Tag: përplasur

  • Përgjaken akset në vend/ Tjetër aksident, mjeti përplas motorçiklistin, i plagosuri dërgohet menjëherë në spital

    Përgjaken akset në vend/ Tjetër aksident, mjeti përplas motorçiklistin, i plagosuri dërgohet menjëherë në spital

    Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Otllak.
    Një automjet tip Mercesez Benz, me targa AA 222 TH,që ishte duke qarkulluar nga qyteti i Beratit në drejtim të Dimalit,ka përplasur një motor që ishte duke dalë nga fshati Otllak dhe i ka prerë rrugën Benzit.
    Drejtuesi i motorit, shtetasi Nezir Vrapi është përplasur në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendngjarje.
    Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip Mencedez Benz, shtetasi me inicialet S.M është shoqëruar në polici, për të dhënë deklaratat e tij për ngjarjen.

  • I kërkojnë të ndalet, 20-vjeçari merr përpara makinën e policisë duke e përplasur

    I kërkojnë të ndalet, 20-vjeçari merr përpara makinën e policisë duke e përplasur

    Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas një incidenti të rrezikshëm në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet.
    I arrestuari, shtetasi A. S., është konstatuar nga patrulla e policisë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
    Në momentin që oficerët i kanë bërë shenjë ndalimi, i riu ka rritur me shpejtësi lëvizjen e mjetit, duke përplasur automjetin e policisë dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve që ndodheshin në detyrë.
    Policia bëri të ditur se ngjarja është dokumentuar me prova, ndërsa ndaj të riut rëndojnë disa akuza, përfshirë mosbindje ndaj urdhrit të policisë, rrezikim të jetës së punonjësve të rendit dhe prishje të rendit publik në qarkullim rrugor.
     
     
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
    gijotina.com/

  • E rëndë/ Makina përplas fëmijën 4-vjeç, gjendja e tij paraqitet…

    E rëndë/ Makina përplas fëmijën 4-vjeç, gjendja e tij paraqitet…

    Një fëmijë është përplasur nga një makinë në Fier, duke mbetur i plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Marinzë, ku automjeti i drejtuar nga 58-vjeçari I.K. përplasi fëmijën 4 vjeç.
    I mituri është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për ta marrë në pyetje.
    Njoftimi i Policisë Fier:
    Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

    Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

    Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme ku një fëmijë 4 vjeç është përplasur nga një automjet.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedural ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     

    Top Channel

  • Aksident në Fier-Vlorë/ Automjeti përplaset me kamionçinën, ndërron jetë shoferi 62-vjeçar

    Aksident në Fier-Vlorë/ Automjeti përplaset me kamionçinën, ndërron jetë shoferi 62-vjeçar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.
    Një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi F. H., 62 vjeç. Nga goditja e fortë, kamionçina ka devijuar dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
    Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

  • Aksidenti tragjik në Levan-Vlorë, zbardhet dinamika: Turistja italiane goditi nga pas kamionçinën dhe më pas…

    Aksidenti tragjik në Levan-Vlorë, zbardhet dinamika: Turistja italiane goditi nga pas kamionçinën dhe më pas…

    Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën se si ndodhi aksidenti në autostradën Levan-Vlorë, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.
    Nga verifikimet në terren nga policia rrugore, dyshohet se automjeti tip “Dacia”  me targa AA 408 XY me dy shtetas të huaj ku drejtuesja ka qenë femër, ka qenë dhe shkaktarja e aksidentit, pasi makina që ajo drejtonte tip Dacia e ka goditur nga pas kamionçinën , ku kjo e fundit është spostuar duke u përplasur me pjesën ndërse të autostradës.
    Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit dhe po kryen hetimet, ndërhohë që zjarrfikësit kanë prerë pjesën metalike të kabinës dhe kanë nxjerre trupin e pa jetë të drejtuesit të kamionçinës. Pasagjeri është në gjendje të rendë në spital.
    “Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
    Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën

    Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën

    Një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafik-ndarësen.
    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
    Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.
    Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit. Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas një kamionçinë, duke shkaktuar spostimin e këtij të fundit, i cili është përplasur me barrierën ndarëse të autostradës.
    Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit Dacia dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke prerë pjesën metalike të deformuar të automjetit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të kamionçinës. Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej në kabinën e kamionçinës është në gjendje të rëndë në spital.
    gijotina.com/

  • Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 2 mjete, 3 persona të plagosur

    Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 2 mjete, 3 persona të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.
    Sipas policisë, automjeti me drejtues R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga F. P. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në një nga automjetet si dhe të dy drejtuesit.
    ‘Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore’, njoftoi sot policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

    I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

    Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një 18-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 7-vjeçare.
    Vajza e mitur është transpotuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    Ndërkohë pas aksidentit 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Aksident me vdekje në Korçë, gruaja përplaset në rrugë

    Aksident me vdekje në Korçë, gruaja përplaset në rrugë

    Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në qytetin e Korçës në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

    Raportohet se një makinë ka përplasur një grua e cila ishte duke lëvizur me biçikletë ku kishte ngarkuar prodhimet bujqësore.
    Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

    Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.
    Duhet thënë se ky aks rrugor edhe për shkak të lëvizjeve të fermerëve që kanë tokat e tyre anës rrugës është bërë burim aksidentesh.