Tag: përqindje

  • Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

    Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

    Përdorimi i teknologjisë këtë vit është rritur si në përdorimin e  internetit, pajisjeve dhe gjithashtu shërbimeve bankare digjitale dhe blerjen e online.

    Sipas të dhënave të INSTAT bazuar në rezultatet e anketës së “Përdorimit të Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit në NjEF dhe individë (TIK)”, në grup-moshën 16-74 vjeç, e përdorin internetin 87,2% e tyre, nga të cilët 97,3% e përdorin “disa herë gjatë ditës”.

    99,9% e individëve përdorin aparat celularë/telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga pajisje të tjera (Smart TV, lexues librash, ora smart, etj.)  59,0%, laptop 41,2%, dhe nëpërmjet kompjuter/desktop (20,9%) 99,1% kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, whatsApp,etj.).

    Sipas anketës  97,7% e NjEF në Shqipëri kanë akses në internet prej të cilave, 92,1% në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.) dhe 99,3% në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.).

    Aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritje më të larta janë kërkimi i informacionit për të mira dhe shërbime 10,7 pikë përqindje, internet banking (e-banking) me7,7 pikë përqindje dhe pjesëmarrja në rrjetet sociale (krijim profili, etj.), 5,7 pikë përqindje.

    Një masë e madhe 99,5% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë një llogari në platformën digjitale e-albania.

    Mbi 45% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë kryer blerje “online” në “12 muajt e fundit”.

    Ndër blerjet “online”, që zënë peshën më të madhe janë: − Blerja e rrobave/këpucëve/aksesorëve me 96,5%, shërbimet e dërgimit (katering) në shtëpi nga restorantet apo fast food me 61,1%.

    Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me “Përdorimin e programeve për të edituar foto, video apo fileve audio” me rreth 9,2 pikë përqindje, ndjekur nga aftësitë lidhur me “Përdorimin e programit të procesimit në ëord” me rreth 8,4 pikë përqindje.

    Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16-74 vjeç individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 87,2% të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 1,0 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë 97,3% të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë/pothuajse çdo ditë me 2,3% dhe 0,3% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë.

    Në vitin 2025 të gjithë kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje.

    Një rritje prej rreth 2,2 pikë përqindje është shënuar për kategorinë “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit”, ndërsa kategoria “shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë” ka shënuar rritje me rreth 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024.

    Anketa gjeti se blerjet “online” janë kryer nga 45,4% e popullsisë së grupmoshës 16-74 vjeç “në 12 muajt e fundit” (me një rritje prej rreth 3,0 pikë përqindje) dhe 26,1% janë kryer në “3 muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës (me 5,7 pikë përqindje rritje).

    Anketa mbi Përdorimin e TIK në Familje dhe nga individët është një vrojtim statistikor që kryhet nga iNSTAT pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët të grup-moshës 16-74 vjeç me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri.

  • Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…

    Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…

    Nga Eduard Zaloshnja
    Në një sondazh socio-ekonomik që zhvillova para ca kohësh në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), përfshiva në pyetësor pyetjet “Në futbollin shqiptar, për cilin klub bëni tifozllëk?” dhe “Në futbollin europian, për cilin klub bën tifozllëk?” Duke qenë se sporti nuk përbënte fokusin kryesor të sondazhit, këto pyetje nuk u shoqëruan me pyetje mbi intensitetin e tifozllëkut (sa shpesh i shihnin ndeshjet e klubit të preferuar në kampionatet e vendeve përkatrëse, në kupa apo në ndeshje miqësore, etj.)
    Në kampionatin shqiptar, rezultoi se 29% e të anketuarve të rritur ishin përkrahës të ‘KF Tirana’ (shihni tabelën e mëposhtme). Me një ekstrapolim të përafërt statistikor (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), kjo përqindje përkthehet në pothuaj 170 mijë përkrahës (169 mijë për të qenë më preciz).
    Për krahasim, ‘FK Partizani’ rezulton të ketë vetëm 88 mijë përkrahës… Në nivel europian, bazuar në vetëdeklarimin e të anketuarve (18 vjeç e sipër), rezultoi se Milani është klubi me përkrahjen më të madhe mes tiranasve: 12.1% (marzhi gabimit statistikor për këtë përqindje është plus/minus 0.7%). Me extrapolim të përafërt të këtij rezultati (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), rezultoi se rreth 70 mijë tiranas të rritur përkrahin Milanin.

    Milani ndiqet në renditjen e përkrahjes nga Bajerni dhe Juventusi, pothuaj me numër të barabartë përkrahësish, e me rradhë pastaj nga Interi, Barcelona, Reali, Man. Junajted, Liverpuli, etj (shihni tabelën shoqëruese). Ndër tiranasit e rritur, 33% nuk përkrahin asnjë klub europian (me ekstrapolim të përafërt rreth 192 mijë). Siç pritej, kjo përqindje është ndjeshëm më e lartë tek femrat – plot 56% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian. Gjithashtu, kjo përqindje është më e lartë tek moshat 65 vjeç e sipër – plot 53% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian.

