike këtë muaj. Rënia u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual, vlerësimi për kontratat porositëse të bizneseve totale dhe ato nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse edhe këtë muaj.Treguesi i besimit në tregti ra me 9.7 pikë përqindje në shtator, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të fundit. Megjithatë, niveli i treguesit mbetet rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e këtij treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet në ulje për ecurinë aktuale të biznesit, ndërsa në masë më të vogël ndikuan negativisht pritjet për nivelin e punësimit në tëardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen gjithashtu shënuan rënie.Treguesi i besimit në ndërtim nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar. Aktualisht, niveli i tij është 12.1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Balancat përbërëse të treguesit shfaqën luhatje të vogla në kahe të ndryshme, të cilat balancuan njëra-tjetrën. Nga njëra anë, vlerësimi i bizneseve për aktivitetin e ndërtimit shënoi një rritje të lehtë, ndërsa nga anatjetër, porositë aktuale të biznesit u vlerësuan me rënie. Pritjet për çmimet u rishikuan në ulje.Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 2 pikë përqindje në muajin shtator, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren historike. Përmirësimi i treguesit u ndikua nga vlerësimet pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuanlehtësisht për poshtë.Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje në shtator. Niveli i tij qëndron 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja këtë muaj u ndikua kryesisht nga komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura. Nga ana tjetër, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare dhe situatën e përgjithshme të ekonomisë shënuan rënie.Të dhënat me frekuencë tremujore1 tregojnë se vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve kanë rënë lehtësisht krahasuar me nivelin e tremujorit të dytë. Megjithatë, ato mbeten mbi nivelin e mesatares historike përkatëse.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia
Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq.
INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023.
Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë.
Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.
Në fund të 3-mujorit e dytë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 99,525 lek, me një rritje prej rreth 15.8% me bazë vjetore.
Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, Aktiviteti i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ka ndikuar në ekonomi me +0,47 pikë përqindje.
Me ndikim të dobët janë dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje dhe “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, të dy sektorë që deri një vit po jepnin kontributin kryesor në ekonomi.
Bujqësia dhe industria, dy kontribuues të rëndësishëm në punësim janë me efekt negativ. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje.
Ndikimi i sektorëve të tjerë sipas INSTAT në rritjen ekonomike është: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje.
“Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,87 pikë përqindje.
Rritja më e fortë, administrata dhe pasuritë e paluajtshme
Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:
“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 15,11%, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 7,86%. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 5,38%, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,07%, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 3,88%.
Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,72%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 2,68% dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 1,96%. Grupi i aktiviteteve “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” shënuan rënie prej 2,49% dhe “Industri, Energji dhe Ujë” u ul me 1,79%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 6,53%.
Edhe konsumi mbahet në këmbë nga shteti
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë, sipas INSTAT:
– Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,88%;– Konsumi final i qeverisë u rrit me 12,44%;– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,33%;– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,26%./ Monitor -

Ekonomia po rritet vetëm nga rrogat e shtetit, industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmi
Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq.
INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023.
Ndikimin kryesor e ka dhënë ‘Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia’ me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë.
Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.
Në fund të 3-mujorit e dytë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 99,525 lek, me një rritje prej rreth 15.8% me bazë vjetore.
Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, Aktiviteti i ‘Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor’ ka ndikuar në ekonomi me +0,47 pikë përqindje.
Me ndikim të dobët janë dhe ‘Aktivitete të pasurive të paluajtshme’ me +0,37 pikë përqindje dhe ‘Ndërtimi’ me +0,30 pikë përqindje, të dy sektorë që deri një vit po jepnin kontributin kryesor në ekonomi.
Bujqësia dhe industria, dy kontribuues të rëndësishëm në punësim janë me efekt negativ. Aktiviteti ‘Bujqësi, Pyje dhe Peshkim’ kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe ‘Industri, Energji dhe Uji’ kontribuoi me -0,18 pikë përqindje.
Ndikimi i sektorëve të tjerë sipas INSTAT në rritjen ekonomike është: ‘Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative’ me +0,27 pikë përqindje, ‘Informacioni dhe Komunikacioni’ me +0,11 pikë përqindje, ‘Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi’ me +0,08 pikë përqindje, dhe ‘Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit’ me +0,03 pikë përqindje.
‘Taksat Neto mbi produktet’ kontribuan pozitivisht me +0,87 pikë përqindje.
Rritja më e fortë, administrata dhe pasuritë e paluajtshme
Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:
‘Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia’ shënoi rritje prej 15,11%, i ndjekur nga aktiviteti ‘Pasuri të Paluajtshme’ me një rritje prej 7,86%. Grupi ‘Informacioni dhe Komunikacioni’ shënoi rritje prej 5,38%, grupi i aktiviteteve ‘Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi’ shënoi rritje prej 5,07%, grupi ‘Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative’ shënoi rritje me 3,88%.
Grupi ‘Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor’ shënoi një rritje prej 2,72%, aktiviteti i ‘Ndërtimit’ shënoi një rritje prej 2,68% dhe grupi ‘Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit’ shënoi një rritje prej 1,96%. Grupi i aktiviteteve ‘Bujqësi, Pyje dhe Peshkim’ shënuan rënie prej 2,49% dhe ‘Industri, Energji dhe Ujë’ u ul me 1,79%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 6,53%.
Edhe konsumi mbahet në këmbë nga shteti
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë, sipas INSTAT:
– Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,88%;
– Konsumi final i qeverisë u rrit me 12,44%;
– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,33%;
– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,26%./Marrë nga Monitor
-

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 përqind në tremujorin e dytë
Ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.51 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Sipas INSTAT kjo rritje u ndikua prej pagave të administratës dhe tregut imobiliar me shitjen e pronave.
“Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike paraqitet si më poshtë: “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,47 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje”, konstaton INSTAT.
Zgjerim i Prodhimit të Brendshëm Bruto në prill, maj dhe qershor rezulton të jetë ngadalësuar në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. Po ashtu edhe me tremujorin e parë 2025. -

Ekonomia po rritet vetëm nga shteti (pagat), industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmi
Prodhimi i brendshëm bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq.INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023.Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë.Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë Pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.Në fund të tremujorit e dytë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 99,525 lek, me një rritje prej rreth 15.8 % me bazë vjetore.Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, Aktiviteti i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ka ndikuar në ekonomi me +0,47 pikë përqindje.Me ndikim të dobët janë dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje dhe “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, të dy sektorë që deri një vit po jepnin kontributin kryesor në ekonomi.Bujqësia dhe industria, dy kontribuues të rëndësishëm në punësim janë me efekt negativ. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje.Ndikimi i sektorëve të tjerë sipas INSTAT në rritjen ekonomike është: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje.“Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,87 pikë përqindje.Rritja më e fortë administrata dhe pasuritë e paluajtshmeEcuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorine dytë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 15,11 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 7,86 %. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 5,38 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,07 %, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 3,88 %.Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,72 %, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 2,68 % dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 1,96%. Grupi i aktiviteteve “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” shënuan rënie prej 2,49 % dhe “Industri, Energji dhe Ujë” u ul me 1,79 %. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 6,53 %.Edhe konsumi mbahet në këmbë nga shtetiKomponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë, sipas INSTAT:– Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,88 %;– Konsumi final i qeverisë u rrit me 12,44 %;– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,33 %;– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,26 %.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

EMRI – Tërhoqi një pako në një postë në Vorë një pako me 7 kile “mall”, arrestohet shkodrani 22- vjeçar
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.
Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi Orgest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Lubi kërkoi përqindje të majme për tenderin”, Berisha shpërthen: Rama hodhi në kosh regjistrimin për ta mbrojtur
Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi sot se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dal në përgjime me një biznesmen, duke kërkuar shumë të majme parash për një tender. Bazuar në denoncimin e qytetarit dixhital, Berisha u shpreh se ky regjistrim i është dërguar Edi Ramës nëpërmjet Ergys Agasit, por ai e refuzoi duke e rikonfirmuar Ballukun si krahun e tij të djathtë. Sipas Berishës, riemërimi i saj konfirmon se jo vetëm Balluku, por I përfshirë në këto afera korruptive është vetë Edi Rama.
Lideri i opozitës Sali Berisha bëri një denoncim të fortë për përfshirjen e zv krteninisrres Belinda Balluku në një përgjim telefonik, ku i kërkon një biznesmeni shumë të majme për një tender. Në konferencën me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se ky rregjistrim ka rënë edhe në dorën e kryeministrit Rama 2 javë më parë.
“Qytetari dixhital informon se Lubi Balluku lakohet shumë në bisedën telefonike të një biznesmeni me një person tjetër.Lakohet për një tender, në të cilin Lubi Balluku, sipas biznesmenit, ka kërkuar një përqindje të majme për të akorduar tenderin. Ky regjistrim i është dërguar kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, nëpërmjet famozit Ergys Agasi. Ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive” tha Berisha.Berisha tha se Rama e hodhi në kosh përgjimin e Ballukut, pasi janë bashkëpunëtor në vjedhje, sidomos në fushën e energjisë, që siç thekson kryedemokrati, kanë alarmuar edhe ndërkombëtarët
“Pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive. E lidh tuneli i Llogarasë, në të cilin del se kanë futur në xhep jo 50 milionë, por 90 milionë euro. Vjedhjet e tyre, që kapin qiellin në energji, shqetësuan shumë institucionet ndërkombëtarë. Rama, për të mos thënë pastaj aferat e tjera të mëdha, është i lidhur me Lubinë si mishi me thoin në vjedhje, vjedhje dhe korrupsion. Ndaj dhe regjistrimi i fundit që i shkoi para dy javësh, ku biznesmeni i thotë me zë dhe figurë thotë që Lubia ka kërkuar kaq përqindje, Edi Rama e ka hedhur në kosh dhe e ka sjellë dje në parlament.
Në komunikimin me gazetarët Berisha komentoi edhe propozimin e PS për shkarkimin e Erion Veliajt, ku theksoi se Edi Rama po vjen tek kerkesa që opozita ka bërë prej kohësh, për të përmbushur qëllimin e vet personal, groposjen përfundimtare të kryebashkiakut Veliaj.
Berisha komentoi edhe zhvilimet e fundit në kuvend, ku akuzoi kryeministrin Rama se po bllokon opozitën në parlament për të mbuluar mandatin e vjedhjeve, ndërsa paralajmëroi luftë frontale si kundrapërgjigje në këtë betejë. -