  • Vijon thellohet varfëria për familjet shqiptare: Rriten çmimet e qirave dhe ushqimeve

    Vijon thellohet varfëria për familjet shqiptare: Rriten çmimet e qirave dhe ushqimeve

    Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare te INSTAT.

    Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje.

    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje secili.

    Krahasuar me muajin Nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,3%, “Transporti” me 0,8%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili.

    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me 4,6%, “Peshk” me 3,3%, “Mish” me 2,9%, etj.

    Krahasuar me muajin Tetor 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,8%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Transporti” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1% secili./ Monitor

  • Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

    Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

    Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare te INSTAT.
    Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje secili.
    Krahasuar me muajin Nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,3%, “Transporti” me 0,8%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me 4,6%, “Peshk” me 3,3%, “Mish” me 2,9%, etj.
    Krahasuar me muajin Tetor 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,8%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Transporti” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1% secili./Monitor

  • STATISTIKAT/ 8 qarqe në vend shënojnë rënie ekonomike! Ja ku është e përqëndruar më shumë ulja

    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.
    Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
    Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.
    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim, duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës. Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë./Monitor

  • 2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

    2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë – Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.
    Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
    Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.
    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim,  duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës.  Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë.

  • Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

    Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

    Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie
    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë-Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.
    Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.
    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim, duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës. Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë.
    /Monitor

  • Statistikat/ Vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie! Ja ku është e përqëndruar më shumë

    Statistikat/ Vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie! Ja ku është e përqëndruar më shumë

    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie. Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
    Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.

  • Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

    Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

    Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të një shporte të caktuar mallrash është ulur lehtë në tetor, në 2.3%, nga 2.4% që ishte në shtator, sipas raportimeve të INSTAT.
    Megjithatë, jetesa është bërë më e shtrenjtë për të gjithë ata që kanë një shtëpi me qira, pagesat mujore të të cilës sa vijnë e rriten.
    INSTAT raportoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,87 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Tetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %.
    Sipas një artikulli të mëparshëm të Monitor, Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti, për shkak të çmimeve të larta, së bashku me zgjerimin e strukturave të qirasë ditore, që ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të qirasë afatgjatë edhe në vitin 2025, kryesisht në kryeqytet, por edhe në zonat e tjera bregdetare.
    Rritja më e lartë deri në 30% arrin në zonat afër qendrës, që parapëlqehen për qiratë ditore. Sot, të gjesh një apartament me qira nën 400 euro brenda vijës së verdhë të ndërtimit në Tiranë është tepër e vështirë.
    Së fundmi, edhe në raportin e publikuar nga “Deloitte”, ku analizohet tregu i pasurive të paluajtshme për 28 shtete europiane, dhe në të cilin Shqipëria u përfshi për herë të parë, thuhet se të ardhurat totale nga qiratë në vitin 2024 arritën afërsisht 350 milionë euro, me rritje prej rreth 10% krahasuar me vitin e mëparshëm.
    “Rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në shtrenjtimin e qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500 – 800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror)”, theksohet në raport.
    Si gjithmonë edhe ushqimet e pijet joalkoolike, që zënë rreth 40% të shpenzimeve të një familjeje kanë vijuar rritjen. INSTAT njofton se ndikimi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” në inflacion ishte +0,55 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.
    Rritet dhe argëtimi
    Sipas INSTAT, krahasuar me muajin Tetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %, “Shërbimi arsimor” me 2,0 %, “Veshje dhekëpucë” me 1,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6 %, “Komunikimi” me 1,1 %, “Shëndeti” dhe “Transporti” me 0,5 % secili.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 4,9 %, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 4,2 %, “Mish” me 2,9 %, “Peshk” me 2,5 %, “Bukë dhe drithëra” me 0,3%.

  • Çdo vit rritje pensionesh/ Nunaj: Kemi rritje në vlerë, jo në përqindje, ja kategoritë që përfitojnë

    Çdo vit rritje pensionesh/ Nunaj: Kemi rritje në vlerë, jo në përqindje, ja kategoritë që përfitojnë

    Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se nga rritja e përvitshme e pensioneve, duke filluar nga viti 2026, do të përfitojnë të gjitha kategoritë.
    Në një intervistë, Nunaj u shpreh se kemi një rritje në vlerë dhe jo në përqindje.
    “Është lajm i mirë, do i shërbejë në vazhdimësi procesit të rritjes së pensioneve. Ky proces rritjesh, i përfshin 3 kategoritë e pensioneve në Shqipëri. Ajo çka do veçoja në këtë rast, kemi një rritje në vlerë dhe jo në përqindje. Kjo faturë e lartë do ketë një shtritje graduale. Ne gjithmonë e kemi theksuar se këtë situatë që ndodhet buxheti i Shqipërisë, që është me minus, ne nuk mund të kemi një moment që të themi, kemi para. I gjithë procesi i rritjes do të jetë gradual.
    Në 2027, nuk do kemi vlerë 1800 lekë, por do të dyfishohet. Nuk mund të vazhdojmë akoma narrativën që pensione duhet të ishin rritur. Kjo është një gjë që dihet. Kosto e jetesës vjen duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme. E vetmja mundësi mbetet rritja e pensionit dhe kjo vetëm indeksimin e pensionit. Qeveria do të vazhdojë ta ruajë politikën e bonuseve”, theksoi ajo.