Eksportet rritje imagjinare nga rieksportet drejt Kosovës, në realitet rënia së paku 3% për 8 mujor
Eksportet shqiptare këtë vit janë përfshirë në një rritje imagjinare në letra, për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës.Në janar- gusht 2025 vlera zyrtare eksporteve shënoi 264,7 miliardë lekë me rritje 3,5 % raporton INSTAT, duke referuar se grupi që ka ndikuar më së shumti rritjen e eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,0 pikë përqindje.Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 75.5% në tetë-mujor, dhe gati dyfish për gushtin (+94.6%) e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”.Nga 9,9 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 20.1 miliardë lekë, për 8 mujorin, duke amortizuar rënien e eksporteve drejt shteteve të tjera, kryesisht drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.Eksportet drejt Kosovës zunë 17.8% të totalit në 8 mujorin 2025, nga rreth 10% të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u renditur e dyta pas Italisë (38.8%).Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën ka të bëjë me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë. Eksportet reale drejt Kosovës kanë një tendencë rritje normale prej 510%, sipas infove nga Dogana.Duke hequr efektin e ndryshimit të metodologjisë, që nuk janë eksportet reale drejt Kosovës, por tranzit i produkteve përmes Shqipërisë, tendenca reale e eksporteve në total, vijon me rënie, me rreth 8- 9 miliardë lekë ose minimumi -3%.Monitor mësoi se doganat dhe INSTAT janë duke punuar për saktësimin e kodeve dhe ecuria e saktë e eksporteve do të mësohet në vijim.Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në 8- muajt e parë e këtij viti. Për janar-gusht, eksportet arritën në gati 75 miliardë lekë, me një rritje prej 51% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që siç u shpjegua më lart ka të bëjë me riklasifikimin e eksporteve drejt shtetit fqinjë.Fasoni në rënieEksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në gusht shënoi rënie të eksporteve me 2.4% pas një rritje në korrik.Për 8-mujorin tendenca është negative, me një rënie prej 1% me bazë vjetore. Ekspertët e tregut kanë pohuar se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë këtë muaj.Nga sektori është parashikuar një rritje eksportesh në nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve në periudhën janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Këpucët janë produkti më i kërkuar, pas një rënieje në shitje gjatë viteve 2023 dhe 2024.Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.Për 8–mujorin, ky grup ra me 33%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.Ushqime pije e duhan, ngadalësojnë rritjen“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-gusht, ky grup u rrit me 3.4%, teksa në gusht zgjerimi u përshpejtua në raport me korrikun, në 8.8%. Ecuria është ndikuar nga riorganizimi i fermave të vogla ë ferma më të mëdha për eksporte, shtimi i kontratave dhe zgjerimi i zonave që eksportojnë, si dhe shtimi i investimeve në magazina e zgjerimi i tregjeve deri në vendet nordike.Makineri, pajisje, pjesë këmbimi rritje e fortëGrupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” e ka marrë vetën në gusht, pasi kishte shfaqur shenja stanacioni dy vitet e fundit. Në gusht grupi u rrit me 14.5%, ndërsa për 8- mujorin zgjerimi është 10.5%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.Ulet deficiti tregtarkëtë 8-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 264 mld lekë, duke u rritur me 3,5 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 582 mld lekë, duke u ulur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 318 mld lekë, duke u ulur me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024. Deficiti tregtar arriti vlerën 276 mld lekë, duke u ulur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.Gjatë gusht 2025, në rritjen e eksporteve prej 12,9 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +18,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,5 pikë përqindje, etj. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje, etj.Gjatë muajit Gusht 2025, në uljen e importeve prej 2,7 %, krahasuar me një vit më parë, kanë ndikuar negativisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi ” me -1,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,0 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje.Si tetë-mujor, importet janë ulur me 2,1 %, krahasuar me tetë-mujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje,etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,5 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.Gjatë këtij tetë-mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,3 %), Turqia (15.0 %) dhe Gjermania (7,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (21,3 %), Greqia (3,1 %) dhe Spanja (14.0 %). Burimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.